Iu dha Lamtumira zonjës Lili Skënderi, bashkëshortes të poetit Vehbi Skënderi
Nga Elida Buçpapaj/
Në një ceremoni shumë private, të premten, u përcoll për në banesën e fundit zonja Lili Skënderi, bashkëshortja e poetit Vehbi Skënderi dhe nëna ime.Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe të familjes për mbështetjen dhe ngushëllimet e marra nga mikesha,miq e dashamir, nga të njohur, të afërt e të largët, nga Shqipëria dhe jashtë saj, që i kanë njohur personalisht prindërit e mij, nga shoqe, shokë e kolegët tanë, të cilët me praninë e tyre na e kanë bërë më të lehtë dhimbjen.Ju shprehim falenderimet tona emër për emër! Qofshi të bekuar emër për emër!Zoti ju bekoftë ju, Familjet tuaja, fëmijët tuaj, të dashurit tuaj dhe ne paçim raste që t’jua shpërblejmë vetëm në gëzime e të mira.
Nëna ime iku me mall në zemër për shtëpinë në Tiranë të mbushur plot me kujtime, për mikeshat e saja me të cilat pinte kafenë e mëngjesit kur ishte aty, për motrën e saj, mbesën e madhe, nipat e mbesat, për të afërmit tanë.
Nëna ime ishte një mama, vjehërr dhe gjyshe e lumtur që donte të jetonte, pasi ishte e rrethuar nga dashuria.
Ashtu sikur thoshte Steven Jobs: “Askush nuk do të vdesë, edhe sikur ta dijë se Parajsa po e pret, prapë nuk do që të vdesë, e megjithatë vdekja është destinacioni për të gjithë”.
A mund të na ngushëllojë ky përgjithësim që na përket të gjithëve.
Natyrisht që jo!
Tiranë- Proteste tek Liqeni artificial, Policia godet protestuesit
-Reagon Avokati i Popullit/
-PD: Dhuna ndaj protestuesve u urdhërua nga burracakë Rama e Veliaj/
-Ministri Tahiri kërkon lirimin nga detyra të policit që qëlloi me shuplakë qytetaren/
Aktivistët e shoqërisë civile që dolën në protestë kundër vendimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar brenda parkut të Liqenit Artificial, u dhunuan nga policia. Situata u veshtiresua kur një efektiv i policisë qëllon me shuplakë në fytyrë një grua, e kap me forcë për flokësh dhe tenton ta rrëzojë. Është një situatë sa kaotike aq edhe skandaloze që nxjerr në pah paaftësinë e policisë për të menaxhuar një protestë të shoqërisë civile kundër betonizimit të parkut të liqenit. Në fillim të javës protestuesit e rrëzuan rrethimin e zonës ku është parashikuar ndërtimi, por protesta e tyre nuk u shoqërua me konfrontime me policinë. Forcat e rendit e mbikqyrën situatën, pa ndërhyrë për t’u përplasur. Sot, pas deklaratës së Erion Veliajt se ai nuk do të ndalet në projektin e tij edhe pse ka akuza për korrupsion edhe pse qytetarët janë ngritur në protestë, policia reagoi dhunshëm.
Reagimi i Avokatit te Popullit
Dhunën e ushtruar nga uniformat e policisë e ka dënuar edhe Avokati i Popullit Igli Totozani. Nëpërmjet një njoftimi për mediat Totozani thotë se dhuna është e patolerueshme në çfarëdolloj rrethane, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të policit që ushtroi dhunë ndaj qytetares.
Po ashtu Totozani i bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë qetësisht.
Reagimi i Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit denon me force dhunen e ushtruar sot nga nje punonjes policie ndaj nje qytetareje gjate protestave tek zona e Liqenit.
Dhuna ndaj qytetareve ne cdo rast dhe rrethane eshte e patolerueshme. Avokati i Popullit kerkon shkarkimin e menjehershem te efektivit te policise sepse njerez me prirje te tilla dhune nuk jane te denje per te mbajtur veshur uniformen e policise.
Edrejta per te protestuar eshte nje e drejte e njeriut qe duhet te respektohet maksimalisht nga cdo kush.
Nga ana tjeter Avokati i Popullit ju ben thirrje qytetareve te protestojne me qetesi.
Nderkohe nje grup ekspertesh te Avokatit te Popullit jane nisur ne vendngjarje dhe po hetojne mbi rrethanat e ngjarjes.
PD: Dhuna ndaj protestuesve u urdhërua nga burracakë Rama e Veliaj
Partia Demokratike ka reguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj aktivistëve të shoqërisë që protestuan kundër ndërtimit planit të Erion Veliajt për të ndërtuar në territorin e Parkut të Liqenit Artificial. Sipas PD, dhuna është urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët PD i quan burracakë. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë dhunën, kërkon lirimin e protestuesve të ndaluar dhe u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së saj ditën e nesërme para Bashkisë së Tiranës, kundër disa vendimeve të Erion Veliajt, që rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve.
Deklarata e plotë e PD/
Partia Demokratike dënon ashpër dhunën e ushtruar sot ndaj të rinjve, ndaj të moshuarve, ndaj burrave e grave të Tiranës, që kanë dalë në mbrojtje të pasurisë së tyre, kanë dalë në mbrojtje të Parkut të Liqenit. Kjo dhunë e shëmtuar burracakësh është urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, për të mbrojtur aferën korruptive të ndërtimit të paligjshëm.
Partia Demokratike mbështet qëndresën e shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës. Ne jemi në krahun e tyre në këtë lëvizje vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe të demokracisë në vend.
Partia Demokratike kërkon hetim të menjëhershëm nga prokuroria dhe vënie para ligjit të policëve që kanë ushtruar sot dhunë si dhe eprorëve të tyre. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve që janë shoqëruar në polici.
Protesta e qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të pasurisë publike jo vetëm nuk ndalet, por do të përshkallëzohet deri në ndaljen e oligarkut lokal të Edi Ramës, mashtruesit të korruptuar Erion Veliaj. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkohen nesër në orën 10 para Bashkisë dhe më pas në marshimin e protestës drejt Parkut të Liqenit.
Ministri Tahiri kërkon lirimin nga detyra të policit që qëlloi me shuplakë qytetaren/
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar pezullimin dhe lirimin nga detyra të punonjësit të policisë, i cili ushtroi dhunë ndaj një qytetareje gjatë protestës kundër ndërtimit të parkut të fëmijëve tek Liqeni.“Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje.Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra.Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje.Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye”, shkruan Tahiri në FB.
Presidentja Jahjaga dekoroi një numër personalitetesh dhe organizatash
-Ndër të dekoruarit edhe ish Kryeministri PANDELI MAJKO/
-Nga Diaspora ne SHBA: Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Detroit dhe New York, Shqipe Biba/
Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e tetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka ndarë dekorata për një numër të madh personalitetesh dhe organizatash, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.Dhënia e dekoratave u bë një ceremoni solemne, të organizuar sot, në të cilën Presidentja Jahjaga ua dha dekoratat të dekoruarve, familjarëve apo përfaqësuesve të organizatave.
Dekorimi u bë në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të neneve 3 dhe 4 të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i Jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat Për Dhënien e Tyre.
Në një fjalë mbajtur me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha:
Të nderuar laureatë dhe ju familjarë të të gjitha personaliteteve që me veprën jetësore lanë gjurmë të pashlyera në historinë e Kosovës; për lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin dhe për zhvillimin e saj të gjithmbarshëm.
Të nderuar të pranishëm,
Jam thellësisht e nderuar që sot në këtë tetëvjetor të shpalljes së Pavarësisë, të nderoj të gjitha personalitetet dhe veprimtarët që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që ne të kremtojmë si çdo komb i lirë – shtetësinë tonë.
Kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës, për të cilën janë sakrifikuar gjenerata të tëra, që me idealin e tyre për liri e pavarësi kanë vënë themelet e shtetit të ri, një faktori të rëndësishëm jo vetëm të paqes por edhe të sigurisë e stabilitetit edhe në rajon e edhe më gjerë.
Shteti i Kosovës është gjaku, djersa dhe angazhimi i të gjithë atdhetarëve që e deshën atë, që i dhanë fuqinë për ta ndërtuar mbi gërmadhat e një lufte të gjatë e të rëndë, të gjithë atyre që i vunë themelet e shtetit të pavarur, të qytetarëve të barabartë, shtetit me synime të qarta për të qenë pjesë e pandashme e botës së përparuar.
Me këtë ceremoni të ndarjes së medaljeve së bashku, edhe Institucionet por edhe populli i Kosovës, vlerësojmë, nderojmë dhe kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm, të të gjithë juve edhe laureatë edhe familjarë, për të mirën tonë të përbashkët.
Kosova është vendi ynë, të cilin e bëjmë të përparuar dhe të zhvilluar vetëm ne së bashku. Është në duart tonë që amanetin e atyre që na kanë hapur rrugën e sotme ta çojmë përpara; për ta bërë Kosovën një shtet demokratik, ku sundon ligji dhe rendi; ku qytetarët e gjejnë perspektivën e tyre pa e kërkuar tjetërkund; ku mirëkuptimi është thelbi i zgjidhjeve dhe ku dashuria për atdheun tonë të përbashkët bëhet fuqia jonë për të ardhmen.
Ju laureatë, dhe ju familjarë,
T’i mbani me nder dhe krenari nga gjenerata në gjeneratë, këto dekorata dhe medalje presidenciale, si mirënjohje më e lartë shtetërore për punën tuaj dhe kontributin për atdheun.
Zoti ju bekoftë!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Në emër të të dekoruarve falënderoi mulla Xhevat Kryeziu, përfaqësues i Lëvizjes për Faljen e Gjaqeve.
Në vijim lista e të dekoruarve:
Të dekoruarit me Urdhrin “Hero i Kosovës”, i cili u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës:
- Abaz Thaçi
- Adem Ukëhaxhaj
- Afrim Selim Xhuraj
- Behajdin Myrteza Allaqi
- Besim Adem Ndrecaj
- Daut Idriz Zagragjaj
- Faruk Zymer Zekaj
- Feriz Faik Guri
- Hajrush Mehmet Elezaj
- Haxhi Hoti
- Hysen Nahit Rexhepi
- Ismet Mustafë Bicaj
- Sadik Ramë Rrustemaj
- Shaban Sali Manaj
- Shaban Zeqë Mazrekaj
- Tasim Ukë Elezaj
Të dekoruarit me “Urdhrin e Lirisë”, i cili u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës.
- Avdi Kelmendi
- Avdullah Polloshka
- Azem Jashanica – Bellaçevci
- Dëshmorët e Gadimes 1944 – 1946
- Familja Rama – Shkabaj, Obiliq
- Familjen Shala – Jeshkovë, Prizren
- Halit Hasani
- Idriz Rrecaj
- Ismail Raka
- Jashar Haxha
- Jusuf Bahtijari
- Latif Smajli
- Lëvizja Kryeziu
- Mehmet Agë Rashkoci
- Mulla Zekë Berdynaj
- Qamil Fejzi Hoxha
- Sefer Vesel Shabani
- Sylë Mehmeti – Nikçi
- Shefki Popova
- Shoqatën Atdhetare “Malësia e Madhe” në Detroit dhe New York
- Tahir Zajmi
- Vehbi Dibra (Agolli)
- Zija Shemsiu
- Zymer Daut Hasi
Të dekoruarit me “Urdhrin e Pavarësisë”, i cili u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.
1- Pandeli Majko
2 Xhavit Ahmeti
Të dekoruarit me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”, i cili u jepet personave për trimëri në luftën për liri.
- Adnan Nexhmedin Krasniqi
- Ajdin Selam Rrahmanaj
- Alajdin Nevzat Xhezairi
- Ali Ahmet Berisha
- Avni Zhabota
- Bashkim Ismail Suka
- Besnik Sadri Kastrati
- Bujar Visoqi
- Elfir Maliq Behrami
- Enver Nebi Buqaj
- Ersan Mehmet Mazreku
- Feriz Abdurrahman Susuri
- Hajdar Abaz Shala
- Halil Muhamet Gashi
- Hamit Shaip Thaqi
- Heshim Nuhi Gashi
- Hysni Rexhep Morina
- Ismet Selman Gashi
- Jeton Idriz Dedushaj
- Kadri Ramadan Karaçica
- Malush Halil Ahmeti
- Nexhmi Brahin Llumnica
- Perparim Ali Thaçi
- Skender Mehmet Latifi
- Shaip Jahir Pacolli
- Shkëlzen Imer Dragaj
- Tahir Haki Gashi
- Ymredin Smail Çengaj
I dekoruar me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “ Dr. Ibrahim Rugova”, i cili u jepet personave, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.
- Jean-Paul Carteron
Të dekoruarit me Medalja Humanitare “Nëna Terezë”, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.
- Lëvizja e Nënave
- Bedrije Berisha
- Elizabeth Gowig
- Fexhrije Graca
- Haxhere Hajrizi
- Hilmije Havolli
- Igballe Reqica
- Merzuqe Hana
- Nexhmije Sogojeva
- Nora Bytyqi
- Rabisha Belegu
- Ramize Salihu
- Rupert Neudeck
- Sadete Zeneli
- Shejnaze Gashi
- Shpresa Shala
- Shqipe Biba
- Xhevrije Krasniqi
E dekoruar me Medaljen e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta”, e cila u jepet personave që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për paqe dhe pajtim midis njerëzve
- Lëvizja Gjithëpopullore për Faljen e Gjaqeve
Të dekoruarit me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil.
- Abdylatif Fusha
- Agim Sarhati
- Agim Vatovci
- Agron Boriçi
- Agron Pustina
- Akil Koci
- Ali Sokoli
- Ali Zatriqi
- Amir Agani
- Arton Curraj
- Asene Agaj
- Avdyl Krasniqi
- Bedri Bakalli
- Behgjet Canhasi
- Besart Ahmeti
- Binak Kastrati
- Bosilka Lleshi
- Daut Mustafa
- Emine Gashi
- Enis Sabotic
- Enver Baraku
- Eshref Biqaku
- Fadil Hysaj
- Fehmi Henci
- Ferit Zekolli
- Florim Mejzinolli
- Gani Demolli
- Gazmend Shaqiri
- Hajredin Ukelli
- Hanife Bimbashi Sheremeti
- Hashim Maloku
- Hysen Ukmata
- Hysri Tafarshiku
- Imridin Gerdellaj
- Irfan Spahiu
- Irfete Spahiu
- Ismail Hoxha
- Isuf Dedushaj
- Izedin Osmani
- Izet Hima
- Jahja Kokaj
- Jashar Dula
- Josif Bageri
- Jusuf Rexhepi
- Jusuf Telaku
- Kajmak Gazideda
- Klinika Emergjente e SHSKUK-së
- Kompania e Kërkim Shpëtimit, Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Forcës së Sigurisë së Kosovës
- Mark Kaçinari
- Mazllum Belegu
- Mehmet Begraca
- Mentor Disha
- Muhamet Guguli
- Muharrem Gashi
- Muharrem Kutllovci
- Muhedin Salihamixhiq
- Musa Haxhiu
- Nevruz Hasani
- Nexhdet Kryeziu
- Nysret Rahmani
- Omer Kaleshi
- Osman Hoxha
- Osman Imami
- Premtim Mustafa
- Qamil Haxhiu
- Qerkin Krasniqi
- Rauf Dhomi
- Resmije Vokrri
- Rifat Ymeri
- Riza Binishi
- Sadri Bajraktari
- Samedin Haxhijaha
- Selim Krasniqi
- Simë Dobreci
- Skender Boshnjaku
- Skender Boshnjaku
- Suel Salihu
- Shaban Geci
- Shaban Shabani
- Shpëtim Robaj
- Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”
- Tahir Z. Berisha
- Talat Pallaska
- Tef Vokrri
- Teuta Hadri
- Vjollca Hoti
- Xheladin Deda
- Xhemajl Ahmeti
- Xhemajl Bajraktari
- Ymer Koçinaj
- Zef Gjoni
- Zenel Kabashi
- Zenel Kelmendi
I dekoruar me Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, që u jepet personave që tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në fusha të caktuara të dijës, zhvillimit ekonomik dhe tekonologjisë.
- Projekti NATEV
Kosovo protesters demand government resignation on independence day
On the country’s eighth independence day, thousands of protesters in Kosovo have called for new leadership. The opposition supporters have accused the government of violating the constitution.
Shouting anti-government slogans, thousands of opposition-supporting protesters gathered in Kosovo’s capital, Pristina, on Wednesday to rally against the government.
“Kosovo will not allow itself to be led by people who have violated the constitution, its sovereignty,” said Visar Ymeri, leader of the main opposition Self-Determination Movement party.
Ymeri has given the government until February 27 to resign and announce new elections, or “our protests will not stop.”
Rally participants enthusiastically waved Albania’s red-and-black national flag and only a few Kosovo flags. The country is comprised of mostly ethnic Albanians.
The opposition party rejects an EU-brokered deal that the government made with Serbia last year which gives more powers to Kosovo’s ethnic Serb minority. In December, the Constitutional Court declared that part of the deal was unconstitutional.
They also oppose a border demarcation deal which was reached with Montenegro and have called for a referendum on the matter.
The rally participants dispersed peacefully, but another protest was called for Friday when Kosovo’s parliament might begin procedures to elect a new president Tear gas in parliament
The day began with a military parade at a government-held ceremony to celebrate the eighth anniversary of the country’s independence from Serbia.
President Atifete Jahjaga said the people have a “democratic right” to voice their opinions but appealed for a “dignified and peaceful protest”.
“Such a government has a clear mandate. It has the legitimacy to serve the citizens who trusted it with the majority of votes in a democratic process accepted by the whole political spectrum in Kosovo,” said Prime Minister Isa Mustafa.
Over the past four months, opposition members of parliament have sought to disrupt parliament by releasing tear gas into the main chamber and by blowing whistles.
Members of the international community have denounced the opposition party’s violent tactics, asking for them to resolve the political deadlock by working together in parliament.
Kosovo declared its independence from Belgrade in February 2008, a move which has been widely recognized by 111 countries, including the US and major European Union member states.
However, their claim to independence has been rejected by Serbia, along with the support of Russia. The two have successfully blocked Kosovo from becoming a UN member.
(AP, AFP, dpa)
- « Previous Page
- 1
- …
- 296
- 297
- 298
- 299
- 300
- …
- 600
- Next Page »