Vritet në Siri shqiptari i Kosovës
Bekim Mulolli nga Prishtina, ka vdekur para rreth dhjetë ditësh, në luftimet fetare në Siri. Vdekjen e Bekimit e ka konfirmuar familja Mulolli, e cila ndodhet, në lagjen Kodra e Trimave (Vranjevc) në Kryeqytet.
Familjarja e të vrarit ka rrëfyer se djali i tyre është vrarë “në tokën e Shamit” në Siri, para disa ditëve, përderisa trupi i tij ende nuk është sjellë për t’u varrosur në Prishtinë.
“Djali m’u ka vra qe nja 10 ditë në Sham” ka thënë plaka me lot në sy, që është identifikuar si nëna e Bekimit, ndërkohë që biseda me të është ndërprerë pas ndërhyrjes së familjareve të cilat thanë se është “amanet” i Bekim Mulollit për të mos folur me askënd.
I vrari, Bekim Mulolli, do duhej të ishte në Kosovë pasi që është pjesë e një procesi gjyqësor të nisur kohë më parë, ku akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe të dyshuara terroriste dhe po ashtu për sulm dhe nxitje të urrejtjes fetare.
Avokati i Bekimit, Mentor Neziri thotë se nuk është në dijeni se klienti i tij ndodhej tash e disa muaj jashtë vendit e as se ka përfunduar i vrarë.
Ai pretendon se ka kohë që nuk ka qenë në kontakt me Bekim Mulollin edhe pse vazhdon ta ketë klient.
“Qe një muaj nuk kam kontakte me të . Nuk kom informacione tjera. Nuk besoj qe ky e ka lëshuar Kosovën”, tha avokati Neziri.
Express ka tentuar të kontaktojë edhe Policinë e Kosovës për të marrë edhe versionin e tyre rreth rastit, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Bekim Mulolli bashkë me katër të akuzuar tjerë ishin arrestuar me 5 nëntor 2013, nën dyshimet për organizim dhe pjesëmarrje në terrorizëm. Ndaj tij dhe katër të dyshuarve tjerëve, Valon Shala nga Bresalci (Gjilan), Adrian Mehmeti nga Gjilani, Genc Selimi nga Bresalci (Gjilan) dhe Nuredin Sylejmanit, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë tek 14 muaj pasi ishin mbajtur në paraburgim.
“Të pandehurit janë arrestuar në Prishtinë duke u përpjekur të blejnë një numër të madh të armëve dhe municionit sulmues ushtarak, si rezultat i hetimeve në vazhdim e sipër të Drejtorisë së Policisë së Kosovës (PK) kundër Terrorizmit, dhe të agjencive të tjera, për sulme të rëndë të kryer kundër dy misionarëve të krishterë nga Shtetet e Bashkuara”, përmendej në njoftimin për aktakuzë ndaj tyre ku edhe njoftohej se rasti ishte duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK’së.
Mulolli që në seancën e parë të mbajtur me 11 shkurt të këtij viti (2015) e kishte pranoi fajësinë për sulm të rëndë, ndërsa të arrestuarit bashkë me të, të ngarkuar për kryerjen e veprave që lidhen me terrorizmin, e konsideronin veten të pafajshëm. Kështu, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte ndarë lëndën e Mulollit pasi ai dyshohej vetëm për sulm ndaj dy misionareve të krishtera ndaj të cilave gjatë pranimit të fajësisë shprehu keqardhje për sulmin e ndodhur dy vjet më parë.
Derisa me 28 prill, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte marrë vendim për lirim e tre të akuzuarve, Valon Shala, Nuredin Sylejmani dhe Genc Selimit, të cilët ishin arrestuar bashkë me Mullollin. Ndërkaq po e njëjta gjykatë ia kishte vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj tjerë të dyshuarit tjetër në këtë grup Ardian Mehmetit .
Ndërsa në Maj të 2015’së, ndaj Mulollit, Gjykata kishte hequr masën e paraburgimit duke e caktuar atë me masën e arrestit shtëpiak me detyrim paraqitje në stacionin policorë, ndërkohë që pas seancës për pranimin e fajësisë, po Gjykata Themelore nuk e kishte marrë parasysh fajësinë me arsyetimin se ai nuk kishte deklaruar se veprën penale e kishte kryer bashkë me Sylejman Nuredinin, që ishte po ashtu i akuzuari tjetër në po të njëjtin grup.
Bekim Mulolli tashmë është vrarë, por luftën përkrah grupit terrorist ISIS në Siri tash e vazhdon vëllai i tij Bashkimi i cili që nga viti 2012 ndodhet atje duke e lënë punën e tij të vjetër në Kosovë, taksi me makinë kombi.
Sipas të dhënave deri më tani në Siri dhe Irak kanë vdekur rreth 50 shtetas kosovarë ndërkohë që edhe qindra të tjerë ndodhen atje.
Kryeministri Mustafa në Nju Jork
-I ftuar nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Shtator 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për në Nju Jork, ku është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet më 29 shtator.
Në Samit, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa do të jenë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Gjatë vizitës në Nju Jork, kryeministri Mustafa, po ashtu do të marrë pjesë në Konferencën Globale të Clinton Global Initiative, që udhëhiqet nga ish-Presidenti Amerikan Bill Clinton si dhe në shumë takime të tjera që organizohen në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Mustafa, me delegacionin qeveritar, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të takohet edhe me dhjetëra liderë dhe homologë të vendeve të ndryshme, si dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e rajonale.
Kryeministri Isa Mustafa do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kryeministra të shumë vendeve të Bashkimit Evropian, zyrtarë të lartë të mekanizmave të BE-së si dhe liderë të shteteve të ndryshme anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe të shteteve që ende nuk e kanë marrë vendimin formal për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Gjatë takimeve me liderët e vendeve të ndryshme të botës dhe organizatave ndërkombëtare, kryeministri Isa Mustafa do të kërkojë përkrahje konkrete për fuqizimin e mëtutjeshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
KFOR COMMANDER VISITS THE JOINT REGIONAL DETACHMENTS
Pristina, September 2015/ KFOR Commander, Major General Guglielmo Luigi Miglietta, met the troops on the ground belonging to the Joint Regional Detachments (JRDs), placed throughout Kosovo.
The current KFOR posture includes three Joint Regional Detachments (JRDs), covering different areas, from the North to the South: JRD-North HQ in Novo Selo, at “Camp Marechal de Lattre de Tassigny”, JRD-Centre HQ in Pristina, at “Camp Film City” and JRD-South HQ in Prizren, at “Camp Sultan Murat”.
Certainly KFOR posture is shaped in accordance with the security situation on the ground, remaining strongly committed to maintain a safe and secure environment and freedom of movement all over the Kosovo.
The JRDs, operating with non-kinetic assets named Liaison and Monitoring Teams (LMTs), provide KFOR with a “situational awareness”, through a liaison activity with the local institutions, International Organizations and especially with the local population. They conduct daily monitoring activities in order to get the pulse of economic, social and political situation.
All this kind of activities contributes significantly to improve the relationships among all the communities of the area but also to foster the citizens’ credibility towards KFOR.
With no doubts, the level of security throughout Kosovo, perceived by the local population, is considerably increased.
General Miglietta, during his visits, expressed appreciation for the high professionalism and the outstanding job performed by the soldiers of JRDs encouraging them to continue keeping the way of “Shaping the Change”.
***
KOSOVË-KOMANDANTI I KFOR-IT VIZITON DETASHMENTET E PËRBASHKËTA RAJONALE
Prishtinë, shtator 2015/ Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, u takua me trupat në terren të Detashmenteve të Përbashkëta Rajonale (DPR), të vendosura në tërë Kosovën.
Pozicioni aktual i KFOR-it përfshinë tre Detashmente të Përbashkëta Rajonale (DPR), të cilat mbulojnë hapësira të ndryshme, nga veriu në jug: DPR-Veri me seli në Novosellë në “Camp Marechal de Lattre de Tassigny”, DPR-Qendra me seli në Prishtinë në “Camp Film City” dhe DPR-Jug me seli në Prizren në “Camp Sulltan Murat”.
Padyshim që pozicioni i KFOR-it është formuar në përputhje me situatën e sigurisë në terren, duke mbetur i fuqimisht i përkushtuar për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën.
DPR-të, të cilat operojnë me asete jo-kinetike të quajtura Ekipet e Ndërlidhjes dhe Monitorimit, sigurojnë KFOR-in me “vetëdijësim të situatës”, përmes një aktiviteti të ndërlidhjes me institucionet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht me popullsinë lokale. Ata kryejnë aktivitetet e përditshme të monitorimit në mënyrë që të marrin pulsin e situatës ekonomike, sociale dhe politike.
Të gjitha këto lloje të aktiviteteve kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e marrëdhënieve midis të gjitha komuniteteve të zonës, por edhe për të inkurajuar besueshmërinë e qytetarëve ndaj KFOR-it.
Pa dyshim, niveli i sigurisë në tërë Kosovën, nga perspektiva e popullsisë lokale, është rritur dukshëm, thekson njoftimi derguar nga KFOR.
Gjenerali Miglietta, gjatë vizitave të tij, shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e lartë dhe punën e jashtëzakonshme të kryer nga ushtarët e DPR-së, duke i inkurajuar që të vazhdojnë ta mbajnë rrugën e “Formësimit të ndryshimit”./b.j/
PO RIKTHEHEN SIMBOLET E KOMUNIZMIT
Presidenti Nishani pret një përfaqësi të Unionit Mbarëkombëtar të ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë/
Tirane-25 shtator 2015- Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në Zyrën e Tij një përfaqësi të Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, të cilët shprehën shqetësimin dhe protestuan kundër rikthimit të simboleve të diktaturës komuniste, siç është edhe ndërtimi së fundmi i një bunkeri–simbol të diktaturës në oborrin e Ministrisë së Brendshme.
Gjatë këtij takimi pune, Presidenti Nishani u njoh me kërkesat e përfaqësisë së ish-të përndjekurve politikë, të cilët pasi falënderuan fillimisht për pritjen e rezervuar, i kërkuan Kreut të Shtetit që të ndërhyjë dhe të bëhet mbrojtës i shtresës së tyre ende të pa integruar plotësisht, duke i dorëzuar edhe Notën e tyre të Protestës.
Gjithashtu, duke shprehur shqetësimin dhe protestën e tyre të ligjshme kundër “rikthimit të simboleve të diktaturës në vendet publike dhe mos dënimin e krimeve të diktaturës”, përfaqësuesit e ish-të përndjekurve parashtruan njëkohësisht nevojën për mbështetje nga shteti në përgjithësi ndaj kauzës dhe problemeve të tyre, si dhe nga Presidenti Nishani në veçanti, si simbol i unitetit të popullit.
Presidenti i Republikës, duke vlerësuar përpjekjet konstante dhe aktive të ish-të përndjekurve politikë për rritjen e ndërgjegjësimit publik ndaj çështjes dhe problematikave të tyre, theksoi se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim tendencat e vazhdueshme për të risjellë mesazhet dhe simbolet e së kaluarës diktatoriale, të cilat mund të cenojnë ekuilibrat e shoqërisë shqiptare.
Presidenti Nishani u shpreh se do të bëjë të gjitha përpjekjet personale dhe institucionale “gjithnjë në zbatim të Kushtetutës dhe brenda të gjithë kuadrit ligjor” për t’i përcjellë shqetësimet e shtresës së ish-burgosurve politikë tek qytetarët dhe institucionet e shtetit shqiptar, në mënyrë që të mbahet gjallë reflektimi mbi të kaluarën e hidhur, duke mos lejuar që të përsëriten më përvojat fatkeqe dhe format e terrorit, qoftë edhe psikologjik, të diktaturës gjysmëshekullore, sidomos gjatë këtij viti në kuadër të 25-vjetorit të rënies zyrtare të komunizmit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 346
- 347
- 348
- 349
- 350
- …
- 596
- Next Page »