• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bora ka mbuluar Juglindjen dhe Verilindjen e Shqipërisë

January 4, 2016 by dgreca

Bora ka mbuluar gjithë Qarkun e Kukësit, ku në qytet trashësia arrin deri në 10 centimetra. Fillimisht pati reshje të dobëta shiu, por rreth mesditës të së dielës, shiu pushoi për t’i lënë vendin dëborës, e cila solli dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve, por edhe të njerëzve. Për pastrimin e rrugëve nga bora shërbimet e bashkisë angazhuan dy borëpastruese duke hedhur kripë me qëllim të mos krijimit të shtresave të akullit. Si pasojë e reshjeve të dendura ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse në Qarkun e Kukësit, ku këshillohet lëvizja me zinxhirë. “Situata në përgjithësi paraqitet pa ndonjë problematik të theksuar. Situata në Tropojë është pak më e vështirë për shkak se atje trashësia e borës arrin deri në 10-15 cm, megjithatë rrugët janë të gjitha të hapura. Ka një angazhim të të gjitha firmave sipërmarrëse, të cilat kanë sasinë e duhur edhe të kripës dhe të mjeteve të nevojshme”, shprehet Abdulla Domi, Shtabi i Emergjencave. Vështirësi në qarkullim e automjeteve pati edhe në Rrugën e Kombit, më konkretisht në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku katër borëpastruese nisën punën për pastrimin e këtij aksi dhe hedhjen e kripës. Si pasojë e ngricave dhe reshjeve të dëborës në aksin rrugorë Tuneli Kalimashit- Morinë, policia u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të ecin me shpejtësi të kufizuar, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjithashtu dhe Juglindja e vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Mëngjesin e së dielës reshje të dendura bore janë regjistruar në zonat malore duke kaluar trashësinë deri në 20 cm në zonat më të larta, ndërsa rrethi i Devollit ka qenë gjatë gjithë ditës nën reshje intensive bore. Sipas të dhënave në gjithë Qarkun e Korçës bora është regjistruar vetëm në zonën e Devollit dhe në fshatin turistik të Dardhës, duke u shoqëruar edhe me disa probleme në akset rrugore, ndërsa  temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Trashësia maksimale e borës ka arritur në pikën turistike të Dardhës, ku janë regjistruar 20 cm borë ndërsa më pak reshje ka pasur në Devoll, ku trashësia ka arritur 10 cm. Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata në aksin Korçë-Kapshticë ka qenë e rënduar dhe në disa zona ishte e pamundur qarkullimi i automjeteve të papajisura me zinxhirë.Masa janë marrë edhe nga njësia e qarkullimit rrugor, e cila ka ngritur postblloqe në disa prej pikave më problematike për të shmangur bllokimin e aksit dhe aksidentet. Sipas të dhënave situata në akset dhe rrugët e tjera të qarkut raportohet normale. {SH.K}.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bora ka mbuluar, Juglindjen dhe, Shefqet Kercelli, Verilindjen e Shqipërisë

Katër policë shpëtojnë një 62 vjeçar

January 3, 2016 by dgreca

Në mesin e katër uniformave blu – njujorkeze, edhe një policë shqiptarë – anëtarë i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, Kristo Cevi/
Nga Beqir Sina/ BROOKLYN NEW YORK – Katër policë nga Departamenti i Policisë në Nju Jork- kan shpëtuar me sukses një njeri që kërcënoi se do të hidhej nga ura “Gil Hodges Memorial Bridge” në lagjen Marine Parkway – për t’i dhënë ndoshta fund jetës natën e vitit të ri të enjten pasdite më 31 dhjetor 2015.
Oficerët e NYPD, Mateu Simpson, Christopher Schlitt, Rohail Khalid, Kristo Cevi – të gjithë janë të Precinct 63 në Brooklyn, u dërguan menjëherë mbas marrjes së telefonatës në urën që lidh dy pjesët e ishullit, lagjen Floyd Bennett Field në Brooklyn me lagjen Peninsula Rockaway në Queens në orën 1:54 pm( mbasdite), tha policia.
Letejnant Ylli Dautaj, i cili është kryetar i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, është mjaft i lumtur se në këtë aksion të policisë është pjesmarrës edhe një oficer policie shqiptarë – anëtarë i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, nga uniformat blu të Nju Jorkut, Kristo Cevi.
Poicia tha se njeriu që u kishte telefonar u përdor si një dëshmitar i cili drejtoi policët drejt urës ku kishte parë një njeri i cili kishte hipur në një nga këmbët mbështetse të urës në mes të ujit, dhe kërcënonte të hidhej nga lartësia në ujë në një temperaturë 0 gradë, tha policia.
Oficerët e Policisë, thuhet në raport gjetën mënyrën për të bindur 62-vjeçarin – i cili me një thikë në dorë u përpoq për të dhënë fund jetës, të paktën siç tregoi ai vet ngaqë ishte i dëshpëruar, tha policia.
Ai gjatë tentativës kishte prerë dorën e tij, me thikën që mbante në dorë, tha policia.
Pas thirrjes së policisë për t’a bindur atë – 62 vjeçari i dëshpëruar, filloi zbres poshtë dhe hodhi gjithëçka personale që mbante me vete në ujë, tha policia.
Më pas, ai vetë u hodh nga ura drejt ujit, tha policia.
Oficerët u hodhën menjëher në ujë dhe e tërhoqën atë mbi vendkalimin e këmbësorëve, dhe e dërguan në paraburgim, tha policia.
62 vjeçari u dërgua në Spitalin Universitar dhe Medical Center, në Brooklyn, ku ai u takua me vajzën e tij.
Ai ishte duke marrë ndihmën e parë në spital dhe nisi të trajtohet për plagët sipërfaqësore në dorën e tij.

Filed Under: Kronike Tagged With: Katër policë, një 62 vjeçar, shpëtojnë

Kosovë: Dënohet dëmtimi i varrezave të komunitetit katolik

January 3, 2016 by dgreca

Në Kosovë, autoritetet dënuan një incident në një fshat të komunës së Prizrenit ku në rrethana të panjohura janë dëmtuar disa varreza të shqiptarëve të besimit katolik.
Policia në Prizren tha se është duke zhvilluar hetime lidhur me këtë incident por ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm. Incidenti ka ndodhur ne fshatin Dedaj të kësaj komune dhe sipas mbishkrimeve në pllakat e dëmtuara shihet varrezat i takojnë një familjeje të këtij fshati.
Qeveria e Kosovës dënon ashpër dëmtimin e varrezave. Në një reagim të saj thuhet se “thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare, vlera të trashëguara brez pas brezi në vendin tonë”, thuhet mes tjerash në reagim.
Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan se thyerja e varrezave “është vepër kriminale dhe përpjekje dëshpëruese për të zbehur tolerancën fetare në Kosovë, e cila ka kohë që është shembull për shumë vende në rajon dhe më gjerë. E dënoj ashpër këtë akt qyqar dhe kërkoj që organet e rendit dhe të gjithë ata që mund të ndihmojnë, të bëjnë të pamundurën që të zbardhet ky rast, i cili i qet hije të keqe, jo vetëm kësaj ane, por gjithë Kosovës”.
Në reagimin e zotit Haradinaj thuhet se “varrezat janë objekte të shenjta dhe kushdo ngre dorë mbi to, ka ngritur dorë mbi shenjtërinë e jetës së përbashkët shekullore të qytetarëve të të gjitha besimeve në Kosovë. Prandaj nuk do të lejojmë askënd që t’i rrezikojë këto vlera. Unë dua të besoj se kjo është vepër e kriminelëve dhe keqbërësve ordiner, por pavarësisht prej kësaj, zbardhja e këtij rasti, është me interes të jashtëzakonshëm për të gjithë ne”, thuhet në reagimin e kryetarit të AAK-së.
Kosova është vlerësuar shpesh si shembull i tolerancës fetare, një nam që është sfiduar në disa raste kohët e fundit, në radhë të parë për shkak të ndikimit nga luftërat në Lindjen e Mesme.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: demtohen, Kosove, Prizren, varrezat katolike

ISMAIL KADARE, “Komandant i Legjionit te Nderit”

January 1, 2016 by dgreca

Franca dekoron Ismail Kadarenë me “Komandant i Legjionit te Nderit” /
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare dekorohet me dekoratën më të lartë në Francë “Komandant i Legjionit te Nderit”. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bëri publik lajmin përmes një postimi në Twitter duke e quajtur një lajm fantastik për të nisur 2016
2016 nis me lajm fantastik: #Kadare u dekorua “Komandant i Legjionit te Nderit”, me e larte e Frances. Nderim i madh per Kadarene&Shqiperine

Filed Under: Kronike Tagged With: “Komandant i Legjionit te Nderit”, Ismail Kadare

Kosovë-FSK, e gatshme për mision të ri

January 1, 2016 by dgreca

-Objektiv i parë, ngritja dhe ndërtimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Kosovës/
PRISHTINË, 1 Janar 2016-B.Jashari/Forca e Sigurisë të Kosovës është e gatshme për mision të ri dhe përgjegjësi të reja, ka deklaruar ministri i Ministrisë për këtë forcë, Haki Demolli në konferencën për shtyp të fundvitit.
“Si objektiv i parë, është ngritja dhe ndërtimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Kosovës, në bazë të rekomandimeve të dala nga Rishikimi i Strategjisë të Sektorit të Sigurisë të Kosovës”, theksoi ai.
Objektivi i dytë, vijoi Demolli, është hartimi dhe aprovimi i Pakos ligjore dhe dokumenteve strategjike të Mbrojtjes.
“Objektivi i tretë, është intensifikimi dhe sforcimi i bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të SHBA-ve, vendeve të tjera të rajonit, NATO-n dhe BE-në”, theksoi ministri.
Objektivi i katërt, tha ai, është pjesëmarrja aktive dhe kontributi substancial në ndërtimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
“Objektivi i pestë është pjesëmarrja aktive dhe kontributi substancial në vendosjen e raporteve formale të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me NATO-n dhe BE-në”, tha ministri i FSK-së.
Ministri Demolli një rëndësie të veçantë i kushtoi bashkëpunimin me KFOR-in, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë në sigurinë e vendit.
Ai foli edhe për bashkëpunimin bilateral me NATO-n, KFOR-in, SHBA-të, si dhe shtetet tjera, sidomos theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Gardën Kombëtare të Ajovës (SHBA).

Filed Under: Kronike Tagged With: e gatshme, FSK, për mision të ri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 313
  • 314
  • 315
  • 316
  • 317
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT