• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens dhuroi 1 mijë dollarë për gazetën Dielli

November 4, 2024 by s p

Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens iu përgjigj fushatës patriotike të Federatës Vatra dhe dhuroi 1 mijë dollarë në mbështetje të gazetës Dielli. Kjo qendër fetare, kulturore, patriotike dhe komunitare e drejtuar nga Imam Edin Gjoni, figurë e shquar dhe e nderuar fetare e atdhetare, dhe aktivisti i mërgatës Ahmet Velaj bashkë me Këshillin drejtues, janë një shembull komunitar e atdhetar me punën dhe angazhimin e tyre për fe, komb e atdhe.

Gazeta “Dielli” është vetë historia, identiteti dhe krenaria e shqiptarëve të Amerikës. Dielli është një pasuri tejet e çmuar dhe trashëgimi e shkëlqyer e shqiptarëve të Amerikës.

Gazeta Dielli shërben si një urë lidhëse mes shqiptarëve të mërguar dhe Atdheut mëmë, në botim që nga 15 Shkurti i vitit 1909.

Federata Vatra e gazeta Dielli shprehin mirënjohje, nderim e falënderim për çdo kontributor që mbështet gazetën historike të Shqiptarëve të Amerikës, Diellin e Kombit Shqiptar. Ndihma për Diellin historik është kontribut patriotik e vepër e çmuar atdhetare.

Bëhu dhe ti pjesë e fushatës patriotike për jetëgjatësinë e gazetës Dielli, historisë së medias shqiptare më të vjetër që rrezaton diell për shqiptarinë anembanë botës.

Për të gjithë ata që duan të dhurojnë për Diellin, pagesën ta postojnë në Adresën:

VATRA

2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458

Plotësimi i Check:

(Paid to: VATRA – For: DIELLI NEWSPAPER)

Mund të dhuroni përmes aplikacionit ZELLE në numrin: +12034557167

Për dërgesat nga jashtë Amerikës:

For international wire

Swift code # CTZIUS33

Bank address

CITIZENS BANK ON

1 CITIZENS DRIVE

RIVERSIDE,RHODE ISLAND 02915 USA.

THE PAN-ALBANIAN FEDERATION OF AMERICA VATRA

2437 SOUTHERN BLVD.

BRONX,NEW YORK 10458

USA

ROUTING # 021313103

ACCONT # 4024584331

Tel.# 1-203-455-7167

Filed Under: Komunitet

Sot ndryshoi ora, pse ndodh kjo?

November 3, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Me përfundimin të kësaj të diele, është koha për ta kthyer orën mbrapsht. Ndërsa ne do të fitojmë një orë gjumë, perëndimi i diellit do të vijë një orë më herët.

Ju pëlqen apo jo, është koha për t’u kthyer përsëri. Shumica e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë janë gati të kalojnë në orën standarde, duke lëvizur orët një orë mbrapa të dielën në mëngjes. Ndryshimi zyrtar i orës erdhi në orën 2 të mëngjesit, kur orët “rikthehen” në 1 të mëngjesit. Kjo do të thotë që ju do të flini një orë shtesë – por punëtorët gjatë natës do të kenë një orë të caktuar në turnet e tyre. Lindja e diellit do të vijë një orë më parë; ashtu do të jenë perëndimet e diellit. Perëndimet më të hershme të vitit do të ndodhin gjatë gjashtë javëve të ardhshme.

Dëshironi të dini se si veprimet tuaja mund të ndihmojnë në ndryshimin për planetin tonë? Pajisjet e automatizuara dhe elektronike, në shumicën e rasteve, duhet të ndryshojnë automatikisht kohën. Por do t’ju duhet ende të rregulloni manualisht kohën në pajisjet e vjetra, si dhe në mikrovalët, sobat dhe në disa automjete. (Sa për mua, unë ende nuk e kam rregulluar sobën time, e cila ka pulsuar një herë të gabuar që nga një ndërprerje e energjisë elektrike në korrik).

Kur filloi ora e ditës ?

Ideja e orës së diellit ka ekzistuar që nga viti 1784, kur Benjamin Franklin e propozoi atë si shaka. Ai i kishte shkruar një letër satirike redaktorit të Gazetës së Parisit duke llogaritur shumën që parizienët mund të kursenin në qirinj nëse ndryshonin oraret e tyre gjatë dimrit.

Gjermania zbatoi orarin e ditës në vitin 1916, dhe Shtetet e Bashkuara e bënë këtë në 1918. Fillimisht nuk ishte e pëlqyer nga fermerët, sepse ata kishin më pak kohë për të korrur dhe përgatitur mallrat në mëngjes përpara se të hapeshin tregjet. Vetëm në vitin 1966 hynë në fuqi ligjet për kohën e kursimit në mbarë vendin. Gjatë viteve 1940 dhe 1950, shtetet, qarqet dhe madje edhe qytetet morën vendimet e tyre. Kjo doli veçanërisht konfuze për industrinë e transportit.

Akti Uniform Time i vitit 1966, i cili u vu në praktikë vitin e vijues, caktoi datat gjatë të cilave koha e kursimit të ditës do të hynte në fuqi çdo vit. Shtetet u lejuan të tërhiqeshin – për sa kohë që kohët ishin të qëndrueshme në mbarë vendin. Është interesante se Departamenti i Transportit kishte për detyrë të zbatonte legjislacionin.

Në ditët e sotme, shumica e Shteteve të Bashkuara janë në të njëjtën rregull kur bëhet fjalë për “kthimin prapa” të dielën e parë të nëntorit. Sidoqoftë, ka përjashtime të dukshme: Arizona, Haëaii, Samoa Amerikane, Guam, Ishujt Mariana Veriore, Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të SHBA. (Arizona është një rast interesant: Kombi Navajo, i cili përfaqëson një të katërtën e tokës në Arizona, e mbajti përsëri. Pjesa tjetër e Arizonës hoqi kohën e ditës në vitin 1968 dhe mbeti ë përgjithmonë në orën standarde.)

A do të ndalojmë ndonjëherë ndryshimin e orës?

Nëse nuk ju pëlqen “të ktheheni prapa”, ky është në rregull – shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë. Në fakt, ka pasur disa përpjekje në Kongres për t’i dhënë fund praktikës. Shumica kanë dështuar.

Ka edhe disa vende në verilindje që mendojnë se vende të tilla si Providence, Rhode Island; Hartford, Konektikat; dhe Bostoni duhet të jetë në një zonë kohore të ndryshme nga pjesa tjetër e homologëve të tyre kohorë lindorë. Ka pasur propozime për të zhvendosur Neë England në kohën e Atlantikut, që do të thotë se Bostoni dhe Nova Scotia, për shembull, do të ishin në të njëjtën zonë kohore. Një propozim në vitin 2016 fitoi tërheqje, me shpresat për të eliminuar perëndimin e diellit para orës 16:30. (Perëndimet më të hershme të diellit në Boston ndodhin në orën 16:11 gjatë javës së parë të dhjetorit, edhe pse lindja e diellit zvarritet para orës 7 të mëngjesit.)

Por merrni parasysh këtë: në qytetin më verior të vendit – Utqiagvik, Alaska – dielli nuk do të lindë për 62 ditë. Dhe asnjë ndryshim i orës nuk do ta ndryshojë këtë.

Filed Under: Komunitet

Maliq Arifaj, njeri i mirë e veprimtar i përkushtuari i çështjes kombëtare

November 1, 2024 by s p

Nga dr. Sadik Elshani/

Me rastin e ndarjes së tij nga kjo botë

Më 24 shtator të këtij viti në Philadelphia u nda nga kjo botë njeriu i mirë, Maliq Arifaj. Familjarët humbën më të dashurin e tyre, shoqata jonë humbi anëtarin e nderuar, bashkësia shqiptaro – amerikane humbi veprimtarin e përkushtuar, ndërsa ne të gjithë humbëm mikun tonë të dashur e të shtrenjtë. Maliqi ka lindur në fshatin Peqan të Suharekës/Therandës më 21 mars 1952. Katër klasët e para të shkollës fillore i ka mbaruar në fshatin e lindjes, ndërsa katër klasët e fundit në Suharekë. Pas mbarimit të arsimit tetëvjaçar ai u regjistrua në Shkollën Normale të Prizrenit, por pas 2 – 3 viteve, në vitin 1969, ai arratiset në Itali, ndërsa në vitin 1970 vendoset në ShBA. Si çdo emigrant tjetër në vitet e para të vendosjes së tij ai mundohet t’i përshtatet kushteve të reja jetësore duke punuar punë të ndryshme. Më vonë ai arrin që të krijojë biznesin e tij në fushën e shërbimeve të ushqimit, krijon familje. Të punosh për ta mbajtur familjen, të përpiqesh për një jetë më të mirë për fëmijët është detyrë themelore, parësore e çdo personi që e ka lënë vendin e tij për një jetë më të mirë në Amerikë, në botën e lirë. Por, Maliqi përveç këtyre detyrimeve të zakonshme ka bërë edhe shumë gjëra të jashtëzakonshme. Prandaj, në këtë shkrim të shkurtër do të përqëndrohem pikërisht në këto veprimtari të jashtëzakonshme. Ai që në fillim ka qenë mjaft i angazhuar në veprimtari të ndryshme atdhetare që organizonte atëherë komuniteti shqiptaro – amerikan për ta promovuar, çështjen e Kosovës, t’ia bënin të njohur botës demokratike vuajtjet e popullsisë shqiptare që jetonte në trojet e tyre në ish-Jugosllavi. Maliqi ka qenë bashkëpunëtor, bashkëveprimtar i ngushtë i Babë Tahirit (Tahir Kërrnaja), profesor Sami Repishtit e shumë të tjerëve. Së bashku me vëllezërit Bitici (Bytyçi) e shumë të tjerë ai ka qenë i angazhuar në organizatën “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë (RShKBL), ku ai ka qenë Sekretar Ekzekutiv. Vetëm ai e ka patur përgjegjësinë që t’i nënshkruajë të gjitha dokumentet e kësaj organizate, sepse ai ka lindur në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore dhe askush nuk mund ta akuzonte atë si bashkëpunëtor të fashizmit. Veprimtari qendrore e kësaj organizate ka qenë çështja e Kosovës, përpjekjet dhe lufta për lirinë e pavarësinë e saj. Maliqi më ka treguar se në murin e banesës së Tahir Kërrnajës, që njëherësh ka qenë edhe selia e kësaj organizate, ka qenë e shkruar kjo fjali: “Këtu flitet vetëm për Kosovë”. Në fund të viteve të 60-ta të shekullit të kaluar shqiptarët në Kosovë e viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi i kishin shtuar përpjekjet e tyre për t’i gëzuar të drejtat e barabarta me kombet e tjera të Federatës Jugosllave. Kishte filluar një zgjim kombëtar, një rilindje e vërtetë. (Nuk ka nevojë të zgjatem më tepër këtu për atë periudhë se të tjerat i ka thënë historia). Roli, misioni i RShKBLka qenë që klithmat, vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi të bëhen të njohura në Botën Përendimore – botën e lirë. Të njoftohej bota demokratike për padrejtësitë e shumta që u bëheshin atëherë shqiptarëve, të ndërkombëtarizohet cështja e Kosovës.  Ka qenë e vështirë që të thyhet miti për Jugosllavinë që mbizotëronte në botën përendimore si një vend më liberal se vendet e tjera të ish-Lindjes. Jugosllavi atëherë ishte e përkëdhelura, e dashura e Perëndimit, Departamentit Amerikan të Shtetit. Veprimtarët e RShKBL kanë organizuar veprimtari të llojllojshme: demonstrata para Shtëpisë së Bardhë, Kombeve të Bashkuara, takime me persona me influencë në politikën amerikane, senatorë e kongresmenë, personalitete të rëndësishmë të Administratave Amerikane, kanë shkruar e shpërndarë pamflete e memorandume drejtuar Sekretarëve Gjeneralë të Kombeve të Bashkuara, gazetarëve e gazetave të shumta e me ndikim në opinionin amerikan. Për të gjitha këto veprime duhej sakrificë guxim, mençuri. Këto veprimtari nuk ishin edhe pa rrezik për jetën, sepse edhe në botën e lirë shtrihej dora e zgjatur e UDB-së jugosllave, kësaj organizate gjakatare, e cila i ka sjell shumë të zeza polpullit tonë. Për angazhimin e tij atdhetar si kundërshtar i pakompromis i regjimit jugosllav, Maliqi për 33 vite nuk ka mundur të shkojë në Kosovë e të vizitojë familjen e tij. Dhe kur është kthyer pas gjithë atyre viteva, nuk a ka njohur asnjë njeri. Vërtet një sakrificë e madhe personale. Veprimtaria e organizatës RShKBL është pasqyruar në detaje në librin e vëllimshëm, “Kosovo Path to Freedom – The Role of The Albanian Kosovar Youth in the Free Ëorld in the Liberation of Kosovo (Vatra, 2012) të autorit dhe veprimtarit të kësaj organizate, Sergio Bitici. Ndërsa arkivin e kësaj organizate Maliqi ia ka dorëzuar Muzeut të Kosovës.

Maliqi ishte një person i përzemërt, kishte një shpirt fisnik e të pastër, një ndershmëri të tejskajshme, natyrë të qetë e një komunikim shumë të ngrohtë e njerëzor. Ishte një atdhetar i flaktë, veprimtar i përkushtuar i çështjes kombëtare, sidomos asaj kosovare.E donte Shqipërinë e donte Kosovën, Amerikën – atdheun e tij të dytë, i donte shqiptarët, i donte njerëzit e mirë, përparimtarë e democratë. Maliqi mishëronte, pasqyronte virtytet më të mira të popullit tonë: besnikërinë, mikpritjen, qëndresën, dashurinë e pakufijshme për kombin e atdheun, ndjenjën e sakrificës, respektin për njëri – tjetrin. Rrezatonte mirësinë njerëzore dhe frymën pozitive për bashkim. Dallgët e jetës, përvoja jetësore në kohëra të jashtëzakonshme e kishin kalitur karakterin e tij burrëror, njerëzor e atdhetar.

Maliqi ishte një vëzhgues i kujdesshëm, kronist e arkiv i gjallë i komunitetit shqiptaro – amerikan në këto 50 vitet e fundit, dëshmitar e pjesëmarrës aktiv i shumë ngjarjeve të komunitetit, njeri që i ka njohur nga afër dhe ka pasur bashkëpunim me figurat kryesore shqiptare në Amerikë. Ndër vite ka kultivuar dashurinë për të lexuar. Vazhdimisht lexonte literaturë artistike, publicistike e politike.Me shumë kujdes e vëmendje i përcillte procest, zhvillimet politike në Amerikë e trojet shqiptare, sidomos ato për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës.

Me vendosjen e tij në Philadelphia ai u anëtarësua në shoqatën “Bijtë e shqipes”, duke e vënë në shërbim të shoqatës përvojën e tij shumëvjeçare në organizimin e komunitetit. Kishte një respekt për shoqatën dhe drejtuesit e saj, punën me plot përkushtim, veprimtaritë e shumta e cilësore. Shpesh më thoshte se, shoqata “Bijtë e shqipes” është shoqata më e organizuar nga të gjitha shoqatat shqiptare që ai kishte parë ndonjëherë në Amerkë. Për angazhimin e tij në shoqatë e komunitet dhe veprimtarinë e tij shumëvjeçare atdhetare  shoqata “Bijtë e shqipes” e ka nderuar atë me “Certifikatë Mirënjohjeje”.

Largimi i parakohshëm i Maliqit nga kjo botë na ka pikëlluar të gjithëve, por ne gjithmonë do ta kujtojmë me shumë respekt, do t’i mbajmë të gjalla çastet e lumtura të kaluara së bashku.

Ditën e shtunë, 2 nëntor 2024, ora 5 – 8 pm, shoqata “Bijtë e shqipes” do të organizojë një Veprimtari Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Maliq Arfajt. Veprimtaria do të zhvillohet në mjediset e shoqatës, në këtë adresë: 3322 Ëillits Road, Philadelphia, PA 19136. Të gjithë janë të mirëseardhur e të mirëpritur, sidomos bashkëveprimtarët e tij të kahershëm.

P. S.

Ka edhe shumë gjëra të tjera për t’u thënë për Maliqin, por atij nuk i pëlqenin shkrimet dhe fjalimet e gjata.

Filed Under: Komunitet

Fëmijët e Klubit “Flas Shqip” të Vatrës Miami festuan “Halloween”

October 30, 2024 by s p

Fëmijët shqiptarë të Klubit patriotik “Flas Shqip” festuan festën e dashur e të frikshme për fëmijët “Halloween”. Një manifestim artistik e kulturor që prodhoi shumë emocione, kërshëri e zbavitje për fëmijët dhe prindërit e tyre. Klubi patriotik “Flas Shqip” organizuar nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dega Miami është një mundësi e shkëlqyer për fëmijët shqiptarë në Floridën e Jugut e jo vetëm në ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë, traditës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Klubi patriotik “Flas Shqip” nën drejtimin e Dr. Iris Halili po themelon një traditë të shkëlqyer patriotike në mërgatën shqiptare të Amerikës me aktivitete atdhetare, sociale, edukative e komunitare. Vatra bashkon të gjithë shqiptarët anembanë Amerikës. Vatra është histori, identitet e krenari kombëtare. Fëmijët janë investimi më i sigurtë dhe garancia më e fuqishme kombëtare e trashëgimisë identitare shqiptare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Komunitet

Vatra Tampa Bay fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar

October 29, 2024 by s p

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 397
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste
  • Një vepër e rrallë në ikonografinë shqiptare, Shën Kristofori me kokë qeni
  • NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • SHANI PNISHI – NJË ZË I NDËRGJEGJES KULTURORE NË NDËRPRERJEN MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Mitrush Kuteli, figura e shquar që jetoi mes dy botëve
  • Shqipëria në Balkanfila XXI me identitet, përfaqësim dhe arritje
  • HOMAZH PËR LEGJENDEN DINAMOVITE
  • EMRI I ROBERT LULGJURAJ MBËRRIN NË ZYRËN OVALE TË PRESIDENTIT TRUMP
  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT