• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një mundësi e shkëlqyer në ndihmë të të gjithë shqiptarëve në New Jersey, New York e më gjerë

September 23, 2023 by s p

Një mundësi e shkëlqyer në ndihmë të të gjithë shqiptarëve në New Jersey, New York e më gjerë.

Filed Under: Komunitet

Mirënjohje për z.David Wisner

September 22, 2023 by s p

Harry Bajraktari/

I jam mirënjohës Zv-Shefit të Misionit dhe të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner për mikpritjen e ngrohtë

dhe bisedën e sinqertë për Shqipërinë dhe Ballkanin.

David vjen nga një familje e njohur në diplomaci dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjyshi i tij, Frank Winser, ishte një nga oficerët e inteligjencës amerikane që themeluan CIA-n. Kurse babai i tij, miku im Frank Wisner Jr, është diplomat i shquar dhe arkitekt i procesit diplomatik që solli pavarësinë e Kosovës.

Bashkë me motrat e mia: Nurije Bajraktari Osmani (e para nga e djathta) dhe Hateme Bajraktari Nezaj, e falenderojmë Zv-Shefin e Misionit, David Winser për bujarinë dhe dashamirësinë që tregoi gjatë vizitës sonë.

🇺🇸
🇺🇸
🇺🇸

Filed Under: Komunitet

VËLLEZRIT MARK, GJON DHE PJETËR LUCAJ -Sofra malsore në Amerikën e largët – shembull i vëlladashurisë dhe dashurisë për komb e atdhe të vet

September 18, 2023 by s p

Fikret Lulanaj/

Malesia historikisht njihet si vater e burrërisë, nderit, mikpritjes dhe beses së dhënë. Po ashtu Malesia ka rritur burra të cilët Zoti i kish pajisur me dituri urtesi dhe dashuri për komb dhe atdhe të vet. Nëse degjojmë historitë e trashiguera të të vjetërve malsor, padushim se familje e dalluar në krejtë Malësi në këtë pikpamje eshtë edhe familja e Nikolle Gjon Gjekës Lucaj. Familja Lucaj është familje e cila përveç karakteristikave të cekura më lart, karakterizohet edhe më dashurinë e madhe që kishte për arsim. Siç kam degjuar, dhe siç është dokumentuar Gjon Gjekaj Lucaj ka dhënë mësim në gjuhen shqipe në Triesh ne vitin 1917 dhe është iniciatori kryesor i hapjes së shkollës së parë shqipe në Malësi, saktësishtë në Dinoshë në vitin 1929. Gjoni shetiti shume vende Ballkanike dhe Evropiane. Ishte në kontakte me Andon Zako Çajupin, George Pekmezin, Bajram Currin, Nikollë Ivanaj e shume të tjerë. Për aktivitetin e vet patriotik, arsimor, dhe për emrtimin e shkolles në Triesh me emrin Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, ish Kryetari i Shqipërisë Gjonin, mbas vdekjes e dekoron me titullin ” Kalorës i Urdherit të Skënderbeut “.Prej kesaj familje janë edhe intelektual të cilët ngriten lart dinjitetin e Malësise….

Pasardhes të kësaj familje janë edhe vëllezrit Gjon, Mark dhe Pjetër Lucaj, të cilët marrin rruget e gyrbetit si shumica e bijve të kësaj toke arbnore.Dy të parët në fund të shekullit të kaluar, më i riu në fillim të shekullit tonë. Me veti mbajtën cilësit më të mira që i trashiguan nga të parët e vet, posaçerisht dashurinë për vendlindje, komb dhe atdhe të vet. Gjithkund ku ndodhen në mergate siellen dashuri, nder, respekt, njerzillëk, dashamirësi, pa dallim se prej cilës krahine ishte shoqeria dhe cilit besim fetar i takonte….

Mbas nje pune të madhe, tre vëllezrit hapen së bashku restorantin e vet të quajtur TESORO DITALIA Së shpejti ky vend u ba qendër e bujarisë dhe mikprtjes malsore. Në sofrën bujare të ketyrë vellezërve u ftuan kryetar shtetesh shqiptare, kryetar komunash, akademikë, intelektual nga e mbarë treva shqiptare që vizitonin New Yorkun. Në sofren e vëllezërve Lucaj u organizuan aktivitete kulturore që promovonin shpirtin shqiptar. Shpeshëhere në tavolinat e restorantit të Tyre organizohen aktivitete humanitare për të ndertuar rrugë, shkolla, ndihma për skamnorët, ndihma për studentë dhe për organizime kulturore, historike, arsimore në Malësi. Janë ndër organizuesit kryesor të manifestimit kombtar në New York, ,, Rënjët Tona”.

Me gjithëse me trup në Amerikë, vellezrit Lucaj me shpirt e zemër jetojnë dhe veprojnë për Malësi dhe popull të Saj. Ata çdo atom të unit të vet e vunë në shërbim të nevojave të komunitetit shqiptar në mërgim, e posaçerishtë në ndihmë dhe përkrahje të vendlindjes dhe popullit të vet në Malësi.

Bujarinë dhe shpirtin e Tyre fisnik malsor,, vellezrit Gjoni, Marku dhe Pjetri Lucaj e kane deshmuar duke mirpritur miq të tillë si Presidentin Bill Kllinton me bashkëshorte, shkrimtarin James Potterson dhe me qindra të tjerë.

Vellezrit Lucaj jane përkrahës, mbështetës dhe organizator të aktiviteteve të komunitetit ku kane restorantin e vet, prandaj janë shperblyer edhe nga organet më të larta administrative të atijj vendi.

Vëllezrit Lucaj simbolizojnë shkuesin se si duhet të jenë shqiptarët ne mes veti. Simbolizojnë shpirtin e Nënës Tereze dhe gjakut kombtar të Saj për humanizëm dhe respekt. Simbolizojne faktin se si duhet vendlindja, populli dhe toka arbnore.

Vellezrit Lucaj jane të martuar me bija sojnike malsore dhe me krenari pasardhesve ju përciellin dashurine se si duhet kombi, atdheu dhe si pasurohet shpirti duke ndihmuar dhe duke përkrahur të tjerët.

Filed Under: Komunitet

Dëgjoni zërat tanë!

September 18, 2023 by s p

Luljeta Xhediku/

“Dëgjoni zërat tanë!”, kështu e nisi shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. sezonin e ri të aktiviteteve pas mbarimit të verës. “Dëgjoni zërat tanë!”, zërat e fëmijëve që janë jo vetëm e ardhmja e kësaj shoqate, por janë e ardhmja e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork. Aktiviteti i përgatitur nga kryesia e shoqatës dhe nën kujdesin e veçantë të znj. Adelina Lacaj, u zhvillua në një nga sallat e bibliotekës “Cadman Plaza” në Brooklyn . Salla ishte e mbushur me fëmijët e anëtarëve të shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. dhe të ftuar të tjerë, që prisnin gjithë gëzim e emocion të prezantonin projektet dhe të ndanin përvojat e tyre. Ata tashmë janë të gjithë më të rritur, më të pjekur dhe akoma më të lidhur me njëri-tjetrin. Dy flamujt, ai shqiptar edhe ai amerikan dhe një stendë e vogël me suvenire nga Shqipëria e përgatitur bukur nga patriotja shumë e dashur, Gela Bulku, si edhe pikturat e punuara me mjeshtëri nga Klaus Veshi e bënin ambientin akoma edhe më të ngrohtë. Programi u prezantua nga Arelt Xhaferri, Erla Lamçe, Kelvin Rustani dhe Blenda Sehu. Ata e hapën edicionin e dytë të programit “Dëgjoni zërat tanë”, duke falënderuar kryetarin e kësaj shoqate, z. Imer Lacaj dhe kryesinë e saj për organizimin e këtij aktiviteti. Ata folën për misionin e shoqatës, i cili është ruajtja e vlerave dhe e traditave të kombit tonë, si dhe për historikun e aktiviteteve që shoqata ka organizuar me fëmijët duke përmendur këtu krijimin e ansamblit “Skënderbej”, aktivitetin që u zhvillua me rastin e 100- vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, aktiviteti për 5-vjetorin e themelimit të shoqatës, si dhe festa e fundvitit në qendrën kulturore “Nënë Tereza” në Bronx. Projekti i parë u prezantua nga Jori Lamçe, e cila megjithëse kishte emocione, sepse ishte e para, shkriu akujt për fëmijët e tjerë. Jori tregoi për pushimet e bukura të kësaj vere që ajo kaloi me kushërinjtë e saj, ku dy prej tyre erdhën nga Evropa, si dhe për Ujëvarën e bukur të Niagarës. Altea Bala, kishte vizituar shumë shtete këtë verë duke filluar nga Konektikat, Filadelfia, Uashington DC, për të vajtur më pas në Shqipëri ku kishte vizituar Tiranën, Golemin, Borshin, Vlorën, Dajtin, Gjirin e Lalëzit, për të shkuar më pas në Prizren të Kosovës e më tej në Antalia të Turqisë edhe ndau me të pranishmit momente shumë të bukura e gazmore nga udhëtimi i saj, sidomos kur i doli frika të dilte në fotografi me një iguana. Arelt e Simelba Xhaferri treguan për aventurat e bukura e të veçanta që kishin kaluar këtë verë në Cape May Treetop Adventure, i cili është një park i vendosur në Rio Grande pak larg Cape May. Të gjitha sfidat e kaluara aty ishin linjat zip, kurset e litarit dhe sfida të tjera në natyrë e pyll. Arelti u dha edhe të tjerëve ide se ku mund të shkojnë në verën që vjen. Blenda Sehu kishte përgatitur një nga prezantimet më të gjata, pasi edhe vera që ajo kishte kaluar ishte tepër e ngjeshur. Blenda kishte vizituar tri shtete: Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Vizitat e saj në vendlindjen e të dy prindërve, por sidomos vajtja për herë të parë në vendlindjen e babait të saj e kishte emocionuar pa masë. Gjithashtu, Blenda foli për vendet dhe historikun e vendeve që ajo kishte vizituar dhe arsyet se përse i kishin pëlqyer kaq shumë dhe ua rekomandoi edhe pjesëmarrësve. Blenda kishte shkuar në shumë koncerte, dasma dhe kishte shijuar ushqimin tradicional. Delfi Zeqo, një vajzë e ëmbël e prezantoi bukur dhe plot humor projektin e saj. Ajo gjithashtu kishte qenë në vendlindje ku jo vetëm foli për bukuritë e Shqipërisë, por edhe për shkrimtarin Mitrush Kuteli e poetin e liqerit, Lasgush Poradeci, Delfi kishte vizituar shumë vende të bukura të Shqipërisë. Detion Shehu na bëri krenar të gjithëve se ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij që kishin shkuar në vende të ndryshme, ai kishte punuar në bibliotekë këtë verë, ai ndau me ne përvojën e tij dhe foli për kënaqësinë që të jep puna. Detioni, gjithashtu u mësoi bashkëmoshatarëve të tij se si të kenë durim në rastet kur në punë dhe jetë ndeshemi edhe me njerëz që nganjëherë ta bëjnë jetën të vështirë dhe se komunikimi është çelësi për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme. Eneo Rustani prezantoi projektin e tij duke folur për ditët e bukura që kishte kaluar këtë verë që nisi në Shqipëri me shokët dhe më pas erdhi në Amerikë për të kaluar pjesën tjetër të verës me kushërinjtë që tashmë më të rritur mund të dilnin edhe të vizitonin Nju Jorkun pa praninë e prindërve. Enzo Rustani, një ndër fëmijët më të vegjël nga shtati dhe mosha, por jo nga pjekuria e prezantoi aq bukur projektin me detaje dhe foli për momentet e bukura të kësaj vere që ishin vizitat në vende turistike plazhi, kayaking dhe lojërat e ndryshme sidomos basketbolli. Erla Lamçe ndau përvojën e saj dhe vendet që kishte vizituar si Ujëvara e Niagarës, Manhattan, Brooklyn Bridge Park, Coney Island dhe na tregoi që gushti është muaji i saj i preferuar, pasi ajo ka lindur në këtë muaj dhe se ditëlindja këtë 15-vjetor ishte e bukur dhe e veçantë. Jessica dhe Johnatan Ndergjoni, motër e vëlla e prezantuan së bashku projektin e tyre. Ata kishin qenë në Shqipëri dhe gëzimi më i madh për ta këtë verë kishte qenë marrja e nënshtetësisë shqiptare. Ata kishin vizituar disa qytete në Shqipëri si Krujë, Lushnjë, Berat, Gjirokastër, Syri i Kaltër e Butrint, si dhe rivierën shqiptare. Kelvin Rustani, një djalë që di ta mbajë sallën gjallë pa i hedhur sytë në google slide foli për pushimet e bukura që kaloi këtë verë dhe kujtimet e veçanta në Dorney Park në Pensilvani. Klaus Veshi ndau një nga përvojat më të veçanta që i nevojitet çdo adoleshenti në ditët e sotme. Ai kishte qenë në një kamp veror në Nju Xhersi ku nuk lejohej përdorimi i telefonave. Më pas, Klausi foli për pushimet e bukura që kaloi në Shqipëri dhe Himarë. Ai gjithashtu foli për Dardhën dhe karakteristikat e veçanta të kësaj zone. Qershia mbi tortë e këtij aktiviteti ishte Altea Preci, vajza e nënkryetarit të shoqatës z. Lekë Preci, e cila në pamundësi për të qenë e pranishme në sallë u lidh me ne në një lidhje në zoom nga Shqipëria. Altea na tregoi për shkollën e re që nisi në Shqipëri dhe na dërgoi përqafime të ngrohta nga ekrani. Në përfundim të prezantimit të projekteve, fjalën e mori kryetari i shoqatës “Skënderbej” Inc. z. Imer Lacaj, i cili përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh se ndihej i emocionuar nga ky program shumë i bukur që fëmijët e anëtarëve të shoqatës prezantuan, duke theksuar se misioni i shoqatës është që jo vetëm të ruhen traditat e kombit tonë, por edhe të çohen më tutje, sidomos te brezi i ri. Është për t’u përshëndetur fakti që të gjitha aktivitetet që u pasqyruan u prezantuan në gjuhën shqipe. Z. Lacaj u shpreh se falënderon jo vetëm fëmijët një e nga një, por edhe prindërit që janë përkushtuar me kohën e tyre. Z. Lacaj falënderoi edhe kryesinë për organizimin e këtij aktiviteti dhe uroi suksese në aktivitetet e tjera. Në fund, të gjithë të pranishmit biseduan me njëri-tjetrin dhe vështronin fëmijët teksa hidhnin valle. Me shpresën dhe urimin se zërat e këtyre e fëmijëve do të dëgjohen mirëpresim aktivitetin e radhës!

Filed Under: Komunitet

Sot në orën 2 pm te Kisha Zoja e Shkodrës në New York

September 16, 2023 by s p

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • …
  • 394
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT