Policia e kryeqytetit ka arrestuar mbrëmjen e sotme, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin dhe kryeinepktoren e këtij insituicioni, Elivar Golemi.
Guvernatori Fullani akuzohet nga prokuroria e Tiranës për “shpërdorim detyre” pas vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.
Policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për masën e arrestit me burg për Guvernatorin Fullani. Ndërkohë vetëm rreth 20 minuta më pas është shoqëruar në polici edhe Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.
Sipas informacioneve që përcjell për News24, gazetari Spartak Koka, Fullani ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Mësohet se Fullani do i nënshtrohet të gjitha masave ligjore dhe do merret në hetim sa i takon skandalit të vjedhjes së Thesarit të Shtetit. Nesër Ardian Fullani pritet të dal para gjykatës, për tju konfirmuar masa e arrestit.
Sot paradite, në Prokurorinë e Tiranës dëshmuan për 6 orë me radhë dy anëtaret e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, së bashku me ish-inspektoren e Bankës Qëndrore Teuta Baleta dhe drejtorin juridik Altin Naçi.
Më vonë, Drejtuesi i prokurorisë së kryeqytetit, Petrit Fusha, sqaroi për mediat se hetimet janë drejt fundit dhe të gjithë personat që kanë dijeni për vjedhjen do të thirren në Prokurori,duke përfshirë këtu dhe Guvernatorin e Bankës, Ardian Fullani.
Pas arrestimit të Guvernatorit Fullani, reagoi Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe në rrjetin social “Facebook”, i cili shkruan se “duhej vetëm durim.Gjërat kanë ndryshuar njëherë e përgjithmonë në këtë vend.Përgjegjësia është e para”.
Arrestimi
Mësohet se arrestimi i Guvernatorit Fullani ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bankën e Shqipërisë, në zyrat e institucionit të tij, pranë sheshit “Avni Rustemi”. Kështu, shkon në 19 numri i të arrestuarve në lidhje me super skandalin e vjedhjes së BSH-së. Nga 17 të arrestuarit, duke mos përfshirë dy të arrestuarit e natës së sotme, për skandalin e vjedhjes së bankës, Ardian Bitraj, ish-përgjegjës i Arkës Stok, që ka pranuar se ka marrë 713 milionët dhe i ka shpenzuar të gjitha në kazino dhe lotot e sportit. Bitraj dhe kolegia e tij, Mimoza Bruzia, nuk i janë drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshim mase sigurie. Të dy u kallëzuan nga BSH për abuzime financiare. Fill pas dëshmive kyçe në Prokurori ditën e sotme të Ermelinda Meksit dhe Ela Golemi, të dyja anëtare të Këshillit Mbikëqyrës në BE, siç duket ka ardhur dhe arrestimi i Fullanit.
“Gjykata e Tiranës ka firmosur masën e “Arrest me Burg” për Fullanin në mungesë. Rëndon akuza për shpërdorim detyre, pas analizimit që është bërë në Prokurorinë, nga Adriatik Llalla. Ka qenë një analizë e detajuar, që ka nisur me një rrëfim të Ardian Bitrajt dhe më pas të gjithë institucioneve homologe. Ka prova të forta që Fullani ka shpërdoruar detyrën. Ka pasur dëshmi kyçe, që Fullani ka shpërdoruar me detyrën. Nuk përjashtohen mundësitë që të përjashtohen mundësitë për arrestime të tjera të anëtarëve të tjerë në Bankën e Shqipërisë.”-përcjell për News24, gazetarja Klodiana Lala.
Kush do ta drejtoi Bankën e Shqipërisë?
Në bazë të ligjit të Bankës së Shqipërisë, ku për një arsye dhe një tjetër kur titullari është në kushte pamundësie për të drejtuar, i kalon zëvendësguvernator të parë, që i takon Elizabeta Gjonit. “Pritet të ketë një reagim nga Banka e Shqipërisë, dhe ende nuk ka nje qëndrim zyrtar. Duket të ketë një mbledhje urgjente sa i takon situatës së krijuar, ndaj do të shohim dhe qëndrimin e tyre.”-përcjell për News24, Aurora Sulçe.(Kortezi: News 24 TV & Balkanweb)
Arrestimi i Fullanit duhej bere me kohe si koka e bankes shqiptare ku vjedhja ube me permasa akademike .Keta persona kane vepruar per nje kohe te gjate duke cfrytezuar autoritetin e guvernatorit e duke u fshehur pas kesaj pozite .Ai ka kryer nje veprim monstruoz dhe per kete duhet ndeshkuar .Nuk ka sesi qe ky person aq i kualifikuar ne ekonomi ti vidhet para syve nje sasi aq e madhe pa dijenin e e tij .Per mua eshte koka e kesaj vjedhjeje –DENOJENI ashper te zene mend te tjeret !