Operacion i përbashkët i policisë italiane dhe shqiptare në disa qytete. Në pranga të afërmit e një cifti italo-shqiptar që po lufton në Siri. Në Lushnjë arrestohet Baki Coku, daja i luftëtarit shqiptar Aldo Kobuzi
Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë ekzekutuar sot urdhër arrestet për 10 persona të dyshuar si të përfshirë në aktivitete terroriste në emër të Shtetit Islamik. Në pranga kanë përfunduar katër italianë, një shtetas kanadez dhe 5 shqiptarë, njëri prej të cilëve u arrestua nga policia shqiptare në qytetin e Lushnjes. Bëhet fjalë për 40-vjecarin Baki Coku, i cili jeton në Itali, por ishte kthyer pak ditë më parë në Shqipëri për të takuar të afërmit e tij.Coku është daja i 27 vjecarit shqiptar Aldo Kobuzi, i cili së bashku me bashkëshorten e tij italiane Maria Giulia Sergio, dhe nënën e tij, ndodhen që prej shtatorit të shkuar në Siri ku i janë bashkuar njësive të organizatës terroriste ISIS. Kanë qenë pikërisht përgjimet e komunikimeve që cifti ka patur me të afërmit, që cuan sot në arrestimin ndër të tjera edhe të prindërve dhe motrës së italianes, si dhe të tezes së shqiptarit Kobuzi, Arta Kacabuni, 41 vjec. Sipas policisë italiane edhe ata po përgatiteshin për t’ju bashkuar ciftit në Siri.(SH.K)
239-vjetori i Pavarësisë, ceremoni festive në Ambasadën e SHBA
239-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar në Pallatin e Brigadave përmes pritjes tradicionale të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit.
Në këtë eveniment, ambasadori Donald Lu shmangu komentet politike. Të gjithë fjalën përshëndetëse ai ia kushtoi njerëzve me aftësi të kufizuara, pasi këtë vit festohet edhe 25-vjetori i ligjit për amerikanët me aftësi të kufizuara.
Nëpërmjet mesazit të tij, ambasadori Lu inkurajoi dhe mbështeti përpjekjet e Shqipërisë në përmirësimin e jetesës së qyetetarëve shqiptarë me aftësi të kufizuara.
Ndërsa zëvëndësministrja e Mirëqënies Sociale, Bardhylka Kospiri tregoi dy histori suksesi të dy qyetarëve shqiptarë me aftësi të kufizuara që janë vënë në ndihmë të këtij komuniteti.
Ky event i përvitshëm i Ambasadës Amerikane shërbeu për të mbledhur së bashku jo vetëm miqtë e Shteteve të Bashkuara, por edhe aktorët e politikës shqiptare.Kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte shumë afër me pasardhësin e tij Erion Veliaj, por mungoi një shtrëngim duarsh.
Ish-kreu i demokratëve, Sali Berisha, që prej momentit të mbërritjes, pjesën më të madhe të kohës e kaloi në shoqërinë e ambasadorit francez dhe kryetares së komisionit parlamentar të integrimit, Majlinda Bregu.
Kosova do te nderoje Harry Bajraktarin për kontributin 30 vjeçar
PRISHTINË, 1 Korrik / Ministria kosovare e Diasporës do të organizojë sot në mbrëmje një ceremoni, për të nderuar një nga personalitetet më të spikatura të komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, për kontributin 30 vjeçar në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, Pavarësisë së saj, si dhe një nga investitorët më të mëdhenj.
Ceremoninë, organizuar nga ministri i Diasporës Valon Murati, do ta nderojë prania e mysafirit special, mikut te shqiptarëve për më se 25 vjet në Kongresin Amerikan dhe mik personal i Bajraktarit, Kongresmeni Eliot Engel.
Kjo ceremoni do të shënojë edhe hapjen e aktiviteteve për Ditët e Diasporës. Sipas njoftimit nga Ministria, të pranishëm do të jenë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministri Isa Mustafa, zv. Kryeministri Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministra, deputetë, diplomatë, shkrimtarë, gazetarë, studiues e të tjerë.
Kongresisti Engel: Kosova, model i promovimit të tolerancës ndërfetare
Kongresmeni Eliot Engel, bashkëkryesues i Komisionit për Punë të Jashtme i kongresit amerikan u takua sot me zëvendësministrin e Jashtëm, Petrit Selimi dhe me klerikët fetarë të Kosovës.
Zëvendësministri Selimi, bashkë me liderët fetarë dhe ekipin e Nismës për Dialog Ndërfetar, kongresmenin Engel e njoftuan me suksesin e projektit të diplomacisë publike kosovare në fushën e dialogut ndërfetar.
Selimi paraqiti projektin e dialogut ndërfetar, përfshirë edhe synimet kryesore të diplomacisë kosovare në përmirësim të imazhit të Kosovës dhe promovimit të agjendës së tolerancës. Kurse, kongresmeni Engel i dha përkrahje punës së zëvendësministrit Selimi dhe ekipit të Nismës për Dialog Ndërfetar, duke thënë se kanë përkrahjen e tij personale në Kongres, derisa shprehu mirënjohje edhe për nismën e vendosjes së gurit të Holokaustit në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Gjithashtu, kongresmeni Engel theksoi se Kosova është shtet që mund t’i tregojë botës se nuk ka nevojë të frikësohet nga shumica myslimane, por të marrin mësim sesi shumica është respektuese dhe promovuese e tolerancës dhe mbrojtjes së pakicës.
Engel po ashtu ka premtuar përkrahje të vazhdueshme edhe për projektet e Ministrisë së Jashtme, përfshirë edhe lobimin në Izrael, Karaibe dhe Amerikën Latine.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadorja amerikane Tracy Jacobson, biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari, botuesi i gazetës Illyria Vehbi Bajrami, etj. Ndërsa, si pjesëmarrës dhe përkrahës të projektit të MPJ-së për dialog ndërfetar, të pranishëm ishin edhe ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu dhe përfaqësuesit e BE-së, ambasadës gjermane dhe asaj britaneze. /KosovaPress/
URA E SHKOPETIT…
NGA AHMET ZANI/
SHKOPET-Nuk mund të besohet por është e vërtetë. Edhe të vdekurit e fshatit Shkopet transportohen me mjete rrethanore nga njëra anë e lumit Mat në tjetrën. Ndërkohë fëmijë, burra, gra e të moshuar lëvizin mbi fuqtë e përgatitura në formë varke duke vënë në rrezik jetën e tyre. Prej 20 vitesh 80 familjet e mbetura në fshat kanë ndjerë dëmtimin e rëndë të urës, ndërkohë pesë vitet e fundit vuajnë mungesën totale të saj. Një grua e moshuar shprehet se hapja e digave të hidrocentralit të Shkopetit shkaktoi dëmtimin e plotë të urës, duke izoluar fshatin e komunës Milot. “Nga digat e hidrocentralit u derdhën sasi të mëdha uji. Prurjet përmbytën gjithçka, tokat, shtëpitë dhe rrëzuan edhe urën e cila megjithëse e vjetëruar na shërbente për të kaluar nga njëra anë e lumit në tjetrën. Prej atëherë askush nuk mendoi për të ngritur një urë të re”-shprehet Prena, një gjyshe që mban sytë nga lumi sa herë nipërit e mbesat shkojnë në shkollën e fshatit. Ajo rrëfen se disa nga banorët që kanë patur mundësi financiare e kanë lënë fshatin dhe janë sistemuar me qira në Laç, Lezhë e gjetkë, për të mundësuar shkollimin e fëmijëve. “Fshati, thotë banorja 75 vjeçare e Shkopetit, po braktiset, megjithëse këtu ka toka pjellore dhe është vend i begatë për blektori e bimë medicinale. Kush ka lekë dhe i dhimbset jeta e fëmijëve është larguar. Ne të shkretët çdo ditë e shohim vdekjen me sy. Sa herë fëmijët e fëmijëve nisen për në shkollës rri e vështoj a dalin në anën tjetër të bregur. Rri me zemër të ngrirë. Një muaj më parë fëmijën e një fqinji e shpëtuan banorët e fshatit. Trapin e ndërtuar me fuqitë e hekurit e mori lumi afro 300 metra. Shyqyr djali 11 vjeçar shpëtoi”-tregon banorja e Shkopetit të izoluar plotësisht. Mungesa e një ure e cila do të mundësonte kalimin e mjeteve bujqësore drejt fshatit Shkopet të Kurbinit, ka detyruar banorët e saj t`i rikthehen punimit të tokave me parmendë. Nuk bëhet fjalë që në këtë fshat të mbërrijë makina apo mjetet bujqësore. Këtu banohet si në mesjetë. Mirëpo ajo që të habit është diçka tjetër, mjaft e rëndë. Edhe të vdekurit apo të sëmurët transportohen me këtë mjet arkaik, primitiv. Nuk kanë asnjë mundësi tjetër banorët e Shkopetit për të lëvizur mbi lumin e rrëmbyeshëm të Matit. Banorët kanë montuar tri fuqi hekuri dhe mbi to kanë vendosur disa dërrasa. Çdo ditë me këtë “mjet” udhëtojnë nxënësit e shkollës 9 vjeçare Shkopet, jeta e të cilëve është në fije të perit.
Dhe këta pak banorë që ende nuk kanë mundur të largohen nga pjesa tjetër e fshatit tashmë të izoluar për punimet e stinës përdorin parmendë në punimin e tokave. A thua nuk janë të harruar nga shteti këta banorë të Shkopetit në Kurbin?
- « Previous Page
- 1
- …
- 388
- 389
- 390
- 391
- 392
- …
- 596
- Next Page »