• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOLEC TRABONI, “MJESHTËR I MADH”

November 24, 2017 by dgreca

1 Traboini MetaNDEROHEM ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH”/

Në kuadrin e 100 vjetorit të jetimores së parë shqiptare 1917-2017 dhe javës së ndërgjegjësimit për të shtuar kujdesin për fëmijët jetimë, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta bëri edhe disa dekorime e dhënie titujsh. Me nr. dekreti 10653, datë 15 nëntor 2017, Presidenti i Republikës me akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” me këtë motivacion: “Për merita të shquara si personalitet i artit, publicistikës dhe kulturës shqiptare, duke u bërë shembull frymëzimi, në veçanti, për gjeneratat e fëmijëve jetimë, të cilëve ai u përket”. Me këtë rast falenderoj Presidentin e Republikës z. Ilir Meta dhe Institutin Kombëtar për Integrimin e Jetimëve Shqiptarë me drejtor të  përgjithshëm Ilir Çumani. Si dhe kujtoj me veneracion të gjitha ata që në fëmininë e rininë time mu gjendën pranë e sot nuk jetojnë më, duke filluar nga mësuesi im i klasës së parë Lin Mushkalla, në vazhdimësi Njac Nenshati, Pjetër Pali e Kol Alimhilli,  drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës Shkodër Persa Grabova, mësuesin tim të paharruar të gjuhës shqipe Pjetër Elezi që më thërriste gjithmonë me mbiemër, mësuesin i letërsisë Lec Shllaku e të tjerë.           Një kujtesë mirënjohje e veçantë shkon për atin tim të munguar Palok Traboini, mësues e luftëtar, publicist i pavarësisë dhe sekretar i Ded Gjo Luli, Dadën time Katrina Traboini, vajzën e Motrës Tone, që më nxiti në fushën e artit që kur linda, duke më venë emrin e dajës së vet, të paharruarit Kol Idromeno. E ndaj këtë kënaqësi me të afërmit, me të gjithë bashkmalësorët e mi në Traboin e mbarë Malësinë e Hotit, me bashkshkodranët e mi, me bashkemigrantët në Greqi dhe Amerikë, si dhe me miqtë dhe dashamirësit e letërsisë.        E në fund (për nga rendi por e parë për nga rëndësia) një mesazh për të gjithë ata që rrethanat i sjellin të jenë në fatin tim të fëminisë; ju pëllumba me krah të plagosur kurrë mos harroni se në një shtet social dhe në një shoqëri humane mund të fluturohet edhe me një krah! Kolec Palok Traboini 23 nëntor 2017

Filed Under: Kronike Tagged With: Kolec Traboini, Mjeshter i Madh

I PERJETSHEM KUJTIMI I PROF. NDUE ZEF TOMA

November 23, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

1 Zef Toma

PROF. NDUE ZEF TOMA (1935 – 2017)/

 Dikund andej kah Kelmendi u shkëputen disa grumbuj shkambijësh e në rrotullim nder prrojet e ujnave të pasterta t’ Atyne Bjeshkëve të Nêmuna, erdhën e zune vend dikund aty nga Mali Kolaj e, një pjesë e mirë e tyne kah Velipoja. Edhe pse shkapetjet ishin të rrebta, shkambi mbet shkamb! Edhe Burrat që sollen me vedi, mbeten shkambij…

Një prej Atyne shkambijve të pathyeshem ishte edhe Ndue Zef Toma i Velipojës! Nana e vet e thirrte Nosh… Edhe shoqnia me atë Emen e njohti dhe me te u moshue…Kur Noshi bani 6 vjetët, Baba Zef ia dorzoi me mësue në shkollen e Don Alfons Trackit në Velipojë. Fliste me admirim per atë kohë… Në vitin 1945 ishte në Shkoder dhe ka vazhdue shkollen unike në shkollen “24 Maji”, prej ku ndjeku edhe të mesmen per me u ba mësues. Aso kohe kujtohej se ishte nxanës i sjellshem dhe shumë i vemendshem, me prirje artistike letrare. Prof. Gasper Ugashi kujtonte hartimet e bukra të Noshit…

Nuk i shpetoi sherbimit ushtarak, ku u rrezikue nga komisari i repartit per me sherbye në organet e sigurimit, po Noshi, paraqiti si pamundësi “të folmen në gjumë”, kështu, “tue vazhdue me folë në gjumë per disa kohë”, mujti me shmangë rrezikun e operativit.

Mbasi u lirue nga sherbimi ushtarak, Noshi tregonte se kur shkonte nder fshatra Atij, ju donte shpesh me vazhdue lojen e vjeter “të folmen në gjumë”…

Noshi ishte natyrë studjozi, i mbyllun dhe i pasionuem me letersinë…

Nder ma të pergatitunit në problemet gjuhësore, gja që kujtohej nga shokët e Tij, sesi u çue në kambë Prof. Eqrem Çabej, kur po fliste Noshi në provimin universitar, e pyeti ke ke pasë mësues, i firmoi librezen dhe Noshi mori diplomen… Ma vonë edhe kanë pasë takime pune ku, Prof. Çabej, e vlersonte nder të rrallët studenta me pergatitje model.

Noshi u emnue inspektor arsimi nder fshatrat e Shkodres, ku punoi disa vjet. Gjithmonë një inspektor i nderuem që askush nuk kujton një të keqe nga Ky Njeri. Evitonte rastet e pasojave që mund ti sillte kujtdo. “A jemi të zotët me ba mirë ?!” Ishte parimi i Noshit.

Në zhvillimin e “Revolucionit ideologjik e kulturorr të 1967”, edhe Noshit Ju gjet një rrfanë per me u largue nga seksioni i arësimit. E thirri në zyre sekretari PPSh, Mantho Bala dhe, i komunikoi transferimin në shkollen e Bregut të Lumit në Dukagjin. Kujtoj se aso kohe Mantho Bala shkoi në Ministrinë e Kulturës, dhe porsa u mbyll viti shkollor, Mantho e transferoi Noshin në Tiranë, në Institutin ku doli në pension.

Ikja në Tiranë per Noshin kje hapje e një t’ ardhmes së paparashikueme. Atje u martue dhe krijoi një Familje me dy engjuj trashigimtarë… Zonja e Tij e Nderueme kur e takon, të jep pershtypjen se Ajo asht le dhe rritë në ambjentin e Noshit që në moshë të re.

Në Tiranë Noshi asht marrë me punë shkencore dhe ka lanë disa studime me vlerë.

***

Tri ditë perpara nga Noshi unë mora një “tubë lulesh me 10 drandofille”…

Njena ma e bukur se tjetra! Me një aromë të paimagjinueshme! Lule që zbukurojnë jo vetem, dhomen ku i kam vendosë, po gjithë shtëpia ka ndryshue…

Gjethët jeshile tregojnë freskinë e Noshit që mi ka dergue.

Kur i mora, as nuk më shkonte nder mend se Ato dhjetë drandofille, do t’ ishin per mue Kujtimi i fundit i një Miku të dashtun dhe të shtrenjtë, si asht kenë Noshi per mue…

Ato Lule nuk vyshken, nuk vjetrohen as thahen… Ata do të jetojnë nder Shekuj…

Ato janë të Perjetshme ashtu si Emni i Noshit, që këndon në Lahuten e Malcisë vargjet e të Pavdekshmit At Gjergj Fishta…

10 VEPRAT E AT GJERGJ FISHTES, JANË BRILANTAT QË SOT UNË I SHIKOJ E FLAS ME MIKUN TIM NDUE ZEF TOMA, TUE RUEJTË NË MEND DHE NË ZEMER PERJETSISHT KUJTIMET E TIJ…

            Melbourne, 23 Nandor 2017.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Fritz radovani, Nderroi jets, Prof. Ndue Zef Toma

Serbia e Millosheviçit ka vrarë 11 mijë civilë shqiptarë

November 22, 2017 by dgreca

-Deklaratë e Qeverisë së Kosovës me rastin e dënimit të Gjeneralit Ratko Mladiç me burg të përjetshëm nga Tribunali i Hagës/

2Kosova, MilloshevicPRISHTINË, 22 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se dënimi i Ratko Mladiçit me burg të përjetshëm është vendosje e drejtësisë ndërkombëtare dhe satisfaksion për viktimat e luftës në Bosnjë.Qeveria dhe populli i Kosovës më këtë rast, përkujtojnë publikun botëror se regjimi i Sllobodan Millosheviçit dhe gjeneralët e tij, kanë aplikuar edhe në Kosovë të gjitha format e krimeve të përshkruara në aktakuzën kundër Mlladiçit.Serbia e Millosheviçit i ka vrarë 11 mijë civilë shqiptarë në Kosovë, ka djegur e shkatërruar 130 mijë shtëpi, ka marrë pengje lufte 4 mijë të tjerë, ka përdor si mjet lufte dhunimin seksual të mijëra grave, dhe në fund ka deportuar rreth 800 mijë qytetarë shqiptarë jashtë kufijve të Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se është sinjal tepër trishtues për brezat që vijnë tendenca e rehabilitimit të kriminelëve të luftës, qoftë përmes heroizmit, qoftë përmes rehabilitimit të tyre, duke i propozuar ata që të ligjërojnë në Akademitë ushtarake.Qeveria e Kosovës vlerëson se porosia që dha sot TPNJ duhet t’u shërbejë në radhë të parë qeverive të rajonit për t’u ballafaquar me guxim me të kaluarën dhe për të reflektuar më shumë vendosmëri për t’u thënë jo politikave etnonacionaliste, si dhe për të nxitur më shumë mirëkuptim për viktimat – pavarësisht origjinës së tyre – për një paqe të qëndrueshme dhe pajtim ndërmjet popujve të kësaj hapësire të Europës.Ky verdikt i TPNJ duhet t’u shërbejë qeverive të rajonit për përkujtesë për ta braktisur përfundimisht dhunën në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për të marrë kursin e pajtimit dhe njohjes e respektimit të vlerave reciproke, për t’i dhënë zemër përqafimit të vlerave të përbashkëta europiane dhe për ta inkurajuar synimin e popujve të rajonit tonë drejt integrimeve europiane dhe Euro-Atlantike./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: 11 mije civile, Kosove, Mlladic, Serbia vrau

HARADINAJ-ENGEL, KURORA LULESH PËR VIKTIMAT HEBREJE

November 20, 2017 by dgreca

-Kryeministri Ramush Haradinaj priti kongresistin amerikan Eliot Engel/

1 engel varrezat

Prishtinë, 20 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/

1 lule engelKryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili njihet për mbështetje të madhe që i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi që nga zgjedhja e tij në Kongresin amerikan.Fillimisht, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kongresisti amerikan, Eliot Engel, kanë vënë kurora lulesh për viktimat hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore, te pllaka përkujtimore që shenjëzon vendin ku ishte Sinagoga e fundit.Ata kanë përkujtuar dhe nderuar kujtimin për këto viktima me një minutë heshtje para pllakës që gjendet në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: HARADINAJ-ENGEL, KURORA LULESH, PËR VIKTIMAT HEBREJE

Perkujtohen të internuar në kampet naziste

November 20, 2017 by dgreca

Përkujtohet 74 vjetori i të rinjve durrsakë, të internuar në kampet naziste/1 ok Kampi perqendrimi

Nga Shefqet Kërcelli/

Sot paradite në lapidarin kushtuar të rinjve durrsakë, që u internuan në kampet naziste gjatë Luftës së II Botërore, u zhvillua një ceremoni përkujtimore për të nderuar e respektuar aktin e tyre heroik për lirinë e vendit. Ishin plot 43 të rinj durrsakë që sakrifikuan e flijuan deri frymën e fundit, në kampet shfarosëse naziste. Në ceremoninë e organizuar si cdo vit në lapidarin e Shkozetit, morën pjesë familjarë e të afërm të dëshmorëve, qytetarë durrsakë, përfaqsues të veteranëve antifashistë, detarë, drejtues të pushtetit qëndror e vendor, media të ndryshme, etj. Pikërisht në vendin e përkujtimit, 74 vjet më parë më 20 nëntor 1943, dhjetra të rinj durrsakë u grumbulluan dhe u syrgjynosën me dhunë në kampet naziste, duke shënuar një nga ngjarjet më të dhimshme për popullin durrsak dhe opinionin shqiptar. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, zoti Ardian Gurra, Drejtor i Kulturës në Bashkinë e Durrësit tha se, këta të rinj ishin patriotë të vërtetë, mbrojtës dhe mbështetës të ideve dhe ëndrrës për liri. Në mauzoleumin e dëshmorëve të qytetit prehen eshtrat e 43 të rinjve që humbën jetën në kampet e përqëndrimit për lirinë e vendit. Sakrificat dhe flijimi i tyre janë pjesë e kontributit të qytetarëve durrsakë në luftën antifashiste. Ishte pikërisht kjo luftë e qëndresë që e radhiti popullin tonë në anën e forcave përparimtare, demokratike e antifashiste të kohës, nënvizoi zoti Gurra. Në vijim pjesmarrësit mbajtën 1 minutë heshtje në nderim të dëshmorëve. Në fund të ceremonisë nga drejtuesit, subjektet dhe shoqatat e ndryshme u vendosën kurora e buqeta me lule në memorialin e ngritur për këtë qëllim.

Filed Under: Kronike Tagged With: në kampet naziste, Perkujtohen të internuar, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 196
  • 197
  • 198
  • 199
  • 200
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT