• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zgjedhjet vendore Vendoret, dalin fituesit e parë dhe raporti i vëzhgimit

June 22, 2015 by dgreca

Në 16 bashki fitojnë kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, në 6 Aleanca për Punë dhe Dinjitet. Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme publikoi raportin e vëzhgimit.

Komisionerët në Shqipëri përfunduan numërimin e votave në 22 bashki. Fitojnë kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane në 16 prej tyre.

Bashkitë e Hasit, Pukës, Mirditës, Fushë-Arrëzit, Peqinit, Belshit, Skraparit, Policanit, Ura Vajgurore, Roskovesit, Delvinës, Himarës, Kolonjës, Libohovës, Konispolit dhe Pustecit do të kenë bashkiakë socialistë.

Fituesi i Skraparit Nesim Spahiu arriti rezultatin më të thellë me 84, 4 për qind të votave.

Po ashtu fituesi i bashkisë së Delvinës Rigels Balili mori gati 73 për qind të votave.

Himara rizgjodhi kryetarin aktual Jorgo Goro me 60 për qind. Fitoret e tjera janë me shifra më shumë se 50 për qind.

Aleanca për Punë dhe Dinjitet fitoi me kandidatët e saj në Vorë, Përmet, Klos, Mat, Selenicë dhe Tropojë. Kandidati i APPD, Niko Shupuli, fitoi në Përmet me rreth 60 për qind të votave.

Në bashkitë e tjera më të mëdha procesi i numërimit të votave po ecën shumë ngadalë ose nuk ka nisur ende.

Në disa bashki rezultatet e pjesshme janë shumë të ngushta, ndërsa të tjera shifrat janë thelluar qysh në fillim.

Të dyja aleancat konkurruese kanë deklaruar interesimin dhe angazhimin e tyre të madh për të zbatuar ligjin me nxjerrjen e rezultateve, ndonëse po ato vetë po shkaktojnë zvarritje, duke ndërruar vazhdimisht komisionerët, numëruesit dhe zyrtarë të tjerë në zgjedhje.

Vëzhguesit vendas po nxjerrin raportet e tyre mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dje.

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qëndrueshme publikoi raportin paraprak të vëzhgimit mbi procesin e votimit në 21 qershor.

“Vëzhguesit e pavarur të Koalicionit nuk shënuan gabime të rëndësishme proceduriale as shkelje gjatë procesit zgjedhor” – pohoi Mirela Arqimandriti, drejtuese e Koalicionit për Zgjedhje të Lira.

Sipas raportit të Koaliconit, në 25 % të qendrave të votimit pati votues që nuk gjetën emrin në listë.

Në 57 % të qendrave të votimit votuesit me aftësi të kufizuar nuk mundën të hidhnin votën e tyre në mënyrë të fshehtë pasi këto qendra ishin të papërshtatura për ta.

Në 17 % të qendrave të votimit nuk u shpërnda kopja e procesverbalit për vulat e sigurisë te vëzhguesit e partive politike, ndërsa 10 % e qendrave të votimit nuk u hapën me numrin e duhur të komisionerëve.

Rreth 37 % e qendrave të votimit nuk kishte gra komisionere dhe vetëm në 15 % të qendrave të votimit gratë ishin kryetare në komisionet e qendrave së votimit.

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme është një organizatë e pavarur, e përbërë nga 30 organizata dhe nga qindra vullnetarë në të gjithë vendin.

Në këto zgjedhje ata kishin 90 vëzhgues afatgjatë dhe mbi 1000 vëzhgues afatshkurtër.

Ndërsa në mesditë pritet edhe një konferencë e misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ODIHR-it.

OSBE/ODIHR së bashku me një delegacion nga Këshilli I Europës, shpërndan në të gjithë vendin afro 200 vëzhguesë, ndërkohë që dhjetra diplomatë të ambasadave të huaja në Tiranë, patën në qendër të vëmendjes disa zona potencialisht të nxehta gjatë fushatës zgjedhore.

Deri në orët e para të mëngjesit procesi i numërimit kishte nisur vetëm në një numër të kufizuar bashkish në të gjithë vendin.

Procesi i dorëzimit të kutive dhe dokumentacionit nga qendrat e votimit tek ato të numërimit pranë 90 komisioneve zonale ka kërkuar gati më shumë se 5 orë, duke paralajmëruar një fazë që duket se do të zgjasë.

Partitë kryesore kanë bërë thirrje që faza e numërimit të zhvillohet në respekt të ligjit.

Deputetja Olta Xhacka duke folur në emër të kryetarit të Partisë Socialiste tha se i bënte “thirrje të gjithë komisionerëve të jenë në lartësinë e ambicies sonë për Shqipërinë Europiane. Çdo votë duhet të numërohet me besnikëri të plotë ndaj votuesve dhe asnjë kandidat e asnjë subjekt që gjendet në fletën e votimit, nuk duhet të penalizohet me asnjë votë nga procesi i numërimit. Dua të nënvizoj se në nuk do të tolerojmë asnjë shkelje të standardeve më të larta europiane ne numërimin e votave në të 61 bashkitë e reja të vendit tonë”, u shpreh deputetja Xhacka.

Edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë të shkurtër për gazetarët pranë selisë së Partisë Demokratike nënvizoi rëndësinë që ka procesi i numërimit: “I bëj thirrje numëruesve të PD të qëndrojnë në lartësinë e detyrës sipas ligjit. I kujtoj të gjithë numëruesit zbatimin me përpikmëri të ligjit për të përfunduar leximin me transparencë të verdiktit në kutitë e votimit”, u shpreh zoti Basha duke ju drejtuar qeverisë, që sic theksoi ai “të mos përsërisë dhunimet dhe parregullsitë e vërejtura gjatë ditës” së votimit.

Nga ana e tij më herët, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook i kishte cilësuar “zgjedhjet e sotme më të mirat, më të lirat e të ndershmet që kemi zhvilluar deri më tani”.

Ecuria e procesit të votimit duket se ka qenë përgjithësisht normale. Raste problematike ka patur, që nga ato teknike, te mosmarrëveshjet mes komisionerëve, ndërprerje të procesve në disa qendra votimi apo dhe përplasje e tensione në zona të vecanta. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar të marrë vendim për problemet e lidhura me fletët e votimit në Rroskovec ku në krah të emrit të kandidatit të djathtë ishte vënë emri i koalicionit të majtë, apo në Tepelenë ku emri i një kandidati të pavarur nuk figuronte në fletën e votimit. Në të dy rastet KQZ –ja ka vendosur që procesi të vijojë. Institucioni qendror i zgjedhjeve është vënë ndërkohë në akuzë për rastin e Kurbinit ku kandidati i së djathtës mbeti jashtë. Sipas përfaqësuesit demokrat, KQZ-ja ka zëvendësuar në shkelje të hapur me ligjin dhe komisionerët e saj në këtë zonë. Partia demokratike megjithatë ka denoncuar një sërë rastesh që sipas saj kanë cënuar procesin. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka foli dje në mbrëmje për “kërcënime të votuesve nga zyrtarë të policisë apo funksionarë publikë, si dhe dhunë në disa dhjetëra raste”, apo dhe “njerëz që kanë votuar me karta identiteti false”.(Kortezi: Ilirian Agolli VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: fiton e majta, Zgjedhjet evndore

Kongresisti Engel, i bëri thirrje Sllovenisë të lirojë Haradinajn

June 19, 2015 by dgreca

Serbia të dëshmojë se do normalizim duke i tërhequr urdhër-arrestet nga Interpoli/

WASHINGTON, DC—Kongresisti Eliot L. Engel, demokrati më i lartë në Komitetin e Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, lëshoi sot deklaratën e mëposhtme që i bën thirrje qeverisë së Sllovenisë të lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së ndodhet i ndaluar në Ljubjanë, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga “Serbia dhe Mali i Zi”, një shtet që nuk ekziston më.

“Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë dhe duhet të çlirohet nga abuzime të tilla. Ndërkohë që shpresoj se ky veprim ka qenë një gabim, mendoj se qeveria sllovene dhe sistemi gjyqësor mund ta lajë në një farë mënyrë gabimin e bërë duke e lejuar ish-kryeministrin Haradinaj që të kthehet në shtëpinë e tij në Kosovë”.

“Mirëpo, që të sigurohemi që gabime të tilla të mos përsëriten më kurrë, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat janë edhe rrënja e problemit. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse Serbia dëshiron vërtet të demonstrojë se është gati të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, ajo duhet t’i japë fund kësaj gjuetie shtrigash”./B.SINA/

Filed Under: Kronike Tagged With: Engel, Serbia, te terheqe, urdher arrestin nga Interpoli

Kosova, notë verbale Sllovenisë, për kthimin e Haradinajt

June 19, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 19 Qershor.- Republika e Kosovës i ka dërguar notë verbale Republikës së Sllovenisë. Përmes kësaj note verbale, Kosova i ka shpjeguar autoriteteve sllovene, se Haradinaj ka qenë me mision special diplomatik dhe zyrtarisht ka kërkuar që t’i kthehet menjëherë pasaporta diplomatike, duke u thirrur në Konventën e Vjenës.

Kjo është bërë e ditur për mediat sllovene nga vet Ministria e Jashtme e Sllovenisë. “Ministria e Jashtme për STA shpjegoi se sot ka marrë një notë verbale të Ambasadës së Kosovës në të cilën pala e Kosovës shpreh shqetësimin e saj dhe pakënaqësitë me paraburgimin e Ramush Haradinajt në Slloveni”, shkruan portali STA.

Kjo notë verbale, sipas autoriteteve sllovene, i është përcjellë edhe Gjykatës së Qarkut në Kranj. /KosovaPress/

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, note, Sllovenise

Ramush Haradinaj mbetet në Slloveni

June 19, 2015 by dgreca

Gjykata në Kranjë ka vendosur se Ramush Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni. Kjo pasi Gjykata duhet të procedojë ankesën para se ajo të vazhdojë së trajtuari kërkesën e Serbisë për ekstradim.Gjykata ka deklaruar se e ka marrë “ankesën për mënyrën e zhvillimit të procedurës lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, transmeton B92 raportin e agjencisë sllovene të lajmeve STA.

Gjykata ka vendosur që padia të jetë komplete pasi ajo nuk përfshin autorizimin për avokatin nga ana e ngritësit të akuzës në mënyrë që ajo të mund të të procedohet, thekson STA. Gjyqi njëkohësisht ka sqaruar se “në rast ekstradimit të Haradinaj, personi i arrestuar ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin”. Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën pasdite në aeroportin e Lubjanës derisa po kthehej nga Gjermania në Kosovës.

Fletë arrestin për në Interpol me akuzën për krime lufte në Kosovë e kishte dorëzuar Serbia.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjykata, mbetet, Ramush Haradinaj, Slloveni

Sulmohen bizneset sllovene ne Kosove

June 18, 2015 by dgreca

Presidentja Jahjaga: Vandalizmi ndaj pronave sllovene dëmton Kosovën/Bizneset sllovene në Prishtinë, IPKO dhe NLB, janë sulmuar nga persona të panjohur. Ndërkohë ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës duke dënuar këtë akt, siç thonë vandal, të drejtuar ndaj bizneseve sllovene në Kosovë.Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët që të tregojnë maturi dhe të përmbahen nga çdo akt i dhunshëm, duke i siguruar se çështja e Haradinaj është duke u trajtuar në nivelin më të lartë shtetëror dhe së shpejti pritet një zgjidhje e drejtë dhe e ligjshme.Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet e rendit që në përputhje me ligjin të trajtojnë aktet e fundit të manifestuara kundër bizneseve dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla.

Jahjaga: Vandalizmi ndaj pronave sllovene dëmton Kosovën/

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dënon aktet e dhunës ndaj pronës së kompanive sllovene të biznesit, duke i vlerësuar të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë demokratike.Jahjaga, sipas komunikatës së Zyrës së informimit të Presidencës, thekson se “aktet e dhunshme të drejtuara ndaj pronës së kompanive sllovene, pavarësisht nga motivet, janë veprime vandale dhe cënojnë lirinë”.“Veprimet vandale të drejtuara ndaj pronës pengojnë zhvillimin demokratik të vendit, dëmtojnë imazhin dhe kredibilitetin e tij dhe pengojnë gjithashtu edhe bërjen e biznesit në vend. Marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera ndërtohen me mirëbesim dhe veprimet e Kosovës gjithnjë do të jenë në mbështetje të akteve, normave dhe ligjeve ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e presidentes.Jahjaga u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të ruajnë maturinë dhe kërkon nga organet e rendit që të kapin autorët e akteve të dhunës dhe t’i nxjerrin përpara drejtësisë./KosovaPress

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: reagon jahjaga, Sulmohen bizneset sllovene

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 393
  • 394
  • 395
  • 396
  • 397
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT