• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Senatorja amerikane Joni Ernst vlerëson progresin e Kosovës

July 1, 2016 by dgreca

PRISHTINË,  1 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Senatorja amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, sot në Prishtinë, ka  vlerësuar lartë progresin e arritur dhe përkushtimin e Kosovës për avancimin e proceseve.  Në takime të veçanta me kryeminsitrin Isa Mustafa e kryeparlamentarin Kadri Veseli, ajo theksoi përkrahjen e mëtejme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

 Senatorja Ernst, po ashtu, shprehu përkushtimin e shtetit të Iowa-s për bashkëpunim me Kosovën duke theksuar interesim për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit si në ekonomi, bujqësi, në fushën e teknologjisë informative dhe përkrahjes për të rinjtë kosovarë në përgatitjen për tregun e punës. Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të. 

Kryeparlamentari Veseli shprehu konsideratën më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-ja, duke e vlerësuar si të jashtëzakonshme, sidomos partneritetin civil-ushtarak me shtetin e Iowa-s./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Mustafa, progrès i Kosoves, Senator Ernst

Kosovë-Komandantit suprem i NATO-s për Evropë vizition KFOR-in

July 1, 2016 by dgreca

-Komandanti suprem shprehu mirënjohje për situatën e përgjithëshme të përmirësuar të sigurisë dhe theksoi rolin kyç të KFOR-it si një nxitës efektiv i procesit të normalizimit në Kosovë/

PRISHTINË, 1 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Komandanti i posaemruar Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR), gjeneral Curtis M. Scaparrotti vizitoi sot Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në kampin “Flim City” në Prishtinë, ku u mirëprit nga Komandanti i Forcave të Kosovës, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta.Gjatë vizitës, gjeneral Scaparrotti u njoftua nga gjeneral Miglietta dhe stafi ndërkombëtar i Shtabit të Përgjithshëm në lidhje me zhvillimet e fundit të situates aktuale të sigurisë dhe situatën politike në Kosovë si dhe në përgjithësi në rajonin e Ballanit Perëndimor.

“Puna e përkushtuar e ushtarëve të NATO-së ka mundësuar përparim politik dhe diplomatik në vend duke siguruar lirinë e lëvizjes dhe duke ndihmuar në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurtë” ,tha gjenerali Scaparrotti. “Ishte kënaqësi të takojë disa nga burrat dhe gratë që po kontribuojnë në këtë mision të rëndësishëm”, u shpreh ai, cituar në njoftimin e dërguar nga KFOR.

Komandanti suprem shprehu mirënjohje për situatën e përgjithëshme të përmirësuar të sigurisë dhe theksoi rolin kyç të KFOR-it si një nxitës efektiv i procesit të normalizimit në Kosovë.

Komandanti suprem gjithashtu pati rastin që të takohet me pjesëtarët e KFOR-it që perfaqësojenë 31 kombe dhe komandantët e njësive të tyre përkatëse.  Gjatë angazhimit me trupa, ai thekësoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe kompleks të Ballkanit dhe nevojën për të vazhduar përmbushjen e misionit të promovimit të progresit dhe dialogut në rajon.

Si pjesë e kësaj vizite, komandanti suprem, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, takoi disa nga zyrtarët e lartë të institucioneve në Kosovë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanovic; ambasadorët e Kunitit – Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Kosovë si dhe disa nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, si përfaqësuesin special të BE-së, përfaqësuesin special të UNMIK-ut dhe shefat e Misionit të OSBE-së dhe EULEX-it.

Autoritetet ndërkombëtare dhe vendore shprehen mirënjohjen e tyre te komandanti suprem për kontributin e thekësuar të kontigjenteve të KFOR-it në ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurtë në regjion.

Komandanti suprem nënvizoi bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vendore si esencial për të ruajtur lirinë e lëvizjes së lirë në tërë Kosovën.

Në fund të kësaj vizite, gjnerali Scaparrotti vizitoi Manastirin ortodoks të Graçanicës, ku u takua me peshkopin Teodosije.

Filed Under: Kronike Tagged With: Komandanti suprem NATO, vizite KFOR

KRIMI NE OFENSIVE-Grabitje spektakolare- mbi 3 mln euro në aeroportin “Nënë Tereza”

June 30, 2016 by dgreca

Lulzim Basha: Ku janë cubat e Tahirit, apo duke ruajtur parcelat me kanabis?/

Të paktën 3 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në aeroportin “Nënë Tereza” në fshatin Rinas, pak km larg Tiranës dhe kanë grabitur një sasi të konsiderueshme valute. Edhe pse policia nuk bën të ditur shumën e grabitur, jo zyrtarisht thuhet se flitet për 3-4 milione euro të grabitura. Po ashtu mesohet se kartemomedhat kapnin peshen 83 kg.Grabitja është shënuar rreth orës 14: 45 minuta të 30 qershorit 2016. Burimet bëjnë të ditur se grabitësit kanë hyrë në pistën e avionëve dhe kanë grabitur sasinë monetare, qe po transferohej me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.Policia thotë se grabitësit kanë hyrë pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë. Ndërkohë që mësohet se grabitësit i kanë vene automatikun në kokë policeve private qe shoqeronin parate.

KOMUNIKATA E POLICISE

Policia e Tiranës është njoftuar se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë.

Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit.

Nisur nga informacioni paraprak, raportohet  se është grabitur nje sasi monetare, qe po transferoheshin me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona.Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë.

Rrethimi i jashtëm sigurohet nga sherbimi i sigurise se kompanise private qe menaxhon aeroportin.Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi.

Gjatë ndjekies së autorëve  policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët.Policia e Shtetit po vijon  ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter.Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve  dhe zbardhjen e plote të ngjarjes.

Basha: Ku janë cubat e Tahirit, apo duke ruajtur parcelat me kanabis?

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për grabitjen e ndodhur sot në Rinas.Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Basha thotë se në pushtetin e Ramës dhe Tahirit krimi ka mbrojtje, ka liri.

Ja reagimi i tij i plotë:

Grabitja e armatosur sot ne Rinas, ne ate qe duhej te ishte territori me i sigurte ne vend, deshmon se rendi ka rene, se shteti ka rene. Persona me armatim te rende e me maska, shkojne deri tek pista e avioneve, grabisin parate, vetem një ditë pasi u deklarua se në aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, pas sulmeve ne Stamboll. Ku jane cubat e Tahirit, apo me siguri duke ruajtur parcelat me kanabis te Habilajve per llogari te shefit, duke kundruar udhetimin e skafeve me droge qe kane pushtuar Jonin dhe Adriatikun, duke pergjuar ne menyre te paligjshme e shantazhuar gjyqtarë e prokurore, duke dhunuar e gjobitur qytetare e biznesmene apo duke arrestuar gra dhe pleq per kuponin e nje kg qepe apo 2000 leke drita te papaguara. Kjo ngjarje e rende, qe ka shkallmuar cdo standard te sigurise, eshte nje akuze direkte per Saimir Tahirin dhe Edi Ramen. Ne pushtetin e tyre krimi ska kufinj, ka mbrojtje, ka liri. ‪#‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

Filed Under: Kronike Tagged With: -Grabitje spektakolare- mbi 3 mln euro në aeroportin, KRIMI NE OFENSIVE, Nene Tereza, ragon Basha

111 persona te arrestuar-Sekuestrohen 11 tonë drogë kokainë në aksin Kolumbi-SHBA- Itali

June 30, 2016 by dgreca

11 tonelata kokainë e sekuestruar dhe 111 persona të arrestuar mes Italisë, Kolumbisë dhe vende të tjera latine, në një operacion të përbashkët mes Guardia di Finanza, DEA-s amerikane dhe policisë kolumbiane. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në krye të këtij trafiku ishin vëllezërit Franco dhe Giuseppe Cosimo Monteleone, figura të njohura të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të familjeve mafioze kalabreze. Sipas drejtuesve të agjencive ligjzbatuese që organizuan operacionin, tonelatat e kokainës në treg do të kishin sjellë përfitime financiare me vlerë 3 miliardë euro. Autoritetet kanë deklaruar se me këtë aksion kanë shpërbërë një nga kartelet më të rrezikshme të narkotrafikut botëror. Operacioni ishte koduar me emrin “Dy detet” dhe sipas mediave italiane ishte koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias në Kalabri. Organizata mafioze kalabreze, e njohur si Ndrangheta, një term i marrë nga Greqia e lashtë “andragathos” për të përshkruar luftëtarë kurajozë e besnikë, kontrollon mbi 70 për qind të kokainës që hyn në Europë, ndërkohë që jashtë kontinentit të vjetër është shumë e pranishme në Australi, Kanada dhe së fundmi edhe në Amerikën e Veriut.

Filed Under: Kronike Tagged With: 11 tonë drogë kokainë në aksin, 111 te arrestuar, Kolumbi-SHBA- Itali

Rihapet aeroporti i Stambollit – 41 numri i të vrarëve

June 29, 2016 by dgreca

Stambolli rihapi plotësisht Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk, pas sulmit vetëvrasës, ku humbën jetën 41 vetë dhe u plagosën më shumë se 200.Kompania Turkish Airlines njoftoi se ka rifilluar të gjitha operacionet e fluturimit, duke përfshirë fluturimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Stambollit.

Kryeministri Binali Yildirim tha se tre persona vetvrasës arritën të martën me taksi në aeroport dhe hapën zjarr me armë automatike, duke qëlluar pa dallim në drejtim të njerëzve, para se aktivizonin lëndët shpërthyese, ndërkohë që policia po afrohej.Një dëshmitar i paidentifikuar tha:

“Shpëthyen dy bomba dhe pati shumë të shtëna; njerëzit shtriheshin për tokë dhe u krijua panik. Pas disa minutash, na treguan se në cilin drejtim duhet të vraponim për të shpëtuar. Qëndruam në një bodrum për afro një orë. Nuk e di se sa njerëz kanë vdekur dhe janë plagosur. Nuk kam asnjë ide, por pamjet janë mjaft të rënda.”

Kryeministri Yildirim tha se provat e para flasin për një sulm nga ana e ekstremistëve të Shtetit Islamik.

Grupi Shteti Islamik është fajësuar për dy shpërthime vetëvrasëse në fillim të këtij viti që kishin për objektiv turistët e huaj në Stamboll.

“Është një masakër e madhe. Turqia nuk e meriton një krim të tillë dhe unë e dënoj. Nuk ke ç’të thuash më shumë. Është një ngjarje shumë e trishtueshme. Nuk mund të kryesh një krim të tillë, por ka njerëz që e bëjnë. Është çnjerëzore,” thotë Ali Kolla, banor i Stambollit.

Vitin e kaluar, në Ankara dhe Stamboll u vranë dhjetra njerëz si pasojë e shpërthimeve të kryera nga Shteti Islamik apo rebelët kurdë.

Grupi kurd PKK zakonisht vë në shënjestër forcat e sigurisë, siç ndodhi këtë muaj me një sulm ndaj një autobusi të policisë, ku u vranë 11 vetë.

Korrespondentët e Zërit të Amerikës në Stamboll thanë se një nga sulmuesit hodhi vetën në erë në dalje të aeroportit, një zonë e ngarkuar me njerëz që presin transportin. Dy sulmues të tjerë besohet të kenë provuar të hyjnë në terminalin e mbrojtur nga policë të armatosur dhe detektorë me rreze X.

Një dëshmitar i tha shërbimit turk të Zërit të Amerikës se “pati dy shpërthime më të vogla të pasuara nga një më i fuqishëm. Njerëzit vrapuan gjithandej. Nuk dinin ku të shkonin.”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, arriti në Stamboll mbrëmë, pak minuta pas sulmit. Në një postim në Twitter ai shprehu “keqardhjen e thelle për jetët e pafajshme të humbura në këtë tjetër akt barbar te atyre qe s’kanë as Zot as shpresë dhe as vend mes njerëzve!”

Reagon Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë e dënoi fuqimisht sulmin. Zëdhënësi Josh Earnest tha të martën mbrëma se “aeroporti ndërkombëtar Ataturk, ashtu si aeroporti i Brukselit që u sulmua më herët gjatë këtij viti, është simbol i lidhjeve ndërkombëtare dhe lidhjeve që na mbajnë të bashkuar. Ngushëllimet më të thella familjeve dhe të afërmve të atyre që u vranë dhe shërim sa më të shpejtë atyre që u plagosën. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Turqinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë, së bashku me të gjithë miqtë dhe aleatët në mbarë botën, ndërkohë që vazhdojmë të përballemi me kërcënimin e terrorizmit”.

Sulmi është dënuar edhe nga udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian të cilët u zotuan të qëndrojë përkrah Turqisë si aleatë të saj në luftën kundër ekstremizmit.

Turqia që është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS-it, është duke luftuar po ashtu militantët kurd në pjesën juglindore të saj.

ISIS-it, është duke luftuar po ashtu militantët kurd në pjesën juglindore të saj.(Kortezi:VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: aeroporti i Stambollit, Rihapet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 268
  • 269
  • 270
  • 271
  • 272
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT