• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kerry takim me krerët muslimanë në Washington, i pranishëm edhe Skënder Bruça

July 14, 2016 by dgreca

Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH) ka mirëpritur në Washington D.C. përfaqësues të Komuniteteve Muslimane nga vende të ndryshme të botës me rastin e Fitër Bajramit.

I ftuar në këtë organizim ishte edhe kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, siç bën të ditur në rrjetin social facebook

Në takimin me përfaqësuesit e Komuniteteve Muslimane, sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, ka përcjellë urimet e përzemërta për Fitër Bajramin.

“Ndihem shumë i lumtur t’ju kem këtu për të festuar këtë ditë. Vendi ynë është themeluar mbi konceptin bazë të drejtësisë dhe respektit për dinjitetin e tjetrit, për të drejtat dhe dinjitetin e njëri-tjetrit dhe ne do të mund të rritemi të bashkuar dhe të fuqishëm vetëm nëse i qëndrojmë besnikë atij koncepti”, tha Kerry.13709891_874786625960346_2898954938370251129_n

Kjo është arsyeja, vijoi ai, pse çdokush duhet të bëjë gjithë çfarë mundet për të përqafuar diversitetin tonë, për të mbrojtur vlerat që ne të gjithë ndajmë, duke përfshirë ato që muslimanët vënë para të tjerave dhe në qendër të gjithçkaje gjatë Ramazanit: bamirësia, dhembshuria, dashuria e familjes, ndjekja e drejtësisë, dhe përkushtim ndaj paqes.

“Kjo është ajo që është festuar gjatë muajit të fundit dhe ajo çfarë ne festojmë tani në këtë moment të lavdishëm të Bajramit”, tha ndër të tjera Kerry.

13631481_874786645960344_3597072527173297025_nGjatë qëndrimit të tij në SHBA, kryetari Bruçaj do të ketë edhe disa takime me shoqëritë civile islame në SHBA.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka organizuar edhe më parë pritje dhe organizime për festa të ndryshme ku ka marrë pjesë edhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Sekretari Kerry, Skënder Bruçaj, takim ne Washington

Masakra Francës/ 84 të vdekur dhe 50 në gjendje kritike në Nice

July 14, 2016 by dgreca

*Dëshmia e vajzës shqiptare që u gjend në vendin e atentatit në Nicë/

Një kamion i përmasave të mëdha me ngjyrë të bardhë ka hyrë më shpejtësi në mes të një turmë të madhe njerëzish të mbledhur në qendër të Nice për të parë fishekzjarrët e hedhur me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Prokuroria franceze sipas të dhënave më të fundit ka raportuar mbi 84 të vdekur dhe për mbi 50 të plagosur ne gjendje kritike.

Një zëdhënës i policisë franceze tha se njeriu që ishte në drejtim të kamionit është neutralizuar nga policia. U fol se ai kishte marrë edhe pengje me vete, por kjo nuk është konfirmuar. Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna mitralozi nga kamioni përpara se ai të përplasej me turmën.

Ngjarja pasoi nga momente të tëra paniku ku turma vërshoi nëpër rrugë dhe nuk ndalej. Njerëz të terrorizuar kanë marrë telefonat për të raportuar se një tjetër “akt terrorist” po ndodhte. Megjithatë policia nuk e ka konsideruar ende rastin si një “akt terrorist”, por mbetet “një sulm i organizuar”.

Ajo që mediat e huaja po raportojnë nga vendi i ngjarjes janë trupa njerëzish që ende ndodhen të shtrirë në rrugët e qytetit.

Presidenti François Hollande, ka lënë Avignone, rezidencën e tij për të shkuar me urgjencë në Paris pas lajmeve të Nicës. Ai ka mbledhur menjëherë qendrën e krizave në ministrinë e brendshme. ai ka thirrur edhe kryeministrin Valls dhe ministrin e brendshëm Cazeneuve.

 Dëshmia e vajzës shqiptare që u gjend në vendin e atentatit në Nicë

 Një vajzë shqiptare së bashku me familjen e saj ka qenë në shëtitoren e Promenad des Anglais në Nicë për të shijuar koncertet dhe spektaklin e fishekzjarreve që ishin organizuar pikërisht me rastin e ditës së 14 korrikut, Festa Kombëtare e Francës:“Po shikonim spektaklin e fishekzjarreve ndërsa po zhvilloheshin dy koncerte live. Në një moment kamioni hyri në mes të turmës dhe po shtypte njerëzit.

Në atë moment filluan të qëllonin mbi njerëzit me kallashnikov. Ne vrapuam sa mundëm dhe hymë në një hotel aty të mbroheshim. Kur dola jashtë dëgjova prapë të shtëna. Di vetem që vrapuam dhe të gjithë njerëzit ulërinin. Ishte një tmerr që nuk do ta harroj kurrë”

Fatmirësisht ajo dhe familja e saj janë mirë përvec traumës dhe frikës që kanë përjetuar në ato moment tmerri

Filed Under: Kronike Tagged With: 100 te plagosur, Masakra Francës/ Mbi 70 të vdekur dhe, në Nice

Kuvendi i Kosoves-Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ende nuk është në axehendë

July 14, 2016 by dgreca

Kuvendi i Kosovës, miratohen ndryshime e plotësime në Buxhetin e Shtetit 2016/

-Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ende nuk është në axehendë/

PRISHTINË, 14 Korrik 2016- Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit 2016, i miratuar në parim në 7 korrik në Kuvendin e Kosovës, sot në seancën plenare të nisur në mesditë u shqyrtua herën e dytë dhe u miratua me procedurë të përshpejtuar,me shumicë votash -70 pro 2 kundër dhe dy abstenime. Seanca filloi punimet me 77 deputetë në sallë dhe me vonesë afër dy orëshe të nisjes dhe të ardhjes së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Me propozim të kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK, Ismet Beqiri, Kuvendi me shumicë votash, 80 pro e 2 abstenime, futi në rend dite me procedurë të përshpejtuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane KfË Frankfurt Am Main për programin “Masat e Efiçencës së Energjisë në Ndërtesat Publike në Nivel Komunal në Kosovë”. Ky projektligj u rendit si pikë e parë e axhendës së seancës plenare dhe u miratua me 87 vota pro, 1 abstenim e 1 kundër. Drafti i buxhetit është diskutuar dhe është i dakorduar plotësish me Fondin Monetar Ndërkombëtar e më pas u miratua në fillim të këtij muaji, në 1 korrik, nga qeveria e Kosovës në mbledhjen e 99-të, të 31-tën në vitin 2016.

Buxheti i Shtetit për vitin 2016, i miratuar në Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor, si u theksua me atë rast, është në linjë të plotë me objektivat e qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike e stabilitet buxhetor.

Të hyrat e rregullta buxhetore për vitin 2016 ishin planifikuar të jenë 1 miliard e 598 milionë euro, që është një rritje prej 4.1% krahasuar me vitin 2015 dhe 19% më shumë se në vitin 2014. Për vitin 2016, shpenzimet bazë parashihej të jenë 1 miliard e 678 milionë euro.

Në axhendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës sot ishin edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal, i cili u miratua, dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015, për votimin e të cilit nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë.

Në Kuvendin e Kosovës ende nuk është në axehendë demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, për ratifikimin e të cilit duhen së paku 80 vota nga 120 deputetët sa janë gjithësej. Qeveria e Kosovës e ka shtyrë mbledhjen që pritej të mbahej dje, ku do të vendosej për ta proceduar për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Vendimi për shtyrjen e mbledhjes u mor pasi partia më e madhe kosovare, e koalicionit qeverisës, PDK, ka kërkuar që qeveria të mos ngutet.

Sipas shtypit të sotëm në Prishtinë, PDK e sheh të nevojshme arritjen e një konsensusi nacional për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, derisa partia e dytë kosovare dhe e koalicionit qeverisës, LDK, insiston se demarkacioni shumë shpejt do të shkojë në Kuvend. Opozita ka një alternativë që kjo çështje të zgjidhet deri në shtator.

Ndërkohë, kanë nisur iniciativa për t’i ulur përreth një tryeze liderët e partive kryesore të Kosovës në pushtet dhe opozitë, në përpjekjen që të mbërrihen konsensusi dhe qasja e përbashkët rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Filed Under: Kronike Tagged With: B Jashari, Jo Demarkacioni, Kuvendi i kosoves, Ligji per Buxhetin

Kosovë-Fuqizimi i drejtësisë, prioritet qendror i qeverisë

July 14, 2016 by dgreca

-Kryeministri Mustafa, i uroi suksese në detyrën e re ministres Hoxha/

-Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili e uroi pёr detyrёn e re/

PRISHTINË, 14 Korrik 2016-B.Jashari/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot zëvendëskryeministrin e parë, Hajredin Kuçi dhe ministren e re të Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Kryeministri Mustafa, i uroi suksese në detyrën e re ministres Hoxha, duke theksuar përkushtimin e plotë të qeverisë në fuqizimin e mëtejmë të sektorit të drejtësisë dhe të shtetit ligjor në përgjithësi.Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi punën dhe përkushtimin e deritashëm të zëvendëskryeministrit Kuçi, si ministër i Drejtësisë.“Fuqizimi i sektorit të drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor në përgjithësi janë prioritete kryesore të punës së Qeverisë së Kosovës. Kemi arritur rezultate konkrete inkurajuese në këto drejtime kohët e fundit, por qeveria e Kosovës në bashkëpunim të afërt me institucionet e tjera kushtetuese që merren me rendin dhe ligjin, është e fokusuar që të arrihet progres edhe më i madh në këtë drejtim”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shprehen përkushtimin e tyre maksimal për realizimin e prioriteteve të qeverisë së Kosovës dhe rritjen e mëtejme të rezultateve në fushën e drejtësisë.

Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili e uroi pёr detyrёn e re.Ambasadori O’Connell ka ripërsëritur qëndrimin që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë dhe të ofrojë bashkëpunim dhe mbështetje në fusha të ndryshme në sistemin e drejtësisë.

Ambasadori O’Connell gjithashtu ka theksuar se është interes i Mbretërisë së Bashkuar që Kosova të ketë një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë. Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ministrja Hoxha sot ka takuar drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Drejtësisë me tё cilët bisedoj rreth sfidave dhe tё arriturave tё secilit departament.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasadori anglez, B Jashari, Dhurata Hoxha, Mustafa

Prishtinë-Panair nga të gjitha trevat shqiptare

July 12, 2016 by dgreca

– Organizuar nga Ministria e Diasporës: Panair me veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale. Një nga 200 aktivitetet këto ditë për dhe me diasporën/

PRISHTINË, 12 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Një panair me veshje kombëtare, punime dore dhe ushqime tradicionale, organizuar nga Ministria e Diasporës e qeverisë së Kosovës, u hap sot në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në këtë panair, i katërti me radhë, po marrin pjesë  60 prodhues e shoqata nga Kosova, Shqipëria e viset e tjera shqiptare, të cilët gjatë katër ditëve do t’i promovojnë produktet e tyre.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është ruajtja e identitetit kombëtar. Përmes këtij panairi, që karakterizohet për veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale,  bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare.

Panairin e hapi Kushtrim Sheremeti, shef  i kabinetit të ministrit, i cili tha se ky panair tashmë tradicional është një prej aktiviteteve të organizuara të MeD-së gjatë muajit të diasporës.

“Ky është një nga 200 aktivitetet që Ministria e Diasporës po i organizon në këto ditë për dhe me diasporën. Është një aktivitet ku marrin pjesë prodhues nga të gjitha trevat shqiptare. Besojmë se edhe sivjet, si vitet e kaluara, interesimi i bashkatdhetarëve për ta vizituar këtë panair do të jetë i madh. Ata do të kenë rast jo vetëm të shohin punime dore që janë unike, ta shijojnë ushqimin, por edhe t’i blejnë produktet vendëse”, tha Sheremeti.

Në këtë panair, që do të qëndrojë i hapur katër ditë, të interesuarit mund të gjejnë qilima të ndryshëm të punuar me dorë, punime të punuara me fleta bakri, piktura me motive të ndryshme, si dhe ushqime tradicionale.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: nga të gjitha, Prishtinë-Panair, trevat shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 265
  • 266
  • 267
  • 268
  • 269
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT