
Policia e Gjermanisë thotë se dy vëllezër, të lindur në Kosovë, janë arrestuar me dyshimin se kanë planifikuar sulm në një qendër tregtare në pjesën perëndimore të Gjermanisë.Policia tha se personat, 28 dhe 31 vjeçarë, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur, sot herët në mëngjes, raporton agjencia AP nga Berlini.Autoritetet thonë se ata janë të dyshuar se ndoshta kanë planifikuar sulm në qendrën tregtare Centro në qytetin e afërt Oberhauzen.Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.Policia thotë se mbrëmë e ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacion nga agjencitë e inteligjencës.Qendra tregtare Centro është njëra ndër më të mëdhatë në Gjermani, me afro 250 dyqane, që zakonisht janë të mbushura me njerëz para festës së Krishtlindjeve.Këto arrestime janë bërë derisa policia në mënyrë intensive është në kërkim të të dyshuarit tunizian, i akuzuar për sulmin me kamion në masën e njerëzve në një treg të popullarizuar të Krishtlindjeve në Berlin, raporton agjencia tjetër e lajmeve, AFP.Grupi ekstremist, Shteti islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që është sulmi më vdekjeprurës deri tash i kryer në territorin e Gjermanisë.Pjesëtarët e forcave speciale të Gjermanisë gjatë ditës së djeshme i kanë bastisur tri shtëpi dhe autobusët që qarkullojnë në distancë të gjata, kanë thënë prokurorët, derisa po kërkohet për tunizianin 24 vjeçar, Anis Amri.Policia tha se është e sigurt se ishte Amri, ai që ka sulmuar me kamionin prej 40 tonelatash, pasi janë gjetur letrat e tij të identifikimit dhe gjurmët e gishtërinjve brenda kabinës së shoferit, afër trupit të pajetë të shoferit polak të regjistruar, i cili ishte vrarë me të shtënë në kokë.Autoritetet kanë paraqitur fletarrest evropian lidhur për këtë të dyshuar për kryerjen e sulmit dhe kanë ofruar shpërblim prej 100 mijë eurosh për informacione që mund të çojnë në zënien e Amrit.Në Tunizi, i vëllai i të dyshuarit në ikje, i ka bërë thirrje që të dorëzohet.“Nëse ai më dëgjon mua i them – dorëzohu, në mënyrë që familja të mund të qetësohet”, u tha reporterëve, Abdelkader Amri, dhe ka shtuar se “nëse vëllai im ka dorë në sulm, i them atij na ke çnderuar”, raporton AFP.Zyrtarët kishin zbuluar se Amri ishte një azilkërkues i refuzuar me histori të krimit, që i kishte kaluar disa vite në një burg italian dhe për një kohë të gjatë ishte i njohur për agjencitë antiterror në Gjermani.Përgatiti: Fatmir Bujupi(RFL)




PRISHTINË, 21 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Është mbajtur takimi i njëqindenjëzetegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë bërë zgjedhjen e kryeprokurorëve të shtatë prokurorive Themelore të Republikës së Kosovës.Për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me gjashtë (6) vota për, dy (2) vota kundër, një (1) votë e pavlefshme, është rizgjedhur kryeprokurori, Imer Beka.Ndërkaq, për të parin e prokurorisë Themelore të Ferizajt është zgjedhur prokurori Shukri Jashari, me gjashtë (6) vota për dhe tri (3) kundër.Për prokurorinë Themelore të Gjakovës anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë zgjedhur me tetë (8) vota për dhe një (1) kundër, prokurorin Ali Selimaj.Ndërsa, kryeprokurori i deritanishëm i prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, me shtatë (7) vota për dhe dy (2) kundër, është rizgjedhur kryeprokurori i kësaj prokurorie.Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, me tetë (8) vota për dhe një (1) kundër, është rizgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie.Me shtatë (7) vota për dhe dy (2) kundër, anëtarët e KPK-së, kanë zgjedhur kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Pejës, prokurorin Agim Kurmehaj.E për të parin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me pesë (5) vota për dhe katër (4) kundër, kanë zgjedhur prokurorin Admir Shala.Po sot, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës morën vendim që anëtarja e Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së prokurorëve, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, njëherësh anëtare e KPK-së, Ikramije Bojaxhiu të angazhohet me punë të përhershme në afat kohorë prej dy viteve, në Komisionin për Vlerësimin e Përformancës së prokurorëve.Këshilli Prokurorial gjatë këtij takimi ka aprovuar Rregulloren për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilin përcakton veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, për të ndihmuar dhe zbatuar rregullat, rregulloret dhe politikat e Këshillit, lidhur me menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e prokurorive./b.j/