• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova themelon Institutit për krime të kryera gjatë luftës

May 20, 2020 by dgreca

Mbahet takimi i parë i Ekipit Punues për analizën e themelimit të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës/ *

Prishtinë, 20 Maj 2020-Gazeta DIELLI/ Sot, më datë 20 maj 2020 u mbajt takimi i parë i Ekipit Punues i cili u themelua nga Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ky ekip është themeluar si rezultat i nevojës për një institut i cili do të mund të adresonte, më në fund, atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës. E dyta, do të mund të dokumentonte në mënyrë të përbashkët gjithashtu edhe dëmet që janë shkaktuar, shtetit si tërësi, personave por edhe ekonomisë.

 Ekipit iu drejtua Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, të cilët e bënë hapjen zyrtare të takimit të parë.

“E kam kënaqësinë që sot t’ju uroj mirëseardhje në takimin e parë të punës të këtij ekipi punues. Ky ekip është formuar me qëllim të përgatitjes së analizës për themelimin e Institutit për krime të kryera gjatë luftës.

Besoj e keni vërejtur menjëherë që emri i Institutit të cilit i referohemi nuk është “Instituti për krime lufte” por Instituti për krime të kryera gjatë luftës. Kjo për shkak se konsiderojmë që është e rëndësishme që të adresohen edhe krimet e tjera që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit, e që janë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi”, tha Kryeministri në detyrë Kurti.

Në takim, kjo nismë u përshëndet njëzëri dhe u tha që është momenti i fundit që të bëhej një gjë e tillë, e cila do të duhej të shërbente si ombrellë për të gjitha nismat e ngjashme që janë bërë deri tash.

U theksua gjithashtu nevoja e vendosjes së bazave të forta për krijimin e Institutit. Në momentin që bazat i vendosim të forta, atëherë u tha se puna e institutit, i cili do të themelohet më vonë, do të jetë shumë më e lehtë. Si i tillë, ai duhet të ketë një buxhet të caktuar që do të mund të siguronte një punë të vazhdueshme për njerëzit që do të ishin pjesë e tij, e të cilët duhet të jenë ekspertë të fushës, si dhe një buxhet që do të mund të siguronte hulumtues në terren më vonë.

  • Per me shume fotografi Shih ne facebook dielli vatra

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosova me Institut- per Krimet e Luftes

Kryeparlamentarja Osmani, bashkëbisedim me Columbia University

May 20, 2020 by dgreca

Dr. Vjosa Osmani:Jam kategorikisht kundër çdo lloj ndryshimi territorial/

Kryeparlamentarja Osmani gjatë një bashkëbisedimi me Columbia University /

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një telekonferencë me akterë të ndryshëm politik dhe analistë, të organizuar nga Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut (ISHR), i cili është pjesë e Columbia University në ShBA.
Në këtë telekonferencë është diskutuar për aspekte politike nga situata aktuale, siç është tarifa ndaj Serbisë, dialogu dhe reciprociteti.
Zonja Osmani ka bërë një vështrim retrospektiv të historisë së shtetit të Kosovës, që nga koha ku ajo ishte pjesë e dialogut me Serbinë që nga viti 2006, e deri përfshirja e BE-së dhe ShBA-së në këtë temë.
Sipas saj, dialogu më Serbinë, i nisur më 2010, nuk ka prodhuar rezultate, të cilat janë në frymën e shpalljes së Kosovës së pavarur.
“Mënyra se si dialogu është formësuar dhe udhëhequr, dhe ajo çfarë ka prodhuar ai, nuk kanë qenë në linjë me atë se çka kanë qenë synimet e atyre që e kanë shpallur pavarësinë, dhe sigurisht nuk ka qenë në linjë me konceptet rreth shpalljes së pavarësisë, e që është vullneti i popullit”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, formati aktual i dialogut synon t`ia bëj qejfin Serbisë. “Pra, për një kohë të gjatë unë kam insistuar që ne duhet ta ndryshojmë atë mënyrë pasi që nëse ne vazhdojmë ashtu, do të përfundojmë duke e gjymtuar Kosovën jo vetëm në terma territorial por poashtu edhe në raport me sovranitetin e saj dhe kapacitetet e saj për tu zhvilluar dhe për të qëndruar në këmbë të saj si vend i pavarur dhe sovran”, ka thënë Osmani. Në këtë kontekst, zonja Osmani ka tërhequr vërejtjen për mungesën e principeve kyçe në dialog.
“Ajo çfarë ne kemi thënë vazhdimisht është që ne kthehemi në tavolinën e dialogut nëse 1) të dy palët trajtohen si të barabarta, dhe 2) çështjet që ndërlidhen me integritetin territorial, sovranitetin, dhe rregullin kushtetues, nuk diskutohen, pasi që, nëse e gjithë ajo vendoset në tavolinë, dhe përdoret për të arritur një kompromis, atëherë do të na dërgojë tek situata para shpalljes së pavarësisë, gjë që nuk do të ishte e pranueshme për qytetarët e Kosovës”, ka potencuar Osmani.
Më tej, zonja Osmani ka thënë se 33 marrëveshjet e nënshkruara, 90 për qind të tyre nuk janë zbatuar nga Serbia.
“Unë vij nga Mitrovica, dhe nëse shkon dhe flet me qytetarët aty, në cilëndo pjesë, veriore apo jugore, dhe i pyet ata se sa shumë kanë ndikuar këto marrëveshje në jetën e tyre, ju do të merrni shumë pak përgjigje pozitive nga ta”, ka thënë Osmani.
Për këtë shkak, ajo ka thënë se dialogu ka nevojë për parime udhëheqëse që bazohen në stabilitetin e regjionit.
“Ne e dimë se kjo çështje do të hapë kutinë e Pandorës dhe tani ka shumë zëra të ndryshëm të cilët po thonë se ne nuk do ta ndajmë krejt territorin deri tek pjesa e urës së Lumit të Ibrit, por do ta ndajmë diku tjetër më lartë, ne veç do të marrim disa pjesë të Leposaviçit dhe Zubin Potokut, por e gjithë kjo është e njëjtë pasi që ju po e hapni kutinë. Dhe kur e hapë atë, ju kurrë s’mund ta dini se ku përfundon”, ka thënë Osmani.
Në fund të kësaj telekoference, zonja Osmani ka kundërshtuar fuqishëm idenë e ndryshimit të kufijve.
“Unë jam kategorikisht kundër çdo lloj ndryshimi territorial. Në anën tjetër, sa i përket reciprocitetit – ky është një princip i cili ka një kuptim shumë të thjeshtë: është barazia. Çdo shtet i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës, bazuar në principin se Kosova është vend sovran, duhet të besojë në të njëjtën kohë në principin e barazisë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar zonja Osmani.

Linku i pamjeve:

https://wetransfer.com/…/654b2c108c7cf1c24bb06e9f17e…/a3582c

Filed Under: Kronike Tagged With: Dr.Vjosa Osmani

SHEMBJA E TEATRIT, REAGON PRISHTINA

May 17, 2020 by dgreca

PARA TEATRIT NË PRISHTINË, SOLIDARIZIMI ME PROTESTAT NË TIRANË

Sot në Prishtinë është mbajtur një aksion simbolik në shenjë solidarizimi me artistët në Shqipëri, të cilët po protestojnë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë

Aksioni simbolik  me thirrjet “Muret i shembët, por jo Teatrin”, “Unë jam Teatri” u organizua para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ku dhjetëra qytetarë e artistë për më shumë se 10 minuta kanë qëndruar me pankartat në duar, duke respektuar distancën fizike, në shenjat e kuqe që janë bërë te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet.

Media raporton edhe se, si solidarizim me protestën në Tiranë kundër rrënimit të teatrit, sot Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë”, Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia, Teatri “Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, kanë anuluar shfaqjen “Skënderbeu ose Dashuri dhe Liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online/livestream.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bhlul Jashari

Albin Kurti priti në takim disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit

May 16, 2020 by dgreca

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit/


Prishtinë, 16 maj 2020– Sot më 16 maj, disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit, zotërinjtë Sherif Konjufca, Ekrem Kryeziu, Ali Kryeziu, Mentor Kaçi, i bënë një vizitë Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga Enver Dugolli dhe Liburn Aliu. Biseda mbuloi që prej kujtimeve të burgut deri në rrethanat e inteligjencës politike.
Aliu, Ekremi dhe Mentori kanë qenë të dënuar bashkë me Ukshinin në vitin 1981. 
Enveri dhe Liburni kanë qenë shokët e burgut të Dubravës, prej ku edhe u zhduk Ukshin Hoti.
Ali Kryeziu tha dy përcaktime. Ukshini ka qenë ideolog, jo politikan. Sepse nuk mund ta thjeshtosh kurrë kompleksitetin e dijes së tij në analizues rrethanash, por vetëm ta ndeshësh si sintetizues politike. Ai ka qenë pra më shumë se ç’mund të themi për të. Ishte në natyrën e tij, si mendues e veprues, të trondiste çdo konceptim me një artikulim që e përmbyste dëshirën për me u vendos në një marrëdhënie të qetë me kohën.

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti

Dr. Vjosa Osmani kujton Prof. dr. Bardhyl Çaushin:Vrasësit të dalin para Drejtësisë!

May 10, 2020 by dgreca

21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t`iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005.

Për njeriun, i cili pjesën dërmuese të jetës së tij ia kushtoi drejtësisë, sot ende nuk ka drejtësi. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që përgjegjësia për kidnapimin dhe vrasjen e tij t`i nënshtrohet drejtësisë. 

Nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato!

Profesor Bardhyli e kishte trajtuar besën në aspektin studimor, e cila sipas tij mbështetej në vetë domethënien e fjalës së dhënë për diçka të rëndësishme.

21 vjet pasi që u ndërpre ky uragan intelektual, duhet ta përmbushim besën në mënyrë që vrasësit e tij të sillen para drejtësisë!

I përjetshëm kujtimi për profesorin e së drejtës e atdhetarin Bardhyl Çaushi!​…

Filed Under: Kronike Tagged With: Vjosa Osmani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 139
  • 140
  • 141
  • 142
  • 143
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT