• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJOFTIM NGA SHKOLLA SHQIPE NË TEXAS

August 19, 2023 by s p

Albanian American Cultural Center of Texas

Përshëndetje, prindër dhe nxënës të Komunitetit Shqiptar në DFW!

Ju rikujtojmë se shkolla fillon këtë të dielë, më 20 gusht 2023, në orën 11:00. Në ditën e parë, kemi një seancë mirëseardhjeje – një kohë për tu njohur me mësueset, nxënësit dhe prindërit e tjerë. Nuk do të ketë mësim. Regjistrimin e nxënësve duhet ta bëni në faqen tonë https://aacctexas.com/albanian-language-school/

Presim me padurim një fillim të shkëlqyeshëm!”

Hello again, parents and students of the Albanian Community in DFW!

We remind you that school starts this Sunday, August 20, 2023, at 11:00 AM. On the first day, we have a welcome session – a time to meet the teachers, students, and other parents. There won’t be classes. Student registration should be done on our website at https://aacctexas.com/albanian-language-school/.

Looking forward to a great start!”

Filed Under: Komunitet

“Bukuroshja e Fjetur” një mbresë më shumë për artdashësit e qytetit të New York-ut

August 16, 2023 by s p

Adelina Lacaj/

Me 13 Gusht , 2023, balerini Klevis Tafaj me kompaninë e tij të mirënjohur, Teatrin e Baletit Ajkun, interpretoi përpara publikut artdashes të New York-ut një tjetër vepër klasike të rradhës, “Bukuroshja e Fjetur”. Ky teatër baleti, njihet tashmë në arenë ndërkombëtare, për shfaqjet e tij tërheqëse, klasike, tradicionale, të suksesshme dhe të udhehequara me mjeshtëri nga drejtoresha artistike, koreografja e shumë çmimeve fituese, znj. Chiara Ajkun.
Në këtë shfaqje morën pjesë, miq e dashamirës te artistëve, adhurues të artit e kulturës në New York.
Baleti u luajt për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Akademia e Muzikes së Filadelfia-s, më 12 Shkurt, 1937. Ai u projektua nga Catherine Littlefield. Muzika e tij vjen nga një periudhë romantike, e kompozitorit Pyotr Ilych Tchaikovsky. Kjo muzikë, ka në thelb te saj, përdorimin e dy temave të ndërthurura muzikore, atë të së mirës, ( zana Lilac) dhe të së keqes (zana, Carabosse).
Shfaqja fillon me një mbretëri magjike, në të cilën lind një princeshë e quajtur, Aurora. Gjatë festës në gëzimin e saj të lindjes, zanat vijnë me dhurata. Aurorës i jepen dhurata të ndryshme si ato të bukurisë, guximit, dhe fatit të mirë. Ndërkohë që zana Jargavan, po përgatitej të jepte dhuratën e saj, shfaqet befasisht Carbosse, e paftuar në këtë festë. Ajo i jep princeshës një mallkim të tmerrshëm i cli kishte të bënte me vdekjen e saj në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë.
Zana Jargavan, pas këtij akti, arrin t’a thyej magjinë e Carbosse-it, duke e zbutur sadopak mallkimin. Aurora bie ne gjumë të thellë, prej të cilit, vetëm princi Desire (Tafaj) ka mundësinë ta shpëtoje.
Baleti është një vepër famoze sepse për herë të parë në historinë e baletit u krijua një bashkëpunim midis kompozitorit Tchaikovsky dhe koreografëve Petipa dhe Vsevolojsky. Kjo partiture muzikore adhurohet edhe sot dhe përdoret në Disney.
Te entuziazmuar dhe pas përfundimit të shfaqjes, artdashësit, u takuan me balerinët. Ata u përgëzuan për përgatitjen dhe teknikën sfiduese, delikatesën dhe emocionin e transmetuar në sallë.
Klevis-it dhe gjithë trupës së baletit i urojmë
Suksese të mëtejshme!
Staten Island, New York
15 Gusht, 2023

Filed Under: Komunitet Tagged With: Adelina Lacaj

Urime të përzemërta për Dom (Monsignor)  Lush Gjergjin 

August 15, 2023 by s p

I nderuar Dom (Monsignor) Lush Gjergji!

Komuniteti Shqiptar në Dioqezen e Arlingtonit, ne shtetin e Virxhinias, SHBA, ju dërgon urimet më të ngrohta e më të përzëmrta me rastin e përvjetorit tuaj të artë!

