• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veseli: Kosova do të jetë gjithmonë, kudo dhe kurdo me SHBA-të

June 12, 2019 by dgreca

-Sot, ne festojmë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke pasur në mesin tonë miqtë më të mëdhenj të lirisë sonë, të kombit tonë, të atdheut tonë: Presidentin Clinton, Zonjën Sekretare Albright, Gjeneralin e Shpresës – Clark, përfaqësuesit e tashëm të administratës amerikane, përfaqësuesit nga shumica e vendeve mike të Kosovës/

PRISHTINË, 12 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha në ceremoninë qendrore për 20 vjetorin e çlirimit se liria e Kosovës është meritë e dëshmorëve të UÇK-së dhe ndihmës së madhe të SHBA-së.“Sot, ne festojmë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke pasur në mesin tonë miqtë më të mëdhenj të lirisë sonë, të kombit tonë, të atdheut tonë: Presidentin Clinton, Zonjën Sekretare Albright, Gjeneralin e Shpresës – Clark, përfaqësuesit e tashëm të administratës amerikane, përfaqësuesit nga shumica e vendeve mike të Kosovës”, tha Veseli.Ai tha se bota perëndimore në krye me SHBA-të para dy dekadash shpëtian kombin shqiptar.

 “Ju, 20 vjet më parë, shpëtuat një komb të tërë. Shpëtuat fëmijët e pastrehë dhe të frikësuar. Prindërit e pashpresë dhe të tmerruar. Nënat, gratë, vajzat e pambrojtura. Një popull të tërë nga gjenocidi. Dhe, mbi të gjitha, i dhatë kuptim vlerave njerëzore, për të treguar se askush, asnjëherë, nuk do të shtypet, nëpërkëmbet dhe rrezikohet vetëm pse tjetri mund ta bëjë këtë dhe është më i fortë. Garant i këtij humanizmi qëndron gjithmonë vendi i lirisë dhe demokracisë në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli.

 Fjalimi i plotë i Kryeparlamentarit Veseli:

I nderuar President Hashim Thaçi

I nderuar Kryeministër Ramush Haradinaj

I nderuar President i SHBA-ve, Bill Clinton

Zonja Sekretare e Shtetit, Madeleine Albright

I nderuar Gjeneral Wesley Clark

Z. Palmer

Përfaqësues të vendeve mike

Qytetarë të dashur të Kosovës,

Sot, të gjithë qytetarët e vendit tonë, kudo që jetojnë, me sy, me mendje dhe me zemër janë me ne, në këtë shesh të Kryeqytetit tonë.

Festojmë 20-vjetorin e çlirimit, 20 vjet liri.

Sot, krahas gëzimit të madh, kujtojmë edhe sakrificën tonë kombëtare, mijëra jetë, të burrave dhe grave të Kosovës, të flijuara për lirinë tonë.

Përulemi para tyre dhe i jemi falënderues përjetë sakrificës së tyre sublime.

Lavdi e përjetshme të rënëve tanë për liri!

Respekt për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për NATO-n e udhëhequr nga SHBA-të, për të gjitha vendet demokratike, për njerëzit e mirë kudo në botë.

Sot është një ditë e veçantë.

Është një ditë e mrekullueshme.

Një ditë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e kombit tonë.

 Sot, ne festojmë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke pasur në mesin tonë miqtë më të mëdhenj të lirisë sonë, të kombit tonë, të atdheut tonë: Presidentin Clinton, Zonjën Sekretare Albright, Gjeneralin e Shpresës – Clark, përfaqësuesit e tashëm të administratës amerikane, përfaqësuesit nga shumica e vendeve mike të Kosovës.

I nderuar President Clinton

Zonja Albright

Gjeneral Clark,

20 vjet më parë, ju bëtë atë që në pak raste e ka parë historia e mbarë njerëzimit.

U ngritët në këmbë për të shpëtuar një popull, që po përballej me shfarosjen, vetëm e vetëm pse donte të jetonte i lirë, si të gjithë popujt tjerë.

Ju ishit me popullin tonë, në natën më të errët dhe në orën më të ligë të historisë së tij.

Ne jemi sot këtu:

Falë vendosmërisë suaj, si lider i botës së lirë.

Falë vlerave mbi të cilat qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Falë ëndrrës së madhe të kombit amerikan për një botë të lirë e në paqe.

Dhe NE, qytetarët e Kosovës,​ do t’ju kujtojmë përherë!

Kosova do të jetë gjithmonë, kudo dhe kurdo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I nderuar President Clinton

Zonja Albright

Gjeneral Clark,  

Në shumë raste, madhështia e veprave njerëzore e tejkalon forcën e fjalëve për t’i shprehur ato.

Por, atë që s’e bëjnë fjalët tona sot, e ndjejnë zemrat tona, e ndjen shpirti i një kombi të lirë që përkulet me respektin më të madh për Ju dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju, 20 vjet më parë, shpëtuat një komb të tërë.

Shpëtuat fëmijët e pastrehë dhe të frikësuar.

Prindërit e pashpresë dhe të tmerruar.

Nënat, gratë, vajzat e pambrojtura.

Një popull të tërë nga gjenocidi.

Dhe, mbi të gjitha, i dhatë kuptim vlerave njerëzore, për të treguar se askush, asnjëherë, nuk do të shtypet, nëpërkëmbet dhe rrezikohet vetëm pse tjetri mund ta bëjë këtë dhe është më i fortë.

Garant i këtij humanizmi qëndron gjithmonë vendi i lirisë dhe demokracisë në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot, Kosova është vend i lirë, demokratik, faktor stabiliteti e paqeje!

Në këto 20 vjet liri, Kosova ka ecur shumë përpara.

Jemi bërë shtet i pavarur e sovran, që beson e punon në një vizion të vetëm, në vizionin euro-atlantik.

Në çdo hap që kemi hedhur, qëndron partneriteti i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve mike perëndimore, në veçanti Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Japonisë, Francës, Italisë, dhe anëtarëve të Botës Perëndimore.

Në këtë ditë të madhe, ne u shprehim atyre mirënjohjen e thellë dhe vendosmërinë tonë për të qenë pjesë e vlerave euro-atlantike.  

Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Botën Perëndimore është më e madhe se partneritetet e zakonshme strategjike që lindin në marrëdhëniet mes kombeve.

Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin është lidhje shpirtërore.

Është besim i popullit tonë.

Është bekim nga Zoti.

Është vetë identiteti ynë shtetëror e kombëtar.

Është ëndrra jonë e madhe që të jemi aty ku na takon, pjesë e Botës Perëndimore.

I nderuar President Clinton,  

Kosova e para 20 vjetëve, Kosova e sotme, Kosova e nesërme, ka qenë dhe do të mbetet trashëgimi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të tillë do ta ruajmë përgjithmonë.

Për lirinë tonë.

Për paqen dhe fqinjësinë e mirë.

Për një botë që merr kuptim nga idealet amerikane të lirisë e dinjitetit njerëzor.

Të falemnderit, hero i kombit tonë!

Gëzuar përjetë lirinë, Kosovë!

Filed Under: Kronike Tagged With: Veseli- Clinton-Albright- Clark- Kosova-SHBA

Kryeministri Haradinaj: President Clinton, jeni në shtëpinë tuaj

June 12, 2019 by dgreca

-“Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju z. President”, tha kryeministri i Kosovës, Haradinaj/

-Në këtë përvjetor, Kosova është një vlerë e re në rajon dhe sjellë paqe për të gjithë/

PRISHTINË, 12 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/  “Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju z. President”, tha sot në Prishtinë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit në tubimin qendror për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku kështu i drejtohej presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, pjesëmarrës në festë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se, dita e sotme i ngjason, jo qershorit, por verës ’99 kur janë bashkuar të lirë në Kosovë, në këtë shesh, ku ka qenë kënaqësi të ecësh lirshëm, pas gjitha vuajtjeve që i ka kaluar populli i Kosovës. 

Duke përshëndetur familjarët e të rënëve për liri, të heronjve, dëshmorëve, martirëve, kryeministri Haradinaj tha se për shumë kohë populli i Kosovës e ka kërkuar lirinë, duke u flijuar e vuajtur breza të shumtë.

“Populli i Kosovës e priste nga zoti ndihmën. Bijtë dhe bijat e këtij populli qëndronin me popullin, qëndronin Jasharajt dhe plot luftëtarë të lirisë. UÇK qëndroi me popullin. Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju z. President”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ai me avionët e jetës ndalën trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik dhe sot një popull i rilindur e falënderon përjetë dhe për këtë populli i Kosovës i takon botës së tij, botës së popujve të lirë, që udhëheqë Amerika.

Kryeministri Haradinaj, gjatë fjalës së tij në këtë përvjetor tha se Kosova është një vlerë e re në rajon dhe sjellë paqe për të gjithë dhe se sot Kosova është atdheu i të gjithëve që jetojnë këtu, i shqiptarëve shumicë dhe komuniteteve të Kosovës, serbëve, turqve, romëve, ashkalive, goranëve, egjiptasve, boshnjakëve, kroatëve, malazezëve.

 “Paqen e bëjnë të guximshmit e ne guxojmë të pajtohemi me Serbinë. Populli jonë guxon të pajtohet me Serbinë dhe i bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe presidentit Vuçiq që ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se duhet të punohet më shumë dhe të fokusohen të gjithë në vende të punës për qytetarët e Kosovës, të fokusohen në mundësinë për jetë, në qeverisje më të mirë, në luftimin e korrupsionit dhe në forcimin e rendit dhe ligjit dhe në mënyrë që brezave të tjerë t’ua lënë lirinë, respektin dhe jo luftën për territore e kufij.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është e gatshme të pajtohet dhe për këtë i bën thirrje Serbisë dhe këtë e bën në falënderim të ndihmës që ia ka dhënë Kosovës Bashkësia Ndërkombëtare në atë kohë për humanizëm.

“President Clinton, jeni në shtëpinë tuaj. Babai im i ka thënë këto fjalë çdo herë për mikun, që është në shtëpinë e vet dhe këtë e ka dëgjuar ndër breza. Pra, të gjithë jemi në shtëpinë tonë. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti i bekoftë aleatët e Kosovës, të prirë nga Amerika”, tha kryeministri Haradinaj.

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj- Klinton-Kosove

Raport- Kosovë-Përfundim i susksesshëm i operacionit policor

May 29, 2019 by dgreca

-Ministri i Punëve të Brendëshme i RKS-së bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës realizuan vizita në mbështetje të zyrtarëve policorë/

Prishtinë, 28 maj 2019-Gazeta DIELLI/

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me menaxhmentin e lartë të PK-së, nën shoqërimin e ministrit të MPB-së, Ekrem Mustafa, pas përfundimit të susksesshëm të operacionit policor vizituan kampin e Njësive Speciale ‘Belvedere’  në Mitrovicë.

Kjo vizitë kryesisht kishte karakter mbështetës për njësitet policore duke përfshirë edhe ato të specializuara në luftën e pakompromis ndaj të gjitha veprimtarive kriminale.

Pas kësaj vizite delegacioni vazhdoi për në rajonin e Gjakovës, ku realizoi një vizitë edhe tek zyrtari policor i cili u plagos gjatë operacionit policor të realizuar gjatë ditës së sotme.

Ministri dhe Drejtori i Përgjithëm, zyrtarit policor i dëshiruan shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë për t’iu shërbyer qytetarëve dhe vendit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë pa dallim, dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj secilit individ të involvuar në aktivitete të kundërligjshme pavarsisht rolit dhe funksionit që kanë ata.

Filed Under: Kronike Tagged With: Operacioni Policor-Kosove-Veri

NDERROI JETE NE LETONI MAJOR KLODIAN TANUSHI

May 10, 2019 by dgreca

KLODIAN TANUSHI/


Ka ndërruar jetë edhe komandanti i kontigjentit shqiptar në Misionin e NATO-s. Lajmi konfirmohet nga Ministrja Shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ne faqen e saj ne rrjetet sociale. Ajo shkruan: Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.
Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!

PO, KUSH ISHTE MAJORI, BABA I 3 FEMIJEVE?

Major Klodian Nikolla Tanushi, ka lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”
Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Filed Under: Kronike Tagged With: Klodian Tanushi-Nderroi Jete

KOSOVA PËRKUJTOI 20 VJETORIN E RËNIES SË HEROIT AGIM SELMANAJ

May 1, 2019 by dgreca

20 VJET NGA RENIA E HEROIT AGIM SELMANAJ

Kryeministri Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e 20-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Agim Selmanaj-


Gllogjan, 1 maj 2019- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, bëne homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e 20-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Agim Selmanaj.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, para të pranishëmve të shumtë, deputetë, kryetarë komunash dhe përfaqësues tjerë të shoqërisë, tha se, ka nderin që sot t’i bashkohet homazheve aty ku pushon Agimi dhe dëshmorët e heronjtë e tjerë të Kosovës. 
“Bëhet fjalë për një familje, që ndër breza iu kushtuan lirisë. Këtu kemi babën, axhallarët, të cilët ishin të burgosur politikë, ishin në luftë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se, Agimi ishte që në ditët e para të luftës dhe në njësitet e para në Gllogjan.

Lavdi për Agimin, lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Një fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se, në këto ditë, anekënd Kosovës, janë duke përkujtuar dhe nderuar dhimbjen dhe sakrificën e të rënëve të Kosovës, që ranë në altarin e lirisë.
“Jemi sot këtu, në Gllogjanin e lirisë, në Gllogjanin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gllogjanin e Luanit, Shkëlzenit e të dhjetëra dëshmorëve të tjerë, për të kujtuar një hero të Kosovës, një djalë të ri, Agim Selmanaj. Agimi nuk ishte më shumë se 20 vjeçar dhe në vend që të merrte mjetet e mësimnxënies, atij iu desh që të merrte në duar armët e lirisë. Sepse kjo ishte thirrja e atdheut. Në vend që të gëzonte jetën, ai u desh të jepte jetën për lirinë e Kosovës. Ky është çmimi i sakrificës sonë, ky është çmimi i shtetit tonë”, theksoi kryeparlamentari Veseli. 

Ai shtoi se të gjallëve sot, kjo sakrificë, si amanet i këtyre njerëzve, dëshmorëve e të rënëve si Agimi, nuk i lë që për asnjë hap, për asnjë milimetër të lëvizin prapa. 

 “Ta ruajmë këtë shtet të cilin e kemi sot dhe të punojmë edhe më shumë, duke e dashur atë, duke punuar ndershmërisht, duke punuar më shumë, që ta zhvillojmë, duke u dhënë mundësi bashkëmoshatarëve të Agimit, sot 20 vjeçarë, të kenë perspektivë edhe më të mirë në shtetin e vet, në tokën e vet. Të gjithë bashkëluftëtarët duhet të ndihen krenarë me veprën e tyre dhe të punojnë më shumë për vendin”, tha kryeparlamentari Veseli.  ​
Në emër të familjes së Heroit Agim Selmanaj, foli deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj, i cili falënderoi të gjithë për nderimin që po i bëjnë Heroit, por edhe gjithë familjes.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • 160
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës
  • A KA PASUR LIBRA SHQIP PARA PUSHTIMIT OSMAN?
  • NGA FUSHA E SPORTIT TE ARKITEKTURA E SHTETIT
  • Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
  • Fondacioni “Kalo” ringjall Luzatin e hershëm në Tepelenë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT