-Presidenti Thaçi takon presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid/PRISHTINË, 10 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, ndërkohë që mori pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut.Si dy vende të reja që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Thaçi dhe ajo Estoneze, Kaljulaid i kanë uruar njëri-tjetrit fat të ekipeve olimpike gjatë garave, që po zhvillohen në Kore të Jugut.Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe presidentja Kaljulaid kanë biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, të integrimeve euroatlantike.Duke folur për bashkëpunimin bilateral, presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid ka shprehur vullnet për të përkrahur Kosovën në fushën e digjitalizimit, transparencës dhe qeverisjes elektronike. Presidenti Thaçi ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Estonisë në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se anëtarësimi i rajonit në BE duhet të ndodh në pako.
Ata janë pajtuar të gjitha kontestet ndërfiqnjësore duhet të jenë të zgjidhura plotësisht para se një anëtar të hyjë në BE, bën të ditur njoftim i dërguar sot pasdite nga Presidenca e Kosovës.Estonia është shteti i 12-të që ka njohur Kosovën në 21 shkurt 2008, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik para 10 vitesh. Ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, ishte për vizitë zyrtare në Kosovë në maj 2017, me axhendë takimesh edhe me presidentin Thaçi./b.j/