-Me ndihmën e Zyrës për Bashkëpunim Mbrojtës të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë (ODC)/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 16 Tetor 2015/ Forca e Sigurisë së Kosovës zhvillon ushtrimin “Shqiponja IV” me ndihmën e Zyrës për Bashkëpunim Mbrojtës të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë (ODC). Çdo vit FSK-ja zhvillon një ushtrim të madh trajnues në shtator dhe tetor. Këtë vit “Shqiponja IV” përqëndrohet në një rast të ndihmës humanitare/reagimit ndaj fatkeqësisë, në kuadër të cilit ata do të veprojnë. Ky është viti i katërtë me radhë që Zyra për Bashkëpunim Mbrojtës e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë e përkrahë stërvitjen “Shqiponja”. Gjatë tërë vitit ODC ka mbajtur ngjarje të shumta për të përgatitur “Shqiponja IV”, e ka mbështetur këtë ushtrim duke sjellë ekipe për të zhvilluar trajnimin për komunikim, trajnimin HAZMAT (për materiale të rrezikshme), konferenca dhe ngjarje për planifikimin e shumëfishtë, si dhe seminare. Përveç këtyre, ODC ka mbështetur stërvitjen “Shqiponja IV” të FSK-së edhe duke zhvilluar ushtrime të shumta tavoline në shtator si provë.
Dita e Vizitorëve të Dalluar u mbajt sot në zonën e ushtrimit në Ferizaj.
Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo vizituan sot operacionet përfundimtare të Ushtrimit fushor “Shqiponja 4” të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Jezerc të Ferizajt.
Me këtë rast, Komandantja e përgjithshme, Jahjaga pasi pa nga afër demonstrimet e njësive të specializuar u shpreh tejet e lumtur mbi të arriturat profesionale të njësive dhe pjesëtarëve gjatë zhvillimit të operacioneve, me motivimin , disiplinën dhe përkushtimin për të realizuar detyrat sipas skenarit të paraparë për ushtrim.
Presidentja Jahjaga tha se të gjithë duhet të krenohemi për të arriturat dhe për përparimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe punën e palodhshme të pjesëtarëve të kësaj force.
“Për shkak të këtyre të arriturave, për shkak të këtij përparimi dhe për shkak të këtij vullneti, duhet të arrijmë qëllimin tonë drejt transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, proces ky i cili e përmbyll edhe infrastrukturën e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe konsolidimin tonë si shtet”, tha Jahjaga në një prononcim për media.
Presidentja, përgëzoi Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Ramën dhe Ministrin e FSK-së, Haki Demolli, për realizimin e suksesshëm të ushtrimit fushor.
Aktivitetet e ushtrimit i vizituan edhe ambasadorët e SHBA-ve, Shqipërisë, Turqisë, pastaj atashetë ushtarakë të vendeve partnere, gjithashtu edhe kryetarët e komunave Ferizaj dhe Suharekë si dhe oficerë nga Policia e Kosovës dhe peronalitete vendore dhe nderkombëtarë.
Në Ushtrimi fushor “Shqiponja 4” të Forcë së Sigurisë së Kosovës, i cili u zhvillua nga data 11 deri më 16 tetor 2015, në lokacionin e Jezercit , komuna e Ferizajt, ishin të angazhuar rreth 400 trupa me rreth 65 automjete.
Ushtrimi fushor i Forcës së Sigurisë së Kosovës “Shqiponja 4” ka për qëllim realizimin e operacioneve komplekse dhe përmirësimin e komunikimit dhe koordinimit në mes të të gjitha institucioneve dhe mekanizmave të sigurisë të Republikës së Kosovës.
SHBA- Shira të rrëmbyer dhe rrëshqitje masive dheu në Kaliforni
Nga Beqir Sina/
LOS ANGELOS CA : Shirat e dendura shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje masive dheu në disa zona për rreth Los Anxhelesit verior, duke përmbytur makina dhe duke izoluar dhjetëra drejtues mjetesh në rrugë. Autoritetet amerikane mbyllën disa nga rrugët kryesore të zonës, ndërsa ekipet e emergjencave u angazhuan në shpëtimin e njerëzve në nevojë.
Pjesa veriore e Kalifornisë – Los Angeles County, dje ditën e enjte( 15 Tetor 2015) ishte goditur nga një seri e reshjeve të rrëmbyeshëm që kan shkatuar përmbytjet edhe rrëshqitjet e dheut, duke bllokuar dhe disa nga rrugët, kryesore.
Aqsa sipas pamjeve filmike, në kronikat televizive – shoferët qëndruan të bllokuar dhe u detyruan të evakuohen me helikopter, mbasi autostrada Interstate 5 – që lidh veriun me jugun e Kalifornisë rreth 40 milje në arterien kryesore, të saj është ende e bllokuar sot në mëngjes.
Zyrtarët thanë se nuk kishte asnjë afat kohor për të rihapur autostradën ndërshtetërore 5 , sepse ajo ka në mes të rrugës masive të mëdha balte e perzier kjo me gurë e drunjë.
Një numër autoveturash dhe kamion të ngarkesave të mëdha kan mbetur të bllokuara dhe do të duhet të qendrojnë aty deri sa rruga të pastrohen mirë.
Dhjetra, fadroma dhe ekipet e zjarrfikësve deri tani janë duke punuar per zhbllokimin e rrugës e cila është arteria kryesore që lidh veriun me jugun e Kalifornisë në zonën e Liqenit Hughes, ku edhe rrëshqitjet e dheut përgjatë rrugëve, kan mbuluar disa makina.
“Zjarrfikësit, kishin përdorur gjatë ditës së djeshme një helikopter për të shpëtuar katër persona të bllokuar në mes të baltës . Dhe, zona Elizabeth Lake, i ka të rrethuara shtëpitë nga baltë e gurë” thanë autoritetet vendore .
Megjithatë, fatmirësisht deri tani thanë ata nuk ka viktima të raportuara deri të enjten vonë, por tha Crews Authority Rescue, skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në zonat e prekura nga përmbytjet gjatë natës.
Lugina Leona ishte goditur më rëndë, nga vërshimet e lumenjeve, ku thuhet se bie shi akoma në një normë prej 4 deri në 5 inç dhe erërat kan një shpejtësi në 60 mph në orë.
Rreshjet e forta dhe stuhitë pritet të vazhdojnë deri të shtunën, tha Joe Sirard, një meteorolog nga Shërbimi Kombëtar i Motit dhe Oxnard.
AMBASADORI AMERIKAN NE PRISHTINE, APEL PER T”I IKUR DHUNES
*Delawie: Parlamenti nuk është vend i armëve e dhunës
*Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie u bën thirrje partive që të gjejnë zgjidhje/
Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie u ka bërë thirrje partive politike që të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar. Ai i ka bërë këto thirrje pas një takimi me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga lidhur me ngjarjet e fundit në Parlamentin e Kosovës, ku opozita hodhi sërish gaz lotsjellës për pamundësuar mbajtjen e seancës.
Ambasadori Delawie u tha mediave se partitë politike duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të dalë nga situata politike në të cilën ndodhet Kosova.
“Para së gjithash, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e saj demokratike. Unë besoj që parlamenti është vend për diskutim, debat, si dhe për mos pajtueshmëri. Por, jam i sigurt që ai nuk është vend për armë, dhunë dhe pengim”, tha ambasadori Delawie duke bërë thirrje që të mos rrezikohet e ardhmja e Kosovës.
“Do të doja të inkurajoja të gjitha partitë që të marrin frymë thellë, ta pyesin vetën se a po i ndihmojnë veprimet e tyre të ardhmes së Kosovës si demokraci evropiane, apo po rrezikojnë izolimin. Dua të inkurajoj të gjitha partitë të gjejnë një mënyrë për të ndihmuar parlamentin, krijuesin e demokracisë së Kosovës, që t’i kthehet rendi”, tha ambasadori Delawie.
Që nga 22 shtatori partitë opozitare nuk kanë lejuar mbajtjen e seancave të parlamentit, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë dhe shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
APartitë në pushtet ndërkaq po i bëjnë thirrje opozitës të lejojë debatin në parlament, duke tërhequr vërejtjen se bllokimi i punës së tij është shembull i dëmshëm për të ardhmen.
Revitalization of Mitrovica bridge and its surroundings postponed for a maximum of 48 hours
Revitalizimi i urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth shtyhet për maksimalisht 48 orë/
Pristina, 15 October 2015
The European Union will postpone for a maximum of 48 hours the start of revitalization of the Mitrovica bridge and its surroundings, scheduled to commence today, in order to provide all parties additional time to reach a mutually agreeable solution.
This short delay should enable conclusion of discussions on the Memorandum of Understanding on the municipal boundaries between the Mitrovica North and the Mitrovica South municipalities.
The EU is committed to achieving a consensus of all sides before commencing the works so that the revitalization can proceed smoothly in the interest of the citizens.
The EU Office in Kosovo/EU Special Representative will keep the public in Kosovo informed about future steps related to the revitalization of the Mitrovica bridge.
The revitalization of the Mitrovica bridge is foreseen by the agreement on the freedom of movement reached on 25 August 2015 between Pristina and Belgrade.
***
Revitalizimi i urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth shtyhet për maksimalisht 48 orë/
Prishtinë, 15 tetor 2015/ Bashkimi Evropian do ta shtyjë për maksimalisht 48 orë fillimin e revitalizimit të urës në Mitrovicë dhe hapësirën përreth saj, e planifikuar për të filluar sot, për t’ju dhënë të gjitha palëve kohë shtesë për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.
Kjo shtyrje e shkurtër duhet të mundësojë përmbylljen e diskutimeve rreth Memorandumit të Mirëkuptimit mbi kufijtë komunal në mes të komunave Mitrovica Veriore dhe Mitrovica Jugore, thekson njoftimi dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
BE-ja është e përkushtuar për arritjen e një koncensusi mes të gjitha palëve para fillimit të punimeve në mënyrë që revitalizimi të bëhet qetësisht në interes të qytetarëve.
Zyra e BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi Special i BE-së do të mbajë publikun në Kosovë të informuar lidhur me hapat e ardhshëm në lidhje me rivitalizimin e urës së Mitrovicës.
Rivitalizimi i urës në Mitrovicë është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes e arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit./b.j/
Basha, takim me ambasadorin Lu
Ka përfunduar takimi mes ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe kreut demokrat, Lulzim Basha. I shoqëruar nga deputeti Eduart Halimi, Basha zbardhi bisedat e takimit, ndërsa theksoi se Shqipëria po ecën me dy standarde.
“Komunikimi me partnerët tanë është intensiv sepse sfidat e Shqipërisë kërkojnë përkrahje të madhe. Falenderoj publikisht ambasadorin Lu për mbështetjen e tij dhe qeverisë që ai përfaëson”, tha Basha.
Sipas tij, në thelb të takimeve me ambasadorin Lu mbeten temat e dekriminalizimit dhe përpjekja e PD për të mos u mjaftuar vetëm me denoncimin e rasteve, por gjetjen e zgjidhjeve.
Basha tha se burgjet po mbushen me njerëz për kuponin tatimor dhe mospagesat e energjisë elektrike.
“Standardi Edi Ramës që po kapet me presh në duar duke vjedhur, dhe që përgjigje të vetme ka të heshtë dhe të mos japë përgjigje për 600 milionë euro të shqiptarëve”, theksoi ai duke e cilësuar qeverinë si të kalbëzuar dhe në degradim të vazhdueshëm..
- « Previous Page
- 1
- …
- 336
- 337
- 338
- 339
- 340
- …
- 596
- Next Page »