Ju falenderojmë me dashuri, mirënjohje dhe dashamirësi  për  pranimin tuaj ndaj thirrjes hyjnore për shërbimin e palodhur ndaj nevojave shpirtërore të popullit, për përhapjen e kulturës e qytetërimit shqiptar, për punën e madhe lidhur me shenjtoren Nënë Tereza. Gjithashtu,  falenderime speciale për ndihmën tuaj , udhëzimet e meshat e mbajtura këtu me ne , në bregun lindor të SHBA.

Komuniteti ynë u themelua ,  egziston dhe gjallon me ndihmën dhe   prezencën tuaj. 

Ju lutemi pranoni urimet më të mira dhe lutjet tona për jetë të gjatë, të begatë e bekimet e Hyjit. 

Ne ju duam shumë dhe ju mirërpresim së shpejti!

Në vazhdimësi të këtij mesazhi gjeni ju lutemi urimet zyratre si dhe një kolazh me video e shkrime per aktivitetet tona këtu ku ne kemi pasur bekimin e prezencës suaj.

Ad Multos Annos Dom Lush!

Mesha me Dom Lushin  Tetor 2016 pasqyruar në shtypin Amerikan

https://www.catholicherald.com/article/local/arlingtons-first-albanian-mass-celebrated-by-mother-teresas-biographer/

Fillimet e integrimit ne Dioqezën e Arlingtonit  

https://www.arlingtondiocese.org/diocesean-cultural-ministries/european/albanian/albanian-community/

Ftesa prë në aktivitetin e Bibliotekes së Kongresit Amerikan 

Dom Lush Gjergji ftohet nga Biblioteka e Kongresit Amerikan që të flasë për Nënë Terezën

Video e Aktivitetit në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

https://www.loc.gov/item/2021690324/

Mesha e mbajtur më 7 Maj 2022

https://www.botasot.info/religjion-kultura/1809614/ms-lush-gjergji-mbajti-meshe-shqip-per-komunitetin-shqiptar-ne-dioqezen-e-arlingtonit-virxhinia/

Filed Under: Komunitet

NË FESTËN E DY VËLLEZËRVE SHQIPTARË…

August 14, 2023 by s p

NGA EDA AGAJ ZHITI/

Festë e bukur plot me dritë, me muzikë qiellore, me njerëz të shumtë, të veshur për kremtim dhe shqipja, gjuha amë që dëgjohej kaq ëmbël…

Në Chicago, në kishën “Saint Francis Xavier” në Wilmette, në meshën e shenjtë, të celebruar nga Shkëlqesia e Tij, Ipeshkvi Mark Bartosic, dy të rinj shqiptarë, vëllezërit Arbër dhe Ilir Bejleri, dhe disa të rinj të tjerë, vajza dhe djem si drita morën sakramentin e Përforcimit, duke plotësuar hyrjen në jeten e krishterë nëpërmjet Eukaristisë së Shenjtë.

Ishin të ulur në rreshtat e para, vezullonte ngjyra e bardhë e fustaneve dhe kravatat e djemve si degë të pemëve të shpresës.

Diakoni Lekē Brisku, i pari diakon shqiptar në Illinois, nuni i dy vëllezërve shqiptarë, i shoqëroi me dorën në sup tek Ipeshkvi Bartosic, por do t’i shoqërojë e ndihmojë dhe në rritjen e tyre në besim.

Me fantazinë time e zmadhoja atë krah, e bëja të të gjithë shqiptarëve në supet e njëri-tjetrit Vëllazërisht.

Të gjithë ishin të gëzuar si në festë. Të emocionuar bashkë me dy vëllezërit e bukur me kaçurrelat mbi ballë, Arbi & Iliri, dhe të rinjve të tjerë, që po merrnin sakramentin, ishin dhe prindërit, Dhurata dhe Beni dhe ata që kishin fëmijët aty, kumbarët, fisi, shokët dhe shoqet, edhe ne, të ftuarit…

Unë guxova dhe u kërkova leje t’ju puthja kaçurrelat vëllezërve, pata një imazh si nënë.

Mes të tjerash në homelinë aq të bukur Imzot Bartosic tha se në kishë ne vijmë jo për të bêrê veten, por për të zbuluar veten…

Zbulimi i vetes gjithnjë të çon tek përsosja e virtyteve, mendova. E si të mos gëzohesh, kur sheh familjet shqiptare bashkë, të begata, të qeshura, të integruara në atdheun e ri në SHBA. Atdheu është familje e madhe…Ndërkaq u bashkoheshim dhe ne urimeve për Arbin dhe Ilirin dhe të rinjve të tjerë, Zoti i mbushtë me hire dhe dëshmofshin praninë e Zotit me jetēn e tyre!

