• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA në Festën e Kosovës

February 14, 2018 by dgreca

 1 Ansambi i forcave ajrore USA

-Kosova 10 vjet pavarësi, në festë vjen Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 14 Shkurt  2018/ Ambasada Amerikane në Prishtinë deklaroi sot se mirëpret Ansamblin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë (USAFE), i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.“Kemi nderin që na është dhënë mundësia për të interpretuar në këtë ngjarje të veçantë,” tha nënkoloneli Don Schofield, komandant i Ansamblit USAFE, i cili do të shoqërojë përafërsisht 15 muzikantë gjatë këtij udhëtimi.“Interpretimet si ky krijojnë mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kosovës duke forcuar mirëkuptimin dhe vlerësimin kulturor të ndërsjellë përmes angazhimeve popull-me-popull, partneriteteve, dhe miqësive”, u shpreh ai.Gjatë qëndrimit në Kosovë ansambli poashtu do të vizitojë trupat e SHBA-ve dhe të koalicionit në kuadër të Forcës së Kosovës, i njohur si KFOR, që është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e që gjendet në këtë vend që nga viti 1999. Orari i interpretimeve publike të ansamblit gjatë vizitës është si vijon:

 Të enjten e 15 shkurtit në ora 20:00 në Bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe të dielën e 18 shkurtit në “Sheshin Shadërvan” në Prizren në orën 12:00, si dhe në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë në orën 19:00.

14 February 2018

U.S. AIR FORCES IN EUROPE BAND IN KOSOVO

U.S. Embassy Pristina welcomes The United States Air Forces in Europe Band, who will perform at Kosovo’s 10th Anniversary of Independence Celebrations.

“We’re honored to have the opportunity to play at this special event,” said Lt. Col. Don Schofield, USAFE Band commander, who will accompany approximately 15 musicians on the trip. “Performances like this provide an opportunity to build on U.S.-Kosovo relations by strengthening mutual understanding and cultural appreciation through people-to-people engagements, partnerships and friendships.”

While in Kosovo, the band will also visit U.S. and coalition troops at Kosovo Force, known as KFOR, a NATO-led international peacekeeping force which has been in the country since 1999.

The public schedule for the visit is as follows:

Thursday, February 15

20:00

Performance on Mother Teresa Blvd, Pristina

Open to the public

Sunday, February 18

12:00

Performance at Shadervan Square in Prizren

Open to the public

19:00

Performance at Jusuf Gërvalla Cinema in Peja

Open to the public

Filed Under: Kronike Tagged With: Ansambi i Forcave Ajrore USA, Behlul Jashari, ne Kosove

Iowa-Kosova, bashkëpunim i frytshëm

February 12, 2018 by dgreca

2 ramushi 23 ramushi 35 ramushi1

*Ushtria amerikane nderon Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj/

IOWA, 11 SHKURT
2018-Gazeta DIELLI/
2 harad Usht

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në mënyrë madhështore nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Tymothy Orr, në bazën e ushtrisë amerikane, njësiti  i helikopterëve luftarakë “Black Hawk”.

1 Ramushi usht

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, nga Gjenerali Orr dhe zyrtarët tjerë të ushtrisë amerikane, është njohur për së afërmi me këtë bazë unike si dhe me helikopterët luftarakë “Black Hawk”.
“Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë mike të popullit të Kosovës, ushtrisë amerikane.
Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale, sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë “Black Hawk”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

***

Iowa–Kosova, bashkëpunim i frytshëm

–Kryeministri Haradinaj: Bashkëpunim i frytshëm i Kosovës me Iowa
Iowa, 12 shkurt
2018-Gazeta DIELLI/
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga konsullata e Republikës së Kosovës, në Iowa. Në këtë pritje u theksua roli i rëndësishëm i shtetit të Iowa-s në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe mundësitë e avancimit të raporteve ndërmjet dy shteteve tona.

Para ta pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se qytetarët e Kosovës vlerësojnë lartë kontributin e SHBA-ve dhe në veçanti të shtetit të Iowa-s, për ndihmën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës.
I pranishëm në këtë pritje ishte edhe Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që bashkë me përfaqësuesit e Gardës Kombëtare dhe akademike të Iowa-s, theksuan nevojën e  bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks në fushën e arsimit.Konsulli Xhavit Gashi prezantoi të arriturat e bashkëpunimit të deritanishëm, por edhe planet për të ardhmen.

Filed Under: Kronike Tagged With: Iowa, Kryeministri Haradinaj, Ushtria amerikane

PRESIDENCA: Pakti Detar, ende nuk ka plotfuqishmëri

February 11, 2018 by dgreca

Pakti detar me Greqinë, Presidenca: Nuk na kanë kërkuar plotfuqishmëri për negociatat/

-Në institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” lidhur me negociatoret per marreveshjen e Detit”, ka reaguar edhe pasardhesi i Bujar Nishanit; Ilir Meta.

Burime nga Presidenca për ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ dhe mediat e tjera te Tiranës konfirmojnë se deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për negociatat e Marrëveshjes se Detit me Greqinë.

Deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Po ashtu, kërkesë nga qeveria për Plotfuqishmëri nuk i është kërkuar as ish-Presidentit, Bujar Nishani, i cili deri ditën e fundit, kur la zyrën e Presidentit, deklaroi se nuk i ishte paraqitur ndonjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë”.

E kundërta ndodh në Greqi, ku vetë ministri i jashtëm deklaron se Shqipëria ka rënë dakord t’i japë 12 milje detare Greqisë, ndërsa mediat greke raportojnë edhe detaje nga marrëveshja.

“Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar.” ka thënë ish-Presidenti Nishani.

Sipas ish-presidentit, “me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Minisrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot. Së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë “Autorizimin e Plotfuqishmërisë” nga Presidenti i Republikës?

Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.”

Filed Under: Kronike Tagged With: nuk ka plotfuqishmëri, PRESIDENCA: Pakti Detar

Estonia, përkrahje Kosovës

February 10, 2018 by dgreca

-Presidenti Thaçi takon presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid/1 Thaci estoniaPRISHTINË,  10 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, ndërkohë që mori pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut.Si dy vende të reja që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Thaçi dhe ajo Estoneze, Kaljulaid i kanë uruar njëri-tjetrit fat të ekipeve olimpike gjatë garave, që po zhvillohen në Kore të Jugut.Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe presidentja Kaljulaid kanë biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, të integrimeve euroatlantike.Duke folur për bashkëpunimin bilateral, presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid ka shprehur vullnet për të përkrahur Kosovën në fushën e digjitalizimit, transparencës dhe qeverisjes elektronike. Presidenti Thaçi ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Estonisë në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se anëtarësimi i rajonit në BE duhet të ndodh në pako.

Ata janë pajtuar të gjitha kontestet ndërfiqnjësore duhet të jenë të zgjidhura plotësisht para se një anëtar të hyjë në BE, bën të ditur njoftim i dërguar sot pasdite nga Presidenca e Kosovës.Estonia është shteti i 12-të që ka njohur Kosovën në 21 shkurt 2008, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik para 10 vitesh. Ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, ishte për vizitë zyrtare në Kosovë në maj 2017, me axhendë takimesh edhe me presidentin Thaçi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kersti Kaljulaid, Thaçi takon presidenten e Estonisë

Haradinaj ne Washington:SHBA-të të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën

February 8, 2018 by dgreca

1 Haradinaj SHBA

Washington, 8 shkurt 2018/Ne ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar Wess Mitchell, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën. Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lartë ndihmën e SHBA-së për Kosovën në çlirimin e saj dhe në shtetndërtim.

Kryeministri Haradinaj tha se prania afatgjate e SHBA-së në Kosovë, edhe diplomatike por edhe ushtarake, e ndihmon jo vetëm vendin por edhe gjithë rajonin në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Ai tha se përkrahja e SHBA-së për Kosovën në konsolidimin ndërkombëtar, rrugën e anëtarësimit në BE dhe në zhvillimin e saj ekonomik dhe demokratik si dhe forcimin e institucioneve, është e nevojshme.
Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova ka përshpejtuar përmbushjen e agjendës së saj të reformave evropiane duke punuar me përkushtim edhe në zbatimin e MSA-së që do ta ndihmojë në hapjen e kapitullit të ri të aplikimit për vendin kandidat për anëtarësim në BE. Kryeministri Haradinaj tha se dialogu me Serbinë është i paalternativë por theksoi se ai duhet të afatizohet dhe të përmbyllet me njohjen reciproke. Ai tha se përfshirja e SHBA-së në dialog është me rëndësi për të dhënë rezultate dhe për ta përmbyllur këtë proces.
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropë, Wess Mitchel, shprehu mbështetjen e vendit të tij në rrugën demokratike të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj takon Drejtorin e CIA, Mike Pompeo


Washington, 8 shkurt 2018/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me Drejtorin e CIA, Mike Pompei.

Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjik në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë. Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale.

2zeri i Amerikes

Haradinaj: Zëri i Amerikës ishte zë shprese në Kosovë

Washington, 8 shkurt 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot “Zërin e Amerikës” dhe u takua me drejtuesit e tij, drejtorin ekzekutiv të Bordit të Guvernatorëve, John Lansing dhe drejtorin e Divizionit të Euro Azisë së VOA-s, Elez Biberaj.

Kryeministri Haradinaj e vleresoi lart punën e mediave ndërkombëtare në pasqyrimin e të vërtetës në botë dhe në ndërtimin e standardeve profesionale duke i dhënë fuqi zgjimit demokratik sidomos në Europën Juglindore. Ai tha se “Zëri i Amerikës” ka qenë një dritare e informimit për Kosovën në të kaluarën, posaçerisht në periudhën e luftës dhe ai sot luan një rol të rëndësishëm në proceset demokratike të Kosovës si dhe në ndërtimin e një shoqërie të zhvilluar dhe tolerante.

 

Kryeministri Haradinaj tha se mediat ndërkombëtare njëkohësisht  luajnë një rol të madh dhe ndihmojnë edhe mediat lokale në krijimin e një mjedisi profesional dhe të pavarur.

 

Drejtori ekzekutiv i Bordit te Guvernatorëve, John Lansing, e mirëpriti kryeministrin Haradinaj dhe e vleresoi lart bashkëpunimin dhe mbështetjen që i jep medias. Ai foli edhe për ndikimin e VOA-s në botë por edhe në Kosovë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj ne Washington, takon Mitchell

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 185
  • 186
  • 187
  • 188
  • 189
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT