• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministrja e Drejtësisë e Kosvës në Londër

October 5, 2016 by dgreca

2-ministrja-e-drejtesiseIntensifikim i bashkëpunimit dhe angazhimi i juristëve kosovar brenda dhe jashtë vendit, mesazh i qartë per fuqizim te sundimit te ligjit/  

Londër, 05 Tetor 2016 – Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Juristëve Shqiptarë në Britaninë e Madhe.Gjatë takimit, Ministrja Hoxha u shpreh se është kënaqësi të shihen të arriturat e juristëve nga Kosova, të cilët kanë arritur të bëhen pjesë e njërit nga sistemet e drejtësisë më të qëndrueshme dhe më efikase në Evropë dhe në Botë.

Përfaqësuesit e Shoqatës njoftuan Ministren Hoxha për aktivitetet e tyre, ndërkohë që kërkuan edhe përkrahjen nga Ministrja, ashtu që të bashkëpunohet edhe më shumë me Ministrinë e Drejtësisë dhe juristët kosovarë.Ministrja Hoxha, po ashtu ofroi përkrahje për Shoqatën e Juristëve Shqiptarë dhe vlerësoi lart angazhimin e tyre ne sistemin e drejtësisë në Britani. “Bashkëpunimi mes juristëve në Kosovë dhe atyre që

punojnë në vendet tjera duhet të intensifikohet edhe më tej, në mënyrë që të gjithë së bashku të ja1-ministrja-e-drejtesisepim mesazhin se sundimi i ligjit duhet fuqizuar” shtoi më tej Ministrja.Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dhurata Hoxha, Kosove, Ministrja e Drejtesise, ne Londer

SHBA-Kosovë, Yee takim me Mustafën në Londër

February 22, 2016 by dgreca

-Shpreh përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën/PRISHTINË, 22 Shkurt 2016-B.Jashari/ Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee, shprehu përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën, në një takim në Londër me kryeministrin kosovar, Isa Mustafa. Duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani në Kosovë, Yee vlerësoi lidershipin e qeverisë së Kosovës në zhvillimet demokratike në Kosovë, duke theksuar mbështetjen amerikane në këtë rrugë.Kryeministri kosovar, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Londër, u takua me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee, të cilin e njoftoi për progresin në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e qeverisë për zhvillim ekonomik, fuqizim të sundimit të ligjit, avancimin e institucioneve demokratike dhe të proceseve integruese euroatlantike, bën të ditur njoftimi i dërguar sot.Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e përjetshme të qytetarëve dhe të qeverisë për përkrahjen e SHBA-ve, duke theksuar përkushtimin e plotë Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me SHBA-të.Në takim me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee, kryeministri Isa Mustafa e njoftoi edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e qeverisë për dialog institucional me qëllim të zgjidhjes së çdo lloj shqetësimi apo problemi real për qytetarët kosovarë.“Ne, qeveria por edhe qytetarët e Kosovës e dimë qëndrimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe ne jemi shumë falënderues për këtë përkrahje të pazëvendësueshme që po jepni”, tha kryeministri Mustafa. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë sot në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimin (BERZH) në Londër, ku ka prezantuar mundësitë dhe potencialet e Kosovës për investitorët e huaj.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Londer, SHBA- KOSOVE:, Yee takim me Mustafën

Kosova në Forumin Botëror të Arsimit në Londër

January 18, 2016 by dgreca

-Ministri Bajrami ka njoftuar ministrat e arsimit të vendeve të ndryshme për reformën në arsimin kosovar/
PRISHTINË, 18 Janar 2016/ Ministri kosova i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me ftesë të Jo Johnson MP, ministër për Universitete dhe Shkencë dhe Rt Hon Nicky Morgan, Sekretar i Shtetit për Arsim, po qëndron për vizitë zyrtare në Britani të Madhe për të marrë pjesë në Forumin Botrëror të Arsimit 2016, i cili po mbahet në Londër nga 18 deri më 21 janar.
Në tryezën e organizuar nga Këshilli Britanik, në kuadër të punimeve të Forumit Botëror të Arsimit 2016, në Londër, ministri kosovar Bajrami ka takuar ministrat pjesëmarrës, si dhe i ka njoftuar për procesin e reformës në arsim, me theks të veçantë në fushën e arsimit profesional dhe ndërlidhjen e tij me nevojat e tregut të punës, me qëllim të punësimit të të rinjëve.
Ministri Bajrami, gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë takime bilaterale me ministra tjerë të Arsimit, për të biseduar rreth mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe për përkrahje në reformat e domosdoshme për ngritjen e cilësisë në arsim. Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme ministri Bajrami do të pritet nga përfaqësues të institucioneve të qeverisë Britanike
Në punimet e këtij Forumi po marrin pjesë mbi 90 ministra të arsimit nga vende të ndryshme të botës./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: kosova, në Forumin Botër, ne Londer, or të Arsimit

‘ TINGUJT E FJALEVE PLOT NGJYRA SHQIPERIE NE LONDER”

June 5, 2015 by dgreca

Nga Marjana BULKU/
Të dëgjosh protagonizma shqiptarësh nëpër botë tashmë nuk përbën ndonjë sensacion pasi fati i ka shpërndarë shumë prej tyre nga ku mjaft të tillë kanë bërë emër dhe sukses globalisht,por të përjetosh emocionet që shkakton arti shqiptar për disa ditë me radhë m’u në zemër të qytetërimit botëror , në Londër, kjo padyshim përbën një ngjarje që nuk mund të ndodhë rëndom.
Ekzistojnë mjaft evente që bashkojnë shqiptarët , janë festa apo ngjarje , mund të jenë ndeshje apo mbrëmje koncertore,por vetëm disa prej tyre kanë mundësi të memorizohen dhe të amplifikojnë madhështinë ,,,janë disa akte të thjeshta ,tingujsh, ngjyrash ,fjalësh që vitalizojnë historinë tonë sa të lashtë aq edhe të re.Janë akoma edhe më të rralla ato veprimtari ku institucionet perëndimore ,studjues dhe intelektualë britanikë e shohin nga afër artin ,historinë dhe kulturën shqiptare sic ishte edhe kjo javë veprimtarish në Londër e organizuar nga Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe ,zoti Mal Berisha.
Java e KULTURES SHQIPTARO – BRITANIKE në Londër e konceptuar si një rrjet eventesh ku nderoheshin kontributorët e kulturës dhe diplomacisë perëndimore ndaj cështjes shqiptare (Eduart Lear dhe Herman Bernstein) ,ku promovoheshin botime “Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo”, botuar nga Cambridge Scholars Press në gjuhën angleze me autor Dr. Enver Bytyci dhe ku artistët shqiptarë mbajnë gjallë me artin vizual dhe atë muzikor kulturën shqiptare ( Bashkim Ahmeti Izano , Adelina Hoxha dhe Robert Radoja).
Një javë e kulturës shqiptare në Londër me një dialektikë dhe intesitet informativ që i drejtohet:
1. Syrit …përmes telajove plot ngjyra ku flasin kostumet e traditës dhe apdurdi futurist, e bukura historike që arti e gdhend me përjetësi …ku më shumë sesa impresionet e artistit që flet me ngjyra , fjalën e ka kureshtja e spektatorëve e cila flet duke u ngujuar dhe medituar përballë artit të pa fjalë por me të gjitha gjuhët e botës në zotërim.
2.Veshit…me ”Këngët e Atdheut” një album i punuar mjeshtërisht nga muzikantët Hoxha e Radoja ku tinguj dhe fjalë prezantojnë historinë tonë për vogëlushë që rriten larg atdheut të tyre dhe që Shqipërinë e kanë edhe mall edhe dashuri ndonëse jo përjetim.
3. Mendjes …me Ligjëratën brilante të një ambasadori (zotit Mal Berisha) i cili në axhendën e tij ka kontributetet reale të individëve që krijojnë, progresojnë, dhe kontribuojnë pro Shqipërisë nëpër një dialektike që ka rrënjë të thella në historinë tonë dhe prej andejmi nxit frytet e së ardhmes së kombit shqiptar,,, një e ardhme që kërcënohet nga rryma dhe furtuna që ia kanë zbehur progresin ,por jo dialektikën e zhvillimeve….ku e shkuara dhe e ardhmja takohen në një pikë historike që risjell dhe nxjerr në dritë zoti Berisha gjatë trajtesës shumëplanëshe tek trajtesa ”Jeta e Ambasadorit amerikan në Shqipëri Herman Bernstein”.
Eshtë një javë eventesh që mbart intesitetin e një pune të shumfishtë ku ne si spektatorë shijojmë dhe duartrokasim, emocionohemi apo edhe këndojmë nën zë tinguj me të cilët jemi rritur, kuptojmë se qytetërimi nuk ia ka mbyllur kurrë portat Shqipërisë kur ajo ka trokitur me dije e zgjuarsi në dyert e saj sic është edhe ky event në ”Europe House”, American Embassy …Londër, është një javë që të lind dhjetra pyetje ,,,se si është e mundur që Shqipëria ,ky vend i vogël të nxisë mendje të mëdha sic është rasti i Presidentit të nderit të ”Anglo Albanian association” Sir Noel Malcolm të shkruajë veprën me titull ”Një histori Shqiptare e shekullit të 16” ,se si dritëhijet tona historike janë plot enigma dhe kureshtje të atyre që duan ti zgjidhin ato?
Duket sikur është një ”Javë” veprimtarish që ka kohë që ka nisur, kur sjell në kujtesë emrat, veprat dhe eventet e pafundme që Ambasada Shqiptare në Londër ka organizuar, evente që duket se i kanë bashkuar emigrantët shhqiptarë nëpër botë duke i integruar nëpër mjediset përkatëse ku jetojnë dhe punojnë ,duke ua ndricuar krenarinë ,duke sjellë në kujtesë por edhe në vetëdijen e brezit të dytë lindur dhe rritur në emigracion hijeshinë e artit historiko-kulturor shqiptar që denjësisht shpaloset në kryeqendrën e qytetërimeve perëndimore për t’u përjetësuar.
Kjo Paradë e KULTURES SHQIPTARE në LONDER është dëshmia më e mirë e kontributeve të njerëzve të cilët pa dashur ti idealizoj ,janë veprat e tyre ato që i lartësojnë duke përjetësuar kështu historinë tonë që flet me detaje që nuk i mban dot vetëm pena e shkrimtarit, tingujt e muzikës , ngjyrat e tablove, bukuritë gjeografike të natyrës, aventurat e politikës, duke iu ngjitur kështu majave të një ngjarjeje që i bashkon të gjitha e nga ku ne dukemi më të bukur ,më dinjitozë. Kur Sokrati fliste shqip në Londër përmes MIrush Kabashit të madh,,,ishte bujaria e ambasadorit Mal Berisha baza e madhështisë së shfaqjeve që numërojnë pafundësisht emra edhe të skenës si ;Inva Mula. Ermonela Jaho, Arlinda Morava, Genc Tukici , Sajmir Pirgu…si dhe mjaft intelektualë të tjerë shqiptarë që shqip përjetësojnë atdheun e tyre në zemër të qytetërimeve ku Shqipëria aspiron prej shekujsh të aderojë…Ne ”ishim ”aty , në zemër të qytetërimit , në Londër për një javë rrjesht teksa shijonim pikturat e Izanos , Kengët e Atdheut dhe Ligjëratën e një ambasadori që na bën të ndjehemi krenar për bashkëkombësinë.

Filed Under: Kulture Tagged With: derohet ne Londer, Java e Kulturës, Marjana Bulku, ne Londer, shqiptare

NJE MANIFESTIM KULTUROR NE LONDER

March 18, 2015 by dgreca

Shkruan Asllan Dibrani/
Një foto e përbashkët e një grupi të pjesëmarrësve në mbrëmjen kulturore kushtuar 7 marsit, Ditës së Mësuesit, në Londër./
Për nder të Ditës së Mësuesit, në praninë e shumë mësuesve, poetëve dhe krijuesve të tjerë, në lokalet e restorantit “Poem”, me 14 mars 2015, u mbajt një manifestim kulturor.
Mbrëmja kulturore, u organizua nga “Qendra Shqiptare në Londër”. Fjalën hyrëse e mbajti kryetari i Qendrës Shqiptare, Sami Islami, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe shpjegoi rëndësinë e Ditës së Mësuesit. Pastaj kësaj, Agim Morina dhe Sami Islami bënë prezantimin e rrugëtimit të shkollës shqipe që nga shekulli XVII deri në ditët tona me titull “Histori e shkurtër e shkollës shqipe”.
Nga tubimi u nderuan artdashësit dhe dëshmorët e shkollës shqipe Papa Kristo Negovani, Fazli Greiçevci dhe Shaban Jashari (babai i komandantit legjendar Adem Jashari), të cilët gjithë jetën e tyre ia kushtuan arsimimit të shqiptarëve!
Nga faktet që u prezantuan në këtë takim u pa se hapat e parë të mësimit të gjuhës shqipe, janë hedhur disa shekuj më herët se 7 marsi i vitit 1887, por kjo datë, megjithatë mbetet datë e një shkolle laike, për të ardhur pastaj deri tek shkollat e mëvonshme, me mësuesit dëshmorë, siç ishte mësuesi dhe dëshmori i kombit Papa Kristo Negovani, i cili u masakrua bashkë me pesë të tjerë e ndër ta edhe një vëlla i tij. Pastaj mësuesi dhe poeti, Fazli Greiçevci, i cili, për shkak se e përhapte dritën e diturisë në shkollë dhe për shkak të veprimtarisë së tij patriotike kundër regjimit serbosllav, u torturua deri në vdekje në burgun e Prishtinës. Një dëshmor i shkollës shqipe u bë edhe Shaban Jashari (babai i komandantit legjendar Adem Jashari), i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj.
-Pas prezantimit të historikut të shkollës shqipe, veterani i arsimit, ish profesori i Universitetit të Prishtinës, Gani Hoxha, foli për rëndësinë e shkollës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke e marrë si shembull ruajtjen e gjuhës shqipe te arbëreshët e Italisë. Falë shkollës dhe ruajtjes së gjuhës shqipe atje, edhe pas pesë shekujsh shkëputje nga trungu shqiptar ata e ruajnë edhe sot këtë vlerë të lartë kombëtare.
Ai tregoi se kishte vizituar vetë disa fshatra në jug të Italisë dhe kishte përjetuar çaste të mrekullueshme kur kishte komunikuar në gjuhën shqipe me ta !?.Ai theksoj ma tutje se gjuha shqipe flitej gjithandej, në zyra, në rrugë, në treg, në shitore, në kafene, deri në çerdhet parashkollore. Ai bëri një krahasim me gjendjen e shqiptarëve në Turqi, ku e drejta për të mësuar në gjuhën shqipe nuk përfillet nga qeveria turke as sot e kësaj dite edhe pse në këtë shtet jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë!!!Ky intelektual i rralle shpesh u aplauzuar nga të pranishmit gjatë diskutimit. Në diskutimet e tyre rreth përvojave dhe rëndësisë së gjuhës shqipe foli edhe Ismet Koshutova, i cili e vlerësoi lart, prezantimin për historikun e gjuhës shqipe dhe foli për rolin që gjuha shqipe kishte dhe ka për ruajtjen e qenies shqiptare, madje edhe në mërgatë. Poeti dhe publicisti nga Skrapari, Hyda Ismaili, i cili prej vitesh jeton ne Londër, po ashtu, edhe krijuesi dhe gazetari Ruzhdi Jata, nga Kukësi, folën për nevojën e madhe të unitetit të gjithë shqiptarëve për të arritje suksese shumë më të mëdha në fushën e arsimit dhe të gjuhës shqipe edhe ne brezin e ri.
Në mbrëmje me tone artistike u prezantuan edhe poetët Mehmet Elshani dhe Xhavit Gasa me recitimin e disa poezive, të cilat u priten me interesim nga te pranishmit. Po ashtu edhe Mësuesi dhe këngëtari, Ismet Koshutova, shprehur mendimet e tij rreth shkollës shqipe dhe kulturës shqiptare në mërgatën shqiptare.Atmosferën e kësaj mbrëmje kulturore, e pasuroi më tej edhe paraqitja e Selman Lokajt, i cili me poezitë dhe anekdotat e tij e freskoi këtë mbrëmje. Vlen të përmendet këtu prania e bashkëshortëve veteranë të arsimit, Faik e Zarije Sogojeva, si dhe e shumë pjesëmarrësve te tjerë dashamir të artit dhe arsimit shqiptar.
Në këtë rast nuk mund të mos e përmendim edhe arsimdashësin dhe plakun e urtë, bacë Rexhepin, i cili foli për jetën e tij, për shkollimin në kushte shumë të vështira nën regjimin serb. Ai foli edhe për torturat dhe masakrat që pushteti i kishte bërë popullit shqiptar të Kosovës, në veçanti për plojën e bërë mbi familjarët e tij nga forcat serbe duke ekzekutuar 12 anëtarë të familjes së tij brenda një nate!
Rexhep Rexhepi, që për respekt ndryshe e thërrasin baca Rexhë jeton që nga përfundimi i luftës së Kosovës në Londër dhe njihet si person që asnjëherë nuk e ka hequr plisin e bardhë shqiptar nga koka!Ai krenohet me plisin e bardh qe i vetmi deri me tash e ka ruajtur identitetin shqiptar qe nga koha pellazge e deri në ditët e sotshme.
Mund të thuhet se mbrëmja kulturore kushtuar 7 Marsit u vlerësua si shumë e suksesshme dhe nga të pranishmit u propozua që këso takimesh të mbahen më shpesh edhe në të ardhmen, me një vërejtje që në tubime të tilla të ketë ma shumë të rinj, aktivist ,krijues dhe veprimtar te këtij nënqielli gravitues nga një komunitet i madh shqiptarësh.
Ma në fund me mbete që të falënderojmë”Qendrën Kulturore Shqiptare në Londër” që ka synim të krijoj një atmosferë unike tek shqiptarët në rrafshin kombëtar. Shqiptarët sot në shtetet e perëndimit nuk kanë alternativë tjetër, pos kësaj që veprojnë qendrat kulturore . Nga këto organizime të tilla të vijnë deri të krijimi i lobit shqiptar pa grupe,pa parti dhe organizime të ndryshme lokaliste, partiake apo rajonale që ma shumë i shërbejnë përçarjes se sa kulturës dhe unitetit tonë kombëtar!

Filed Under: ESSE Tagged With: asllan dibrani, ne Londer, NJE MANIFESTIM KULTUROR

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan
  • MË 4 SHKURT 2023 DO THEMELOHET DEGA E VATRËS NË CHICAGO
  • Bibla e parë
  • Portretizimi i Isa Boletinit sipas gazetës “Fremdenblatt”(1916)
  • Charles McGonigal…
  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT