• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Austria aplikon për kodin telefonik të Kosovës

January 5, 2016 by dgreca

– Edita Tahiri: Konfirmimin zyrtar për aplikimin e Austrisë për kodin telefonik për Kosovës e kemi marrë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasada e Austrisë në Kosovë/
-Sipas Planit për zbatim, ITU do t’ia alokoj kodin telefonik Kosovës në pjesën e parë të muajit mars 2016. Kodi i ri unik 383 i Kosovës do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse/
Prishtinë, 5 janar 2015/ Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se Austria ka aplikuar dje pranë ITU për kodin telefonik të Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për telekomunikacionin. “Konfirmimin zyrtar për aplikimin e Austrisë për kodin telefonik për Kosovës e kemi marrë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasada e Austrisë në Kosovë”, tha ministrja duke falënderuar me këtë rast shtetin austriak për angazhimin e saj shumë të rëndësishëm në mënyrë që Kosova ta ketë kodin e saj telefonik ndërkombëtar.
Ministrja Edita Tahiri theksoi se, kodi telefonik i Kosovës do të jetë 383 dhe marrja e kodit ndërkombëtar nga Organizata ndërkombëtare e telekomunikacionit (ITU) i mundëson Kosovës njohje dhe sovranitet ndërkombëtar në fushën e telekomunikacionit, që do të thotë se Kosova konsolidon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve.
“Sikurse që dihet, Kosova që nga fundi i luftës më 1999 ka bërë përpjekje të pareshtura që ta ketë kodin e vet telefonik, dhe pas gjashtëmbëdhjetë vitesh më në fund duke iu falënderuar Dialogut të Brukselit, angazhimit të Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe Austrisë, shteti jonë do ta ketë kodin e vet telefonik ndërkombëtar”, tha ajo.
Kodi telefonik ndërkombëtar i Kosovës, vijoi Tahiri, ka rëndësi të shumëfishtë për shtetin tonë si në planin politik, ekonomik dhe të sigurisë si dhe të do mundësojë shërbime më cilësore dhe me kosto më të favorshme për qytetarët.
“Sipas Planit për zbatim, ITU do t’ia alokoj kodin telefonik Kosovës në pjesën e parë të muajit mars 2016. Kodi i ri unik 383 i Kosovës do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse”, theksoi minsitrja.
Ajo tha se, me zbatimin e kodit të ri unik, do të eliminohen pengesat e krijuara nga mungesa e kodit, respektivisht përdorimi i tri kodeve të ndryshme (aktualisht +377, + 386, dhe +381), të cilat e kanë bërë të pamundshëm implementimin e disa mekanizmave të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës, orientimin e trafikut si në shkuarje ashtu edhe në ardhje, si dhe menaxhim më adekuat të resurseve të kufizuara numerike.
“Po ashtu, përfitimet ekonomike janë të mëdha pasi që operatorët në radhë të parë nuk do të jenë të detyruar që të paguajnë kosto të larta financiare, të cilat direkt i atribuohen mungesës së kodit, e që reflektohen edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të lira ndaj konsumatorit. Kostot e përgjithshme të shkaktuara deri më tani nga mungesa e kodit telefonik ka arritur shifrën në mbi 200 milionë euro”, përfundoi ministrja Tahiri./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: : Austria, aplikon, kodi telefonik i kosoves

Kosova nis me prokurimin elektronik

January 5, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Libor Chlad, në inaugurimin e platformës/
PRISHTINË, 5 Janar 2016-B.Jashari/Prokurimi elektronik rrit transparencën dhe minimizon korrupsionin në proceset e prokurimit, tha sot kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Kreu i qeverisë kosovare, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Libor Chlad, morën pjesë në inaugurimin e platformës së prokurimit elektronik “Go Alive”, ku u prezantua faza e parë.
Kryeministri Mustafa, e ka quajtur të mbarë vitin 2016, i cili po fillon me aplikimin e prokurimit elektronik në Kosovë dhe që pritet të zgjerohet në të gjitha agjencionet kontraktuese në gjysmën e këtij viti. Ai ka vlerësuar se ky është një proces shumë i rëndësishëm për Kosovën.
Përfaqësuesi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Chlad, ka theksuar rëndësinë e prokurimit elektronik në rritjen e transparencës, lehtësimin e procesit dhe në zvogëlimin e të gjitha parregullsive.
Në inaugurimin e platformës, organizuar në Prishtinë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik,u bë prezantimi i arkitekturës dhe funksionimit të sistemit të prokurimit elektronik.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosova nis me, prokurimin elektronik

OPERACIONI I RRALLE NE TRU U REALIZUA NE TIRANE

January 5, 2016 by dgreca

“NYT Magazine” reportazh për operacionin e rrallë në tru të kryer në QSUT/
Pas realizimit të një operacioni të rrallë në Tiranë, ku për herë të parë pacienti ishte zgjuar ndërkohë që kryhej ndërhyrja në tru, revista prestigjioze “New York Times Magazine”, në kopertinën e saj ka pasqyruar këtë operacion.
Për herë të parë, në Tiranë në muajin gusht u zhvilluar një lloj kirurgjie e rrallë në tru, teksa pacienti është i zgjuar dhe i vetëdijshëm gjatë të gjithë procedurave, që mjekët ndjekin hap pas hapi.
Karl Ove Knausgaard, shkrimtari i famshëm norvegjez u bë dëshmitar i kësaj kirurgjie, eksperiencë të cilën vendosi ta rrëfejë për lexuesit e prestigjiozes amerikane.
Në rrëfimin e tij, autori të njeh me personazhet që e shoqëruan në rrugëtimin në Shqipëri, duke dhënë njëkohësisht edhe përshtypjen që mori nga vendi ynë.
Në operacionin e doktor Henry Marsh asistuan edhe mjekët shqiptarë, Prof. Dr. Mentor Petrela dhe Dr. Florian Dashi.
Ekipi në Shqipëri ishte përgatitur prej 6 muajsh dhe kishte zgjedhur dy raste, që ishin veçanërisht të përshtatshme për të demonstruar metodën.03brainsurgery-ss-slide-HVXU-superJumbo
Doktor Henry Marsh është një nga boshtet kryesore në rrëfimin e tij, pasi ishte doktori që mori përsipër të kryente për herë të parë në Shqipëri të ashtuquajturën “kirurgji në tru, teksa pacienti do të mbetej i zgjuar”.
Tumore të tilla prekin më shpesh moshat e reja dhe për to, fatkeqësisht nuk ka kurë. Pa kirurgji, 50 për qind e pacientëve vdesin brenda 5 viteve, 80 për qind brenda 10 vitesh, ndërsa një operacion u zgjat jetën atyre nga 10 deri në 20 vite, por ka raste edhe më shumë.
Prof.Dr_.-Mentor-Petrela-Foto-Flor-AbaziSakaq, Dr. Mentor Petrela, shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisënë një intervistë dhënë për ATSH-në është shprehur se “pas një operacioni të tillë, i pari i këtij lloji në vendin tonë, neurokirurgjia shqiptare futet në standardet e kohës të qendrave më të mira të neurokirurgjisë europiane, edhe pse jo në të gjitha këto klinika, në Evropë apo SHBA, kryhet ‘operacioni zgjuar’.
(Sipas ATSH-se)

Filed Under: Kronike Tagged With: “NYT Magazine”, ne tru, operacioni i rralle

Kosovë-Dimër me dëborë

January 4, 2016 by dgreca

-Javë me reshje, pas dëborës së parë në 2016-tën/
-Trafik në kushte dimri, pa pritje e pa kolona në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri/
-Në rrugët e Kosovës, në 24 orët e fundit 109 aksidente/
PRISHTINË, 4 Janar 2016-B.Jashari/* Në Kosovë, këtë javë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe dëborës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës nga zero ditën e hënë deri 8 gradë celsius të premten. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-6 metra në sekondë.
Kosova është mbuluar dje bardh nga dëbora e parë e vitit 2016. Reshjet nisën në orët e herëshme para mëngjesit.
Trafiku zhvillohet në kushte dimri. Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë-Morinë, ku kalohet nëpër autostradë, dhe në Qafë të Prushit dhe Qafë të Morinës, nuk ka pritje e kolona, kalohet për 1 deri në 5 minuta, sipas njoftimeve në këto momente të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në Kosovë, në 24 orë kanë ndodhur 109 aksidente në trafikun e zhvilluar në kushte të reshjeve të dëborës dhe si pasojë e pakujdesisë dhe mungesave të pajisjeve dimërore për automjetet.
Në kryeqytet, Prishtinë, në katër raste të aksidenteve zingjirore janë përfshirë 44 autovetura, bën të ditur Policia e Kosovës.
Sipas raportit të 24 orëve të fundit, të dërguar nga Policia, në asnjërin nga 109 aksidentet nuk ka pasur humbje jetësh, ndërsa në 19 kishte të lënduar, e në 90 të tjerat ka vetëm dëme materiale.
Referuar kushteve atmosferike si dhe numrit të lartë të aksidenteve, Policia e Kosovës bën apel tek të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë dispozitat ligjore, të iu përmbahen kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, të posedojnë pajisjet dimërore, përfshirë edhe gomat, që të parandalohen aksidentet dhe të ketë një siguri më të madhe në trafik.
Në të kundertën, Policia e Kosovës paralajmëron se do të merr masa ligjore ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.
Në mëngjesin e 27 nëntorit 2015, më pak se një muaj para ardhjes së dimrit me kalendar, kryeqyteti Prishtina zbardhi me dëborën e pare të këtij dimri, të reshur edhe në anë tjera të Kosovës.
* Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Reshje dëbore në Kosovë, mbrëmja e 3 janarit 2016

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Dimër me dëborë

Bora ka mbuluar Juglindjen dhe Verilindjen e Shqipërisë

January 4, 2016 by dgreca

Bora ka mbuluar gjithë Qarkun e Kukësit, ku në qytet trashësia arrin deri në 10 centimetra. Fillimisht pati reshje të dobëta shiu, por rreth mesditës të së dielës, shiu pushoi për t’i lënë vendin dëborës, e cila solli dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve, por edhe të njerëzve. Për pastrimin e rrugëve nga bora shërbimet e bashkisë angazhuan dy borëpastruese duke hedhur kripë me qëllim të mos krijimit të shtresave të akullit. Si pasojë e reshjeve të dendura ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse në Qarkun e Kukësit, ku këshillohet lëvizja me zinxhirë. “Situata në përgjithësi paraqitet pa ndonjë problematik të theksuar. Situata në Tropojë është pak më e vështirë për shkak se atje trashësia e borës arrin deri në 10-15 cm, megjithatë rrugët janë të gjitha të hapura. Ka një angazhim të të gjitha firmave sipërmarrëse, të cilat kanë sasinë e duhur edhe të kripës dhe të mjeteve të nevojshme”, shprehet Abdulla Domi, Shtabi i Emergjencave. Vështirësi në qarkullim e automjeteve pati edhe në Rrugën e Kombit, më konkretisht në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku katër borëpastruese nisën punën për pastrimin e këtij aksi dhe hedhjen e kripës. Si pasojë e ngricave dhe reshjeve të dëborës në aksin rrugorë Tuneli Kalimashit- Morinë, policia u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të ecin me shpejtësi të kufizuar, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjithashtu dhe Juglindja e vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Mëngjesin e së dielës reshje të dendura bore janë regjistruar në zonat malore duke kaluar trashësinë deri në 20 cm në zonat më të larta, ndërsa rrethi i Devollit ka qenë gjatë gjithë ditës nën reshje intensive bore. Sipas të dhënave në gjithë Qarkun e Korçës bora është regjistruar vetëm në zonën e Devollit dhe në fshatin turistik të Dardhës, duke u shoqëruar edhe me disa probleme në akset rrugore, ndërsa  temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Trashësia maksimale e borës ka arritur në pikën turistike të Dardhës, ku janë regjistruar 20 cm borë ndërsa më pak reshje ka pasur në Devoll, ku trashësia ka arritur 10 cm. Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata në aksin Korçë-Kapshticë ka qenë e rënduar dhe në disa zona ishte e pamundur qarkullimi i automjeteve të papajisura me zinxhirë.Masa janë marrë edhe nga njësia e qarkullimit rrugor, e cila ka ngritur postblloqe në disa prej pikave më problematike për të shmangur bllokimin e aksit dhe aksidentet. Sipas të dhënave situata në akset dhe rrugët e tjera të qarkut raportohet normale. {SH.K}.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bora ka mbuluar, Juglindjen dhe, Shefqet Kercelli, Verilindjen e Shqipërisë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 309
  • 310
  • 311
  • 312
  • 313
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj
  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT