-Komandanti suprem shprehu mirënjohje për situatën e përgjithëshme të përmirësuar të sigurisë dhe theksoi rolin kyç të KFOR-it si një nxitës efektiv i procesit të normalizimit në Kosovë/
PRISHTINË, 1 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Komandanti i posaemruar Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR), gjeneral Curtis M. Scaparrotti vizitoi sot Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në kampin “Flim City” në Prishtinë, ku u mirëprit nga Komandanti i Forcave të Kosovës, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta.Gjatë vizitës, gjeneral Scaparrotti u njoftua nga gjeneral Miglietta dhe stafi ndërkombëtar i Shtabit të Përgjithshëm në lidhje me zhvillimet e fundit të situates aktuale të sigurisë dhe situatën politike në Kosovë si dhe në përgjithësi në rajonin e Ballanit Perëndimor.
“Puna e përkushtuar e ushtarëve të NATO-së ka mundësuar përparim politik dhe diplomatik në vend duke siguruar lirinë e lëvizjes dhe duke ndihmuar në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurtë” ,tha gjenerali Scaparrotti. “Ishte kënaqësi të takojë disa nga burrat dhe gratë që po kontribuojnë në këtë mision të rëndësishëm”, u shpreh ai, cituar në njoftimin e dërguar nga KFOR.
Komandanti suprem shprehu mirënjohje për situatën e përgjithëshme të përmirësuar të sigurisë dhe theksoi rolin kyç të KFOR-it si një nxitës efektiv i procesit të normalizimit në Kosovë.
Komandanti suprem gjithashtu pati rastin që të takohet me pjesëtarët e KFOR-it që perfaqësojenë 31 kombe dhe komandantët e njësive të tyre përkatëse. Gjatë angazhimit me trupa, ai thekësoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe kompleks të Ballkanit dhe nevojën për të vazhduar përmbushjen e misionit të promovimit të progresit dhe dialogut në rajon.
Si pjesë e kësaj vizite, komandanti suprem, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, takoi disa nga zyrtarët e lartë të institucioneve në Kosovë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanovic; ambasadorët e Kunitit – Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Kosovë si dhe disa nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, si përfaqësuesin special të BE-së, përfaqësuesin special të UNMIK-ut dhe shefat e Misionit të OSBE-së dhe EULEX-it.
Autoritetet ndërkombëtare dhe vendore shprehen mirënjohjen e tyre te komandanti suprem për kontributin e thekësuar të kontigjenteve të KFOR-it në ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurtë në regjion.
Komandanti suprem nënvizoi bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vendore si esencial për të ruajtur lirinë e lëvizjes së lirë në tërë Kosovën.
Në fund të kësaj vizite, gjnerali Scaparrotti vizitoi Manastirin ortodoks të Graçanicës, ku u takua me peshkopin Teodosije.