Kosovë-Brezi i parë i Limak ASI, me njohje në vendet e BE
Foto Gazeta Dielli: Era Jashari merr diplomen, të cilen ia dorëzoi ministri i Zhvillimit Ekonomik i qeverisë së Kosovës, Blerand Stavileci/
-Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie/
PRISHTINË 22 Mars 2016/Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” zhvilloi sot ceremoninë e diplomimit të brezit të parë të Limak ASI (Instituti i Sherbimeve të Aeroportit).Në ceremoni morën pjesë edhe ministra e përfaqësues tjerë nga qeveria kosovare, të Universitetit të Prishtinës si dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e diplomatë të tjerë të akredituar.
Limak ASI është themeluar në vitin e kaluar, ku 30 studentë të suksesshm-shkëlqyer nga Universiteti publik i Prishtinës kanë ndjekur ligjëratat dhe trajnimet në shërbime aeroportuale për t’u paisur me çertifikata të njohura në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian si dhe duke u ofruar mundësi punësimi në aeroport.
Në solemnitet u theksua se këta studentë të diplomuar do të kenë mundësi të punësohen në mëse 100 aeroporte në BE e botë.
Shënim i DIELLIT: Vajza e Korrespondentit të Diellit në Kosovë, Era Behlul Jashari, eshte nje nga 30 te diplomuarit e brezit te pare në ditën e sotme. Vitin e kaluar Era ka diplmuar me rezultate te shkelqyera ne Univeristetin e Prishtines – Fakutetin Ekonomik dhe tash vijon Master. Kete vit diplomoi edhe ne nje univeritet evropain te Sllovenise ne gjuhen angleze – per juridik, vleresim e menaxhim te patundshmerive. Flet anglisht, italisht, frengjisht… Urime ERA!
34 të vrarë nga sulmet terroriste në Bruksel
Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje të kryeqytetit belg. Televizioni shtetëror belg VRT raporton se ka shkuar në 34 numri i të vdekurve nga sulmet terroriste në Bruksel.
Në 20 shkon numri i të vrarëve në metro, kurse në 14 numri i të vrarëve nga shpërthimet në aeroport.
Përveç tyre ka edhe qindra të tjerë të lënduar. Policia belge deri më tani ka arrestuar dy të dyshuar në lidhje me sulmet e sotme.
***
Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 28 viktima, 13 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 15 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për disa dhjetëra të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.
Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.
Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.
Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.
Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.
Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.
Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.
Kombëtarja, gati uniforma e re
Një javë përpara ndeshjes së parë miqësore, të vlefshme për përgatitjet e kampionatit europian përballë Austrisë, kanë mbërritur uniformat e personalizuara të përfaqësueses “Kuqezi”. Për herë të parë kombëtarja jonë do të ketë një uniformë, e cila do të jetë specifike vetëm për kampionatin europian “Francë 2016-të”, se më pas dizenjo e saj do të jetë ndryshe.
Me vargjet e Naim Frashërit në pjesën e brendshme dhe me simbolet kombëtare, kjo uniformë unike do të jetë për herë të parë e dedikuar për të gjitha ekipet kombëtare nga formacioni A deri tek moshat e vogla. Uniforma e re e përfaqësueses kushton 79 euro dhe do të dalë në shitje rreth një muaj përpara fillimit të kampionatt europian. Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit për anëtarët e klubit të saj të tifozëve do të sjellë oferta në çmimin e fanelës së re.
SHBA: Arrestohet policja shqiptare dhe motra e saj, trafikonin drogë
Dy motra shqiptare që jetojnë në SHBA akuzohen për trafik droge. Ndërsa ato kanë dalë para gjykatës, mësohet se njëra prej tyre një ditë në javë punonte si oficere rezervë e policisë amerikane.Jonida, 28 vjeçe dhe Denisa Aliçka, 26 vjeçe, u arrestuan të martën pasi policia kontrolloi apartamentet e tyre.
Sipas gjykatëses çështja dy motrat nuk janë organizatoret e trafikut të drogës por pjesëmarrëse.
Në gjykatë u ilustrua jeta luksoze e tyre, e cila përfshin apartamente të shtrenjta, udhëtime luksi në Maimi dhe Los Angeles si dhe makina të shtrenjta. Prokurorja e përshkroi jetën e tyre si “ekstravagante”
Agjenti special i FBI-së, David Gardner dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të 20 kg MDMA dhe marijuanë nga Kanadaja në Cleverland. Nga shitja e drogës MDMA ato kanë fituar mesatarisht 40 dollarë për kg.
Autoritetet amerikane kanë hetuar çështjen që prej shtatorit dhe kanë bashkëpunuar me dëshmitarë dhe kanë përgjuar telefonata.
Mes të akuzuarve është dhe Rinald Turhani, i dashuri i Denisa Aliçkës dhe biznesmeni Leka Konini, të cilët janë arrestuar.
Nëse dy motrat do të shpallen fajtore, ato rrezikojnë të paktën 10 vite burg. Motrat Aliçka kanë lindur në Shqipëri dhe kanë emigruar në SHBA në vitin 2000.
Në gjyq ishte i pranishëm dhe i dashuri i Jonida Aliçkës, Stephen Vozar, i dënuar për trafik kokaine. Jonida gjatë seancës dëgjimore qëndroi me kokë ulur.
Ajo punonte një ditë në javë si oficere rezervë e Policisë në Linndale. Agjenci i FBI-së tha se ajo ka bërë disa marrëveshje për trafikimin e drogës gjatë kohës që mbante veshur uniformën e policisë. Ajo u pushua pas arrestimit.
Motrat Aliçka dhe bashkëpunëtorët e tyre kërcënonin dhe intimidonin njerëzit të cilëve u shisni drogë. Madje Turhani ka rrahur një person për shkak të borxhit që i kishte. Ai e godit aq shumë me grusht në fytyrë shpërndarësin e drogës sa që dhëmbi i doli përtej buzës.
Të dy motrat bënin një jetë luksoze dhe blinin bileta udhëtimi të minutës së fundit kur çmimi i tyre është mjaft i shtrenjtë. Denisa Aliçka çdo muaj paguante qira për apartamentin e saj 1 235 dollarë.
Turhani, Konin dhe Denisa Aliçka u arrestuan në dhjetor pasi policia e Los Angeles kapi Koninin me një çantë me rreth 10 kg MDMA.
Turhani, Konini dhe Denisa Aliçka u arrestuan fillimisht në dhjetor pasi Konini u kap me 10 kg MDMA, por akuzat u tërhoqën ndërsa hetimet vazhduan.
Pjesë e hetimeve është dhe ish-i dashuri i Jonida Aliçkës, Fabian Mihaj. Ai besohet se ndodhet në Toronto dhe dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës./B.S/
- « Previous Page
- 1
- …
- 284
- 285
- 286
- 287
- 288
- …
- 596
- Next Page »