• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dekorohet çifti Morinaj në Kurbin

March 8, 2018 by dgreca

2 Morina dekor1 Morina dekorohe.jpg

Shoqata e Miqësisë dhe Bashkpunimt Shqipëri – Itali me qendër në Kurbin ka nderuar me titullin ” Anëtar Nderi” çiftin Kozeta dhe Kadri Morinaj. Biznesmeni Kadri Morinaj është i njohur si filantrop dhe promovues i vlerave të spikatura të kombit shqiptar. I njohur gjithashtu dhe si biznesmen i suksesshëm Morinaj dhe bashkëshortja e tij kanë vizituar qytetin e Laçit, pas shumë vitesh, ndërsa kanë sjellë në vemendje se ky qytet dhe komuniteti kurbinas kanë shumë nevojë për më shumë përkujdesje nga instutucionet, dhe bizneset. Një qytet ish- industrial, me vlera turistike, dhe i njohur nga vendi i shenjtë i Kishës së Shna Ndout,i vizituar nga turistë thuajse nga tërë globi, Laçi renditet ndër qytetet më me shumë problematika. Kadri Mironaj menjëherë pas takimit do të ndihmonte një invalid që është shfaqur pranë tij, ndaj ndihma humane – theksoj ai tek një individ nuk mund të lehtësojë problematikat që mbart Kurbini.

AI ka apeluar institucionet për më shumë vemendje në investime, ndërkohë që ka premtuar dhe kontributin e tij për kurbinasit, si anëtar Nderi i kësaj shoqate të motivuar biznesmenin Kadri Morinaj.(Ahmet ZANI)

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, dekorohet ne Kurbin, Kadri Morina

Gjenevë, konferencë shtypi për Kosovën

March 6, 2018 by dgreca

Në Klubin e shtypit zviceran në Gjenevë (Club suisse de la Presse – Geneva Press Club) që drejtohet nga Guy Mettan, gazetar, artist dhe personalitet i politikës zvicerane në bashkëpunim me APES – Asosacionin e Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtejn (l’Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein ) u mbajt të hënën një konferencë shtypi për Kosovën pas vizitës disa ditore të një grupi gazetarësh të huaj dhe shqiptaro-zviceranë.

Tema e konferencës ishte:Cila është e ardhmja që ka zgjedhur Kosova, dhjetë vjet pas pavarësisë ?

Dëshmitë e gazetarëve të mediave të huaja dhe ato shqiptare pas kthimit nga udhëtimi, me prani të:

Jean Musy, President i APES, dhe kryeredaktor i Radio Zones / France

Ravi Kant Devarakonda, Gazetar u të të përjavshmes Ekonomike të Politike/ Indi

Elida et Skënder Bucpapaj, gazetarë dhe shkrimtarë të Voice of Albanians, VOAL.CH dhe The Sun-Dielli / shba

Pierre Virot, Fotograf i Action Presse / Gjermani

Tema e Skënder Buçpapajt ishte: Është islamizmi i pranishëm në Kosovë?

Ndërsa tema e Elida Buçpapajt ishte: Cila është e ardhmja e rinisë të Kosovës?

Filed Under: Kronike Tagged With: Elida Buçpapaj, Gjenevë, konference Shtypi, per Kosoven

Anije të NATO-s vizitojnë portin e Vlorës

March 2, 2018 by dgreca

2 vlore vizite

Nga Shefqet Kërcelli/

Në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak me NATO-n, nga data 2 deri më 5 mars 2018, anije te Grupit Minaheqës të NATO-s, SNMCMG2,{ Standing NATO Mine Counter Measures Group Tëo}, po zhvillojnë një vizitë në portin e Vlorës. Në përbërje të këtij grupi janë përkatësisht këto anije, HMS Enterprise {anije flamurtare}, ESPS Segura dhe TCG Ackay. Gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë, anijet e NATO-s do zhvillojnë stërvitje “Passex” dhe operacione të përbashkëta me anijet tona për kërkim dhe pastrimin e municioneve nënujore.{MCM OPS}. Ndërkohë ekuipazhi i anijeve do zhvilloje takime me kuadro drejtues të Forcës Detare dhe Flotiljes Detare Pashaliman si dhe me autoritetet vendore e qendrore të Vlorës. Konkretisht ne prefekturën dhe bashkinë e qytetit Vlorë. Gjithashtu marinarët e SNMCMG2, do zhvillojnë vizita në zona turistike dhe objekte muzeale të zonës për tu njohur me historinë, kulturën dhe turizmin e kësaj treve. SNMCMG2 është një nga katër grupet e anijeve të Forcës Reaguese të NATO-s në det dhe siguron rrugët detare dhe portet në kohë krizash e paqe. Grupi mer pjesë në stërvitje dhe trajnime  të ndryshme shumëkombëshe me shtetet anëtare të NATO-s, për të përmirësuar ndërveprimin dhe ruajtur aftësitë luftarake. Ky është dhe qëllimi kryesor i kësaj vizite në vendin tonë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Anije të NATO-, portin e Vlorës, s vizitojnë, Shefqet Kercelli

Kuvendi i Kosovës pa kuorum. Edhe pa datë për demarkacionin

March 2, 2018 by dgreca

-Në mungesë kuorumi u dha pushim sot në seancë plenare me 28 pika në axhendë/

2 Kuvendi 3

-Ende nuk dihet kur do vijojë seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nisur të mërkurën e kësaj jave dhe e shtyrë për herë të katërt në pritje të sigurimit të dy të tretave të votave – së paku 80 nga Kuvendi 120 anëtarësh/

1 ndryshimi

-AAK: Teksti i Marrëveshjes u ndryshua. LDK: Nuk u ndryshua…/

2 neni i ndryshuar

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 2 Mars 2018/ Kuvendi i Kosovës ka nisur sot një seancë të re plenare me 28 pika në axhendë, 17 prej tyre projektligje. Në fillim të seancës kishte deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, pas të cilave u dha pushim meqë nuk kishte kuorim për të vijuar me shqyrtimin e votimin  në pikat vijuese të axhendës. Seanca është braktisur Lëviza Vetëvendosje  pasi depuutetit të saj Frashër Krasniqit iu ndërpre që në fillim deklarimi jashtë rendit të ditës nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Seanca pritet të vijojë pasdite me shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Stitching Spark-ut të Holandës mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica.

Në axhendë janë edhe dy projektligje të tjera për ratifikime – të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada, si dhe Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike.

Sot bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale, si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, i cili është miratuar në parim në 29 nëntor 2017.

Në axhendën e seancës së Kuvendit me fillim sot është edhe debati parlamentar lidhur me takimin e katërt të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë.

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë për herë të parë është mbledhur në Prishtinë në 16-17 maj 2016, në të cilin vit, në 1 prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 tetor 2015 në Strasburg  dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 nëntor.

Kuvendi i Kosovës zhvilloi dje seancën plenare të 8 dhe 9 shkurtit me 5 pika në axhendë, mes të cilave interpelanca sipas kërkesës së grupeve parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar,  vendimin e datës 12 janar 2018 për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe vendimin e datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale. Lidhur me këtë, pas debateve, Kuvendi nuk kishte kuorum për votimin e rekomandimeve të harmonizuara nga dy grupet parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në axhendë ishte edhe debati parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit,  Kujtim Shala dhe 6 deputetëve nënshkrues, lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të qeverisë së Republikës të Kosovës; shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ratifikimin e 9 anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, si dhe votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Të hënën, në 5 mars, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të veçantë, në shënim të 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari e të Familjes Jashari në Prekaz.
Ende nuk dihet kur do vijojë seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nisur të mërkurën e kësaj jave dhe e shtyrë për herë të katërt në pritje të sigurimit të dy të tretave të votave – së paku 80 nga Kuvendi 120 anëtarësh.

Sipas deklaratave të deritashme, për Projektligjin janë të sigurta edhe 27 votat e grupit parlamentar të LDK dhe bashkë me 23 të PDK, 10 të AAK, 6 të Nisma-s e 2 të deputetëve të AKR që janë pa grup parlamentar bëjnë gjithësej 68 vota pro.

Kur këtyre u shtohen edhe 6 votat e grupit Gjashtë Plus të komuniteteve pakicë joserbe dhe 4 të deputetëve tjerë pa grup parlamentar, mes të cilëve një serb që është deklaruar për ratifikimin e marrëveshjes që është edhe një kusht për liberalizim vizash, numri total i votave pro arrin në 78, ndërsa për kalimin e Projektligjit duhen së paku edhe 2 vota për të arritur 80-shin.Mbetet të shihet a do të sigurohen ato vota të nevojshme pro nga dy partitë që janë deklaruar kundër – Lëvizja Vetëvendosje opozitare me 32 deputetë dhe Lista Serbe, pjesë e koalicionit qeverisës, me 10 deputetë.

 AAK: TEKSTI I MARRËVESHJES U NDRYSHUA. LDK: NUK U NDRYSHUA…

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbrëmjen e 28 shkurtit 2018, ka dërguar këtë reagim:“Kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit Veseli, Shefi i GP Abdullah Hoti, Kryetari Nisma-s Limaj dhe ai i AKR-së Pacolli, kanë arritur marrëveshjen e mësipërme për Demarkacionin! Ndërkohë teksti i kësaj marrëveshjeje është ndryshuar në Komisioninin për punë të jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK-ja, duke e rrezikuar kështu gjithë atë që është arritur me shumë mund për të ardhur deri në këtë pikë. Nê  tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jasht Pjesës përbërëse të këtij ligji! Është e papranueshme nëse dikush në këtë fazë, me ose pa vetedije, e rrezikon votimin e një marrëveshjeje të dakorduar. Prandaj ky është alarm për të gjithë protagonistët e kësaj marrëveshjeje, që të mos bëjnë kalkulime politike, por t’i përmbahen pikë për pikë asaj! Në të kundërtën rrezikohet që gjithçka të kthehet në pikën ZERO!

GRUPI PARLAMENTAR I AAK”

Kryetari Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në të njëjtën mbrëmje, është përgjigjur:

“Marrevshja sic shihet ne foton ne vijim per nenin 3 te ligjit per demarkacion eshte arritur te enjten mbrema (22 shkurt) me partite e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vertetojne kete te pranishmit ne zyren e kryetarit te Kuvendit. Marreveshja eshte shkruar ne zyren e tij.
Ate nate z.Haradinaj nuk deshironte te komunikonte fare. Te shtunen jemi njoftuar se ai e ka pranuar ate.
Sot ne Kuvend e kam lexuar tekstualisht kete marreveshje dhe eshte aprovuar ne Komisionin per Politike te Jashtme si amandament. Transkripti i Kuvendit e verteton kete. Kjo eshte e verteta.”

Legjenda: Neni 3 i Marrëveshjes – dy versionet, i AAK dhe i LDK

Filed Under: Kronike

Presidenti Juncer, nesër në Kosovë, Veseli takon DELAWIE E APOSTOLOVA

February 27, 2018 by dgreca

-Presidenti Juncker dhe Delegacioni i BE-së do të takohen me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, bën të ditur njoftimi dërguar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/
2Vesel DelawerPRISHTINË, 27 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisionerin Johannes Hahn, nesër, do të vizitojnë Kosovën.Presidenti Juncker dhe Delegacioni i BE-së do të takohen me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, bën të ditur njoftimi dërguar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.Juncker, Mogherini e Hahn do të mbajnë edhe një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e Misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.1 Veseli BE

KOSOVË-VESELI ME DELAWIE E APOSTOLOVA PËR VOTIMIN E DEMARKACIONIT

-Kryeparlamentari Veseli dhe Ambasadori Delawie u pajtuan se është momenti i fundit që Kosova ta ratifikojë këtë marrëveshje, për t’i zënë afatet e nevojshme për heqjen e vizave gjatë këtij viti.

PRISHTINË, 27 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për seancën e nesërme plenare ku pritet të ratifikohet Marrëveshja për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave.Kryeparlamentari Veseli e ka informuar Ambasadorin Amerikan për takimet dhe konsensusin e arritur mes subjekteve politike të pozitës dhe një pjesë të opozitës për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit. Veseli u shpreh optimist se marrëveshja e cila do t’i hapë rrugë lëvizjes pa viza të qytetarëve të Kosovës në Zonën Shengen do të miratohet në seancën e së mërkurës.

Kryeparlamentari Veseli dhe Ambasadori Delawie u pajtuan se është momenti i fundit që Kosova ta ratifikojë këtë marrëveshje, për t’i zënë afatet e nevojshme për heqjen e vizave gjatë këtij viti.Ambasadori Amerikan e ka vlerësuar rolin e Kryeparlamentarit Veseli në gjetjen e konsensusit brenda spektrit politik, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim edhe Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë- Përfaqësuesen e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, të cilën diskutoi për zhvillimet politike në vend, axhendën evropiane të Kosovës dhe hapat që Kosova duhet të ndërmarrë në këtë proces, me theks të veçantë, çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, e cila do të jetë serish nesër për diskutim në Kuvend.

Kryeparlamentari Veseli tha se populli i Kosovës në histori ka humbur shumë raste dhe nuk do të lejojë të humb raste të reja. Ai tha se Kosova është e përkushtuar plotësisht në përcaktimin e saj euro-atlantik dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.Veseli shtoi se Kosova do të vazhdojë angazhimet e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve që i janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian.“Liberalizimi duhet të ndodhë dhe ratifikimi i marrëveshjes do të votohet. Kosova dhe qytetarët e vet kanë nevojë për një lajm të mirë dhe ne do ta sjellim këtë lajm nesër. Ratifikimi jep sinjal të qartë për perspektivën drejt BE-së dhe presim nga BE-ja të na ndihmojnë në rrugëtimin tonë euro-integrues”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se është bërë shumë për të arritur konsensusin dhe kërkoi nga i gjithë spektri politik që nesër të jetë bashkë, në forcimin e sovranitetit dhe ecjen e vendit përpara.“Nesër duhet të kemi një lajm të mirë. Besoj dhe në reflektimin e kolegëve që ende nuk e kanë marrë këtë vendim. Jemi para një dite që do t’i hapë perspektivë Kosovës”, tha kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se në javët e fundit ka pasur hapa të rëndësishëm për Kosovën për kalimin e demarkacionit, të cilat, siç tha ajo, janë vlerësuar shumë.“Dua të them që jemi afër që ta zgjedhim këtë çështje, andaj besoj se ratifikimi i demarkacionit në Kuvend duhet të bëhet nesër, sepse do të jetë hap i rëndësishëm në rrugën e liberalizimit. Kosova duhet të vazhdojë ende luftën kundër korrupsionit. Duhen përpjekje, por ratifikimi na afron te liberalizimi i vizave”, theksoi Apostolova./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasadori Delawie, Behlul Jashari Veseli, Presidenti Junker

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 183
  • 184
  • 185
  • 186
  • 187
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT