Në mesin e katër uniformave blu – njujorkeze, edhe një policë shqiptarë – anëtarë i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, Kristo Cevi/
Nga Beqir Sina/ BROOKLYN NEW YORK – Katër policë nga Departamenti i Policisë në Nju Jork- kan shpëtuar me sukses një njeri që kërcënoi se do të hidhej nga ura “Gil Hodges Memorial Bridge” në lagjen Marine Parkway – për t’i dhënë ndoshta fund jetës natën e vitit të ri të enjten pasdite më 31 dhjetor 2015.
Oficerët e NYPD, Mateu Simpson, Christopher Schlitt, Rohail Khalid, Kristo Cevi – të gjithë janë të Precinct 63 në Brooklyn, u dërguan menjëherë mbas marrjes së telefonatës në urën që lidh dy pjesët e ishullit, lagjen Floyd Bennett Field në Brooklyn me lagjen Peninsula Rockaway në Queens në orën 1:54 pm( mbasdite), tha policia.
Letejnant Ylli Dautaj, i cili është kryetar i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, është mjaft i lumtur se në këtë aksion të policisë është pjesmarrës edhe një oficer policie shqiptarë – anëtarë i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, nga uniformat blu të Nju Jorkut, Kristo Cevi.
Poicia tha se njeriu që u kishte telefonar u përdor si një dëshmitar i cili drejtoi policët drejt urës ku kishte parë një njeri i cili kishte hipur në një nga këmbët mbështetse të urës në mes të ujit, dhe kërcënonte të hidhej nga lartësia në ujë në një temperaturë 0 gradë, tha policia.
Oficerët e Policisë, thuhet në raport gjetën mënyrën për të bindur 62-vjeçarin – i cili me një thikë në dorë u përpoq për të dhënë fund jetës, të paktën siç tregoi ai vet ngaqë ishte i dëshpëruar, tha policia.
Ai gjatë tentativës kishte prerë dorën e tij, me thikën që mbante në dorë, tha policia.
Pas thirrjes së policisë për t’a bindur atë – 62 vjeçari i dëshpëruar, filloi zbres poshtë dhe hodhi gjithëçka personale që mbante me vete në ujë, tha policia.
Më pas, ai vetë u hodh nga ura drejt ujit, tha policia.
Oficerët u hodhën menjëher në ujë dhe e tërhoqën atë mbi vendkalimin e këmbësorëve, dhe e dërguan në paraburgim, tha policia.
62 vjeçari u dërgua në Spitalin Universitar dhe Medical Center, në Brooklyn, ku ai u takua me vajzën e tij.
Ai ishte duke marrë ndihmën e parë në spital dhe nisi të trajtohet për plagët sipërfaqësore në dorën e tij.