• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Merkel uron kryeministrin Haradinaj

September 13, 2017 by dgreca

Kancelarja e Gjermanisë,  Merkel uron kryeministrin e Kosovës Haradinaj/

2 Haradinaj

PRISHTINË, 13 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/
Kancelarja e Republikës  Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj për zgjedhjen, duke i dëshiror fat dhe sukses.
Në urimin e Kancelares Merkel thuhet:
I nderuari Zoti Kryeministër,

Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër,
Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira. Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj. Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës. Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë.

Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses. 

Me nderime,
Angela Merkel,
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë

 

Filed Under: Kronike Tagged With: kryeministrin Haradinaj, Merkel uron

BASHKIMI EVROPIAN, MISION VËZHGIMI PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË

September 12, 2017 by dgreca

-Shefi i Misionit nga Bashkimi Evropian prezanton raportin final mbi zgjedhjet legjislative të 11 qershorit 2017 në Kosovë, thekson nevojën për përmirësime para zgjedhjeve lokale/1 Prishtine me Skenderbe

-Alojz Peterle, anëtar i Parlamentit Evropian, do të vazhdojë rolin e Shefit të Misionit për misionin e ri të vëzhgimit të zgjedhjeve për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, që zyrtarisht u hap sot/

PRISHTINË, 12 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë nga Bashkimi Evropian (EU EOM) sot prezantoi raportin final mbi zgjedhjet legjislative të 11 qershorit. Raporti përmban një vlerësim mbi procesin zgjedhor dhe ofron 26 rekomandime për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore në Kosovë.
Misioni ishte i udhëhequr nga Shefi i Misionit, Alojz Peterle, anëtar i Parlamentit Evropian nga Sllovenia, i cili u kthye në Kosovë për dy ditë që t’ua prezantojë raportin autoriteteve në Kosovë, Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), partive politike, shoqërisë civile dhe mediave.
Raporti final i EU EOM-it reflekton gjetjet e deklaratës preliminare, ku është gjetur se zgjedhjet ishin vërtetë konkurruese në pjesën më të madhe të Kosovës, por nevojitej vullnet politik për t’i adresuar dobësitë e vjetra si dhe problemet e frikësimit në zonat me serbë të Kosovës.
Duke theksuar nevojën për adresimin e frikësimit, Peterle bëri thirrje për “veprim më të vendosur” nga organet me ndikim, duke thënë se “votuesit nga të gjitha komunitetet meritojnë një proces të lirë demokratik.”
Peterle thekson nevojën për tu bërë përmirësime në kohë për zgjedhjet komunale. “Flas sidomos për edukimin e votuesve, trajnimin dhe caktimin e këshillit të vendvotimeve, transparencë në procesin e KQZ-së dhe rolin e Komisionit të Pavarur për Media. Inkurajoj autoritetet relevante t’i kenë parasysh këto rekomandime dhe t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm për implementimin sa më të shpejtë të tyre,” tha Peterle. Ai vërejti se KQZ ka një Plan Veprimi të dizajnuar për implementimin e rekomandimeve afatshkurtëra nga Misioni në lidhje me punën e tyre me zgjedhjet komunale.
Peterle theksoi se nevojitet vullneti politik nga i gjithë spektri politik për adresimin e rekomandimeve afatgjate, të cilat përfshijnë përmirësimin e listës së votuesve, mbikëqyrje më të mirë mbi shpenzimet e fushatës, kohën e mjaftueshme për zgjedhjet e parakohshme, përmirësime në sistemin e votimit jashtë Kosovës, përmirësimin e mekanizmit të ankesave zgjedhore, eliminimin e boshllëqeve në rregullat mbi mbulimin medial të fushatës, si dhe pjesëmarrjen më të madhe të grave në procesin zgjedhor.
Prezantimi i Raportit Final përmbyll punën e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian mbi zgjedhjet legjislative, që ishte në Kosovë nga maji deri në qershor, dhe vëzhgoi të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Peterle do të vazhdojë rolin e Shefit të Misionit për misionin e ri të vëzhgimit të zgjedhjeve për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, që zyrtarisht u hap sot.

Filed Under: Kronike Tagged With: -Bashkimi Evropian, Behul Jashari, Kosove, Vezhgim Zgjedhjeve

Presidenti Thaçi në Uashington

September 11, 2017 by dgreca

1 Thaci

-Nënshkruan marrëveshjen  mes Kosovës dhe MCC-së/

Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar te dielen e 10 shtatorit nga Prishtina për në Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me koordinatorin nacional për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë, Petrit Selimi.

Presidenti Thaçi të martën, më 12 shtato, në emër të Republikës së Kosovës, do të nënshkruaj marrëveshjen  mes Kosovës dhe MCC-së, në prani të shumë kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën tash e sa dekada.Kjo marrëveshje prej 49 milionë dollarëve amerikan do të fokusohet në dy fusha: Sundimi i Ligjit dhe Efiçenca në Energji, përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme që do të implementohen përgjatë 4 viteve.

Është kjo ceremonia e parë në historinë e MCC-së, që nënshkruan një marrëveshje të tillë në Kongres.

Kosova është parakualifikuar për programe të MCC-së, në nëntor të vitit 2015, me qëllim identifikimin  e fushave të mundshme të investimeve transformative për rritje ekonomike, zvogëlim të varfërisë si dhe për krijimin e  vendeve të reja të punës në Kosovë./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Uashington, Presidenti Thaçi

Uragani „Irma“ – Eksod në Florida

September 9, 2017 by dgreca

Nga të dyja anët e gadishullit banorët po përgatiten për skenarin më të rrezikshëm. 5,6 milionë banorëve në zonat e evakuimit i është drejtuar thirrja e alarmit. Shumë largohen, autostradat janë bllokuar, benzina mungon.

„Koha po ikën. Nëse ndodheni në një zonë evakuiimi, duhet të largoheni. Kjo është një stuhi katastrofale, si nuk është parë kurrë më parë”, paralajmëroi guvernatori i Floridas, Rick Scott. „Irma” është tani më e madhe se Flordia. Epiqendra e uraganit u kategorizua sërish në shkallën maksimale të rrezikut, 5. Sipas prognozave kjo stuhi pritet të godasë të dielën në mëngjes me një fuqi ere prej 257 kilometra në orë.

USA Hurrikan Irma Vorbereitung Florida (picture-alliance/abaca/T. Alvarez/Sun Sentinel/TNS)

Dallgë tre metra të larta

Për të gjithë bregun jugor të Floridas, nga Atlantiku deri në Gjirin e Meksikës është dhënë alarmi i rrezikut për dallgë deri në tre metra të larta. Të premtën uragani kishte madhësinë e Teksasit, thanë meteorologët. Qindra mijëra vetë po përpiqen të largohen nga zona e rrezikut. Në autostrada bllokimi i trafikut kap disa kilometra. Në shumë vende ka mungesë karburanti. 5,6 milionë vetë jetojnë në zonat e evakuimit, sipas autoriteteve.

Vetëm në Miami, iu është kërkuar 650.000 banorëve të largohen. Kryebashkiaku i metropolit të njohur bëri fjalë për evakuimin më të madh në historinë e këtij rajoni. Ata që nuk largohen po gozhdojnë hyrjet me dërrasa dhe vendosin thasë rëre kundër përmbytjeve të mundshme.

Irma Hurricane Karibik (Getty Images/J.Jimenez)

Stuhi me potencial të lartë shkatërrimi

Presidenti amerikan, Donald Trump apeloi tek popullata e zonave të prekura të jenë të vigjilentë dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve. „Kjo është një stuhi me një potencial historik absolutisht shkatërrues”, deklaroi ai. Si pasojë priten përmbytje deri në brigjet e Georgias dhe Karolinës së Veriut.

Kuba Hurrikan Irma (picture-alliance/AP Photo/T. Aylen)

Ushtria amerikane ka mobilizuar mijëra ushtarë. 14.000 ushtarë të Gardës Kombëtare janë vendosur në gjendje  alarmi. Me një shpejtësi ere 260 kilometra në orë, stuhia „Irma goditi të premten arkipelagun Camaguey në Kuba. Televizioni shtetëror tregoi pamje të shkatërrimit dhe përmbytjeve, por ende nuk dihen qartë përmasat e katastrofës. Miliona vetë, shumë turistë ishin evakuuar më parë.

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: - Eksod në Florida, Uragani „Irma“

Drejtori i ri i FBI-së:Shtëpia e Bardhë nuk po ndërhyn në hetimin rus

September 8, 2017 by dgreca

zoti WrayZoti Wray: Shtëpia e Bardhë nuk po ndërhyn në hetimin rus/

Drejtori i ri i FBI-së, Christopher Wray deklaroi këtë të enjte se, “nuk ka zbuluar asnjë grahmë ndërhyrjeje” nga Shtëpia e Bardhë në hetimin që po kryhet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Duke folur për herë të parë publikisht që prej konfirmimit të tij në krye të Byrosë Federale të Hetimit, Wray shprehu gjithashtu besimin te Robert Mueller, prokurorin special që po heton nëse drejtues të fushatës së presidentit Donald Trump kanë bashkëpunuar me Rusinë gjatë zgjedhjeve. “Mund të them me shumë besim se, nuk kam zbuluar asnjë grahmë ndërhyrjeje në këtë hetim”, tha shefi i FBI-së gjatë një diskutimi në Samitin e Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës të mbajtur në Uashington. Wray u vu në krye të FBI-së pas shkarkimit të paraardhësit të tij James Comey nga Trump në muajin maj. Në një intervistë për “NBC” pas largimit të Comeyt, Trump pranoi se e kishte menduar seriozisht këtë “çështjen ruse” kur vendosi të shkarkonte në atë kohë shefin e FBI-së. Comey deklaroi më vonë para Kongresit se, ai besonte që Trump ishte përpjekur ta detyronte atë të mbyllte hetimin e FBI-së ndaj ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, si pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj përfshirjes ruse, një dëshmi që ngriti shumë dyshime nëse Trump vërtet po përpiqej të pengonte drejtësinë amerikane. Shtëpia e Bardhë ka mohuar vazhdimisht se drejtuesit e fushatës së Trump kanë bashkëpunuar me Rusinë në zgjedhje. Këshilltarët dhe aleatët e Trump madje kanë dyshuar mbi pavarësinë dhe besueshmërinë e Mueller, e disa kanë thënë se ai po ngarkon me punë në këtë hetim disa prokurorë që kanë dhënë donacione për demokratët.
Por Wray tha se ka një “respekt të jashtëzakonshëm” për Mueller, edhe ky një ish-drejtor i FBI-së. Ai theksoi se Mueller po drejton hetimin, por FBI-ja po asiston me agjentë të dedikuar dhe me dhënien e mbështetjes së pakufijshme për hetimin.
Wray theksoi gjithashtu besimin e tij ndaj një raporti të muajit janar nga agjencitë amerikane të shërbimeve sekrete, që dilte në përfundimin se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-s dhe se është përpjekur të favorizojë zgjedhjen e Trump, një konkluzion që shefi i Shtëpisë së Bardhë shpeshherë e ka vënë në diskutim. Përpara se të konfirmohej si drejtor i FBI-së, Wray kishte lexuar vetëm një version të paklasifikuar të këtij raporti. “Nuk kam asnjë arsye të dyshoj mbi përfundimet e atyre njerëzve punëtorë, që së bashku kanë arritur deri në këtë raport”, tha Wray.

***

Wray: No ‘whiff of interference’ with Trump-Russia probe/

By JOSH GERSTEIN/

FBI Director Christopher Wray said Thursday that he has not picked up any indication that either President Donald Trump or the White House is seeking to interfere with the ongoing probe into possible collusion between the Trump campaign and Russia.

“I can say very confidently that I have not detected any whiff of interference with that investigation,” Wray said during an intelligence-focused conference in Washington.

Wray stressed that the probe is being directed by special counsel Robert Mueller, a former FBI director who was appointed in May to take over the inquiry.

“I have enormous respect for former Director Mueller, who I got to work with almost daily in the early 2000s, as a consummate professional,” Wray added. “He’s really running that investigation.”

While Trump and his political allies have repeatedly sought to raise doubts about the impartiality of Mueller and his top aides, Wray said he has no such worries.

“There’s a great group of people working on it, and I have confidence in them to be able to do their job,” added Wray, in his first public remarks since being sworn in as FBI chief just over a month ago.

Trump nominated Wray in June following a tumultuous search process set in motion by Trump’s firing of former FBI Director James Comey. White House officials initially attributed the firing to Comey’s handling of the investigation into Hillary Clinton’s email account, but Trump later acknowledged that the dismissal was due at least in part to Comey’s conduct of the Russia-focused probe.

Wray’s comments on the Russia investigation came in response to questions from Washington Post columnist David Ignatius as he moderated a panel discussion at the Intelligence and National Security Summit. Wray said he stands by comments he made at his confirmation hearing in July that Russia made a significant effort to interfere in last fall’s presidential election.

“Now, I’ve had the opportunity to see a lot more fully, highly classified information….I have no reason to doubt the conclusions that the hardworking people who put that together came to,” the FBI director said, referring to an intelligence community assessment produced in both classified and unclassified versions in January.

Wray noted that while Mueller is focused on what happened last year, the FBI is tasked with combating Russian intelligence operations directed at future U.S. elections.

“There’s overlapping mission there. And I’m impressed with the strides that have been made on that front as well,” the FBI director said, adding: “You can’t cover everything all the time. And that’s something I worry about.”

The new FBI chief also reported that agency is working hard on another task of keen interest to Trump: rooting out leakers.

“This is a topic that’s a very high priority for us. It’s something we take very seriously,” Wray said.

Wray, who served as a federal prosecutor before heading up the Justice Department’s Criminal Division, said he believes many leaks of national security information don’t come from individuals with first-hand knowledge.

“More often than not the leaks are not coming from somebody who’s in the inside circle of knowledge in the first instance….There’s an enormous amount of attention focused on this issue. I think a lot of people are taking it very seriously,” the FBI chief said.

 

Përgatiti për “Dielli-n”, Sh.K.

Filed Under: Kronike Tagged With: Drejtori Wray, FBI, nuk nderhyn, Trump=Rusi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 211
  • 212
  • 213
  • 214
  • 215
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT