• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA : U vra lideri i grupimit islamik Al- Shabab

September 5, 2014 by dgreca

Lideri i grupit islamik somalez Al- Shabab është vrarë gjatë një sulmi ajror amerikan në fillim të javës.
Lajmin e konfirmoi Pentagoni.
Sipas BBC, SHBA e kreu sulmin ajror mbrëmjen e së hënës. Shënjestra ishte një autokolonë, ku po udhëtonte Ahmet Abdi Godane.
Një zëdhënës i Pentagonit tha: “Të heqësh Godanen nga fusha e betejës është një humbje e madhe operacionale dhe simbolike për Al- Shabab”.
Ai ishte një nga njerëzit më të kërkuar të Departamentit të Shtetit.
SHBA kishte vënë një çmim prej 7 milionë dollarë për kokën e tij.
Zëdhënësi i Pentagonit the se sulmi i 1 shtatorit i solli vdekjen atij.
SHBA ka mbështetur Unionin Afrikan në aksionet ushtarake për të nxjerrë këtë grup islamik nga kryeqyteti Mogadishu.
Grupi Al- Shabab, i lidhur me Al Kaedën, kërkonte të rrëzonte qeverinë somaleze, të mbështetur nga OKB, dhe ka sulmuar disa herë forcat qeveritare.
Godane u bë lider i këtij grupimi islamik në vitin 2008, pasi SHBA vrau paraardhësin e tij, Aden Hashi Ayro.
Ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë për një sulm në vitin 2009.
Ai studioi në Pakistan dhe Sudan, ku edhe u radikalizua.
Thuhet se ka luftuar në Afganistan.
Sipas BBC, ai kishte reputacion si orator dhe poet.

Filed Under: Kronike Tagged With: Al- Shabab, i grupimit islamik, SHBA : U vra lideri

Arrestohet Guvernatori Fullani

September 5, 2014 by dgreca

Policia e kryeqytetit ka arrestuar mbrëmjen e sotme, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin dhe kryeinepktoren e këtij insituicioni, Elivar Golemi.
Guvernatori Fullani akuzohet nga prokuroria e Tiranës për “shpërdorim detyre” pas vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.
Policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për masën e arrestit me burg për Guvernatorin Fullani. Ndërkohë vetëm rreth 20 minuta më pas është shoqëruar në polici edhe Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.
Sipas informacioneve që përcjell për News24, gazetari Spartak Koka, Fullani ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Mësohet se Fullani do i nënshtrohet të gjitha masave ligjore dhe do merret në hetim sa i takon skandalit të vjedhjes së Thesarit të Shtetit. Nesër Ardian Fullani pritet të dal para gjykatës, për tju konfirmuar masa e arrestit.
Sot paradite, në Prokurorinë e Tiranës dëshmuan për 6 orë me radhë dy anëtaret e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, së bashku me ish-inspektoren e Bankës Qëndrore Teuta Baleta dhe drejtorin juridik Altin Naçi.
Më vonë, Drejtuesi i prokurorisë së kryeqytetit, Petrit Fusha, sqaroi për mediat se hetimet janë drejt fundit dhe të gjithë personat që kanë dijeni për vjedhjen do të thirren në Prokurori,duke përfshirë këtu dhe Guvernatorin e Bankës, Ardian Fullani.
Pas arrestimit të Guvernatorit Fullani, reagoi Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe në rrjetin social “Facebook”, i cili shkruan se “duhej vetëm durim.Gjërat kanë ndryshuar njëherë e përgjithmonë në këtë vend.Përgjegjësia është e para”.

Arrestimi
Mësohet se arrestimi i Guvernatorit Fullani ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bankën e Shqipërisë, në zyrat e institucionit të tij, pranë sheshit “Avni Rustemi”. Kështu, shkon në 19 numri i të arrestuarve në lidhje me super skandalin e vjedhjes së BSH-së. Nga 17 të arrestuarit, duke mos përfshirë dy të arrestuarit e natës së sotme, për skandalin e vjedhjes së bankës, Ardian Bitraj, ish-përgjegjës i Arkës Stok, që ka pranuar se ka marrë 713 milionët dhe i ka shpenzuar të gjitha në kazino dhe lotot e sportit. Bitraj dhe kolegia e tij, Mimoza Bruzia, nuk i janë drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshim mase sigurie. Të dy u kallëzuan nga BSH për abuzime financiare. Fill pas dëshmive kyçe në Prokurori ditën e sotme të Ermelinda Meksit dhe Ela Golemi, të dyja anëtare të Këshillit Mbikëqyrës në BE, siç duket ka ardhur dhe arrestimi i Fullanit.
“Gjykata e Tiranës ka firmosur masën e “Arrest me Burg” për Fullanin në mungesë. Rëndon akuza për shpërdorim detyre, pas analizimit që është bërë në Prokurorinë, nga Adriatik Llalla. Ka qenë një analizë e detajuar, që ka nisur me një rrëfim të Ardian Bitrajt dhe më pas të gjithë institucioneve homologe. Ka prova të forta që Fullani ka shpërdoruar detyrën. Ka pasur dëshmi kyçe, që Fullani ka shpërdoruar me detyrën. Nuk përjashtohen mundësitë që të përjashtohen mundësitë për arrestime të tjera të anëtarëve të tjerë në Bankën e Shqipërisë.”-përcjell për News24, gazetarja Klodiana Lala.
Kush do ta drejtoi Bankën e Shqipërisë?
Në bazë të ligjit të Bankës së Shqipërisë, ku për një arsye dhe një tjetër kur titullari është në kushte pamundësie për të drejtuar, i kalon zëvendësguvernator të parë, që i takon Elizabeta Gjonit. “Pritet të ketë një reagim nga Banka e Shqipërisë, dhe ende nuk ka nje qëndrim zyrtar. Duket të ketë një mbledhje urgjente sa i takon situatës së krijuar, ndaj do të shohim dhe qëndrimin e tyre.”-përcjell për News24, Aurora Sulçe.(Kortezi: News 24 TV & Balkanweb)

Filed Under: Kronike Tagged With: Ardian Fullani, Arrestohet Guvernatori

Beogradi: Myftiu Zukorliq ngre njësitin e tij ushtarak në zemër të Rashkës

September 5, 2014 by dgreca

*Mediat serbe tmerrojnë lexuesit me raportimet e tyre nga Sanxhaku: “Uniformat e gjelbërta kanë parakaluar nëpër qytet dhe kanë nderua kriminelin ( duke aluduar në Aqif Blytën)” – raporton Blic./
Nga Ismet Azizi/
Liderët fetar marshuan nëpër qytetin e Pazarit të Ri të përcjellur nga 100 nxënës të shkollave të mesme të cilët ishin veshur me uniforma të gjelbërta me stemën e Sanxhakut në kraharor dhe me fesa (qeleshe) të kuq në kokë. Blic fajëson myftiun e Sanxhakut Muamer Zukorliq për irredentizëm. Më tutje,Blic vlerëson se Zukorliq është“i njohur për deklaratat ndezëse dhe separatiste dhe se nuk ndalet së provokuari dhe së ndjellurit frikë”.
Gjatë një marshimi në lagjen Haxhet në Pazar të Ri, ku 70 vjet më parë janë ekzekutuar viktimat e komunizmit, Zukorliq me veti mori më tepër se 100 përkrahës të tij të veshur me uniforma të gjelbërta me stemën e Sanxhakut dhe me fesa të kuqe në kokë. Blic shkruan se kjo njësi, kryesisht e kanë përbërë nxënësit e shkollave të mesme,të cilat kontrollohen tërësisht ngaZukorliqi.
Kjo gazetë por edhe mediet tjera serbe, vlerësojnë se Zukorliqi ka provokuar rëndë serbët. Fakti që në mesin e viktimave, ku ndodhet edhe kreu politik dhe ushtarak i kësaj periudhe përfshirë Aqif Effendi Blytën, mjafton që historianët serbë të konsiderojnë se ai se Blyta është përgjegjës për krimet e kryera kundër serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gazeta “Kurir” e akuzon myftiun për rekrutim të të rinjve në njësitin etij ushtarak, të cilin e quan “ Hanxhar divizija”. Këto akuze shtrihen edhe në formën kinse Zukorliq bënë rekrutimin e të rinjve për luftën në Siri.
Zoran Dragishiq, profesor i fakulteti të sigurisë, për gazetën në fjalë, ka thënë se kjo çështje duhet të trajtohet nga shërbimet e sigurisë, të cilat duhet të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me ndonjë tubim militant apo me një tubim të thjeshtë për ti nderuar Boshnjakët e ekzekutuar.
“Duke përdorur “armët e vjetra”– sensacionalizimin e tij, Zukorliq, këtë herë me mbështetjen e Partisë së Aksiont Demokratik (SDA), përsëri tërheqë vëmendjen për vete duke abuzuar, para se gjithash, me fëmijët, nxënësit e medresesë por edhe me momente tragjike dhe neuralgjike të historisë së re të boshnjakëve. Çdo qytetar i ndershëm i Sanxhakut mund të jetë i brengosur me pamjen e nxënësve të uniformuar të cilët janë abuzuar për qëllime politike” – thotë zëdhënësi i Partisë së Rasim Lajiqit, Muamer Baçevac, siq transmeton Blic.
“Zukorliq me këtë veprim thellon konfliktet dhe krijon ndarje të reja”, tha Dushan Spasojeviq, ish ambasador i Serbisë në Turqi.
-Spasojeviq ka deklaruar se ky është një lloj i manipulimit me ndjenjat dhe kthim në të kaluarën për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe vëmendje të tjera në favor të tij. Me këtë veprim Zukorliq thellon ndarjet ekzistuese dhe krijon ndarje të reja.
Zukorliq nuk ka dashur të deklarohet në lidhje me “njësitin” në fjalë. Në Bashkësinë Kulturore Boshnjake, e cila është bashkë-organizatore, deklaruan se pjesëmarrësit janë veshur me kostume normale, jo me uniforma ushtarake.
“Është zgjedhur ngjyra e gjelbër për shkak se ajo është ngjyra e myslimanëve dhe fesi (qeleshja) është veshur, sepse ajo është pjesë e kostumeve tona. Janë bartur flamujt e bashkësisë islame, sepse simbolizojnë Sanxhakun dhe besimin tonë” – thotë Admir Muratoviq, presidenti iBKB.
Manifestimi i sotshëm,si duket, i ka zbutur raportet në mes Uglaninit dhe Zukorliqit.
Nga partia e Ugljaninit PAD (SDA), e cila mori pjesë në manifestim, u tha se me pjesëmarrjen e tyre në manifestim, ata treguan respektin për viktimat e krimit komunist.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ismet hazizi, Myftiu Zykorliq, Rashka

KU BIE TOPONIMI- SHTETI I VORIO EPIRIT?

September 4, 2014 by dgreca

Arben Llalla sjell letërjoftimin grek ku Himara emërtohet si pjesë e Vorio Eprit!/
Historia e problemit të Toponimeve midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk është e re, por i hershëm. Ka qenë Greqia ajo që ka shkelur rëndë marrëveshjen e Toponimeve. Në vitin 1947 Greqia, Himarën nuk e vlerësonte se ndodhet në Shqipëri, por në Vorio Epir. Tani lind pyetja ku ndodhet Vorio Epiri zyrtarisht sepse ska asnjë shtet në botë që e ka njohur apo e njeh toponimin Vorio Epirin zyrtarisht se ku bie. Unë kam kopje të një letërnjoftimi të Mbretërisë së Greqisë ku vendlindja e Jason Kutulas është Himara-Vorio Epir. Jasoni ka lindur më 1925 në Himarë dhe në vitin 1947 ka marrë letërnjoftimin e Mbretërisë së Greqisë me vendlindjen e shënuar gabim, nuk ekziston ndonjë vend, shtet apo krahinë Vorio Epir.

Filed Under: Kronike Tagged With: arben llalla, grek, himara, Leternjoftimi

Në Uashington u hodh gurëthemeli i Muzeut dhe Qendrës së Diplomacisë të SHBA

September 4, 2014 by dgreca

*Moren pjesë ish Sekretarët e Shetit duke përfshirë diplomatët të kalibrit si Henry Kissinger, James A. Baker III, Madeleine Albright, Colin Powell dhe Hillary Rodham Clinton/
*Madeleine Albright, ish Shefja e diplomacisë amerikane, diplomatia që mishëroi gjatë mandatit të saj udhëheqjen morale dhe vazhdon të frymëzojë, edhe sot diplomatët amerikanë, kudo që shërbejnë”, sidomos për punën e saj në dhënien fund të luftërave në Kosovë dhe Bosnjë”
NGA BEQIR SINA, New York/
WASHINGTON D.C: Gjashtë Sekretarët e Shtetit të çerek shekullit të fundit në Shtetet e Bashkuara, u takuan në Uashington, dje, në një takim të rrallë, siç e komentoi shtypi amerikan për të hedhur gurin e themeleve të një Muzeu dhe Qendre të Diplomacisë, që do të ndërtohet në përkujtim të historisë së Departamentit të Shtetit.
Nga të gjithë ata ish sekretar shteti që janë gjallë – u tha se vetëm ish Sekretarët e Shtetit Condoleezza Rice dhe George Shultz nuk ishin të pranishëm.
Ka qenë vetë Shefi aktual i Diplomacisë amerikane, John Kerry ai që udhëhoqi dhe që përshëndeti ceremoninë. Në fillim të kësaj ceremonie ai përshkroi të gjithë paraardhësit e tij – që jetojnë, duke përfshirë diplomatët të kalibrit si Henry Kissinger, James A. Baker III, Madeleine Albright, Colin Powell dhe Hillary Rodham Clinton, duke i bërë ata së bashku republikan e demokrat në Uashington për ceremoninë e përurimit të një muzeu të ri të dedikuar për të arriturat e diplomacisë amerikane, gjatë gjithë historisë së saj.
Të shtatë ish-sekretarët e shtetit, që ende jetojnë, thuhet se secili prej të cilëve, do të jenë drejtorët nderi të Muzeut dhe Qendrës së Diplomacisë së SHBA.
Sekretari i Shtetit John Kerry, tha me këtë rast se është kundër izolimit të kamufluar amerikan, duke e bërë atë sot në botë, që udhëheqja e SHBA, të jetë thelbësore në këtë kohë të pasigurtë. Ai e bëri këtë koment në pritjen që dha në këtë takim të rrallë publikë, të pesë të paraardhësve të tij – në Uashington dje.
Ndërsa, duke folur në hedhjen e themeleve të Muzeut të ri dhe Qendrës së Diplomacisë – ato janë për të treguar arritjet e diplomacisë amerikane, Kerry, ndërkohë shtoi se “Shtetet e Bashkuara, duket se kan sot përgjegjësinë e saj, mbasi angazhimi ynë tha ai – është mëse e nevojshme, dhe më shumë se kurrë”.
Në këtë ceremoni kishte ardhur dhe emri më i përfolur për në Shtëpinë e Bardhë – Hillary Clinton e kthyer në Departamentin e Shtetit – dy vjet mbasi ajo është larguar. Ajo kishte ardhur për t’u bashkuar me paraardhësit e saj Henry Kissinger, James Baker, Madeleine Albright, dhe Colin Powell, si dhe pasardhësi i saj, i fundit që zuri vendin e saj – në zgjedhjet e fundit Sekratarin e Shetit John Kerry.
Muzeu dhe Qendra e Diplomacisë së SHBA, është vendosur të ndërtohet në afërsi të godinës së Departamentit të Shetit – “Harry S. Truman Building”, dhe do të jetë një muze dhe qendër kombëtare edukimi që do të “demonstrojë mënyrat – në të cilat çështjet diplomatike, tani kan rëndësi gjatë gjithë historisë amerikane ”
Kerry më pasë përshëndeti secilin nga sekretarët e mëparshëm të cilët morën pjesë në këtë ngjarje.
Ai vlerësoi zonjën Hillary Clinton për atë që ai e quajti se gjatë mandatit të saj : “Diplomacia amerikane pati marrë një frymë, e jetë të re në partneritetet e vjetëra, duke i dhënë një kuptim tjetër “diplomacisë personale”. Më pasë ai foli për Gjeneralin në pension ish Sekretarin e Shtetit Colin Pauell – për ta vlersuar atë për atë që bëri për të bashkuar botën kundër al-Kaidës – pas sulemeve terroriste të 11 shtator 2001″.
Ndërsa, ish Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, ai e përshkroi si ” ish Shefen e diplomacisë amerikane që mishëroi gjatë mandatit të saj udhëheqjen morale dhe vazhdon të frymëzojë, edhe sot diplomatët amerikanë, kudo që shërbejnë”, sidomos për punën e saj në dhënien fund të luftërave në Kosovë dhe Bosnjë”, tha Kerry.
Kurse , ish Sekretari i Shtetit James A. Baker III, tha ai, krijoi “standard të reja në atë kohë në kohën e ndryshimeve të mëdha” sidomos në kampin komunist dhe në prag të Luftës së Gjirit në vitin1991. Kerry tha se edhe sot diplomacia amerikane do të përdori atë si një udhëzues në mënyren se si ai veproi në atë mision për të krijuar një front të bashkuar – kundër militantëve islamikë, që veprojnë edhe sot në Irak dhe Siri. ”
Dhe, për ish Shefin e Diplomacisë Amerikane Harry Kissinger , tha shefi aktual i diplomacisë amerikane nuk duhen shumë fjalë, se :”Ai vetë e ka shkruar fjalë për fjalë, librin e historisë së diplomacisë së SHBA,” tha Kerry.
Muzeu dhe Qendra e Diplomacisë së SHBA, është duke u ndërtuar në afërsi të godinës së Departamentit të Shtetit – “Harry S. Truman Building”, me 25 milionë dollarë në mbledhura në fushtata private. Ajo do të jetë pjesë e Departamentit të Shtetit dhe përbëhet nga 40.000 metra katrore ,
Qëllimi i Muzeut dhe Qendrës së Diplomacisë së SHBA, është të demonstrojnë mënyrat në të cilat diplomacia, është çështje tani dhe ka rëndësi gjatë gjithë historisë amerikane. Diplomacia dhe puna e diplomatëve amerikanë në mbi 250 ambasadat( përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën- Shqipëria, duhet cekur se është një nga vendet më të para – që ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me SHBA, ishte, Mbreti Zog ai që vendosi marrëdhëniet e para me SHBA), konsullatat, dhe misionet e tjera diplomatike janë jetike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë energji, imazhi, dhe aftësia e saj për të çuar përpara interesat e saj rreth globit. Nëpërmjet objekteve historike, videovedhe materialeve me një teknologji të re, ekspozita do të sse sa vitale dhe çfarë roli luan diplomacia amerikane në sigurimin e kombit amerikanë dhe për të siguruar prosperitetin e SHBA.
Muzeu do të ketë një serë pavionësh me ekspozita interaktive dhe objekte që do të u ofrojnë vizitorve dhe studentëve programe edukative. Muzeu dhe Qendra e Diplomacisë së SHBA, pritet të përfundojë mbas një vitë e gjysmë, për rreth 18 muaj.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, dhe Qendrës së Diplomacisë së SHBA, i Muzeut, ne Uashington, u hodh gurëthemeli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 444
  • 445
  • 446
  • 447
  • 448
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…
  • Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT