• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve

September 23, 2017 by dgreca

 NGA SARANDA XHEKAJ/

Të shtunën dhe të dielën, më 23 – 24 shtator 2017, do të mbahet në Prishtinë Konferenca Ndërkombëtare me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve”.Dita e parë e Konferencës fillon punimet në orën 15:00 dhe do të mbahet në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës, ndërsa në ditën e dytë, të dielën, punimet fillojnë në orën 9:00 në ambientet e Hotelit “Nartel”. Pjesëmarrës në konferencë do të jenë burrështetas, parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani dhe Evropa. Ata do të sjellin përvojën dhe dijen e tyre në kërkim të zgjidhjeve për problemet kritike të botës, duke nisur nga qeverisja e mirë, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet etnike dhe deri tek mbrojtja e mjedisit. Nga kjo konferencë do të lansohet Iniciativa e Parlamentarëve për Paqe në nivel të rajonit të Ballkanit.Në konferencë do të trajtohen temat: Trashëgimia e përbashkët kulturore si një bazë e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në ballkan; Diplomacia ndërparlamentare dhe bashkëpunimi rajonal; Forcimi i familjes, thelbi i trashëgimisë kulturore të Ballkanit; Ndërtimi i një mjedisi me prosperitet të përbashkët për gjeneratat e ardhshme.Konferenca sponsorizohet nga Federata për Paqe Universale (FPU), e cila ka një status të veçantë konsultativ në Komitetin Ekonomik dhe Social të OKB, në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe (SHNPP), e cila ka për qëllim krijimin e një forumi për parlamentarët përtej kombësive, identiteteve fetare ose përkatësive partiake.

Agjenda:  

E shtunë, 23 shtator

Koha:   15:00

 Vendi:   Salla 506, Kuvendi i Kosovës

15:00 Seanca I: Trashëgimia kulturore e përbashkët, një Bazë e Përbashkët për Paqen dhe Stabilitetin në Ballkan

 MC:  Jack Corley – Kryetar, FPU Eurasia

 Fjalë pëshëndetëse

Thomas Walsh, Kryetar, FPU International

Folësit

Alfred Moisiu, Presidenti i Shqipërisë(2002 – 2007)

Stjepan Mesić, Presidenti i Kroacisë (2000 – 2010)

Fatmir Sejdiu, Presidenti i Kosovës (2006 – 2010)

Walther Lichem, ish Drejtor, Departamenti i Organizatave Ndërkombëtare, Ministria e Jashtme Austriake 

17:30 Seanca II: Diplomacia Interparlamentare dhe Bashkëpunimi Rajonal: Parlamentarët për Iniciativën e Paqes

MC:  Jacques Marion, Zëvendëspresident, FPU Evropë

 Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit, Republika e Kosovës (2008 – 2014)

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit, Republika e Maqedonisë

Vladimir Petrovsky, ekspert, Këshilli i Çështjeve Ndërkombëtare Ruse

Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit, Republika e Kosovës

Dashamir Shehi, deputet i Parlamentit, Shqipëri

E diel, 24 shtator

Koha:   9:00

 Vendi:   Hoteli “Nartel”

09:00 Seanca III – Forcimi i familjes, thelbi i trashëgimisë kulturore të Ballkanit

MC:  Giuseppe Cali – President i Federatës për Paqe Universale, Itali

 Saemira Pino, ish-zëvendësministre e Arsimit, Shqipëri

Carolyn Handschin, drejtor, Zyrat e Kombeve të Bashkuara të Federatës së Grave për Paqe Botërore

Daut Demaku – Themelues i të menduarit pozitiv në Kosovë dhe nënkryetari i FPU në Kosovë

Jack Corley, Kryetar, FPU Eurasia

11:00 Seanca IV – Ndërtimi i një mjedisi të prosperitetit të përbashkët për gjeneratat e ardhshme

MC: Ali Lacej – Koordinator i Këshillit për Paqe në Shqipëri

 Ismajl Kurteshi, aAnëtar i Parlamentit të Kosovës

Sead Sahman, anëtar i Parlamentit – Mali i Zi

Anita Mitic, kryetare, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Serbi

Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm, FPU Shqipëri

Ceremonia përmbyllëse

 Fjalë përmbyllëse

Emërimi i Ambasadorëve të Paqes

Filed Under: Kronike Tagged With: - Roli i Parlamentarëve, Kultura dhe Paqja në Ballkan, Saranda XHEKAJ

Kosova, vendim për të shtyrë votimin e kërkesës për anëtarësim në Interpol

September 21, 2017 by dgreca

PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit, thekson sot në një komunikatë qeveria kosovare.

Shtohet se, Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit.“Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.Si kryeministër i Kosovës, sot kam marrë vendim për të shtyrë votimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol për takimin e ardhshëm të kësaj organizate”, thekson komunikata e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.“I falënderoj të gjithë të involvuarit nga institucionet e Kosovës, por njëkohësisht i falënderoj edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i ftoj të gjithë që në takimin e radhës të punojmë që Kosova të votohet anëtare e Interpolit”, përfundon komunikata e sapodërguar. /b.j/

PACOLLI: PO E SHQYRTOJMË TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI PËR INTERPOL

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova mund të tërhiqet nga kandidimi për anëtarësim në Interpol për shkak se është larg sigurimit të votave të mjaftueshme për anëtarësim.Sipas tij, Kosova nuk ka punuar mjaftueshëm për këtë anëtarësim, por problemet janë shtuar edhe se Samiti i radhës do të mbahet në Kinë, që nuk e njeh shtetin e Kosovës.“Anëtarësimi në Interpol ka kërkuar një punë më të madhe dhe një angazhim më të madh. Në momentin kur kam ardhur kam pa se është punuar, por jo sa duhet. Unë jam shumë skeptik dhe nuk jam fare i inkurajuar që ne të themi se çdo gjë do të shkojë si duhet në këtë anëtarësim, sepse nikoqiri i këtij samiti ka barikaduar çdo gjë. Akoma s’i ka dërguar vizat që përfaqësuesit tanë të marrin pjesë. Është përgjegjësi e madhe që të them të tërhiqemi. E them me bindje se njerëzit do ta kuptojnë, por ndoshta në bashkëpunim, sidomos me SHBA-në, duhet të bëjmë tërheqje taktike dhe të bëhemi gati për samitin e ardhshëm të vitit të radhës, që do të mbahet në Abu Dhabi ku edhe të kemi votat e mjaftueshme. Të mos lejojmë të zhgënjehemi”, ka thënë ai për Interaktiv të KTV-së.Pacolli ka thënë se për pak ditë pune ka siguruar 25 nota verbale që konfirmojnë mbështetjen në samitin e radhës të Interpolit, por që është shumë larg numrit të mjaftueshëm të votave për pranim. Aty ka thënë se duhet të jenë 115 vota pro

Filed Under: Kronike Tagged With: anetaresimi ne Interpol, kosova, shtyrje kerkeses

Kuvendi i Kosovës, 7 grupe parlamentare

September 20, 2017 by dgreca

Kuvendi i Kosovës, 7 grupe parlamentare-14 komisione parlamentare/

1 Kryesia e Kuv Kosove

 -Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ndërprerje në mungesë kuorumi/

 PRISHTINË, 20 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kuvendi i Kosovës i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit 2017 ka 7 grupe parlamentare.  Kjo u bë e ditu sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës,  drejtuar nga kryetari Kadri Veseli.Ai i njoftoi nënkryetarët e Kuvendit me krijimin e  grupeve parlamentare, si në vijim: Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, me 32 deputetë, kryetar i grupit Glauk Konjufca, Grupi Parlamentar i LDK-së, me 27 deputetë, kryetar i grupit Avdullah Hoti, Grupi Parlamentar PDK-së, me 24 deputetë, kryetar i grupit Memli Krasniqi, Grupi Parlamentar i AAK-së, me 9 deputetë, kryetar i grupit Ahmet Isufi, Grupi Parlamentar i Listës Serbe, me 10 deputetë, kryetar i grupit Sasha Milosavljeviç, Grupi Parlamentar Nisma, me 6 deputetë, kryetar i grupit Bilall Sherifi, si dhe Grupi  Parlamentar 6+ (i komuniteteve pakicë), me 6 deputetë, kryetar i grupit Albert Kinolli. Në vazhdim, u procedua me ndarjen e komisioneve parlamentare. Kryesia vendosi që edhe në këtë legjislaturë, Kuvendi të ketë 14 komisione parlamentare. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare bën përzgjedhjen e komisioneve, sipas formulës së praktikuar.Sipas kësaj përzgjedhjeje, GP i Vetëvendosjes do të udhëheq katër komisione: Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe atë për Mbikëqyrjen e AKI-së.

GP i LDK-së do të udhëheq tre komisione: Komisionin për Buxhet dhe Financa, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.Grupi Parlamentar i PDK-së do të drejtojë po ashtu tre komisione: Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media dhe Komisionin për Integrime Evropiane.Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor do ta drejtojë GP i AAK-së, ndërsa atë për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, GP i Nisma-s.GP i Listës Serbe do të udhëheq Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, ndërsa GP 6+, atë për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Në vazhdim, Kryesia, me konsensus vendosi që në komisionet që drejtohen nga grupet parlamentare të pozitës, zëvendëskryetarët e parë t’u takojnë grupeve parlamentare në opozitë, dhe anasjelltas. Zëvendëskryetarët e dytë në secilin komision do të vijnë nga grupet parlamentare që përfaqësojnë komunitetet pakicë.  Mbledhja e Kryesisë vijoi me diskutimet për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021”, të ndërprerë të dielën, në 10 shtator 2017.Në mungesë konsensusi lidhur me datën e vazhdimit të kësaj mbledhjeje, kryetari Veseli hodhi në votim propozimin e grupeve parlamentare në opozitë, që seanca të vazhdojë të hënën, në 25 shtator. Propozimi për vazhdimin e seancës të hënën, në orën 10:00, nuk mori mbështetjen e mjaftueshme të Kryesisë.Përfaqësuesit e grupeve parlamentare në pozitë kërkuan që seanca të vazhdojë të enjten, në 28 shtator, në të njëjtën ditë me shqyrtimin e programit të qeverisë, i cili tashmë u është shpërndarë deputetëve. Në këtë situatë, nënkryetarët e Kuvendit nga opozita lëshuan mbledhjen.Në mungesë kuorumi, mbledhja e Kryesisë u ndërpre.

Filed Under: Kronike Tagged With: 7 grupe parlamentare, Behlul Jashari, Kuvendi i kosoves

Thaçi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

September 18, 2017 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Thaçi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara/

1 Thaci1

PRISHTINË, 18 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, i shoqëruar nga Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi, është nisur sot për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Me   ftesë  të  Presidentit  të   Shteteve   të   Bashkuara  të   Amerikës,  Donald   Trump, dhe   Zonjës  së   Parë, Melania Trump, në margjinat e Asamblesë, presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës do të priten nga çifti presidencial Trump.

Gjatë vizitës, pritet që Presidenti Thaçi të ketë një takim te shkurtër me Presidentin Trump, thekson njoftimi dërguar nga Presidenca e Kosovës.Gjatë vizitës pesëditore në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.Presidenti Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politkë të Sigurisë, Federica Mogherini.

Ne delegacionin e Kosovës është edhe zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Presidenti Thaçi, Takim me Trump

RACIST, FILMI I SERBISE KUNDER KOSOVES NE UNESCO

September 18, 2017 by dgreca

KOSOVA DREJT UNESCO-s, SERBIA KUNDER EDHE ME FILM/

-Komunikatë për medie e qeverisë së Republikës së Kosovës: I ulët, racist dhe i paprecedent filmi dokumentar i qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO/

PRISHTINË, 17 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/

Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent filmin dokumentar të qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Shfaqja e filmit dokumentar përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s, me përmbajtje fyese për Kosovën, në kuadër të fushatës kundërshtuese ndaj anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, është përpjekje në vazhdimësi për ta denigruar shtetin e Kosovës.
Prezantimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë si pjesë të trashëgimisë së Serbisë është synim për të përvetësuar pasurinë kulturore e fetare të Kosovës dhe për ta transformuar atë. Objektet fetare e kulturore në Kosovë janë pjesë e trashëgimisë së vendit dhe ato nuk mund të tjetërsohen. Ato i takojnë shtetit të Kosovës, qytetarëve të tij pa dallim, janë të ruajtura dhe të mbrojtura me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Për pasurinë e Kosovës përgjigjen qytetarët dhe institucionet e saj.
Përpjekjet e Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare përfshirë edhe UNESCO-n janë legjitime dhe shteti i Kosovës do të vazhdojë t’i përmbushë kërkesat e saj, në pajtim me legjitimitetin ndërkombëtar të pranuar nga më shumë se 110  shtete të botës dhe në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë.

Pengesat e rrugës së Kosovës për pranim ndërkombëtar dhe anëtarësim në organizmat ndërkombëtar, që vazhdojnë t’i bëhen nga Serbia, janë në kundërshtim me parimet e politikave të fqinjësisë së mirë, në shpërputhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut që lehtësohet nga BE-ja dhe kundër procesit të pajtimit të popujve pas një periudhe të rëndë të historisë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: film racist, kunder Kosoves, Serbia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 209
  • 210
  • 211
  • 212
  • 213
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut
  • Calling all young dancers! Registration is in person on April 11. Looking forward to seeing you!
  • Ekspozita e ndaluar…
  • Themelimi i orkestrës së parë në Shqipëri
  • 2 PRILLI, 1991 NË SHKODËR – PLUMBAT QË VRANË SHPRESËN DHE DREJTËSIA QË ENDE HESHT!
  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT