• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministrja Hoxha: Mënjanohet ndërhyrja në gjyqësor

April 18, 2017 by dgreca

-Pas aprovimit në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale/

-Ministrja Hoxha e vlerësoi si shumë pozitive ndryshimin e nenit 94 të Ligjit të deritashëm për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Sipas këtij neni, Ministri si i emëruar politik, kishte mundësi të pezullojë ekzekutimin e dënimit, kjo ishte parë si mundësi e ndërhyrjes së politikës në drejtësi/

Prishtinë, 18 Prill 2017/ Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës është aprovuar Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka theksuar se aprovimi i këtij projektligji është i një rëndësie të veçantë sepse mënjanon ndërhyrjen politike në ekzekutimin e sanksioneve penale.

“Përmes këtij projektligji dëshmojmë se vërtet jemi për reforma, sundim të ligjit dhe për sistem mbi vlerat dhe parimet ndërkombëtare”, theksoi ministrja Hoxha.Me theks të veçantë, Ministrja vuri në dukje ndryshimin e nenit 94 të ligjit, sipas të cilit, Ministri si i emëruar politik, kishte mundësi të pezulloj ekzekutimin e dënimit dhe është vlerësuar si mundësi për ndërhyrje politike në drejtësi.“Kjo çështje tashmë është ndryshuar dhe një mundësi e tillë i është bartur gjykatës si institucion kompetent për çështje të tilla, dhe kjo konsiderojmë se pos që është në  harmoni me parimet kushtetuese, është edhe konform standardeve ndërkombëtare, si dhe është edhe një hap i rëndësishëm në drejtim të ndarjes së pushteteve, ku gjykata vendos për dënimin dhe për mundësinë e pezullimit, kurse Ministria e Drejtësisë vetëm e bën ekzekutimin e vendimeve të tilla”, theksoi ministrja Hoxha.

Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, ka filluar të zbatohet nga viti 2013 dhe gjatë zbatimit të tij, janë hasur disa pengesa dhe vështirësi të cilat përmes këtij projektligji Ministria e Drejtësisë kishte synim eliminimin e mangësive për ekzekutimin e sanksioneve penale.Projektligji përmban dispozitat që i referohen çështjes së lirimit me kusht, duke përfshirë përbërjen e Panelit për lirim me kusht, si dhe mundësinë e atakimit të vendimit të panelit, Përkujdesjes shëndetësore për të dënuarit, Dispozitat që i referohen pushimit në raste të jashtëzakonshme, Pezullimit të ekzekutimit të dënimit me burgim për arsye shëndetësore, Lirimi i parakohshëm i të dënuarit si dhe harmonizimi i dispozitave të këtij projektligji me reformat që parasheh ligji për kundërvajtje.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Dhurata Hoxha, Ministry e Drejtesise

Ministrja e Drejtësisë e Kosvës në Londër

October 5, 2016 by dgreca

2-ministrja-e-drejtesiseIntensifikim i bashkëpunimit dhe angazhimi i juristëve kosovar brenda dhe jashtë vendit, mesazh i qartë per fuqizim te sundimit te ligjit/  

Londër, 05 Tetor 2016 – Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Juristëve Shqiptarë në Britaninë e Madhe.Gjatë takimit, Ministrja Hoxha u shpreh se është kënaqësi të shihen të arriturat e juristëve nga Kosova, të cilët kanë arritur të bëhen pjesë e njërit nga sistemet e drejtësisë më të qëndrueshme dhe më efikase në Evropë dhe në Botë.

Përfaqësuesit e Shoqatës njoftuan Ministren Hoxha për aktivitetet e tyre, ndërkohë që kërkuan edhe përkrahjen nga Ministrja, ashtu që të bashkëpunohet edhe më shumë me Ministrinë e Drejtësisë dhe juristët kosovarë.Ministrja Hoxha, po ashtu ofroi përkrahje për Shoqatën e Juristëve Shqiptarë dhe vlerësoi lart angazhimin e tyre ne sistemin e drejtësisë në Britani. “Bashkëpunimi mes juristëve në Kosovë dhe atyre që

punojnë në vendet tjera duhet të intensifikohet edhe më tej, në mënyrë që të gjithë së bashku të ja1-ministrja-e-drejtesisepim mesazhin se sundimi i ligjit duhet fuqizuar” shtoi më tej Ministrja.Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dhurata Hoxha, Kosove, Ministrja e Drejtesise, ne Londer

Kosovë-Fuqizimi i drejtësisë, prioritet qendror i qeverisë

July 14, 2016 by dgreca

-Kryeministri Mustafa, i uroi suksese në detyrën e re ministres Hoxha/

-Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili e uroi pёr detyrёn e re/

PRISHTINË, 14 Korrik 2016-B.Jashari/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot zëvendëskryeministrin e parë, Hajredin Kuçi dhe ministren e re të Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Kryeministri Mustafa, i uroi suksese në detyrën e re ministres Hoxha, duke theksuar përkushtimin e plotë të qeverisë në fuqizimin e mëtejmë të sektorit të drejtësisë dhe të shtetit ligjor në përgjithësi.Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi punën dhe përkushtimin e deritashëm të zëvendëskryeministrit Kuçi, si ministër i Drejtësisë.“Fuqizimi i sektorit të drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor në përgjithësi janë prioritete kryesore të punës së Qeverisë së Kosovës. Kemi arritur rezultate konkrete inkurajuese në këto drejtime kohët e fundit, por qeveria e Kosovës në bashkëpunim të afërt me institucionet e tjera kushtetuese që merren me rendin dhe ligjin, është e fokusuar që të arrihet progres edhe më i madh në këtë drejtim”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shprehen përkushtimin e tyre maksimal për realizimin e prioriteteve të qeverisë së Kosovës dhe rritjen e mëtejme të rezultateve në fushën e drejtësisë.

Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili e uroi pёr detyrёn e re.Ambasadori O’Connell ka ripërsëritur qëndrimin që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë dhe të ofrojë bashkëpunim dhe mbështetje në fusha të ndryshme në sistemin e drejtësisë.

Ambasadori O’Connell gjithashtu ka theksuar se është interes i Mbretërisë së Bashkuar që Kosova të ketë një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë. Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ministrja Hoxha sot ka takuar drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Drejtësisë me tё cilët bisedoj rreth sfidave dhe tё arriturave tё secilit departament.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasadori anglez, B Jashari, Dhurata Hoxha, Mustafa

Artikujt e fundit

  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say
  • Dorëheqja si proces vetëdijësimi
  • Ndërthurrje mitesh
  • “Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill
  • ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri
  • FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996
  • Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova
  • RRËFIME TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE TË EKREM BARDHA
  • DOJA TË ISHA DHE UNË…
  • DASH godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT