• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rreth 1 Milion festues në Times Square

January 1, 2017 by dgreca

1-times-sq

3-times-squarePjesa më e madhe e globit e priti fillimin e 2017-ës me fishekzjarre dhe festime, edhe pse shumë njerëz reflektojnë në zymtësi mbi politikën dhe kulturën popullore të vitin të kaluar.Rreth një milion festues u mblodhën në sheshin “Times Square” në Nju Jork, për të parë topin famshëm të kristaltë të shënojë mbërritjen e vitit të ri.

Presidenti Barack Obama, në fjalimin e tij të përjavshëm, reflektoi mbi vitin e kaluar, dhe dy mandatet e tij në detyrë. Ai e përfundoi fjalimin duke përcjellë një urim të ngrohtë nga familja Obama, dhe duke uruar të gjithë familjarisht, një vit të lumtur dhe të bekuar.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i shkruajti në Twitter urimet e Vitit të Ri: “Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë, duke përfshirë edhe armiqtë e mi të shumtë dhe ata që më kanë luftuar me mua dhe kanë humbur kaq keq saqë nuk dinë ç’të bëjnë. Me dashuri!”

Disa orë më parë, Zelanda e Re, ishujt e Oqeanit Paqësor, Australia dhe Rusia ishin ndër vendet e para që mirëpritën vitin e ri 2017.

Një prej festimeve të para më të njohura ishin fishekzjarret vjetorë në Sidnei të Australisë.

Festimet në Stamboll, Turqi, u ndërprenë për shkak të një sulmi të armatosur në një klub nate ku u vranë të paktën 35 persona.

Siguria është shtuar në shumë qytete pas sulmit të 19 dhjetorit ku një kamion goditi një treg Krishtlindjesh në Berlin dhe ku u vranë 12 njerëz.

Kryeqyteti gjerman ka shtuar postblloqe dhe makina të blinduara pranë portës Brandenburg për të mbrojtur turmat nga automjetet.

Në Dubai, qindra e mijëra njerëz panë shfaqjen e fishekzjarreve nga Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë.

Në Vatikan, Papa Françesku i bëri thirrje njerëzve të ndihmojnë të rinjtë të gjejnë vetveten në shoqëri, duke folur gjatë Mbrëmësores që shënoi Vitin e Ri. Ai tha se të rinjtë janë privuar nga “punë dinjitoze” duke i detyruar ata “të trokasin derë më derë, të cilat përgjithësisht, mbeten të mbyllura”. Papa shtoi se të rinjtë duhet të lejohen të marrin pjesë në shoqëri në vend që të përjashtohen nga ajo.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: me shume, ne Times Square, se 1 Milione

Italianët, ilaçe për spitalet e Kosovës

December 30, 2016 by dgreca

Kosovë-OJQ italiane dhuron ilaçe për spitalet/ 1-ndihma-italiane

-Me kontributin e kontigjentit ushtarak italian të KFOR-it-/

2-italiane-ndihmaPRISHTINË, 30 Dhjetor 2016/ Faza e fundit e një sërë kontaktesh ndërmjet ushtarëve italianë të KFOR-it, farmacisë së spitalit të Prishtinës dhe OJQ-së italiane Perigeo (e cila ofron mbështetje në zonat post-konflikti) u zhvillua në Prishtinë. Njoftimi i dërguar thekson se, 2800 pako të medikamenteve shumë të kërkuara në Kosovë janë dhuruar nga Perigeo Onlus në spitalet e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Kjo u realizua në sajë të përpjekjeve të mëdha dhe koordinimit në mes të Onlus, Komandës së Përbashkët Operative të stafit të shtabit italian të mbrojtjes, Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendër (JRD – C) dhe kontigjentit italian të KFOR-it Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W), të cilët fizikisht i dorëzuan medikamentet në institucionet e Kosovës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: ilaçe, Italianët, për spitalet e Kosovës

Kuvendi miraton Rezolutën për heqjen e murit

December 29, 2016 by dgreca

1-kosove-kuvendiKuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicën prej 74 votash Rezolutën e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për çështjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.Deputetët e Kuvendit, të te gjitha partive politike, kanë kërkuar përmes miratimit të Rezolutës rrënimin e murit që në janar të vitit 2017.

Rezoluta në Kuvendin e Kosovës u paraqit nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili tha se “projekt-rezoluta është përkrahur edhe nga grupet tjera parlamentare të Kuvendit të Kosovës”.

“Të rrënohet muri ilegal në pjesën veriore të Mitrovicës, kjo të ndodh brenda muajit janar të vitit 2017. Qeveria e Kosovës të angazhohet që organet kompetente për trajtimin e ndërtimeve pa leje, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për murin që është në ndërtim e sipër në pjesën e urës se Ibrit. I njëjti të trajtohet si veprim politik dhe ndërtim pa leje”.

“Në projekt rezolutë veç tjerash thuhet se Qeveria e Kosovës duhet të merr masa të nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta t’i përmbajë të gjitha elementet që kishte pa vitit 1999 dhe jo t’i shtohen elemente tjera ilegale, siç është muri dhe shkallët”.

“Të bëhet e mundur që sa më shpejtë qytetarët të kthehen në pronat e tyre në të dy pjesët e qytetit të Mitrovicës”, ka thënë Lekaj.

Projekt-rezoluta u paraqit afro një javë më parë në Kuvendin e Kosovës, por ajo u kërkua që të ndryshohet dhe të plotësohet dhe prandaj edhe u fut në rend të ditës në ditët e fundit të vitit 2016.

Nga rezoluta janë tërhequr dy pika, që kanë të bëjnë me shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri, dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, që ishin diskutuar të premten e kaluar deri në orët e vona të mes natës.

Fillimisht, disa deputetë në Kuvend kanë kërkuar në debat që edhe një herë të riformulohet projekt rezolut, duke saktësuar subjektin që i drejtohet ajo dhe për cilën mur bëhet fjalë.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se mesazhi i rezolutës është i qartë dhe që Qeveria e Kosovës duhet të rrënojë murin në Mitrovicë.

“Kjo rezolutë duhet të kalojë kështu siç është nënshkruar, e ka mesazhin e plotë. Por, besoj se qeveria dhe të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi, edhe pa u nxjerrë kjo rezolutë mund të veprojnë që ai mur të hiqet sa më shpejtë. Jam i sigurt që mesazhi ka shkruar në drejtimin e duhur, por ne do të bëjmë edhe rezolutën”, ka thënë Pajaziti.

Deputeti tjetër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati është shprehur se muri duhet të rrënohet sepse është jo legal dhe i papranueshëm.

“Çdo herë kur institucionet e Republikës së Kosovës janë akterë edhe në të ardhmen nuk duhet të dyshohet se nuk duhet kurrë të ndodh pajtueshmëria rreth murit. Prandaj, muri duhet të rrënohet sepse nuk është legal dhe është i papranueshëm”, shprehet Ferati.

Duke u pajtuar me qëllimin e rezolutës Rexhep Selimi, deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se duhet të qartësohet në rezolutë se cili subjekt duhet të merr masa ndaj këtij muri.

“Përveç që duhet të gjendet subjekti se kush duhet të bëjë, duhet të përcaktohet se për cilin mur bëhet fjalë, sepse këtu thuhet muri ilegal në pjesën veriore të Mitrovicës, sepse ka shumë mure ilegale në pjesën veriore të Mitrovicës. Jo pse ne nuk e dimë se për cilin mur bëhet fjalë, por pse mos të saktësohet”.

Në anën tjetër, deputeti nga Nisma Për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se autoritetet kompetente është dashur të veprojnë edhe pa miratimin e kësaj rezolute, sepse thotë ai ndërtimi i murit është ilegal. “Pse duhet të kemi një rezolutë, për diçka që është ilegale. Por, meqë ky Parlament nuk ka përmbushur as 30 për qind të objektivave të veta, ne do të vazhdojmë të bëjmë debate shtërpe pa mbulesë dhe të arsyetojmë pse ekziston ky Parlament”, ka thënë Berisha.Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet në fillim të këtij muaji, duke ngjallur reagimin edhe të qytetarëve edhe të politikës. (REL)

Filed Under: Kronike Tagged With: heqja e murit, Kuvendi i kosoves, Rezolute

Kosovë-Mesha solemne në festimet e Krishtlindjes

December 25, 2016 by dgreca

Kosovë-Mesha solemne në festimet e Krishtlindjes në vitin e shenjëtërimit të Nënë Terezës/3-mesha

-Në urimet e drejtuesve institucionalë, politikë e fetarë theksohet se 2016-ta u solli gëzime të gjithëve derisa përkujtohet se u shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyese, ndërsa u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike/1-katedralja

PRISHTINË, 25 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Në festimet e Krishtlindjes në Kosovë, meshën solemne në mesnatë e ka udhëhequr Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji në Katedralën Nëna Terezë, ku më parë u mbajt koncerti i fëmijëve të Famullisë së kryeqytetit.kosove-prishtine-krishtlindje-foto-gazeta-dielli-behlul-jashari-24-25-dhjetor-2016

“Për shumë mot Krishtlindja, festofshim gjithmonë bashkë e ecshim të bashkuar si dëshmitarë të gëzimit ungjillor dhe dashurisë vepruese për njeriun që i shërbejmë e me të cilin jetojmë”, ka uruar në porosinë për Krishtlindjen 2016 Ipeshkvi i Kosovës, Gjergji, i cili sot në ora 11:00 do të kremtojë edhe meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në qytetin e Prizrenit.1-mesha-kosove

Sot, në të njëjtën orë, mbahet mesha edhe në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, e po në kryeqytetin e Kosovës në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë  nga ora 17:00 mbahet mesha në gjuhën angleze e nga ora 18:00 edhe një meshë tjetër, ndërsa edhe mesha të tjera janë mbajtur dhe mbahen në kishat katolike në Kosovë.

2-librat-n-tereza

Në urimet e drejtuesve institucionalë, politikë e fetarë theksohet se 2016-ta u solli gëzime të gjithëve derisa përkujtohet se u shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyese, ndërsa u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike.

“Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd mesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës”, theksohet në mesazhet për Krishtlindjen.

Në Kosovë, tradicionlisht festimet për Krishtlindjen nisin në mëngjes dhe vazhdojnë në mbrëmje nëpër familje me ritet e Buzmit bujar, një feste të lashtë iliro-shqiptare që ruhet ende në shumë vise të vendit.

Filed Under: Kronike Tagged With: e Krishtlindjes, Kosovë-Mesha, solemne në festimet

Anis Amri vritet në Milano

December 23, 2016 by dgreca

I dyshuari për sulmin në Berlin është vrarë në Itali, njofton Ansa./

1-anis-amri

Ansa- 23 Dhjetor 2016/Në Milano të Italisë është vrarë sot i dyshuari për sulmin në Berlin Anis Amri. Këtë lajm të agjencisë italiane të lajmeve Ansa, e ka konfirmuar ndërkohë edhe Ministria e Brendshme italiane. Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti konfirmoi se i vrari është identifikuar dhe ai është i dyshuari për sulmin në Berlin, Anis Amri.Autoritetet italiane thonë se 24-vjeçari nga Tunizia, Anis Amri është vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri. Në njoftimet e para thuhet se Anis Amri është identifikuar gjatë një kontrolli të rregull të policisë.Ai ka qëlluar i pari në drejtim të policisë me armë zjarri, por nuk ka të dhëna për pasoja të tjera në njerëz. Anis Amri ishte duke shkuar në këmbë kur policia ka kërkuar të identifikohet. Në vend të dokumenteve, ai ka nxerrë armët dhe ka qëlluar. Autoritetet gjermane thonë se menjëherë kanë kontaktuar autoritetet italiane dhe janë në fazën e shpjegimit të ngjarjes. Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur se nuk ka persona të tjerë të vrarë apo plagosur. Autoritetet gjermane dyshojnë Anis Amrin për sulm në Berlin ku janë vrarë të paktën 12 persona dhe janë plagosur rreth 50. Në kamion janë gjetur dokumente me emrin e tij si dhe gjurmët e gishtërinjëve.

Filed Under: Kronike Tagged With: Anis Amri, vritet në Milano

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 241
  • 242
  • 243
  • 244
  • 245
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT