• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Agjencia Austriake për Zhvillim bashkëpunon me UNDP-në për të forcuar veprimin lokal për klimën

November 10, 2021 by s p

-Sandra Horina, Shefe e Zyres Koordinuese të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Prishtinë: Këto ditë ne po ndjekim lajmet nga konferenca “Veprimi për Klimën COP26” dhe besoj se të gjithë ne duhet të veprojmë tani për brezin e tanishëm dhe atë të ardhshëm. Me këtë projekt ne synojmë të reduktojmë emetimet e gazrave serrë…/

PRISHTINË, 10 Nëntor 2021-Gazeta DIELLI/ Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), njësia operative Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e kostove nga palët e treta për të mbështetur komunat e Kosovës në rrugëtimin drejt tranzicionit për një zhvillim neutral ndaj karbonit.

Znj. Sandra Horina, Shefe e Zyrës Koordinuese të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Prishtinë dhe znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, në prani të Sh.T. Christoph Weidinger, ambasador i Republikës së Austrisë në Kosovë, nënshkruan marrëveshjen për të vazhduar të punohet edhe më tej sipas suksesit të projektit “Urban NAMAs” në Prizren, si dhe duke u zgjeruar edhe në komunën fqinje të Suharekës. Kjo marrëveshje shënon vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të zvogëlimit të emetimeve të gazrave serrë (GHG) dhe të kontribuojë në tranzicionin e gjelbër në Kosovë.

Z. Christoph Weidinger, ambasador i Republikës së Austrisë në Kosovë, shprehu kënaqësinë që projekti “Forcimi i Veprimit Lokal për Klimën” është vazhdimësi e kontributit të Austrisë në tranzicionin e gjelbër të Kosovës. Ambasadori Weidinger theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët global dhe në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat në mënyrë që ketë trajtim efektive për ndryshimet klimatike. Austria vazhdon të luajë rolin e saj në këtë fushë.”

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, tha me këtë rast: “Kemi kënaqësinë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer me ADA-në dhe Komunën e Prizrenit dhe mirëpresim zgjerimin e partneritetit me Komunën e Suharekës. Përderisa ky projekt i ri na lejon të punojmë në bazë të rezultateve të shkëlqyera të arritura deri më tani, njëherit na jep mundësi për të hulumtuar edhe dinamikën rurale-urbane, risitë shoqërore si dhe mënyrat të reja mobilizimi për të financuar veprimet për klimën. Partneriteti afatgjatë me ADA-në na ka mundësuar të zhvillojmë planifikim të bazuar në dëshmi dhe të vemë në përdorim qasje të reja për veprimin klimatik në Kosovë – andaj ne presim me padurim të angazhohemi edhe me një gamë të gjerë të palëve të interesuara ndërsa ecim përpara me këtë iniciativë”.

Sandra Horina, Shefe e Zyres Koordinuese të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Prishtinë theksoi se ADA është shumë e lumtur të mbështesë komunat e Kosovës në tranzicionin e tyre drejt zhvillimit me emetime zero duke vazhduar punën në bazë të rezultateve të projektit të mëparshëm “Mbështetje për Prizrenin e Qëndrueshëm – Inicimi i NAMA-ve Urbane”. “Këto ditë ne po ndjekim lajmet nga konferenca “Veprimi për Klimën COP26” dhe besoj se të gjithë ne duhet të veprojmë tani për brezin e tanishëm dhe atë të ardhshëm. Me këtë projekt ne synojmë të reduktojmë emetimet e gazrave serrë dhe të kontribuojmë në një zhvillim me karbon neutral përmes një qasjeje të integruar dhe të ndjeshme ndaj gjinisë. Ne do të përfshijmë në aftësim dhe aktivitete për ndërgjegjësimin e së paku 620 përfitues të drejtpërdrejtë nga institucionet publike dhe sektori privat, nga të cilët të paktën 340 do të jenë gra”, tha znj. Horina.Së bashku me kontributin e ADA-së prej 1 milion eurosh për projektin “Forcimi i Veprimit Lokal të Klimës”, 100,000 euro shtesë nga komuna e Prizrenit dhe 50,000 euro nga komuna e Suharekës janë dëshmi dhe përkushtim për të punuar së bashku në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Filed Under: Kronike

U nda nga jeta shkrimtari Ramadan Pasmaçiu

November 3, 2021 by s p

Agim Xh. Dëshnica/

Në mëngjes të  djelën, 31 tetor në Tiranër,  u nda jeta, Ramdan Pasmaçiu shkrimtari  i mirënjohur në letërsi  për fëmijë  e  të ritur. Ramadan Pasmaçiu u lind në Berat më 26  shkurt 1938. Shtatëvjeçaren e kreu  në shkollën e tregut të  vendlindjes Në dhjetor  1955 mbaroi  teknikumin e naftës në Kuçovë . Në shtator 1957 me rekomandim të Lidhjes së shkrimtarëve  dhe artistëve të Shqipërisë për prirje të veçanta letrare u dërgua në degën e gjuhës e letërsisë shqipe në fakultetin  Histori- Filologji. Pas diplomimit u emërua drejtor i shkollës  së Shëngjergjit të Tiranës, prej nga u tërhoq në gazetën”Bashkimi”,  tek punoi gjer në vitin 1966. Më tej shërbeu  në gazetën  “Mësuesi” dhe 18 vjet kryeredaktor  i  revistës letraro-artistike për fëmijë  “Yllkat” që nga krijimi i saj. Shkrimtari Ramdan Pasmaçiu  do të kujtohet si një nga krijuesit që ka lëvruar me sukses të gjitha gjinitë letrare, ku ka marrë shumë çmime të para. Në vitin 1987 ai meritoi çmimin “Migjeni” për romanin në katër vëllime “ Udhëve të fëmijërisë.”. Me vendosjen e demokracisë në vendin tonë, krijimtaria e tij mori një vrull të ri. Veprat që ka botuar  në këta vite janë të shumta, përmendim vetëm  disa prej  tyre:“Dashuria e nënës,” “ Mësuesja”, “ Kush rron duke shpresuar, “  “Ju flas me zemër të hapur”♀”“Maratonomaku.” Romanet: “ Përtej  kohës,” “ Shtjellat e bardha,” “ Flaka e shpresës”kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë. Për këtë vepër ai u nderua me dekoratat Nderi i Qarkut të Beratit” “ Fisnik i qytetit të lashtë” dhe nga qyteti i Prizrenit  me dekoratën “Mirënjohje”.   Arriti   të botonte  vetëm një nga katër librat autobiografikë me titull: “´Rrënjët  e Zemrës” i cili është  në vetvete  shuplakë e fortë për diktaturën, thirrje  për të ruajtur të gjallë kujtesën, përpjekje për t’i  dhënë kombit diçka të vlerë. Ramadan Pasmaçiu do t’u mungojë dhimbshëm pjesëtarëve të dashur të familjes e të afërmeve me të cilët jetoi e bashkëpunoi gjatë krijimtarisë së tij; do t’u mungojë miqëve të vjetër e të rinj, të cilët e deshën aq shumë atë njeri bujar e fisnik, Ramdan Pasmaçiu,  ky  shkrimtar i palodhur   do të  jetojë me  nëpër veprat e tij me vlera kombëtare  e me gjuhën  e bukur shqipe.

Filed Under: Kronike

Kryetari Glauk Konjufca: Heroizmi i Afrimit dhe Fahriut ishte shkëndija e parë e UÇK-së

November 3, 2021 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, në 32-vjetorin e rënies së heronjve të Kosovës Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, bëri homazhe dhe vendosi lule mbi varrezat e tyre në Velani të Prishtinës.Me këtë rast, kryetari Konjufca tha se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë lënë amanetin e rëndësishëm se pa pushkë nuk vjen liria e Kosovës.“Ky ka qenë amaneti më i rëndësishëm i Afrimit, Fahriut dhe gjithë heronjve. Vepra e tyre heroike ishte faktikisht shkëndija e parë e UÇK-së. Amaneti i tyre u realizua në vitin 1998, kur mijëra djem e vajza u rreshtuan përkrah Ushtrisë sonë çlirimtare, e cila e përmbylli lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, tha kryetari Konjufca.Kryetari i Kuvendit shtoi se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu jo rastësisht prehen në varrezat e dëshmorëve në Velani, pranë aktivistit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, pasi që ai ishte frymëzim për veprën e tyre atdhetare.“Jo rastësisht Afrimi dhe Fahriu prehen këtu të qetë së bashku me Bacën Adem prej të cilit ata u inspiruan, sepse ai ishte i pathyeshëm. Ashtu siç ishte për ta frymëzim qëndresa e paepur e Adem Demaçit, për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë do të jenë frymëzim veprat e Afrimit, Fahriut dhe të gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e Kosovës”, theksoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Filed Under: Kronike

Ministri Krasniqi takon Senatorin Nunn, zëvendës Sekretarin e Shtetit Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOWA Sister States McCollum

November 3, 2021 by s p


IOWA, Des Moines, 2 nëntor 2021


Ministri i MAPL-së z.Elbert Krasniqi në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e IOWA-s ka takuar Senatorin e Shtetit z.Zach Nunn, zv.Sekretarin e Shtetit z.Michael Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOWA Sister States
znj.Karla McCollum me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOWA-s, si dhe fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit në qeverisje elektronike dhe digjitalizim të shërbimeve, rini, shkëmbim të eksperiencave, zhvillim ekonomik lokal dhe fusha të tjera.
Në këtë takim, Ministri Krasniqi e vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve partnere, si dhe shprehi mirënjohje dhe falënderim të pranishmëve për gjithë mbështetjen dhe ndihmën të cilën SHBA-të e kanë dhënë për Kosovën në të gjitha proceset dhe fazat e saj të shtetndërtimit.

Filed Under: Kronike

MUZLI ISUFI, I MIRI DHE I URTI QË NA MUNGON TË GJITHËVE

November 1, 2021 by s p

Elmi Berisha/

Muzli Isufi do të mbetet përherë në kujtesën e familjes e krejt Rrafshit të Dukagjinit si një ndër njerëzit e veçantë të trevës sonë që u shqua gjithmonë për urtësinë, mirësinë, zgjuarsinë dhe kontributin e madh në dobi të bashkëvendasve të tij në veçanti dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Muzli Isufi dhe grupi i tij i pleqve kanë qenë një strukturë e fuqishme që kanë ndihmuar në mbajtjen e bashkuar të frymës patriotike në Rrafshin e Dukagjinit, kanë luftuar për çështjen kombëtare, arsimin shqip, paqen, dhe mbi të gjitha promovimin e trashëgimin e vlerave më të larta të kombit tonë. Roli i Muzli Isufit dhe pleqve ka qenë tepër i madh në shuarjen e konflikteve apo armiqësive të ndryshme duke promovuar paqen, zhvillimin e kohezionin e brëndshëm social të trevës sonë në Rrafshin e Dukagjinit e më gjërë. Muzli Isufi këmbënguli gjithmonë për një shkollë shqipe tipike kombëtare duke mos lejuar që të ndërrohen emrat e shkollave dhe institucioneve nga emra shqiptar në emra serb. Ai u bëri thirrje të gjithë patriotëve dhe dha një rol specifik në ndihmë të demostratave në mbrojtje të Minatorëve të Trepqës. Muzli Isufi ka pasur një angazhim të fuqishëm humanitar në lëvizjen ‘Familja ndihmon Familjen’ edhe pse vetë i kishte kushtet e vështira ekonomike duke lehtësuar sadopak dhimbjen e vuajtjet e famileve në nevojë. Muzli Isufi është shquar gjithmonë për oratori të spikatur dhe intelekt të veçantë duke lënë gjurmë të pashlyeshme në logun e odave shqiptare. Muzli Isufi do të kujtohet me nder dhe respekt për gjithë veprimtarinë e tij në shërbim të komunitetit dhe kombit tonë. Burra si ai i lindin pak Kosovës. Vepra, mirësia dhe urtësia e tij do jenë shembull edhe për brezat që vijnë.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 110
  • 111
  • 112
  • 113
  • 114
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Racionaliteti erotik i pushtetit shqiptar
  • Hapet dega e 7-të e kursit të gjuhës shqipe në Lesvos të Greqisë
  • Besimi ndaj së mirës…
  • VATRA, NDERIM E RESPEKT PËR XHIM XHEMËN NË 84 VJETORIN E LINDJES
  • “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”
  • Rasim Juniku, një jetë mes filatelisë dhe dashurisë për Kosovën
  • Shpirti arvanitas në Rilindjen Europiane për atdheun e humbur
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT