Prishtinë, 11 nëntor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces.
“Masa e përkohshme e marrë nga Gjykata Kushtetuese është procedurë normale dhe e pezullon zbatimin e Marrëveshjes për Parimet e Përgjithshme / Elementet Kryesore të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.
Për ta siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Marrëveshja si e tillë në pikën 2 e ka paraparë shqyrtimin e saj nga Gjykata Kushtetuese”, thekson komunikata e qeverisë kosovare.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës miratoi dje Masë të përkohshme për marrëveshjen Kosovë – Serbi për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./b.j/
Roja Bregdetare Amerikane trajnon oficerë të Policisë Kufitare Shqiptare
Kurs trajnues me oficerë të Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare Shqiptare/
Nga Shefqet Kërcelli/
Në zbatim të programit të bashkëpunimit midis Departamentit të Shtetit dhe Republikës së Shqipërisë nga data 26 tetor deri më 6 nëntor 2015 në ambientet e Delta Force në Vlorë u zhvillua kursi trajnues për manovrimin e mjeteve të Lundrimit. Kursi u organizua nga sektori për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Programi u zhvillua nga instruktorë të Rojes Bregdetare Amerikane dhe në të morrën pjesë 15 oficerë të Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare Shqiptare. Pjesmarrësit u trajnuan në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e programeve të mirëmbajtjes së mjeteve të lundrimit. Ata gjithashtu mësuan se si të pregatisin një mjet lundrues për tërheqje, të inspektojnë pajisjet e tërheqjes, dhe si të identifikojnë dhe demonstrojnë modele kërkimi të përdorura në kushte të ndryshme gjeografike dhe atmosferike. Zbatimi i këtij programi u realizua teorikisht dhe praktikisht në gjirin e Vlorës. Në sajë të eksperiencës dhe medotave efikase të mësimdhënies, specialistët e Rojes Bregdetare të SHBA, bënë të mundur përvetsimin e programit dhe rritjen e aftësive profesionale të kuadrove tona të Delta Force, Policisë Kufitare dhe Rojes sonë Bregdetare për zbatimin e detyrave të përditëshme në institucionet respektive. Vlen të theksojmë se mbas viteve ’90, ekspertë të Rojes Bregdetare dhe Sektorit për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë Kufitare{EXBS} të SHBA, kanë dhënë asistencë teknike e kanë zhvilluar disa seminare me tematika të ndryshme të zbatimit e kontrollit të ligjshmërisë detare. Në këto kurse e seminare janë trajnuar dhjetra kuadro e specialistë të institucioneve detare shqiptare që shërbejnë me përkushtim e profesionalizëm në sektorë të ndryshëm të shtetit shqiptar.
The U.S. Embassy’s Export Control and Related Border Security (EXBS) program recently hosted an “Advanced Small Boat Operations” course taught by U.S. Coast Guard instructors at the Delta Force facility in Vlore. 15 Albanian Border Police and Coast Guard officers were trained to develop and implement a preventive maintenance program for vessels. They also learned how to safely prepare a vessel for towing, inspect towing equipment, and identify and demonstrate search patterns used in various geographic and weather conditions.
USAID në Shqipëri, konferencë për turizmin
Misioni i USAID-it në Shqipëri fton të gjitha organizatat, shqiptare dhe të huaja, me interes për zhvillimin e turizmit, të ndjekin konferencën për shpalljen e Thirrjes Vjetore për Aplikime (Annual Program Statement – APS), lidhur me një Mundësi të re Financimi, proces me bazë konkurruese. Për më shumë informacion mbi Thirrjen për dorëzimin e Projekt-Ideve (concept paper), ju lutem vizitoni linkun: www.grants.gov dhe kërkoni “Tourism as a Leading Edge” (turizmi si potencial zhvillimi); më pas klikoni mbi “Full Announcement” (njoftimi i plotë) për të shkarkuar dokumentin APS. Ne kemi përgatitur dhe një Amendament (ndryshim) për APS-në, ku i jemi përgjigjur të gjitha pyetjeve që kemi marrë deri tani, dhe inkurajojmë pjesëmarrësit të lexojnë me kujdes APS-në dhe Amendamentin, përpara se të ndjekin konferencën. Konferenca do të zhvillohet në Tiranë, datë 20 nëntor 2015. në dy seanca. Seanca e parë do të zhvillohet vetëm në anglisht, ora 9:00-11:30, në mjediset e ICITAP (përballë hyrjes kryesore të Ambasadës Amerikane). Seanca e dytë do të zhvillohet në shqip dhe në anglisht, ora 13:30-16:00, në Qendrën ProTIK, Rruga “Papa Gjon Pali II”. Organizatat e interesuara duhet të regjistrohen paraprakisht, dhe nga një organizatë duhet të marrin pjesë jo më shumë se dy persona. Ju lutemi regjistrohuni duke dërguar emrin e organizatës suaj, emrin/emrat e pjesëmarrësve, emailin dhe numrin e telefonit në: APSAlbania@usaid.gov deri në datën 18 nëntor.
A fituan Rusia dhe Serbia ne Paris?
– Kosovës i munguan vetëm 3 vota për pranim në UNESCO/
– Ja kush Votuan Pro, kush abstenuan/
PARIS, 9 Nëntor 2015/ Kosovës i munguan vetëm tre vota për pranim në UNESCO, në Konferencën e përgjithshme të kësaj organizate të OKB-së sot në Paris, pasi nuk kaloi pragun prej dy të tretave nga 195 vendet anëtare. Duheshin së paku 95 vota, ndërsa pro ishin 92, kundër 50, abstenuan 29 shtete.
Më herët Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s rrëzoi me 89 vota kërkesën e Serbisë për shtyrje të votimit. Kërkesa e Serbisë u mbështet nga 59 shtete, ndërsa u abstenua nga 22 të tjera.
Pyetja shtrohet nese:A fituan Rusia dhe Serbia ne Paris?
VENDET QE E MBESHTETEN KOSOVEN
Vendet qe votuan Pro Kosoves ne UNESCO
—– Afghanistan, Albania, Germany, Andorra, Saudi Arabia, Australia, Austria, Bahamas, Bahrain, Belgium, Belize, Benin, Brunei, Bulgaria, Burkina Faso, Canada, Costa Rica, Ivory Coast, Croatia, Denmark, Djibouti, El Salvador, UAE , Estonia, Macedonia, Fiji, Finland, France, Gabon, Gambia, Ghana, Grenada, Guinea, Guyana, Haiti, Honduras, Hungary, Cook Islands, Solomon Islands, Iceland, Ireland, Italy, Jordan, Kuwait, Lesotho, Latvia, Liberia , Libya, Lithuania, Luxembourg, Malaysia, Malawi, Malta, Monaco, Montenegro, Nauru, Niger, Norway, New Zealand, Oman, Pakistan, Palau, Panama, Papua New Guinea, the Netherlands, Portugal, Qatar, the Dominican Republic, the Czech Republic, Tanzania, the United Kingdom, Rwanda, Saint Lucia, Saint Kitts and Nevis, San Marino, Samoa, Senegal, Sierra Leone, Slovenia, Somalia, Sudan, Sweden, Switzerland, Chad, Thailand, East Timor, Togo, Tonga, Turkey, Tuvalu, Vanuatu, Yemen.
Kundral
——Angola, Argentina, Armenia, Belarus, Bolivia, Botswana, Brazil, Chile, China, Cyprus, Congo, Cuba, Ecuador, Eritrea, Ethiopia, Georgia, Guatemala, Guinea, India, Indonesia, Kazakhstan , Kyrgyzstan, Lebanon, Morocco, Mauritius, Mozambique, Mexico, Myanmar, Namibia, Nicaragua, Uganda, Palestine, Paraguay, Philippines, Syria, Moldova, the Democratic Republic of Congo, People’s Democratic Republic of Lao, People’s Democratic Republic of (North) Korea, the Russian Federation, Serbia, Slovakia, South Africa, South Sudan, Spain, Sri Lanka, Suriname, Uruguay, Venezuela, Zimbabwe.
Abstenuan!
Those who abstained included Algeria, Bangladesh, Barbuda, Bhutan, Bosnia-Herzegovina, Burundi, Cameroon, Comoros, Egypt, Greece, Guinea-Bissau, Jamaica, Japan, Kenya, Mali, Nepal, Nigeria, Peru, Poland, Central African Republic, the Republic of (South) Korea, Romania, Saint Vincent and the Grenadines, Seychelles, Singapore, Trinidad and Tobago, Tunisia, Vietnam, Zambia.
Kosovë-Kryeministri Mustafa në Lituani
-Ministri Çollaku në Hungari për axhendën evropiane/
PRISHTINË, 8 Nëntor 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Lituani, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Lituanisë, Algirdas Butkeviçius.
Gjatë qëndrimit në Vilnius, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Arban Abrashi dhe Mahir Yagcilar, do të zhvillojë takime me kryeministrin e Butkeviçius, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe personalitete të tjera në Lituani.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë takime të ndara me kryetaren e Parlamentit të Lituanisë, Loreta Grauzhiniene, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkeviçius, bë të ditur njoftimi i dërguar nga Vilnius.
Gjatë takimeve të kryeministrit Isa Mustafa me udhëheqësit e shtetit të Lituanisë, do të bisedohet për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të Kosovës, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.
Pavarësinë e Kosovë të shpallur në 17 shkurt 2008 Lituania e ka njohur në 6 maj po të atij viti historik.
Ndersa, në vazhdimësi të vizitave zyrtare dhe intensifikimit të komunikimit me shtetet anëtare të BE-së, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, udhëton sot për në Hungari, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të këtij shteti, Peter Szijjarto.
Me ministrin hungarez do të diskutojë për axhendën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave si dhe vazhdimin e bashkëpunimit bilateral mes të dyja shteteve./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 329
- 330
- 331
- 332
- 333
- …
- 596
- Next Page »