• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Bijtë e Shqipes” në Philadelphia organizuan mbrëmje solemne madhështore me rastin e 15 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

February 28, 2023 by s p

Nga dr. Sadik Elshani

Fotot: Eva Dori, gazetare

Muaji shkurt në shoqatën “Bijtë e shqipes” është mujai i shpalljes së pavarësisë së Kosovës që shënohet e festohet me një varg veprimtarish të llojllojshme. Këtë vitë veprimtaritë ishin më të shumta edhe për faktin se ky ishte përvjetori i 15-të i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ditë më parë u organizua një veprimtari për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë në vitet 1941 – 1944, kur u vunë themelet e arsimit shqip në Kosovë. Ndërsa më 17 shkurt për herë të parë u organizua ngritja ceremoniale e flamurit të Kosovës në bashkinë e Filadelfias. Ishte kjo një ceremony madhështore në të cilën mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Uoshington, z. Ilir Dugolli si dhe i tërë personeli i kësaj ambasade. Për të dyja këto veprimtari janë botuar shkrime të detajuara, prandaj nuk është nevoja që të zgjatemi më tepër këty. 

Festimet e shoqatës sonë kulmuan me mbrëmjen solemne, me darkë e muzikë. Salla ishte zbukuruar me flamujt kombëtarë: amerikanë e shqiptarë (kuqezi), si dhe atë të shtetit të Kosovës, tullumbace me ngjyrat e kaltërta e të verdha, Pak nga pak salla u mbush plot me bashkatdhetarë. Gëzimi, krenaria shprehej në fytyrat e qeshura të të gjithë pjesëmarrësve ne këtë mbrëmje festive, nga të gjitha trojet tona etnike. Pjesëmarrja e bashkatdhetarëve tanë nga Kosova që jetojnë në Philadelphia e rrethinë ishte e kënaqëshme. Kemi për çka të gëzohemi, sepse pas vuajtjeve shekullore nën thundrën e Serbisë, pas përpjekjeve mbinjerëzore dhe një lufte të pandërprerë 100 vjeçare, shqiptarët e Kosovës ngadhnjyen, dolën fitimtarë dhe më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur, shtet i njohur nga fuqitë më të mëdha dhe nga demokracitë më të përparuara të botës. Është ky një kurorëzim i suksesshëm i angazhimeve dhe luftërave të brezave të tërë të shqiptarëve, përpjekjeve dhe sakrificave të intelektualëve dhe të gjitha forcave përparimtare e atdhetare, luftës heroike të UÇK-së, punës së madhe të diasporës shqiptare të Amerikës dhe Europës dhe ndihmës vendimtare që na dhanë miqtë tanë, sidomos ShBA-të dhe aleanca e NATO-s – një bashkëveprim i bashkërenduar mirë i faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar.

Mbrëmjen festive e hapi kryetari i shoqatës, zoti Bujar Gjoka, icili u dëshiroi të pranishmëve mirëseardhjen, duke iu uruar atyre këtë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare – ngjarjen e dytë më të madhe të kombit shqiptar, pas shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912. Pasta jai vazhdoi me një pasqyrë të ngjarjeve dhe përpjekjeve të disa figurave qëndrore të historisë sonë shumëshekullore. Në vazhdim ai ceku disa të arritura të Kosovës në fushën e sportit, kulturës, bujqësisë dhe ekonomisë dhe shprehu dëshirën që udhëheqësit e Kosovës me punë të përkushtuar ta çojnë vendin përpara drejt integrimeve përendimore, organizatave botërore, përfshirë edhe anëtarësimin në OKB. Pastaj z. Gjoka i njoftoi shkurtimisht të pranishmit për punën dhe veprimtaritë e shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe sidomos për punët dhe përpjekjet këmbëngulëse që shoqata dhe bashkësia jonë janë duke i bërë për meremetimin, rregullimin e godinës sonë të re. Si në çdo takim tonin, edhe me këtë rast, zoti Gjoka u bëri thirrje bashkatdhetarëve për të mos i kursyer ndihmat për ta kryer me sukses këtë projekt madhështor të një rëndësie të madhe, jo vetëm për bashkësinë shqiptaro – amerikane të Philadelphias, por për tërë diasporën tonë në Amerikë e gjetiu. Do të krijojmë kushte shumë më të mira për mbarëvajtjen e punës së shkollës, shoqatës dhe të bashkësisë sonë.

Raste te tilla u japin mundësinë bashkatdhetarëve që të takohen me njër – tjetrin, të këmbejnë mendime e përshtypje për cështje të ndryshme. Bisedat vazhdonin në mes të bashkatdhetarëve për çështjet shqiptare, gjendjen në Shqipëri, Kosovë e trojet tjera shqiptare. Të gjithë pajtoheshin se, historia sado e lavdishme, është histori, tani duhet të përqëndrohemi që të ndërtojmë një shtet modern me institucione funkcionale demokratike, duke përmbushur kështu idealet dhe ëndrrën e të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës. Dhe për këtë është i nevojshëm angazhimi i të gjithëvë, sidomos atyre që janë në pozita udhëheqëse. Udhëheqësit e shtetit, organeve shtetërore dhe partive politike duhet të heqin dorë nga zënkat e ulëta, fyerjet, sharjet dhe akuzat e ndërsjella dhe t’u rreken me seriozitet e përkushtim çështjeve madhore të kombit tonë. Përvoja jonë historike me Serbinë dhe ngjarjet e kohëve të fundit janë dëshmi se provokimet, intrigat, kërcënimet, ëndrrat e tyre për Kosovën nuk pushojnë kurrë. Një vemendje e posaçme u kushtohej edhe ngjarjeve më të fundit, bisedimeve me Serbinë, mbyllje së këtij konflikti shekullor.

Kjo mbrëmje solemne madhështore ishte edhe një rast i mirë për t’i nderuar me “Certifikatë mirënjohjeje” disa veprimtarë të dalluar të shoqatës sonë, të cilët me angazhimin e tyre ndër vite, jo vetëm në shoqatë, por edhe në Kosovë, kanë dhënë ndihmesën e tyre të çmuar për pavarësinë e Kosovës, ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave tona kombëtare. U nderuan: z. Destan Rukiqi, familja Osmanollaj, z. Maliq Arifaj dhe z. Xhavit Hamza.

Gjatë tërë mbrëmjes atmosfera ishte mjaft e gëzueshme, ngazëlluese, kënga dhe vallja vazhduan gjer në orët e vona. Për këtë u kujdes DJ i gjithanshëm, Renaldo Ramo dhe këngëtari i talentuar, Arjol Shpuza. Jehonin këngët dhe vallet nga të gjitha krahinat shqiptare, sidomos ato nga Kosova.  Por, yjet e vërteta të kësaj mbrëmje ishin vogëlushet: Dea Ismaljati dhe Arita Rukiqi, të veshura me fustana – flamurin e Kosovës, ato i dhanë një bukuri të veçantë kësaj feste, duke kënduar e vallëzuar me atë gëzimin e dëlirë fëmijëror. Arita, nxënësja e talentuar e shkollës sonë, me plot mjeshtëri artistike këndoi këngët: “O mallet e Shqipërisë” dhe “Pse jemi të ndarë”. Edhe ushqimet ishin mjaft të shijshme e të përgatitura si për festë. Të gjithë pjesëmarrësit e kësaj mbremje ishin shumë të kënaqur dhe shprehën dëshirën që të organizojmë sa më shpesh mbrëmje të tilla të hareshme familjare.

Në këtë ditë të shenjtë për Kosovën dhe gjithë kombin tonë, shtetit të dytë shqiptar i urojmë mbarësi e përjetësi. Gëzuar!

Philadelphia, më 27 shkurt 2023

Sadik Elshani është anëtar i Këshillit Drejtues dhe ish-kryetar i shoqatës “Bijtë e shqipes”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Sadik Elshani

AALEA USA shpreh urimet më të mira për togerin e Kreshnik Bakraqi dhe për oficerin e shtetit te New Jersey Elessawy Abdula Sela

February 25, 2023 by s p

Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit (Albanian American Law Enforcement Association – AALEA USA) shpreh urimet më të mira për togerin e policise se qytetit te new york zotit Kreshnik Bakraqi dhe për oficerin e shtetit te New Jersey sapo-diplomuar Elessawy Abdula Sela.Toger Kreshnik Bakraqi, me origjinë nga Peja, shënoi një sukses të rradhës të komunitetit tonë profesional duke u ngritur në detyrë dhe duke u emëruar tashmë si Komandant i Detektivave të Komisariatit 52.Nga ana tjetër, Elessawy Sela u bë anëtari më i ri i shoqatës sonë teksa u diplomua me vlerësimet maksimale nga Policia e Akademisë së Shtetit të Nju Xhersit.Elton Shametaj, themeluesi dhe kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatuesve të Ligjit AALEA,u shpreh entuziast për sukseset e shokut te shkolles Bakraqit dhe të Selës:”Togeri Bakraqi vjen na nje familje patriotesh dhe shënon një arritje të madhe duke u bërë i pari shqiptaro-amerikan që merr një emërim kaq prestigjioz. Shoqata jonë dhe të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenarë për aktualizimin e potencialit të profesionistëve tanë të shkëlqyer dhe për prezantimin dinjitoz që ata bëjnë si pjesëtarë të komunitetit profesional. Në të njëjtën kohë, komuniteti ynë vazhdon të shtojë përfaqësimin në institucionet ligj-zbatuese amerikane, sikurse dëshmohet nga vullneti dhe përkushtimi i të riut Abdula . Të gjithë ne i urojmë atij suksese në karrierën e sapo nisur dhe mezi presim kontrobutin e tij si anëtar i forcave të policisë, por edhe brenda shoqatës sonë.Hadis Sela

Filed Under: Komunitet

Një libër i ri për lirinë, shpresën dhe të ardhmen, Beqir Sina sjell “Rob – Një biografi për dy kohë”

February 24, 2023 by s p

Fedatata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA të promovojë më 5 Mars ora 2 pm në Royal Regency Hotel – Yonkers NY 165 Tuckahoe Rd 10710- librin e Gazetarit Beqir Sina “Rob – Një biografi për dy kohë”, me parathënie të Ilir Ikonomit , redaktor Ilirjan Agolli .Libri prej më shumë se 400 faqesh, botim i “Tirana Times”, paraqet jetën e autorit nën komunizëm dhe lirinë që ai gjeti në Amerikë.Autori lindi në internim, në Savër të Lushnjes në vitin 1957 dhe fati i tij ishte i vulosur që nga ai çast. Në mënyrë sureale, pa lindur mirë, atij i ishin mohuar të gjitha të drejtat njerëzore dhe duhej që jetën ta kalonte në mjerim.Autori Sina përshkruan brutalitetin e regjimit, por këtë e jep në një formë të re. Ai sjell një rrëfim të pa sforcuar, flet me vetpërmbajtje dhe me të njëjtin durim që ai dhe familja e tij treguan në vitet e gjata të vuajtjeve në Savër.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina

Një festë që të bën krenar e pjesë e sfidës të së ardhmes

February 22, 2023 by s p

Mbresa nga festimi i 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Boston

Nga Namik Selmani

Në vitet e qëndrimit tim në Boston përherë e kam pritur me entuziazëm festën e vëllezërve të mi kosovarë. Madje shumë herë kam qenë dhe pjesë e fjalimeve të festave. Jo vetëm festën e Pavarësisë së Kosovës kur nuk kam munguar asnjëherë, por dhe Festën e Pavarësisë së Shqipërisë ku marrin pjesë të gjithë shqiptarët pa dallim moshe e krahine.

Këtë radhë festa jubilare e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u përkujtua me mjaft emocion dhe entuziazëm në Kishën e Shën Gjergjit ose, si e quajnë në Boston e në mbarë Amerikën “Kisha e Fan Nolit.”

Që kur hyje në sallonin e kishës të përshëndeste flamuri i Kosovës dhe torta festive me mbishkrimin “Gëzuar 15 vite! Për jetë!”

Në sfondin e tortës festive ishte vizatuar dhe flamuri i shtetit të Kosovës që sot ngrihet krenar në mjaft shtete të mbarë mbarë botës.

Ceremonia e festës së Kosovës u hap nga Atë Thefoani që solli mjaft kujtime nga ardhja e kosovarëve në Sent Ljuis kur ai shërbente aso kohë në Kishën shqiptare të atij qyteti.

E ai tregoi se edhe vete ai ishte bërë pjesa me humane e pritjes së atyre njerëzve të persekutuar nga pushtuesi serb

Emocioni i rrëfimit të tij bëri që disa herë ai të duartrokitej nga pjesëmarrësit e shumtë që mbushnin sallën e lutjeve.

Duke e dëgjuar atë, kujtoja vizitën e kryeministrit të Kosovës zoti Albin Kurti para pak muajsh në Boston pikërisht në këtë kishë.

Aso kohe të gjithë u bëmë dëshmitarë të një emocioni të papërshkruar kurrë më parë kur na u shfaq për herë të parë një flamur gjigand që ishte qëndisur nga një grua shqiptare në fillimin e shekullit të kaluar. Këtë ngjarje unë e paraqita në shkrimin tim të botuar në librin “Kur fjala bekon fjalën”- Mbresa nga Amerika” dhe e quajta “Marigoja e Bostonit”.

Pas fjalës së tij e mori fjalën Z. Faton Limani anetar i komunitetit shqiptar në Boston.

Ai ka 11 vite ketu dhe është përfshirë në jetën social kulturore të Bostonin duke hapur dhe një Shkollë për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare online për të gjithe shqiptarët kudo ndodhen në mërgatë.

Ndër të tjera ai tha: “Pavarësia e Kosovës ishte padyshim dhe rezultat i kontributit te brezave të tërë të diasporës shqiptare këtu ne Amerikë e ne vende të tjera të botës. Ashtu siç kontribuan ne themelimin e shtetit të Shqipërisë ne 1912, Noli, Konica, veprimtare dhe atdhetarë të tjerë, e gjithë mërgata shqiptare vazhdoi edhe më pas të kontribuojë për çështjet me rëndësi të kombit tonë në mënyra te ndryshme, duke filluar nga ato politike, ekonomike, ushtarake e te tjera.

Ai tregoi në fjalën e tij edhe sfidat që Kosova e mbarë shqiptaria vazhdojnë të përballen. Duke u ndalur në një nga sfidat konkrete, si modelet jokushtetuese, të cilat po tentohet t’i imponohen Kosovës. Këto modele do ta defunksionalizonin nga brenda dhe do të krijonin mekanizma për destabilizim që do të shfytëzoheshin nga hegjemonia serbo-ruse.”

Ndër të tjera ai i bëri thirrje mërgatës që të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Çamëri.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë përkujtim festiv ishin të një mendjeje ashtu sic e permendi dhe Z. Limani që duhet të ndajmë kohën e duhur për të përcjellë tek brezat e rinj virtytet me fisnike të kombit tonë, gjuhën, kulturën dhe traditën. “Ne jemi komb i Skënderbeut dhe Shenjtores Nënë Terezë dhe kemi shumë për t’i dhënë jo vetëm kombit tonë, por edhe gjithë njerëzimit”.

Pas këtyre dy fjalimeve mjaft të përgatitura u bë ekzekutimi i Himnit të flamurit të SHBA, Kosovës dhe Himni Shqiptar.

Në koktejlin që ishte organizuar për këtë ditë, të gjithë uruan me zemër për mbarësinë e shtetit të Kosovës dhe për miqësine mes Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës. Të gjithë pjesëmarrësit sollën kujtime nga ditët e stuhishme të luftës dhe të emigracionit shqiptar nga Kosova në Amerikë.

Para rastin që të bëj njohjen me tre veprat e mia madhore kushtuar mërgatës së Kosovës në SHBA e konkretisht në Boston si libri “Kur fjala bekon fjalën-Mbresa nga Amerika” botuar në SHBA, “O ky malli për Gjakovën!” dhe antologjinë vetjake “Kosovë, bajrak i fjalës”.

Mes pjesëmarrësve më bëri përshtypje një çift studentësh. Të dy kishin ardhur për studime në Boston. Djaloshi ishte shqiptar që kishte lindur në Amerikë dhe familja e tij ishte me origjinë nga Korça. E fejuara e tij ishte një studente amerikane që kishte mësuar shqip mjaft mirë dhe dinte dhe të lexonte libra shqip.

Aktiviteti kaloi mjaft bukur me dëshirën që në mars të vijnë përsëri për t’u bërë pjesë e Muajit Nolian e për të promovuar ribotimin e kryeveprës e tij poetike ALBUM të botuar para pak kohësh nga Adriatik Press në kujdesin e Presidentit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe biri i krahinës së Preshevës Adnan Mehmeti

Boston,
Shkurt, 2023

Filed Under: Komunitet

Imam Gazmend Aga zgjidhet Kryetar Nderi i Bashkise se Waterbury me rastin e dites se pavaresise se Kosoves. Flamuri i Kosoves valevitet ne qytetin e Waterbury, Connecticut

February 21, 2023 by s p

Albanian American Muslim Community/

Ne nje ceremoni madheshtore e cila organizohet prej vitesh, shqiptarë nga shtete te ndryshme u mblodhen ne Waterbury, Connecticut per te festuar diten e pavaresise ku pas himneve te Kosoves, Amerikes dhe Shqiperise, u ngrit flamuri shqiptar.Kryetar nderi i bashkesise se Waterbury u zgjodh Imam Gazmend Aga, I cili punoi dy vite si drejtor I Gjimnazit Hasan Nahi ne Prishtine si dhe imam prej vitesh I Komunitetit Mysliman Shqiptaro Amerikan ne Connecticut, SHBA.Ceremonia u moderua nga dy personazhe te shkelqyer, Lauresha Xhihani dhe Mhill Velaj. Imam Endrit Himaj beri lutjen e hapjes duke permendur vlerat e kombit tone. Ai u lut per komunitetin shqiptar, Shqiperine dhe Ameriken.Albana Lame, presidente e AAMC, pershendeti te pranishmit duke vleresuar kryetarin e nderit Imam Gazmend Aga dhe falenderuar te gjithe shqiptaret per vlerat dhe shembullin e tyre te shkelqyer kudo jetojne. Gjeneral Mark Qehaja përshëndeti të pranishmit duke folur per heroizmin e kombit tonë në shpalljen e pavaresise. Prof. Dr. Bexhet Asani foli për paqen dhe dashamirësine e popullit tonë duke e ilustruar me shembullin e komunitetit hebre të shpëtuar nga shqiptarët gjatë luftës së dyte botërore.Me pas, ne emer te bashkise se Waterbury, Paul Pernereëski, President Board of Alderman vleresoi Imam Gazi per kontributin e tij ne ndertimin e nje klime paqesore ndermjet feve ne Connecticut. Ai i dorezoi Imam Gazmend Ages citimin special per te ne emer te kryetarit te bashkise se Waterbury. Senatorja e shtetit te Connecticut Joan Heartley foli për miqësinë me Imam Gazin duke vlerësuar punën për paqen dhe dialogun sidomos nëpërmjet grupit “Three Amigos”.Ron Napoli, dhe Geraldo Hejes, përfaqësues të pushtetit lokal, pershendeten te pranishmit duke vleresuar maksimalisht komunitetin e shkelqyer shqiptar dhe punën e bërë nga Imam Gazi për komunitetin e Waterbury.Dr. Arjet Gega, një figurë e njohur e komunitetit shqiptar në Connecticut dhe më gjërë në Amerikë, vlerësoi miqësinë e gjatë me Imam Gazin që prej shkollës së mesme dhe punën e tij të vazhdueshme për kombin dhe fenë.Prend Qetta, një intelektual I njohur në Ëaterbury, përshëndeti të pranishmit duke I falenderuar për mbështetjen dhe pjesëmarrjen.Rabbi Eric Polokoff dhe Monsinjor Joe Donnelly, bashkëthemelues të grupit “Three Amigos” ku bën pjesë dhe imam Gazi, ndanë me të pranishmit vlerësimet e tyre për imamin dhe rolin paqendërtues të vazhdueshëm të këtij grupi.Imam Gazmend Aga, kryetari i nderit I ditës së Bashkise se Waterbury, falenderoi komunitetin shqiptar dhe anetaret e saj, themeluesit e AAMC, stafin, nxënësit dhe prindërit e Gjimnazit Hasan Nahi, të gjithë bashkëpunëtoret gjatë qëndrimit të tij ne Kosove, Three Amigos, Dr. Arjet Gegën dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të pranishëm, familjen, miqte dhe te pranishmit. Nder te tjera Imam Gazi tha; “Çdo shqiptar e do SHBA-në për gjithçka që bëri ky vend i mrekullueshëm për kombin tonë, por veçanërisht per rolin thelbësor në pavarësinë e Kosovës. Është një kohë kritike që diaspora jonë të jetë më e bashkuar dhe të vazhdojë të punojë që SHBA të vazhdojë të njëjtin rol pozitiv dhe konstruktiv. Është jetike që politika e Kosovës të bashkohet rreth vlerave strategjike, në vend të interesave të shkurtra.Le ta festojmë këtë ditë me krenari dhe gëzim dhe le të presim me padurim një të ardhme të ndritur për Kosovën.Shfrytëzoj rastin, si “kryetar i ditës”, tu uroj të gjithë shqiptarëve në mbarë botën 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me dëshirën për të jetuar përgjithmonë të bashkuar, në harmoni me njëri-tjetrin, duke kujtuar me mençuri të kaluarën, duke punuar më shumë. të bashkuar në të tashmen dhe duke ndërtuar një të ardhme më të mirë paqësore.”Ne fund, artisti paulin Gega mahniti te pranishmit me performancen e tij me cifteli plot emocion dhe vlera te kultures shqiptare.Nje dite e bukur sic i ka hije shqiptarise dhe komunitetit shqiptar.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 88
  • 89
  • 90
  • 91
  • 92
  • …
  • 394
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT