• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkolla Shqipe “Mëso shqip” në Staten Island përfundoi semestrin e parë

December 19, 2022 by s p

Arlinda Sukaliqi/

Përfunduam me sukses, krenari dhe dinjitet semestrin e parë të shkollës shqipe “Mëso shqip” për vitin 2022 këtu në Staten Island, New York. Përfundimi i semestrit ishte një festë krenarie për arritjet tona. U përgadit një program i larmishëm me motive kombëtare dhe edukative. Në këtë ditë të ftoftë dimri shkolla shqipe “Mëso shqip” në Staten Island u ngroh nga aktivitetet e nxënësve të kesaj shkolle që u përgatiten me shumë perkushtim dhe dashuri me rastin e festave të fundvitit nga mësueset e përkushtuara të gjuhës dhe vallëzimit tradicional shqip. Ishte një ditë festive ku klasat e mbushura me nxënës jehonin nga këngët, recitimet e vallet shqipe. Një krenari kombëtare në New York. Kjo datë shënoi dhe fundvitin e këtij semester i cili gjatë tre muajve punoi me shumë përkushtim që të mbajë gjallë identitetin kombëtar shqiptar në Amerikë!

Shkolla Shqipe “Mëso shqip” gjate këtij semestri regjistroj gati 50 nxënës të rinj ku sot numëron mbi 240 nxënës në këtë fole patriotike. Emocione të bukura këtë të shtunë dhjetori na dhuruan recitimet, vallezimet, këngët dhe aktivitetet qe u zhvilluan me rastin e festave te fundvitit dhe të mbylljes se këtij semestri me sukses të padiskutueshëm.

E gjithë kjo “kartolinë patriotike” u realizua duke falenderuar mesueset, kordinatoret e 3 shoqatave: “Kraja” “Ana e Malit” dhe “Ulqini” si dhe prindërve vullnetarë qe gjithmonë gjenden pranë nesh për të ndihmuar në çdo aktivitet që shkolla realizon.

Programi ishte simbolik por fytyra e nxënësve e buzëqeshja në çdo moment mbushi zemrat e mësuesëve dhe prindërve që me pa durim priten qe keto nxenes te performojnë.

Gruposhat e vogla ndërtuan kartolina dhe babagjyshin e vitit te ri ndersa gruposhat e medha vallezuan e kenduan nen tingujt e kenges popullore burimore shqipe.

Po ashtu falë donatoreve qe nuk mungojnë kurrë ne shkollen tone nxenesit paten mundesi te shijone pizza dhe pije freskuese për të festuar vëllazërisht të bashkuar.

Shkolla shqipe hap dyert e saj përsëri në janar me regjistrime të reja dhe me risi të reja në organizim dhe cilësi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ARLINDA SUKALIQI

Koncert Madhështor për festat e fundvitit nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit

December 19, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në një ditë të dielltë me pak thëllim të ftohtë Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që operojnënë në të gjitha lagjet e Nju Jorkut u mblodhën për të dhënë koncertin tradicional të fundvitit 2022. Nxënësit u mblodhën si bletët punëtore rreth kosheres që bën mjaltë, rreth familjes së madhe shqiptare “Alba Life”.

Mësuesit prindërit, nxënësit erdhën plot dashuri dhe gëzim për të festuar këtë ditë nga më të bukurat dhe me plot kuptim për fëmijët e tyre dhe për Kombin. Bota e fëmijëve është e jashtëzakonshme, e pastër si ujët e bjeshëve dhe për këtë ajo vazhdon të më magjeps dhe të më jap energji të pashtershme. Asnjë punë në këtë botë nuk bëhet vetëm, prandaj së bashku me mësueset dhe gjithë ekipin e Alba Life është arritur një sukses i dukshëm dhe meritor.

Në këtë koncert nderoi me pjesëmarrjen e saj Konsullja e Republikës së Shqipërisë në New York zonja Valentina Loka. Zonja Loka falënderoi të gjithë të pranishmit, mësuesit, prindërit, nxënësit themeluesin z.Qemal Zylo dhe të gjithë kontribuesit në këtë Mision Kombëtar. Ajo tha se Gjuha Shqipe është indentiteti Kombëtar, prandaj duhet ta mësojmë, ushtrojmë dhe të vazhdojë ndër breza.

Programi tejet i pasur me larmishmëri në interpretime poezish, këngësh dhe vallesh shqiptare tregonte qartë për profesionalizmin dhe pëkushtimin e mësuesëve.

Programi u drejtua nga Artistja e shquar e Kombit, Dëshira Ahmeti Kerliu. Sopranoja e mirënjohur e drejtoi me plot kulturë, profesionalizëm, art dhe elegancë. Elekuenca e saj në të folur i jepte dhe më shumë hijeshi dhe klas programit artistik. Ajo tha se kam dhënë koncerte në shumë skena të njohura kombëtare dhe botërore, por kur vijë pranë nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” e kam ndër më të vecantën, më emocionuese dhe më të dashurën, sepse vijë pranë nxënësve, pranë Gjuhës Shqipe.

Programin e Shkollës Shqipe në Staten Island e drejtoi mësuesja plot pëvojë, dashuri dhe përkushtim Entela Muda. Mësuese Muda tha se Shkolla Shqipe në Staten Island është fidanishtja e parë e shkollave Shqipe “Alba Life”. Këtu filloi për gati 16 vjet më pare mësimi shqip, themeluar nga z.Qemal Zylo dhe familja e tij, i cili është dekoruar me titullin e lartë “Urdhri i Flamurit” dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Ne e urojmë themeluesin e Shkollave Shqipe z. Qemal Zylo dhe familjen e tij që e ka mbajtur me kaq jetëgjatësi, me profesionalizëm dhe plot sukses këtë Shqipëri në Amerikë.

Në fund të programit z.Zylo falënderoi përzemërsisht Konsullen e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë znj. Valentina Loka pë mirëseardhjen e saj dhe në emër të bordit i shprehu mirënjohjen e pakufishme. Falënderoi me plot respekt të gjitha mësueset që punojnë aq fort për të ardhur në këtë mision Kombëar. Ato harxhojnë, kohë, energji për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe që është dhe identiteti ynë. Duke i falënderuar publikisht ai i ftoi në skenë të gjitha mësueset të kualifikuara të cilat janë licensuar nga shteti amë si mësuese, apo dhe asistente, ato janë: Entela Muda, Elona Shkreta, Anxhela Alushaj, Gela Bulku, Edlira Teferici, Jonida Alla, Vjollca Skënderi, Mehrije Shala, Kade Lajqi, Vjosa Gruda, Davida Hasanaj, Merita Efndija Sinanaj, Dr. Manjola Duli.

Pas koncertit të pranishmit u argëtuan me këngë e valle të traditës nën kujdesin e Dr. Valbona Zylo Watkins.

Aktiviteti u filmua nga Todd Watkins anëtar i stafit të TV “Alba Life” dhe në bashkëpunim me zonjushen simpatike Kendra Duli morën intervista rreth aktivitetit madhështor.

Koncerti se shpejti do te transmetohet ne kanalet televizive.

Programi artistik

Koncerit u hap me këngën: “Ty Flamur të duam shumë” nën dirigjimin e sopranos së shquar Dëshira Ahmeti Kërliu.

Nxënësit e Shkollës Shqipe ne Bronx të përgatitura nga mësuese Mehrije Shala, Kade Lajqi Vjosa Rraci, Davida Hasanaj dhe Merita Efendija Sinanaj sollën një program me këngë, valle dhe recitime. Mësimi në këtë shkollë zhvillohet në mjediset e Qendrës “Illyria” siguruar nga z.Mark Gjonaj Nderi I Kombit. Kjo shkollë ka një sukses të madh dhe vazhdon të jetë në rritje të vazhdueshme, fal punës së mësuesëve.

Programi vazhdoi me Marshin e UCK-së nga Diellor Lajqi, i cili pati shumë sukses.

Kori këndoi Gjuha Shqipe Gjuha onë nën dirigjimin e artistes Kërliu.

Dua Cipa interpretoi: “S’ka si ty”, poezi për Gjuhën/ Eliona Shala, Mërgimtari/

Mikail dhe Apollonia Saiti: Flamuri kuq e zi/ Ilirida Lajqi: Flamuri/ Hana Osmani: Gëzuar Vitin e Ri/ Nina Gjonbalaj: Po vjen Viti I Ri/ Eliona Shala: Babagjyshi.

Në Queens, nxënësit ishin përgatitur nga mësuese Vjollca Skënderi.

Klesta Xama: interpretoi “Vjeshta”.

E vecanta në këtë aktivitet ishte se kishin ardhur nxënës që zhvillojnë mësimin në Online nga mësuese Gresila Basha. Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit ishte e vetmja shkollë në Diasporë që e hapi e para mësimin në Online dhe i bëri sfidë pandemisë botërore. Që prej atij viti të tmerrshëm ne e kemi vazhduar mësimin në Online. Nxënësit që kishin ardhur nga larg ishin: Alexa Ziko “Flamuri”/ Anna Gaffar: Jam shqiptare/ Ian Kulla “Fjalët e qiririt”, Naim Frashëri/ Isabela Bala “Sa të dua o Shqipëri” Asdreni

Nxënësit në Brooklyn ishin përgatitur nga mësueset Edlira Teferici, Jonida Alla dhe për programin artistik nga Gela Bulku.

Ata ishin Aria Stoja “Gjuha Jonë’’/ Rei Musta Vitin e Ri dhe për Nënën Shqipëri/ Ergis Capo poezi për Vitin e Ri.

Kënga Rroftë Shqipëria u këndua mjeshtërisht nga Altea Bala dhe Kelvin Rustani

Altea Bala: “Ja na erdhi Viti i RI”/ Anja Kojku: “Gjuha jonë“/ Delfi Zeqo: “Erdhi Dimri në qytet”/ Enzo Rustani: “Festat“/ Jori Lamçe: “Fjala është e vogël shumë” Odhise Grillo/ Ersijona Gjapi “Ti Shqiperi me ep nder”/ Kelvin Rustani: “Bagëti e Bujqësi”

Në Staten Island nxënësit ishin përgatitur nga mësueset: Entela Muda, Anxhela Alushaj dhe Elona Alikaj. Poezi kushtuar Atdheut dhe Vitit të Ri. London Skara/ Amina Duka vjersha Mirë se erdhe Vit i Ri/ Ema Martini dhe Klea Martini – poezia Atdheu. Bora Alikaj – Thënie. Rayan Leka – vjersha Babagjyshi/ Emma Watkins: Cili je ti more burrë?

Dea Watkins: Gjuha Shqipe nga Gjergj Fishta. Nxënësja e talentuar Laura Leka luajti në piano.

Kori i Shkollave Shqipe interpretoi këngën tradicionale: “Ja na erdhi Viti I Ri”.

Vallet e bukura u intepretuan nga nxënës të Shkollës Shqipe në Brooklyn të cilët ishin të veshur me kostumet kombëtare dhuruar nga zonja e nderuar Lindita Pira.

Ata interpretuan: Vallja kosovare. Ndërsa nxënësit në Staten Island intepretuan: Vallja e Tiranës. Programi u mbyll me “Vallja e Bariut” nga nxënësit e Shkollës Shqipe në Brooklyn përgatitur plot kujdes dhe profesionalizëm nga znj. Gela Bulku e cila në këtë koncert ndihmoi me dy valle.

17 Dhjetor, 2022

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kozeta Zylo

“MITROVICA ËSHTË SHQIPËRI”

December 15, 2022 by s p

Filed Under: Komunitet

5-VJETË NGA THEMELIMI I SHOQATËS SHQIPTARO-AMERIKANE “SKENDERBEJ” 

December 12, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence
Logo, company name

Description automatically generated

Përshëndetje të gjithë ju – Këshillit të Shoqatës, Kryetarit aktual, Zotit Imer Lacaj, ish-Kryetarit, Zotit Mark Qehaja dhe Kryetarit të parë të Shoqatës “Skenderbej”, Zotit Bashkim Shehu. 

Zonja dhe Zotëri, pjesëmarrës të nderuar.

Pesë vjetë nuk janë shumë në jetën e një shoqate si kjo e juaja, e cila krenarisht, mban emrin e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit –Skenderbej. 

Në këto 5 vite të shkurtëra – por të mbushura me veprimtari kombëtare e kulturore të Shoqatës tuaj — kini treguar atdhedashurinë, seriozitetin dhe përkushtimin tuaj në zbatimin e misionit të Shoqatës “Skenderbej”, për të bashkuar komunitetin shqiptaro-amerikan, duke ruajtur traditat, trashëgiminë kulturore dhe identitetin.

Dua të përmend 2-3 raste aktivitetesh në të cilat kam patur nderin dhe privilegjin të marr pjesë, gjatë këtyre viteve:  Simpoziumin shkencor që Shoqata “Skenderbej” ka organizuar me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, në nderim të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës.

Akademinë Përkujtimore kushtuar Veprës së Komandantit Legjendar të Kosovës e të Kombit, Adem Jasharit.   Dhe ndër shumë të tjera — Tubimi i organizuar nga Shoqata “Skenderbej, më heret këtë vit, në kuadër të 100-Vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Shqiptaro-Amerikane.  

Kështuqë, 5-vjetori i Shoqatës “Skenderbej”, me të drejtë është një rast për të festuar arritjet dhe sukseset, por është gjithashtu një moment reflektimi për të kujtuar.

Për të gjithë ne — edhe këtu në Amerikën e lirë e demokratike është edhe një çast betimi për të mbrojtur kauzat dhe interesat madhore kombëtare, por edhe ngjarjet historike dhe personalitetet e historisë së Kombit shqiptar, si Gjergj Kastrioti – Skenderbeu – i quajtur, ndër të tjera, edhe Kryetrimi, i Përgjithmonshmi i Kombit dhe Kryendërtuesi i Atdheut – i cili gjatë shekujve, na ka dhënë emrin dhe identitetin e shqiptarit. 

Pa dashtë me shkue më gjatë – megjithëse me të drejtë është një rast festimi sot, nuk mund t’i shmangemi realitetit aktual politik në trojet tona. Dua të theksoj se duhet të jemi të sinqertë me veten tonë dhe me njëri tjetrin, si shqiptarë kudo që jemi, por sidomos në Shqipëri dhe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, përfshir diasporën tonë të madhe – se bashkimit midis nesh i mbetet shumë për tu dëshiruar, veçanërisht, politikës shqiptare të ndarë dhe të përçarë, në Shqipëri dhe në Kosovë.

Më lartë thashë se kjo ditë duhet të jetë një ditë festimi, por uroj që të shërbejë edhe si ditë kujtimi dhe lutjeje ashtuqë, “Zemrat e të gjithë (shqiptarëve) të zbuten e të hapen për të pranuar këshillat e Perendisë,  që e ardhmja e Kombit Shqiptar bujar, të jetë e dênjë për të kaluarën e tij të lavdishme dhe për atë mision që i Madhi Zoti i ka caktuar atij, në këtë shekull.” (Papa Pali VI me rastin e 500-vjetorit të Skenderbeut drejtuar shqiptarëve në Vatikan, 1968).

Urimet e mia më të përzemërta me rastin e 5-vjetorit të Shoqatës “Skenderbej”!  Gjithmonë u takofshim e festofshim të gëzuar dhe të bashkuar!

Ju falënderoj nga zemra për ftesën! Gjithmonë dalshi me faqe të bardhë në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të Kombit!

Frank Shkreli

 Pak histori për për Shoqatën Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”-

Albanian American Association Skenderbej was created on December 10, 2017, in Queens New York.  — The council made up of 15 members elected Bashkim Shehu as the first president of the organization. Since its creation, the organization has organized many important cultural events and is dedicated to promoting the Albanian American community in New York and in the United States. The organization received its non-for-profit 501(c) 3 tax exemption status on February 28, 2019, under the leadership of Bashkim Shehu, Mark Qehaja and Imer Lacaj.

Our Mission — Our mission is to bring the Albanian American community together for important causes and activities. We will dedicate our efforts into promoting the Albanian culture, language and traditions to the future generations. Host numerous lectures, dinners, musical performances, sports and other activities to bring us together to celebrate our heritage and build a strong community.  We encourage everyone to join us and become part of our organization. We promise you will meet amazing and dedicated people and will have the pleasure and satisfaction of helping fellow Albanians and strengthening our community in New York and the United States.

Logo, company name

Description automatically generated

Filed Under: Komunitet Tagged With: Frank shkreli

Tv Kultura Shqiptare, çerekshekull në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë

December 10, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York, 4 Dhjetor 2022 – Televizioni Kultura Shqiptare festoi çerekshekull transmetime dixhitale në shërbim të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një festë madhështore në Bronx, media e drejtuar nga Adem Belliu përfshiu shumë bashkëpunëtorë ndër vite, profesionistë të medias, veprimtarë të komunitetit shqiptar, miq e të ftuar të familjes televizive. Televizioni Kultura Shqiptare u themelua më 28 Nëntor 1997 në Bronx New York. Ishte pjesë e rrjetit të televizionit publik Bronxnet. Ky televizion ka ndjekur çdo veprimtari të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke qenë një memorie televizive, historike, dixhitale e shqiptarëve të Amerikës. TV Kultura Shqiptare ka në plan në bashkëpunim me organizatat shqiptare kryesore në New York që në pranverë të organizojë një festë madhështore për komunitetin shqiptar. TV Kultura Shqiptare është televizioni më i vjetër shqiptar në Amerikë dhe ka një arkivë shumë të pasur të jetës komunitare të shqiptarëve të Amerikës. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli i shpreh mirënjohje dhe falenderim të përzemërt për bashkëpunimin, dedikimin, përkushtimin dhe profesionalizmin.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Adem Belliu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT