• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Udhëheqësja e Komitetit Amerikano-Hebraik Avital Leibovich në Kosovë

June 17, 2021 by dgreca

-Kryeministri Kurti priti në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich/

-Znj. Avital Leibovich është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”/

PRISHTINË, 17 Qershor 2021-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, znj. Avital Leibovich, ish-nënkolonele e forcave rezervë të shtetit të Izraelit.

Znj. Leibovich e ka uruar kryeministrin Kurti, për siç ka thënë ajo, fitoren mbresëlënëse në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, si ndryshimi i shumëkërkuar nga qytetarët.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar znj. Leibovich me planet dhe programin qeveritar, që janë të përqëndruara në punësim dhe në drejtësi.

Znj. Leibovich tha se për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve nevojitet mërgatë e konsoliduar dhe e bashkuar. Ajo premtoi angazhim për të lobuar te kompani të ndryshme izraelite, që do të mund të orientonin investimet e tyre në Kosovë.   Znj. Avital Leibovich është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.  Ajo është gruaja e parë nga Lindja e Mesme që ka marrë këtë çmim prestigjioz shqiptar. Kjo medalje u jepet njerëzve që kanë kontribuar në sigurinë, zhvillimin dhe përparimin e  Shqipërisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Avital Leibovich, në Kosovë

Kryekuvendari, kryeministri dhe ambasadori britanik nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

June 17, 2021 by dgreca

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve të përbashkëta për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në institucione dhe organe publike, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë.

Në emër të institucioneve gjegjëse, Memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. 

Nëpërmjet këtij Memorandumi palët u pajtuan që të bashkëpunojnë për mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në rivendosjen e besimit në institucionet publike duke avancuar zbatimin e proceseve të rekrutimit, siç përcaktohet me legjislacionin përkatës në fuqi. 

Mbështetja britanike do të ndihmojë në funksionalizimin e sistemit të ri të rekrutimit për kategoritë e larta drejtuese, monitorimin dhe vendosjen e standardit të ri për proceset e rekrutimit në emërimet publike në Kosovë, si dhe përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve publike.​

Filed Under: Kronike Tagged With: ambassador Britânia, MEMORANDUM

Lulzim Basha rimerr zyrtarisht kreun e Partisë Demokratike

June 14, 2021 by dgreca

Nga Ilirian AGOLLI-Zeri i Amerikes/

Në Shqipëri, Partia Demokratike njoftoi sot edhe zyrtarisht rizgjedhjen për herë të tretë të zotit Lulzim Basha në detyrën e kryetarit të partisë më të madhe opozitare.

Ai fitoi me një diferencë të thellë përballë 3 konkurrentëve të tjerë, të cilët e akuzuan për garë të pabarabartë në parti dhe për humbjen e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill.

Lulzim Basha u rizgjodh sot zyrtarisht kryetar për herë të tretë i Partisë Demokratike, 7 javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. 

Sipas të dhënave nga komisioni zgjedhor i partisë, zoti Basha mori nga anëtarët e partisë 5 herë më shumë se sa konkurrenti tjetër Agron Shehaj, 33 herë më shumë se konkurrentja Harxhi, dhe 42 herë më shumë se konkurrenti Kadilli. 

Zoti Basha mori afro 33 mijë vota, ndërsa zoti Kadilli mori afro 800 vota, megjithatë, ky i fundit shprehu shqetësim për garë të pandershme, shpesh e ngjashme me shkeljet që PD tha se i bënë socialistët më 25 prill.

Zoti Kadilli tha se “pjesë e manovrave të pabarazisë ishte edhe shkurtimi i listës së anëtarëve nga 100 mijë vetë në 70 mijë vet, madje shumë figura të njohura të opozitës nuk gjenin emrat në lista për të votuar”, po ashtu edhe shkelje të tjera, që dëmtuan besueshmërinë e votimeve.

Edhe kandidatët e tjerë renditën dje disa shkelje si koha e shkurtër e garës, listat e pasakta të votuesve, mungesa e vëzhguesve, votimi familjar, fotografimi i votës, dhe shfrytëzimi nga zoti Basha i burimeve të partisë për të zhvilluar garën. 

Lulzim Basha, u rikonfirmua me mbi 80 për qind të votave për një mandat të tretë në drejtimin e Partisë Demokratike, pas votimit të zhvilluar të dielën në 76 qendra votimi në të gjithë degët e kësaj force politike. 

Zoti Basha tha sot pas zyrtarizimit të fitores, se votat shprehën mbështetjen e jashtëzakonshme nga anëtarët. “Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do tëbëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë” – tha ai pasite në një mesazh përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa dje tha se kjo ishte garë e vlerave të demokratëve. “Këto janë vlerat tona, janë vlerat e demokracisë, e shprehjes së lirë dhe vlerat e debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Me këto vlera do ta çojmë deri në fund, deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi” – tha zoti Basha.

Disa zëra kritikë në PD, si zoti Kadilli etj. kërkuan dorëheqjen e zotit Basha nga drejtimi i Partisë për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare më 25 prill, kur socialistët morën një mandat të tretë qeverisës, ndërsa demokratët edhe një tjetër 4-vjecar në opozitë. 

Mirëpo kjo përkoi me afatin e zgjedhjeve të rregullta për kryetar në parti dhe këto zgjedhje partiake u zhvilluan brenda më pak se një muaji.

PD ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale dhe zoti Basha ka folur për një vazhdim të betejës, sipas tij, ndaj regjimit të kryeministrit Rama, që po kontrollon me forcë gjithë pushtetet në bashkëpunim me botën e krimit të organizuar. 

Pasi janë rrëzuar gjithë pretendimet e saj për manipulime të zgjedhjeve më 25 prill,hapi tjetër i opozitës mbetet të shihet në shtator me qëndrimin e saj ndaj parlamentit të ri të mbizotëruar nga socialistët.

Filed Under: Ekonomi, Kronike Tagged With: Lulzim Basha, rimier PD

Kryekuvendari Konjufca takoi presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

June 7, 2021 by dgreca

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Shqipëri, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Kryekuvendari Konjufca dhe presidenti Meta diskutuan për marrëdhëniet që Kosova dhe Shqipëria kanë sendërtuar ndër vite në shumë sfera të bashkëpunimit, ndërsa u dakorduan që midis dy vendeve ende ka hapësirë për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi rëndësinë e heqjes së të gjitha barrierave ekonomike dhe nevojën imediate të partneritetit strategjik, si dhe për nismat rajonale dhe integrimet euro-atlantike.

Konjufca ritheksoi qëndrimin se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim rajonal por vetëm mbi bazën e barazisë dhe të reciprocitetit.

Ai po ashtu falënderoi presidentin Meta për mbështetjen konsistente dhe përkrahjen e fuqishme që shteti shqiptar i ka dhënë e vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese.

“Roli dhe kontributi i Shqipërisë ka qenë vendimtar në të gjitha periudhat dhe rrugëtimet tona si komb, sikurse edhe gjatë luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, theksoi kryetari Konjufca.

Presidenti Meta, nga ana e tij, tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe i inkurajon të dy vendet, që marrëveshjet e arritura mes tyre të mos të mbesin vetëm në letër.

Ai tha se është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se sfidat aktuale dhe ato që i presin në të ardhmen të dyja vendet, shtrojnë nevojën e bashkërendimit dhe konsolidimit më të madh të politikave zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës. ​

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryeparlamentari Konjufca, Presidenti Ilir Meta

Përfaqësues të SHBA e BE në Prishtinë, përgatitje për dialogun Kosovë-Serbi

June 2, 2021 by dgreca

PRISHTINË, 2 Qershor 2021- Gazeta DIELLI/ Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer  dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, kanë qëndruar në Kosovë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot – 2 Qershor 2021, ka dërguar këtë komunikatë:

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Lajçak, u takua me udhëheqësit e Kosovës për të bërë përgatitjet për takimin e parë të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë

1 qershor 2021 –  Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, përmbylli vizitën e tij 2-ditore në Kosovë.

Ambasadori Lajçak vizitoi Kosovën si pjesë e përgatitjeve të nevojshme për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë të planifikuar për në fund të këtij muaji. 

Ky ishte fokusi i konsultimeve të tij me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrimin Evropian, Zhvillimin dhe Dialogun Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë, Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës Gërvalla.

“Vizita ime në Kosovë ishte një vizitë produktive me qëllimin kryesor për të siguruar përgatitjen sa më të mirë të takimit të liderëve në Bruksel më vonë gjatë qershorit”, tha z. Lajçak.

Në Kosovë, Ambasadorit Lajçak iu bashkua Matthew A. Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. “Sot jam këtu me mikun tim të mirë Matt Palmer, gjë që është një shenjë e bashkëpunimit tonë të ngushtë transatlantik”, përfundoi Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së.

Z. Lajçak gjithashtu u takua me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe krerë të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.

Më vonë gjatë kësaj jave, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Lajçak, do të vizitojë Beogradin për të vazhduar përgatitjet për takimin e nivelit të lartë.

PRESS RELEASE 

EU Special Representative Lajčák met with Kosovo leadership to prepare the High-level meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue

1 June 2021 – Today, the EU Special Representative for the Belgrade-Pristina Dialogue and other Western Balkan regional issues, Miroslav Lajčák, wrapped up his 2-day working visit to Kosovo.

Ambassador Lajčák visited Kosovo as part of the necessary preparations for the High-level meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue scheduled for later this month. 

This was the focus of his consultations with President Osmani, Prime Minister Kurti, First Deputy Prime Minister for European Integration, Development and the Dialogue Bislimi, Second Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs and Diaspora Gervalla.

“My visit to Kosovo has been a productive one with the primary aim to ensure the best possible preparation for the leaders’ meeting in Brussels later in June”, Mr. Lajčák stated.

In Kosovo, Ambassador Lajčák was joined by Matthew A. Palmer, US Deputy Assistant Secretary of State in the Bureau of European and Eurasian Affairs with responsibility for the Western Balkans and the Aegean and Special Representative for the Western Balkans. “Being here today with my good friend Matt Palmer is a sign of our close transatlantic cooperation”, the EU Special Representative concluded.

Mr Lajčák also met with representatives of the international community and heads of EU member states in Kosovo.

Later this week, EU Special Representative Lajčák will visit Belgrade to continue preparations for the high-level meeting.

Filed Under: Kronike Tagged With: pergatitje per dialogun, Prishtine-Beograd, SHBA-BE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 120
  • 121
  • 122
  • 123
  • 124
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…
  • Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT