Përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e shiut të hënën pasdite në Tetovë dhe fshatrat e përreth, kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri në këto momente zyrtarisht janë konfirmuar dy viktima nga vërshimet. Bëhet fjalë për dy të mitur, një 7-vjeçar nga Reçica dhe tjetri 14-vjeçar nga Shipkovica. Jozyrtarisht mediat raportojnë se ka shkuar në dhjetë numri i viktimave në Shipkovicë të Tetovës, si rezultat i shembjes së një shpati mbi fshat. Mediat raportojnë për numër më të madh të viktimave, por gjithmonë duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna të pakonfirmuara zyrtrisht. Deri në ora 22, në Spitalin e Tetovës kanë mbërritur 5 persona të lënduar nga Shipkovica. Njëri prej tyre me lëndime të rënda është dërguar në Spitalin e Shkupit. Siç raportojnë mediat lokale nga vendi i ngjarjes, në Shipkovicë ujrat kanë marrë me vetë shtëpi, vetura, kafshë. Banorët e këtij fshati ende nuk mund ta konfirmojnë nëse ka të zhdukur. Më të goditura janë disa lagje të qytetit, fshati Reçicë si dhe rajoni i Malësisë së Tetovës. Uji ka përmbytur katet e para të shtëpive ndërsa me vete ka bartur edhe gurë, drunj dhe sende të tjera të forta që kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen. Shumë qytetarë kërkojnë përmes mediave që institucionet kompetente të ndihmojnë në pastrimin e rrugëve dhe çlirimin e banorëve të rrethuar nga vërshimet.
Presidentja Jahjaga përshëndet miratimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale
*Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese drejt krijimit të Gjykatës Speciale, me më shumë se dy të tretat – 82 vota pro, 5 kundër e 1 abstenim dhe u mblodh sonte edhe në seancë të jashtëzakonshme për dy ligjet për Specialen/
PRISHTINË, 3 Gusht 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përshëndet vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, si një përmbushje të obligimeve ndërkombëtare të vendit.
Presidentja Jahjaga, në një deklaratë sonte, vlerëson se themelimi i Gjykatës Speciale, bazuar në kuadrin legjislativ, dëshmon përkushtimin e Kosovës në parimin drejtësi për të gjithë.
Presidentja Jahjaga thekson se Gjykata Speciale do të adresojë akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe ajo nuk do gjykojë përpjekjen tonë kolektive për çlirim dhe liri./b.j/
Kuvendi i Kosovë nis seancën e jashtëzakonshme për dy ligjet për Specialen
-Tre partitë opozitare, VV, AAK e Nisma për Kosovën, të cilat kundërshtojnë Gjykatën Speciale, nuk po marrin pjesë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 3 Gusht 2015/ Kuvendi i Kosovës sapo nisi sonte seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të shqyrtohen në parim dy projektligje për Gjykatën Speciale, me procedurë të përshpejtuara.
Seanca mbahet me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa, me këtë rend dite: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara. Këto dy ligje u miratuan në mbledhjen e sontme të qeverisë dhe u proceduan në Kuvend.
Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese drejt krijimit të Gjykatës Speciale, me më shumë se dy të tretat – 82 vota pro, 5 kundër e 1 abstenim dhe u mblodh sonte edhe në seancë të jashtëzakonshme për dy ligjet për Specialen, të cilat po pas shqyrtimit në parim pritet të kenë sonte edhe të dytin dhe të miratohen.
Tre partitë opozitare, VV, AAK e Nisma për Kosovën, të cilat kundërshtojnë Gjykatën Speciale, nuk po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
NJE SEMINAR MBAREKOMBETAR NE PEJE
NGA Rexhep DEDUSHAJ-PEJE/
Nga data 27-30 korrik 2015 ne Peje u mbajt SEMINARI i 11 -te MBAREKOMBETAR I MESUESEVE DHE MESUESEVE QE PUNOJNE ME FEMIJTE TONE NE DIASPORE. Mesuesit emesimit plotesues ne gjuhen shqipe i pershendeten
E njejta u ankua se atje nxenesit shqiptar i mbanin nga dy emra>Emrin shqiptarqe ua vinin prinderite dhe tjetrin grek qe ua rregjistronte kisha gjegjesisht shteti.grek…
Pra tendenca asimiluese si ne mesjete…
Por,perderisa ne Greqi gjendja kishte filluar te perparonte ne kete drejtim,ne Turqi ku e kemi nje mergate te madhe asqe u be fjale ne ate seminar…
Pak u fol ,per te mos thene aspak edhe per punen qe eshte bere dhe po behet nder mergimtaret tone ne SHBA .Une u mundova me e aktualizuar duke pyetur se pse skishte mesuese tjere nga Amerika ne ate seminar ,por sikur nuk ua vune veshin kerkesave te mia…
U konstatua se edhe prinderit shqiptar ne cdo shtet jane mjaft fajtor pse si dergonin femijete e vet ne ato shkolla etj.
U kerkua se cdo shkolle plotesuese shqipe e sidomos ato ne Amerike duhet ti perpiloine kerkesat dhe nevojate e veta dhe te gjitha bashkarisht ne nivel shteti deri ne shtator me ua perciellur ministrive te Arsimit dhe asaj te Diasporeste te dy shteteve tona.Ne menyre qe ne baze te marreveshjes se lartepermendur te veprohet sa me shpejt ne ndryshimin e gjendjes derisa te arrihet ajo qe vec eshte arritur ne shtetete skandinave.Pergjegjesi te shtuar duhet te mbanin mbi vehte edhe perfaqesite tona konsullare ne shtetet ku ka shqiptare.
KUVEND NJOHES
Ishte kenaqesi befasuese kur i shihje duke biseduar vellaun me vella e motren me moter apo te gjithe se bashku puntoret tone te arsimit qe vinin nga te kater anete e globit .Ndonjehere mbreteronin dhe emocionet ,sidomos kur folnim per te kaluaren e hidhur ne Shqiperi e Kosove.Dhe ne fund te seminarit mbreteroi nje vellazerim total dhe nje ndarje e dhembeshme duke shpresuar se do te takohemi vitin e ardheshem ne Shkoder dhe duke shkembyer ne mes veti nr.e telefonave,,E- malave,e shoqerimin ne fcb me njerin tjetrin.Pa u bashkuar
truri – dmth.tekstet,planprogramet dhe arsimtaret,nuk mund te bashkohet kombi – apo jo …
KUVEND SOCIAL
E gjithe puna u zhvillua ne menyre mjaft sociale – miqesore,vellazerore,dhe profesionale.Duke u shoqeruar me biseda te ndersiellta ,me vizita monumenteve kulturo-historike e natyrore te Pejes si>Konakut te Tahir Beut – muzeumit te qytetit,mullirit te Haxhi Zekes,varrit te Ali Pashe Gucisee H.Zekes,burimit te Drinit te bardhe dhe ujvares pitoreske.Bisedave e shoqerimit me qytetaret e Pejes,Njohjes me kulturen autoktone duke asistuar ne cfaqjen e nje drame te mrekullueshme,duke perciellur Ansamblin e voglushve te qytetit,Ansamblin Autokton -RUGOVA -ku dallohej ing.Vesel Nikci dhe duke marrur pjese ne mbremjete e begateshme qe i ofronte mesi ku ndodheshim.
Te gjitha keto nen organizimin e stafit te ministrive tona te prir nga Agim Berdynaj me shoke.
Ne fund u ndane edhe mirenjohje me shkrim per punen qe benim ne Diasporen tone dhe per pjesemarrjen ne simpozium .
Mirenjohje speciale moren edhe mesuesit e mesueset tona qe punonin ne Greqi,te akorduara nga Ministria e Arsimit te Shqiperise.
Te gjitha keto veprime bashk me temate e lexuara ne seminar do te botohen ne nje liber te posacem si edhe me pare…
Mbreteronte pershtypja se ky ishte seminari me i organizuari dhe me i mire gjer me tani… ,
KOSOVA DO NDIHMOJË ARSIMIN SHQIP NË MAL TË ZI
-Ministri Bajrami u prit në Mal të Zi nga ministri i Arsimit dhe ministrja e Shkencës-
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 31 Korrik 2015/-Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami po qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku sot ka pasur takime të rëndësishme me udhëheqës të institucioneve më të larta të arsimit dhe shkencës, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.
Ministri Bajrami është pritur nga ministri i Arsimit i Malit të Zi, Predrag Boskoviç, me të cilin është pajtuar për bashkëpunim në të gjitha nivelet e arsimit. “Me ministrin Boshkoviç, u pajtuam për bashkëpunimin në fushën e shkëmbimit të përvojave akademike universitare në të mirë të ngritjes së cilësisë, e po ashtu edhe në aspektin e integrimeve regjionale dhe evropiane”, bëri të ditur ai.
Ne, theksoi ministri Bajrami, u pajtuam plotësisht që të ndihmojmë arsimin shqip në të gjitha nivelet në Mal të Zi, që të krijojmë një cilësi në shkollat shqipe, duke siguruar mësimdhënës të përgatitur, por edhe kushte të mira për mësim. “Do të mbështesim shkollat shqipe këtu me të gjitha mundësitë që kemi në një platformë të bashkëpunimit ndërshtetëror”, tha ministri kosovar.
Po ashtu, ministrat e arsimit të të dy shteteve kanë biseduar edhe për nevojat që ka arsimi shqip në Mal të Zi dhe mundësisë për të pranuar më shumë studentë në Universitetin e Prishtinës për përgatitjen e mësimdhënësve për mësimin në gjuhën shqipe. Gjithashtu, ata kanë biseduar edhe për lehtësimin e procedurave të njohjes reciproke të diplomave.
Ministri Bajrami e ka falënderuar homologun e tij malazez edhe për gatishmërinë që t’i mundësojë Republikës së Kosovës të ndihmojë arsimin shqip në Mal të Zi me tekste. “Qeveria e Kosovës nuk dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin në arsim me platforma patriotike, por reale. Interesat e komunitetit, interesat e mësimit në gjuhën shqipe këtu janë jetike dhe ne kemi arritur konsensus të plotë që të bashkëpunojmë me një vullnet pozitiv”, tha ministri Bajrami.
Ministri kosovar Bajrami është pritur edhe nga ministrja e Shkencës e Malit të Zi, Sanja Vllahoviç, me të cilën ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror për projkete të përbashkëta shkencore, por edhe për projektet evropiane si Erasmus+, Horizon 2020, ku dy shtetet mund të konkurrojnë për fonde dhe studime të përbashkëta në fusha të ndryshme.
Të dy ministrat kanë biseduar edhe për shkëmbime akademike të profesorëve të të dyja vendeve dhe janë pajtuar që së shpejti ky bashkëpunim të konkretizohet me një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Malit të Zi. “Ka një vullnet jashtëzakonisht të mirë midis dy shteteve që të ecim përpara në rrugën tonë evropiane edhe me raporte jashtëzakonisht të mira e miqësore, ku arsimi dhe shkenca janë fusha ku mund të shënojmë rezultate të mira”, tha ministri.
Ministri Bajrami gjatë ditës është takuar edhe me Komisionin Parlamentar për Arsim të Malit të Zi, të kryesuar nga Branka Tanasijeviç.
Gjatë ditës së nesërme, ministri Bajrami do të takohet edhe me udhëheqës të Komunës së Ulqinit, Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe përfaqësues të partive politike shqiptare për të biseduar për nevojat e arsimit shqip.
Kosovë- Qeveria dhe Kuvendi drejt krijimit të Gjykatës Speciale
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 31 Korrik 2015/- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kryesia bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare në mbledhjen e nisur sot në mesditë, nga ora 12:00, ka vetëm një pikë në axhendë: Çështje vijuese. Në këtë mbledhje pritet të merret vendim për të ftuar seancën e re plenare për Gjykatën Specialen, ndërkohë që gjatë paraditës së sotme vijoi dhe në mesditë përfundoi, pa kourum, seanca e nisur dje.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit u ftua e njoftua zyrtarisht pasi qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e paraditës së sotme, në mënyrë unanime me të gjitha votat u pajtua që të riprocedojë në Kuvend propozim-amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me formimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. Kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës “sa më shpejtë ta thërrasë seancën dhe të aprovojë amendamenetet kushtetuese”.
Sipas burimeve të shtypit në Prishtinë, të raportuara sot, “të martën e javës tjetër do të votohet për themelimin e Gjykatës Speciale”.
Një ditë pas mosarritjes së numrit të nevojshëm të votave në Kuvend, qeveria në 27 qershor, në një mbledhje konsultative paralajmëroi riprocedim i Gjykatës Speciale dhe për këtë edhe bashkërendësim e bisedime edhe me opozitën. Por, tre partitë opozitare, VV, AAK e Nisma në një deklaratë të përbashkët që pasoi shprehën dhe vazhdojnë të mbajë qëndrimin se, “vendimi i 26 qershorit i Kuvendit të Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”. Në vazhdimësi të këtij qëndrimi, tre partitë opozitare, me gjithësej 31 deputetë, edhe në deklarata të veçanta u rishprehën në të njëjtën ditë, pardje, kundër riprocedimit në Kuvend të Gjykatës Speciale. Opozita shpreh kundërshtime edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar të mos procedohen ndryshimet kushtetuese për Specialen.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në vazhdimin e sotëm të mbledhjes plenare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar (një pjesë të saj e kryesoi nënkryetari Xhavit Haliti), shqyrtoi dy projektligje për herë të dytë. Kështu, Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta, me amendamente të komisionit funksional, ndërsa nuk pati kuorum për Projektligjin për letërnjoftim, për të cilin u zhvillua një diskutim i gjerë.
Gjatë punimeve të sotme të seancës së Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të deputetit Sali Morina, u hoq nga rendi i ditës dhe u shty për sesionin vjeshtor shqyrtimi i vendimit të qeverisë për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.
- « Previous Page
- 1
- …
- 370
- 371
- 372
- 373
- 374
- …
- 596
- Next Page »