Kemi nevojë për besimin, për frymën e dashurisë, për atë fuqi që të shohim atdheun të gëzuar si në festë. Por duhet përkushtim, dashuri aktive siç na mëson Shenjtja jonë Nënë Tereza.

Dolëm nga kisha, fëmijët në rrugë dukeshin si me flatra, e ardhmja e tyre fillon tani…

Filed Under: Komunitet Tagged With: Eda Agaj Zhiti

Eda Late si një Musine e kohës sonë, me shkëlqim inteligjence dhe urtësie

August 9, 2023 by s p

Aleksandër Çipa/

Kur pashë titullin e kobshëm për ikjen tënde në amëshim, Eda Late, lëngova si prej dhimbjes së thellë prej miku. Qysh nga adoleshenca ime, (atëhere humba vëllain tim të vogël), ia mallëkoj me koshiencë vdekjes, rrëmbimet e befta.

Në këtë të sotmin, të rrëmbeu ty.!

Të rrëmbeu Eda e mirë, hapasëz, (siç do të thuhej në sofatë e qytetit jo vetëm nga anetë). Të rrëmbeu duke të lënë në mes, gjëra të vyera e merita që s’i trashëgojnë dot, qoftë edhe simotra të tuat…Ti ishe një model i fismë Musineje. E kam fjalën për Musine Kokalarin, shkrimtarja, intelektualja, bila ( bija) që i shtoi qytetit një dimension njerëzor të cilin e shton dhe vlerëson shtueshëm e ardhmja, më shumë dhe përherë më tepër se e sotmja, e aq më tepër, se e shkuara.

Eda, nuk ishte “Musine” për shkak të penës apo të fjalës, ishte fisnikërisht e tillë, për shkak të intelektit, për shkak të ambicies dhe dashurisë për dije, për shkak të etjes dhe urisë sharmante për kulturë dhe për të qenë një bijë e arsimit dhe shkollimit shqip në nivelet dhe ambiciet më cilësore të mundshme.

Eda Late ishte ndër ato të reja gjirokastrite që pasuronte perceptimin dhe dijeninë e çdo ekstra-gjirokastriti, për zonjëzat e kulturuara, të holla dhe fine, prej hir-it mendor dhe sharmit logjik e largshikues.

Me Edën kaluam mbi 35 vite njohjeje.

U rritëm në Gjirokastër dhe në Tiranë. Flisnim, molloiseshim, qeshnim, monologonim e dialogonim më shumë me një shikim se sa me qindra fjalë.

I thoshim të gjitha edhe kur nuk shkëmbenim qoftë edhe më shumë se tre fjalë. (!)

Kur im bir Akri, po spikaste si student i bachelorit dhe pretendonte bursën e ekselentit për në New York, Eda ishte një autoritet në administratën e lartë arsimore. Mishëronte punonjësen madhështisht modeste, studiuesen dhe kërkuesen me një rigorozitet dhe korrektesë sfidueshëm për në nivelet e larta, teknicienen gjakftohtë e buzëqeshur.

Ishte pjesë e administratës arsimore, pranë ministrit të atëhershëm të Arsimit, Profesor Myqerem Tafaj. Profesori duke dashur ta prezantonte me mua, i thotë:- Sandri është gazetar dhe biri i tij është shqiptar i gjeneratës që do na përfaqësojë Shqipërinë tjetër…

Eda, me buzëqeshjen e saj karakteristike, i përgjigjet:

– Nga qyteti ynë, Sandri vjen me historinë moderne të shtypit…

Eda, sa herë me mikun tonë të përbashkët, tashmë aq mungestar, Hysni Çani të sillnim në kujtesë e përmendje bisedash! Të sillnim, sikundër flisnim për Musinenë dhe letërsinë e saj aq tipologjike, me rrëfimin në gjirokastriçe, sepse ti ishe e tillë në ditët tona. Sot e humbëm mundësinë e përgjithmonshme për ritakim me ty, Eda Late. Të gjitha të pathënat, do t’i themi veçmas, ndarë e për së ndari. Tonat do t’i dëgjojmë e artikulojmë me njeri-tjetrin si frymorë. Të tuat, ndoshta mund t’i marrim mistikisht prej botës tënde të amëshimtë.

Gjithësesi, pengu mbetet i joni ndër ne:

Ishe më e mirë nga sa të njihnin, mbete më e mirë nga sa të njohën.

U prehsh në paqe! Në dritë të shpirtit tënd qëndrofsh, bija e mirësishme e Gjirokastrës!

Filed Under: Komunitet Tagged With: aleksander Cipa, Eda Late

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT