• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË SHTUNËN, 18 GUSHT, PROMOVIMI NË QENDRËN “NËNË TEREZA”

August 17, 2018 by dgreca

-TE SHTUNEN , 18 Gusht, ORA 4.00 PM, pas Meshes qe do te ngreje me kete rast famullitari i Kishes “Zoja e Shkodres” Dom Pjeter Popaj, do te nise ne Qendren Nene Tereza aktiviteti promovues, ku do te mbajne Kumtesa studiues nga komuniteti. I pranishem autori Zef Nacaj dhe Familja Mrnacaj/

3 foto Mernacaj

– “FORCA E KELMENDIT” E AUTORIT ZEF NAÇI, KUSHTUAR KELMENDIT DHE QENDRESTARËVE NACIONALISTË TË FAMILJES SË MADHE MRNAÇAJ PROMOVOHET KËTË TË SHTUNË ME 18 GUSHT NË QENDRËN “NËNË TEREZA, PRANË KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE “ZOJA E SHKODRËS”-

1 Libri Zef

– Libri fokusohet tek njëri prej qëndrestarëve përballë diktaturës komuniste, martirit Nikollë Mrnaçaj, kalvarit të tij dhimbshëm, dhe fatit të pjestarëve të familjes.-/

1 Nikoll Mernacaj

Siç jeni njoftuar nga Gazeta “Dielli” ne print, online dhe ne rrjetet sociale,  ka dalë nga shtypi libri më i ri që i kushtohet Kelmendit dhe Kelmendasve nacionalistë i shkruar nga inxhinieri Zef  Naçi. “Forca e Kelmendit” është një libër intersant, që sjell jo vetëm Historinë dhe bukuritë natyrore( të kësaj Perle të gjakosur), figurat e shquara të kësaj treve që nga Papa Klementi XI(Gjon Francesk Albani), Nora e Kelemndit, Ujk Gila, Nikë Lekë Pep, Prekë Cali, Aleksander Sirdani, e deri tek Angjelin Prelocaj, …por dhe historinë e qëndresën e Kelmendasve përballë pushtusëve dhe diktaturës komuniste. Libri fokusohet tek njëri prej qëndrestarëve përballë diktaturës komuniste, martirit Nikollë Mrnaçaj, kalvarit të tij dhimbshëm, dhe fatit të pjestarëve të familjes.

Siç shkruhet në përcjelljen që i bën librit gazetari Ndue Lazri, redaktor i librit: Në këtë libër lexuesi gjen figurën e një protagonisti, që është epiqendra dhe shembulli tipik i njeriut të dënuar pa faj, Nikollë Mernaçaj. Figura e tij del nëpërmjet dëshmive të të tjerëve, atyre që e kanë njohur e bashkëvuajtur me të, të pjesëtarëve të familjes e të afërmve që vuajtën pasojat e burgosjes dhe internimit të Nikollës. ..Për të dëshmojnë: At Zef Pllumi, Pjetër Delia, Fran Tinaj, Grigor Kokali, Gjok Marku(Bujaj), Jozef Radi, Simon dhe Lek Mirakaj, Gani Neza, Lek Previzi, dhe shumë të tjerë…

Ejani këtë të Shtunë me 18 Gusht, ora 4.00 PM në Qendrën “Nënë Tereza” dhe ndiqeni prezantimin e librit nën promovimin e Shoqërisë kulturore Kelmendi.(DIELLI)

Filed Under: Kronike Tagged With: Forca e Kelmentit, promovim, Zef Naci

Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci

August 17, 2018 by dgreca

Deputetja dhe aktivistët e kësaj Lëvizje u arrestuan teksa po zhvillonin një aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në Prishtinë, në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave./
1 Saranda
Ne Foto: Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci. Foto nga arkivi.

Policia e Kosovës ka arrestuar 8 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë ditës së sotme. Ndër të arrestuarit është edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Aktivistët e kësaj Lëvizje u arrestuan teksa po zhvillonin një aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në Prishtinë, në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.

Në një komunikatë për media të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se aktivistët e tyre kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të Policisë së Kosovës, e siç thotë ky subjekt politik, “kjo polici i ka duart me gjakun e grave”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Arrestohet, deputete Vetevendosjes, Saranda Bogujevci

KOSOVE- VIRUSI I NILIT, 3 TE PREKUR, NJE I VDEKUR

August 15, 2018 by dgreca

1 NILITë martën është identifikuar rasti i tretë me virusin e Nilit në Kosovë, ndërkaq ditë më parë, një person ka ndërruar jetë në Kosovë, si pasojë e këtij virusi. Zyrtarë shëndetësorë thonë se edhe një tjetër person është trajtuar në Klinikën Infektive me virusin Nil, por që i njëjti pas trajtimit është lëshuar në shtëpi.Lajmin për prezencën e këtij virusi e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë e drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, duke shtuar se deri më tash tre pacientë janë diagnostikuar me këtë virus, derisa një ka përfunduar me fatalitet.

“Në laboratorët e Institutit Kombëtar sot është detektuar edhe një rast me praninë e virusit të Nilit, i cili është i shtrirë në Klinikën Infektive, dhe i cili është në fakt rasti i tretë i diagnostikuar në Institutit Kombëtar, saktësisht në laboratorët e mikrobiologjisë, dhe i cili rast praktikisht ka filluar gjatë javës së kaluar, e që ka pasur shenja klinike, ku ditën e martë edhe ka rezultuar me diagnozë të virusit të Nilit”.

“Edhe rasti tjetër që ka përfunduar me fatalitet nga virusi i Nilit, ndonëse është shtrirë në Klinikën Infektive me sëmundje kronike, i njëjti pas analizave laboratorike ka rezultuar i preku me virusin e Nilit”, tha Ramadani.

Infeksioni i virusit të Nilit te njerëzit, kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara.

Shtatëmbëdhjetë të vdekur si pasojë e virusit të Nilit është bilanci i një jave në vendet e Evropës. Kështu bën të ditur Qendra Evropiane për Mbrojtje dhe Kontroll nga Epidemitë. Sipas të dhënave të këtij institucioni, në Serbi janë nëntë të vdekur, tre në Greqi, një në Itali, një në Rumani dhe një në Kosovë.

Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive bëri të ditur se rasti i cili ka përfunduar me fatalitet, ka qenë e sëmurë me sëmundje kronike. Më pas është diagnostikuar me virusin Nil, por që gjithashtu ka pasur probleme serioze edhe me mushkëri e zemër.

“Ne nuk e dimë nëse virusi i Nilit ka shkaktuar vdekjen e këtij personi. Kjo ka qenë mjaft në moshë, pra mbi moshën 80-vjeçare. Ka ardhur në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me probleme kronike serioze, dhe më pas ka vdekur”, tha Ramadani.

Ramadani shton tutje se në Kosovë në vitet paraprake asnjëherë nuk ka pasur vdekshmëri nga ky virus. Derisa sa i përket trajtimit të këtij infeksioni, Klinika Infektive, siç thotë Ramadani, është në gjendje gatishmërie për trajtim të pacientëve.

Sidoqoftë, ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë prej fillimit të korrikut, në nivel qendror dhe periferik ,janë në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes. Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.(Kortezi :Ariana Kasaplli-Selani RFL)

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, nje i vdekur, tre te premura, Virus Nil

Kosovë-Veprimtari në Ditën Botërore të Rinisë

August 12, 2018 by dgreca

2dita Rinise-Instalacion dhe performancë artistike duke “kompletuar Flamurin e BE-së me mesazhin që Kosova është gati për liberalizimin e vizave”/

3 Rini-“Hapësira të Sigurta për Rini”. Kjo moto është rekomanduar për qeveritë  në mbarë globin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB/

PRISHTINË, 12 Gusht 2018-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë po zhvillohen sot veprimtari për DitënBotërore të Rinisë – 12 Gushtit, të nisura me ceremoninë e hapjes në Bulevardin Nëna Terezë, kume mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shoqata kulturore “Molla e Kuqe” dhe organizata joqeveritare “Access” organizuan instalacionin dhe performancën artistike  duke “kompletuar Flamurin e BE-së me mesazhin që Kosova është gati për liberalizimin e vizave”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se, shteti i Kosovës, të rinjtë, duhet t’i kenë dyert e hapura për në Bashkimin Evropian “Jam shumë i bindur që ky aktivitet sotëm koincidon edhe me kriteret dhe ato që shteti i Kosovës i ka plotësuar kushtet për t’i pasur dyert hapur në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

Ministri Gashi shprehu besimin se ky vit të jetë viti kur të rinjtë e Republikës së Kosovës që padrejtësisht kanë pas probleme me lëvizjen e lirë, të jenë të lirë, të barabartë me të gjithë të rinjtë e Evropës.

Pjesë e veprimtarive ishte debati me shoqërinë civile për mundësinë e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen të Rinisë, përmes motos “Hapësira të Sigurta për Rini”.

Kjo moto është rekomanduar për qeveritë  në mbarë globin nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit të qeverisë së Kosovës theksojnë edhe se, ky koncept ka promovimin e hapësirave të sigurta për të rinjtë dhe synim i Departamentit të Rinisë është të ofrojë mundësi të shumta, kreative dhe të sigurta, për të gjithë të rinjtë pa dallime racore, gjinore, fetare ose prejardhje kulturore, për të kontribuar lirshëm në komunitet.

“Kur të rinjtë kanë hapësira të sigurta për t’u angazhuar, ata mund të kontribuojnë në mënyrë efektive në zhvillim, duke përfshirë paqen dhe kohezionin social”, është një nga mesazhet e veprimtarive, të cilat vijojnë edhe gjatë pasditës dhe përmbyllen në mbrëmje. Në një nga këto veprimtari, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se papunësia e të rinjve dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë sfidat kryesore për të rinjtë e Kosovës.

“Qeveria është e përkushtuar për të adresuar sfidat me të cilat përballen sot rinia jonë, duhet të fokusohemi në reformat në arsim, të rinjtë tanë të kenë mundësinë që të jenë konkurrentë për tregun e punës në vend dhe jashtë”, theksoi ajo. /b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Veprimtari, ne diten boterore, të Rinisë

TRAGJEDIA E SELENICES-ARRESTOHET VRASESI I TETEFISHTE

August 11, 2018 by dgreca

Më në fund është arrestuar shkaktari i tragjedisë se tetefishte në Resulaj të Vlorës, ku një i ri ekzekutoi me breshëri automatiku kushërinjtë e tij. Ngjarja makabre ndodhi pasditen e se premtes, 10 gusht 2018.

1 Vrasesi

Nga sherri për pulat e detit tek vrasja e 8-fishtë, zbardhet krimi në Selenicë/

Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i 8-fishtë në Resulaj të Vlorës, ku një i ri ekzekutoi me breshëri automatiku kushërinjtë e tij. Ngjarja makabre ndodhi pasditen e se premtes, 10 gusht 2018…

Gjithçka kishte nisur disa vite më parë kur familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 4 pula deti.

Pas shumë debateve përgjatë kësaj kohe, siç duket 24-vjeçari nuk e ka përtypur dot këtë akuzë, ndërsa vendosi që të hakmerrej në mënyrën më monstruoze, duke shuar dy familje. ‘BW’ shkruan se debati më i fundit mes autorit dhe familjes Zyka kishte ndodhur vetëm para pak ditësh për bagëtitë. Ndërkohë, ditën e sotme i riu bashkë me familjen e tij, (jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain) kishin qenë në një drekë familjare tek një kushëriri i tij, pasi ky i fundit ishte kthyer nga emigrimit. Teksa dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit, i riu është ngritur më herët se familja e tij nga dreka, ndërsa është drejtuar për në shtëpi. Bazuar tek të dhënat e grupit hetimor, por edhe të banorëve të zonës,
I riu pasi ka rrëmbyer kallashnikovin, ka hyrë në banesën e Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur.

Fill pas tij ka vrarë edhe gruan e tij, bashkë me djalin dhe nusen e tij. Por Ridvani nuk është ndalur me kaq. Pasi ka dalë nga banesa e parë, i është drejtuar tjetrës ngjitur, ndërsa ka qëlluar ndaj djalit të Demirit, gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur, 17 dhe 9 vjeç. Fill pas krimit të rëndë, që la pas 8 të vdekur, autori është larguar bashkë me armën. Sapo u sinjalizua për ngjarjen, forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë ai nuk dihet se ku është fshehur, ndërsa nuk përjashtohet fakti se mund edhe të dalë drejt autostradës Levan-Tepelene.

VIKTIMAT
1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zyka (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)

Filed Under: Kronike Tagged With: krasja e tetefishte, Selenice, tragjedia, Vlore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 169
  • 170
  • 171
  • 172
  • 173
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT