• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAQEDONI-Ivanov nuk dekreton ligjin për gjuhën shqipe

January 17, 2018 by dgreca

Shkup, 17 Janar 2018- Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, deklaroi për opinionin se ai ka vendosur të mos e dekretoj miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas presidentit ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit , sovranitetin dhe integriten territorial të Maqedonisë.

1 Ivanov

“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore – tha mes tjerash Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.”

Filed Under: Kronike Tagged With: nuk dekreton Shqipen, Presidenti Ivanov

Qytetarët nga Mitrovica i japin lamtumirën Ivanoviqit

January 17, 2018 by dgreca

Vrasja e Ivanoviqit të mos shfrytëzohet për axhenda politike/2 Lamtumira

Qindra qytetarë nga Mitrovica i kanë dhënë lamtumirën Oliver Ivanoviqit, i vrarë të martën në mëngjes para zyrës së subjektit të tij politik, me emrin, iniciativa qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP].

Kortezhi me arkivolin e Ivanoviqit është nisur nga Mitrovica veriore për në Beograd, ku pritet të varroset të enjten.

Ivanoviq ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë. Vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e kanë dënuar zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës.

Vrasja e Ivanoviqit të mos shfrytëzohet për axhenda politike

Këshilli i Sigurisë së Kosovës thekson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shprehet se dënohet çdo tendencë për ta shfrytëzuar politikisht vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kosovo Trauer um Oliver Ivanovic (Reuters/D. Kojadinovic)

Këshilli i Sigurisë së Kosovës i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka konstatuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme dhe se organet e rendit janë duke kryer me përgjegjësi detyrat e tyre në ruajtjen e qetësisë publike dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit. Ky konstatim u bë nga organi më i lartë i sigurisë në vend, pas vrasjes një ditë më parë të liderit lokal serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Kërkohet ndihmë nga qytetarët

Këshilli i Sigurisë së Kosovës diskutoi mbrëmë deri vonë për situatën e sigurisë, me theks të posaçëm atë në veri të Kosovës. “Këshilli i Sigurisë së Kosovës thekson se autoritetet e sigurisë dhe ato të ndjekjes po zhvillojnë hetime intensive në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq dhe po hetojnë të gjitha pistat e mundshme. Organet e rendit kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, pa dallim, që të ofrojnë ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre në zbulimin e kapjen sa më të shpejt të kryesve të këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Kosovo Mitrovica trauert um Ivanovic (DW/J. Đukić-Pejić)

Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetimet pas vrasjes së zotit Ivanoviq, një ditë më parë ndërsa ka vlerësuar që në rast të nevojës për ndihmë dhe ekspertizë në ndriçimin e rastit mund të kërkohet ndihmë profesionale edhe nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare, në veçanti nga FBI e SHBA-së. Kërkesë drejtuar autoriteteve të rendit në Kosovës për ta hetuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kanë kërkuar edhe autoritetet e Serbisë, por, një gjë e tillë tash për tash nuk iu është lejuar.

Akti kriminal nuk duhet të shfrytëzohet për axhenda politike

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës e dënojnë çdo tendencë që ky akt kriminal të shfrytëzohet për agjenda politike dhe të tjera nga kushdo qoftë. “Institucionet e Kosovës janë vërtetë në krye të detyrës, pra, policia. Policia e Kosovës po ashtu ka marrëdhënie të mira me plot organizata simotra. Sikur ne ta ndjejmë nevojën për ndihmesë në hetime, mund ta ftojmë FBI, që është shumë i besueshëm. Nuk i mirëpresim deklarimet e askujt për ndërhyrje në rend dhe ligj në veri. Mendojmë se edhe ky krim, por edhe zhvillime të caktuara kriminale që ndodhin në veri, janë po ashtu rezultat i përfshirjeve ilegale që ndodhin në veri nga instanca të tjera jashtë Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Ramush Haradinaj im DW-Interview (DW)

Makina nga u krye vrasja gjendet e djegur

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, nga ana e tij, ka thënë se në kuadër të hetimeve, policia deri tash ka informacione rreth makinës që është gjetur e djegur dhe besohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së zotit Ivanoviq. “Kjo veturë ka qenë pa targa, por ne kemi arritur që të kemi informatat e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj”, tha Shpend Maxhuni duke mos dhënë detaje të tjera që mund ta dëmtojnë procesin e hetimeve.

Vrasja e liderit lokal serb të veriut të Kosovës Oliver Ivanoviq, thelloi krizën e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni serb në bisedimet në Bruksel, ndërpreu dialogun teknik të rinisur pas disa muajsh ndërprerje. Shefi i këtij delegacioni Marko Gjuriq, tha se dialogu me Prishtinën nuk do të vazhdojë siç tha” pa marrë një përgjigje rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit”. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh i habitur pse Beogradi ndërpreu “dialogun teknik” me Kosovën.

Filed Under: Kronike Tagged With: Lamtumira e Ivanoviqit, Mitrovice

SHBA, përkrahje për FSK

January 13, 2018 by dgreca

-Me ftesë të Komandantit të Ushtrisë Amerikane për Evropë, Komandanti i FSK-së merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Komandën e Forcave Ajrore të NATO-s/1 Rrahman Rama ok

  PRISHTINË,  13 Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Komandantit të Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjeneral major Timothy McGuire, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zjarrit Luftarak në Komandën e Forcave Ajrore të NATO-s në Gjermani. Në Forumin Ndërkombëtar morën pjesë përfaqësues ushtarakë të më se njëzet vendeve anëtare të NATO-s, ku u diskutua lidhur me trendët e reja në teknologjinë e zjarrit luftarak, ndërveprueshmërinë e zjarrit indirekt në fushat luftarake, si dhe për mësimet e mësuara nga operacionet e tanishme. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka falënderuar përfaqësuesit e Ushtrisë Amerikane për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për mundësitë e gjithanshme që po merr nga partnerët strategjikë në të mirë të avancimit dhe zhvillimit profesional të FSK-së./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: përkrahje për FSK, SHBA

Kryeparlamentari Veseli priti në takim Ambasadorin Amerikan Greg Delawie

January 13, 2018 by dgreca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.Në takimin e Kryetarit Veseli dhe Ambasadorit Delawie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes  nacional.Veseli ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar.1 Veseli ambasadori

Kryetari Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës.(E dergoi zyra e Kryeparlamentarit te Kosoves).

Komenti-Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha të shtunën se Kosova do t’u qëndrojë detyrimeve ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Gjykatën e Posaçme për krime lufte.Sipas një komunikatë të zyrës së zotit Veseli, zotimi i yij u bë gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë Greg Delawie.

Në njoftim thuhet se zoti Veseli theksoi “nevojën e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes nacional. Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbetet primar”, thuhet në njoftim.

Me 22 dhjetor një grup prej 43 deputetësh hodhi nismën për të shfuqizuar ligjin mbi Gjykatën e Posaçme, që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte. Nisma nxiti reagime të ashpra të diplomacisë perëndimore.

Departamenti amerikan i shtetit u bëri thirrje “me forcë udhëheqësve aktualë të Kosovës dhe anëtarëve të Parlamentit që mos ta zhbëjnë atë arritje duke e prekur gjykatën tani ose në të ardhmen”.

Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore në Kosovë paralajmëruan për pasojat e rënda që mund të ketë për vendin përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme.

Berlini dhe Parisi dërguan një delegacion për të takuar përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë për të diskutuar pasojat e një nisme të tillë.

Çështja është ende pezull, pasi që parlamenti i Kosovës ndodhet në pushim dimëror deri më 15 janar. Për të mërkurën më 17 janar është paralajmëruar mbledhja e kryesisë së parlamentit dhe ndër pikat e rendit të ditës është edhe nisma e deputetëve për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën e Posaçme.

Ideja për shfuqizimin e gjykatës pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të të cilit kërkohet nga parlamenti të ndryshohet dhe plotësohet ligji për Gjykatën e Posaçme për krime lufte, të cilën ata e cilësojnë diskriminuese për Kosovën.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasadorin Greg Delawie, Veseli takon

Ambasadori Lu: Hetim të plotë çështjes Tahiri

January 12, 2018 by dgreca

1 amb. Lu sotShtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë prokurorë të FBI-së për hetimin e çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë, siç cilësohet ajo ku është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Deklarata është bërë sot nga ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, i pyetur nga “BalkanWeb”, në përfundim të një takimi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në prani edhe të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin. Sipas Ambasadorit Lu, çështja e zotit Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor, e në këtë pikë SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë edhe prokurorë të FBI-së, për ta hetuar.

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ambasadori Lu: Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.{SH.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasadori Lu, çështjes Tahiri, Hetim të plotë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 189
  • 190
  • 191
  • 192
  • 193
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT