Një jetë shpenzuar në shërbim të Ungjillit, të Kishës e të Popullit: Papa Bergoglio e paraqet, kështu, angazhimin e kryeipeshkvit Rrok Mirdita, Arqipeshkëv metropolit i Tiranës-Durrësit, me rastin e jubileut të hareshëm të 50-të vjetorit të meshtarisë, që Mesazhi i Papa Françeskut imzot Rrok Mirditës, me rastin e 50-të vjetorit të meshtarisështMesazhi i Papa Françeskut imzot Rrok Mirditës, me rastin e 50-të vjetorit të meshtarisë qe eshte kremtuar më 4 korrik 2015 në Kishën Katedrale të Shën Palit Apostull, në Tiranë.
Papa Françesku, në letrën e urimit drejtuar imzot Rrok Mirditës, përshkon etapat e jetës së prelatit shqiptar qysh nga periudha e misionit të tij si prift në kryedioqezën e Nju Jorkut e deri në Jubileun e 4 korrikut. Papa kujton shërbimet, misionet dhe detyrat të rëndësishme që Imzot Rrok Mirdita bëri dhe pati gjatë 50-të vjetëve të meshtarisë, duke shërbyer me entuziazëm, përkushtim të pakursyer e duke dëftuar cilësitë e gjenisë së shpirtit e urtisë, në situata të ndryshme, jo pa vështirësi, por përherë plot besim në Provaninë e Hyjit. Ati i Shenjtë Bergoglio përmend edhe shumë nisma e vepra, siç është ndërtimi i Katedrales së Shën Palit në kryeqytetin e Shqipërisë, qendra e gjithë jetës shpirtërore të kryedioqezës. Letrën e Tij drejtuar imzot Rrok Mirditës, Papa Françesku e përfundon me urime të përzemërta e Bekimin apostolik për kremtimin e këtij jubileu meshtarak.
Ja letra e Papa Françeskut për Jubileun e 50-të vjetorit të Imzot Rrok Mirditës
VËLLAUT TË NDERUAR RROK MIRDITËS ARQIPESHKËV METROPOLITAN TIRANË-DURRËS
Me lutjet tona i shoqërojmë të gjithë Barinj në botë. Por tani duam ta shprehim mirëdashjen tonë ty, Vëlla i Nderuar, që më 4 korrik do të kremtosh jubileun e artë të meshtarisë. Në këtë rast duhet të përkujtojmë dhe të lëvdojmë angazhimin tënd baritor që për një kohë të gjatë ke zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Shqipëri.
Meshtar i arqidioqezes së New York-ut, e zbatove me entuziazëm zellin tënd meshtarak, duke shpallur të vërtetat shpëtimprurëse, dhe veçanërisht duke sjellë ngushëllim shpirtëror besimtarëve shqiptarë, të besuar kujdesit tënd baritor. Në punët e tua ke dëftuar cilësitë e gjenisë dhe të shpirtit, shkathtësinë dhe urtinë, saqë shën Gjon Pali II, në dhjetor të vitit 1992, të emëroi Arqipeshkëv i Durrës-Tiranë dhe më 25 prill të vitit pasues të shuguroi.
Në mbarështimin tënd të përditshëm je treguar i zellshëm në shtjellimin e doktrinës katolike, në ndërtimin e strukturave dioqezane, në zbatimin e nismave bashkë me meshtarët dhe besimtarët. Në periudha të vështira ke qenë krejt i kujdesshëm për përparimin shpirtëror i të krishterëve, për të cilët në situata të ndryshme ke qenë moderator shpirtëror dhe ndihmës në jetën e përditshme. Jo pa vështirësi, por plot besim në provaninë hyjnore, ke zbatuar shumë nisma, që besimtarët, pas periudhës së ngushtë, mund ta lëvdonin Hyjin e gjithëpushtetshëm me më shumë ngulm. Me kujdes, nëpërmjet lutjeve dhe shembullit të jetës sate të përditshme, je përpjekur t’i tregosh grigjës sate rrugën e drejtë kah e vërteta dhe lumturia. Je kujdesur për ngritjen e selisë së re dhe për ndërtimin e tempullit të Katedrales kushtuar shën Palit në Tiranë, i cili është qendra e gjithë jetës shpirtërore e arqidioqezes.
Duke pasur parasysh këto si edhe të tjera merita dhe cilësi të tua, edhe bashkëvëllezërit ipeshkvij të kanë vlerësuar, ty që të kanë besuar me detyra shumë të rëndësishme në Konferencën Ipeshkëvnore të Shqipërisë dhe dy herë të kanë zgjedhur si kryetar.
Me rastin e gëzueshëm e jubileut tënd, me ndërmjetësinë e së Lumës Virgjër Mari, të urojmë urime më të mira, më së pari ndihmat e Hyjit. Dëshirojmë gjithashtu të të shoqërojë bekimi ynë apostolik, që të përcjellim sikur të ishim të pranishëm, dhe që do të komunikohet të gjithë atyre që do të marrin pjesë në kremtimin e jubileut tënd, duke kërkuar lutjet prej jush, që të mund të zbatoj me besnikëri, sipas vullnetit të Hyjit, detyrën shumë e rëndë si pasardhës i Pjetrit.
Nga Selia e Vatikanit, me 11 qershor i vitit 2015, viti i tretë i Pontifikatit tonë.
Françesku
Ja një biografi e shkurtër e Imzot Rrok Mirditës
Imzot Rrok Mirdita lindi në Kllezën të Ulqinit më 28 Shtator 1939. Studimet elementare dhe të mesme i kreu në vendlindje. Studimet e larta filozofike dhe teologjike i kreu në Zagreb ku u diplomua shkëlqyeshëm. Më 4 korrik 1965 shugurohet meshtar nga Shkëlqesia e Tij Aleksandër Tokic, Arqipeshkëv i Tivarit. Një vit më vonë emërohet Administrator i Kishës së Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Salç ku shërben për më se tre vjet. Më 1970 emërohet famullitar i Kishës së Shën Gjon Pagëzuesit në Kllezën. Nga Arqipeshkvi i Tivarit dërgohet në New York për t’i shërbyer diasporës katolike shqiptare në Bronx në qendrën “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në marrëveshje me Dioqezën e Tivarit, Eminenca e Tij Terence Kardinal Cooke, Arqipeshkëv i New York-ut, me dekret special të datës 19 qershor 1981, e pranon si meshtar me shërbim të përhershëm në këtë Arkidioqezë me detyrë pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në vitin 1985 themelon radio programin fetar “Zëri i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës” për New York-un e rrethe, program të cilin e vazhdon për shtatë vjet deri në emërimin e tij si Arqipeshkëv i Durrës-Tiranës. Më 1 korrik 1986 Hirësija e Tij Kardinal O’Connor – Arqipeshkëv i New York-ut e emëron Administrator të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”. Më 28 shtator 1989 prej të njëjtit Arqipeshkëv emërohet famullitar i famullisë së re “Zoja e Shkodrës” themeluar prej vetë Imzot Rrok Mirditës. Më 25 prill 1993 kur Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë dhe shuguroi 4 ipeshkvij, mes të cilëve Imzot Rrok Mirditën, fillon misionin si Arqipeshkëv i Durrës-Tiranës. Më vonë në 1994 merr detyrën e Presidentit të Caritas-it Shqiptar dhe në 1996 zgjidhet Kryetar i Konferencës Ipeshkëvnore Shqiptare, kryesinë e së cilës e drejtoi për dy mandate.
VRITET NE RADHET E ISIS-it KAMPIONI VALDET GASHI
Valdet Gasi iu bashkua ISIS-it kohë më parë.
Kikboksieri dy herë kampion, Valdet Gashi është vrarë gjatë luftimeve në Siri përkrahë ISIS’it.
20min.ch ka njoftuar se Gashi është vrarë të shtunën, teksa lajmin për ta e konfirmoi vëllai i Valdetit.
Vëllai i Gashit përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kikboksieri është vrarë në betejë.
Gashi ishte i famshëm në sportin e tij në Zvicër, duke qenë edhe trajner te Winterthur
Kosova, e përkushtuar për dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve
-Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Figliuolo/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Korrik 2015.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot nga komandanti i forcës paqeruajtëse në Kosovë, KFOR, gjeneralmajori Francesco Figliuolo, në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë.
Presidentja Jahjaga u prit me nderime të larta ushtarake nga garda e nderit e KFOR-it dhe më pas zhvilloi një bisedë të veçantë me gjeneralin Figliuolo. Të dy bashkëbiseduesit folën për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe forcave paqeruajtëse, për aktualitetin politik në Kosovë, përfshirë edhe zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe ato socio-ekonomike. Presidentja Jahjaga është njoftuar nga gjenerali Figliuolo edhe për aktivitetet aktuale të forcave paqeruajtëse.
Presidentja Jahjaga ka theksuar rolin e rëndësishëm të forcave të KFOR-it në ruajtjen dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në gjithë territorin e Kosovës dhe në vendosjen e lidhjeve ndërmjet komuniteteve. Ajo tha se Kosova ka arritur të ndërtojë një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe demokratike dhe po promovon paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova është një demokraci në zhvillim dhe ajo është duke ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon, përfshirë edhe angazhimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ajo tha se Kosova është e përkushtuar për dialogun dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që lehtësojnë jetën e qytetarëve, relaksojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe i përafrojnë ato me integrimet euroatlantike.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Francesco Figliuolo, duke falënderuar presidenten Jahjaga për vizitën dhe bashkëpunimin që institucionet e Kosovës kanë me forcat paqeruajtëse, tha se procesi i stabilizimit është në një trajektore pozitive. Ai tha se KFOR-i do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent derisa zbatimi i marrëveshjeve të jetë i pakthyeshëm.
Presidentja Jahjaga dhe gjenerali Figliuolo theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë edhe në të ardhmen, marrë parasysh se forca paqeruajtëse KFOR është një prej institucioneve më të respektuara ndërkombëtare në mesin e popullatës së Kosovës.
Thaçi në Romë për integrimet euroatlantike të Kosovës
PRISHTINË, 6 Korrik 2015.-Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Itali.
Zëvendëskryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim pune me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Paolo Gentiloni, me të cilin do të bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon si dhe bashkëpunimin e Kosovës me Bashkimin Europian.
MPJ kosovare thekson se, nënshkrimi i MSA-së, bashkëpunimi rajonal me theks në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, lufta e përbashkët kundër radikalizmit dhe terrorizmit si dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga ana e Kosovës, janë temat që do të diskutohen në takim.
Italia është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovë, është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe anëtare e “Quint”-it, grupit të pesë shteteve perëndimore që përkrahin Kosovën në procesin e integrimit euroatlantik./B.J/
URDHERI”IBRAHIM RUGOVA” NE LAMTUMIREN E AMBASADORES TRACEY JACOBSON
Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, dekorohet me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”/
-Jacobson: Kosova duhet të vazhdojë të ndërtohet si një shtet demokratik e gjithëpërfshirës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Korrik.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumire ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, të cilën e dekoroi me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Republikën e Kosovës.
Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadoren Jacobson për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu për përkrahjen e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi. Presidentja Jahjaga e vlerësoi miqësinë e ambasadores Jacobson dhe përfaqësimin e denjë të SHBA-së në Kosovë, thekson njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare.
Ambasadorja Jacobson e falënderoi Presidenten Jahjaga për nderimin me Medalje Presidenciale dhe e vlerësoi si shumë të veçantë miqësinë me qytetarët e Kosovës. Ajo gjithashtu e vlerësoi rolin dhe angazhimin e Presidentes Jahjaga si faktor uniteti dhe theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të ndërtohet si një shtet demokratik e gjithëpërfshirës.
Presidenti Obama nominon Greg Delawie-n për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, njoftonte Ambasada Amerikane në Prishtinë në 30 mars.
“Ambasada e SHBA-ve ka kënaqësinë të konfirmojë se Presidenti Obama ka nominuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë. Kushtetuta e SHBA-ve kërkon që Presidenti të marrë këshillë dhe pajtimin e Senatit të SHBA-ve para se të emërojë ambasadorët. Përkundër raporteve të fundit mediale në Kosovë Senati ende nuk ka mbajtur dëgjim apo votim lidhur me këtë nominim”, theksonte komunikata e dërguar.
SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shënoi vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.
Në 6 prill 2008 Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë, ndërsa më 18 korrik, po atë vit historik të shpalljes së pavarësisë, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë amerikane për Republikën e Kosovës.
- « Previous Page
- 1
- …
- 387
- 388
- 389
- 390
- 391
- …
- 599
- Next Page »