• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Iku përkthyesi Amik Kasoruho

May 5, 2014 by dgreca

TIRANË, 5 Maj/-Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Amik Kasoruho. Si pasojë e një sëmundje në mushkëri është shuar në moshën 82 vjeccare intelektuali i cili kaloi një kalvar të rëndë gjatë diktaturës komuniste.
Amik Kasoruho ka lindur në 1932 në Tiranë. Ai është autor i disa librave: “Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000), “Midis qiellit dhe burgut” dhe romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”.
Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj. Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin “Eks & Tra” për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999.
Në 2000 ka marrë çmimin “Civitas – Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve “Katundi Ynë”. Shkrimtari i njohur jetonte ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë

Filed Under: Kronike Tagged With: Amik Kasoruho, Iku përkthyesi

Ushtarakët shqiptarë në New Jersey për trajnim

May 5, 2014 by dgreca

Për herë të parë, 26 kadetë shqiptarë, kandidatë për oficerë, nga të cilët 8 janë vajza, do të nisen për trajnim në shkollën e përgatitjes së oficerëve në New Jersey, SHBA.
Me këtë rast në Ministrinë e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes (ODC) u organizua një ceremoni e veçantë. Ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithsëhm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexandër Arvizu, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, atashe ushtarkë të akredituar në vendin tonë, përfqaësues të Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak (ODC), të CUBIC etj. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, duke përshëndetur të pranishmit u shpreh se, kujtoj shumë mirë ditën që firmosa atë që quhet Letër Pranimi, e cila shënonte fillimin e një programi të ri dhe tepër ambicioz me Gardën Kombëtare të New Jersey, atë të përgatitjes së oficerëve të rinj.
“Kjo do të shënonte jo vetëm fillimin e një dimensioni të ri në marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes, por mbi të gjitha vendosjen e një standardi të ri në përgatitjen e oficerëve të rinj, duke ju ofruar kësisoj juve që jeni sot këtu, mundësinë më të mirë për të startuar dhe avancuar në karrierën tuaj ushtarake”, tha ajo.
Ministrja u shpreh se “jam vërtet e lumtur, theksoi më tej ajo, teksa shoh këtë grup të mrekullueshëm dhe plot energji prej 26 oficerësh dhe nënoficerësh të rinj, të cilët sapo kanë përfunduar fazën e parë të trajnimit dhe janë gati të nisen për në SHBA. E veçanta e këtij grupi është prania e vajzave, gjë që është shumë inkurajuese. Duhet të bëni më të mirën me qëllim që të përfitoni sa më shumë nga ky program dhe dijet që do të merrni në Shtetet e Bashkuara t’i vini në shërbim të vendit”.
“Ju do të keni të gjithë mbështetjen time si ministre e Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Jam më se optimiste për suksesin tuaj. Edhe njëherë urime dhe suksese në këtë hap të rëndësishëm në karrierën tuaj. Këshilla ime e fundit: Pritshmëria jonë ndaj jush është vërtet e lartë, ndaj bëni gjithçka që duhet që ne të gjithë të ndihemi krenarë me ju”, ka përfunduar ministrja e Mbrojtjes Kodheli .
Ndërsa ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexandër Arvizu në përshëndetjen e tij, pasi ka vlerësuar programin dhe përgatitjen e bërë nga kandidatët për oficerë që do nisen për trajnim në New Jersey, theksoi se vizioni i këtij programi ka shërbyer për të frymëzuar shumë persona që shërbejnë në FA Shqiptare dhe se grupi “Black Eagle 001” ka bërë sakrificën e pjesëmarrjes në këtë program, ata janë përpjekur shumë për t’u përgatitur dhe për të dhënë këtë kontribut.
Më pas ambasadori Arvizu ka nënvizuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin më se 15 vjeçar midis New Jersey-t dhe Shqipërisë. Garda Kombëtare e New Jersey-t ka përmbushur me sukses të gjitha aktivitet e përbashkëta me FA Shqiptare, aktualisht ushtarët shqiptarë dhe ushtarët e Gardës së New Jersey-t janë të dislokuar së bashku në Afganistan, ka theksuar ambasadori Arvizu.Në ceremoni ka përshëndetur edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo.26 kadetët, kandidatë për oficerë të grupit “Black Eagle 001” janë përzgjedhur nga strukturat e Forcave të Armatosura dhe kanë zhvilluar një program të veçantë stërvitor, ndërsa për 13 javë rresht do të përgatiten në qendrën e trajnimit të Gardës Kombëtare të New Jersey-t, SHBA.

Filed Under: Kronike Tagged With: në, New Jersey, për trajnim, Ushtarakët shqiptarë

Ish Kryeministri Berisha priti Donald Leken

May 3, 2014 by dgreca

TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha u takua sot me shqiptaro – amerikanin Donal Leka.Ja shenimi I dr. Sali ne facebook:Me Donald Leken, shqiptaro-amerikanin qe vendosi “paqen boterore” ne boten e Hi Tech
Te dashur miq, dje prita ne zyre shqiptaro – amerikanin qe eshte sot nga emrat me te shquar ne boten e Hi- Tech, pionierit te rese kompjuterike z. Donald Leka. Ai eshte autori i Glide OS apo sistemit me te shpejte ne fushen me te avancuar te Hi-Tech, ate te rese kompjuterike. Glide OS e Donald Lekes konsiderohet sot, per shkak te shpejtesise dhe pershtateshmerise se tij, si “kubeja” e sistemeve te tjera te kesaj fushe. Prandaj dhe Walter Mossberg kolumnisti i Wall Street Journal per Hi Tech e ka cilesuar Glide -in e Donald Lekes si “paqen botrore” midis mjeteve dhe platformave.
Avantazhet e medha, lehtesite e konsiderueshme, perdorimet e shumellojta kane bere qe sistemi te thirret sot me nje emer te ri: Jump To It ( hidhu tek ai). Per kete sistem Donaldi eshte nderuar me cmimin “Sipermarresi i vitit” Erns& Jung dhe çmime te tjera shume prestigjoze. Donald Leka eshte personalitet poliedrik. Ai eshte kompozitor dhe producent i muzikes popullore dhe klasike. Donaldi eshte djali i nje kardiologu te njohur ne SHBA dhe atdhetari te flakte Prof Dr Agim Leka. Vellai i Donaldit, Drini Leka, punon dhe ai ne njeren nga fushat me te avancuara te teknologjise, ate te makines te se “vertetes”. Te dashur miq duke shprehur ne krenarine tone per Donaldin por dhe familjen e tij le ti urojme ne atij suksese te tjera te rendesise boterore si Glide OS!! sb

Filed Under: Kronike Tagged With: Donald Leken, Ish Kryeministri Berisha, priti

Dy Papë Shenjtorë

April 27, 2014 by dgreca

Gjoni XXIII e Gjon Pali II janë Shenjtorë. Papa Françesku: nuk patën frikë të përkulen mbi plagët e Jezusit
Dy Papë Shenjtorë, dy Papë bashkëkremtues. Në këto gjashtë fjalë përmblidhet gjithë karakteri i jashtëzakonshëm i kësaj dite, historike për Kishën, festë feje e ditë shprese për njerëzimin. Që nga orët e para të mëngjesit, një turmë pa fund besimtarësh, të paktën 800 mijë vetë, u dynd në Sheshin e Shën Pjetrit, në Udhën e Pajtimit e në zonat rreth Kështjellës së Shën Engjëllit, për Meshën e shenjtërimit të Gjonit XXIII e Gjon Palit II, kryesuar nga Papa Françesku. Më se 800, bashkëkremtuesit, ndërmjet të cilëve, Papa i nderit Benedikti XVI, i përshëndetur me një duartrokitje të stuhishme në sa hynte në treme, e edhe ipeshkvijtë e Kishës Katolike të Shqipërisë, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Anxhelo Masafra dhe Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirdita.
Nga autoritetet zyrtare, kujtojmë praninë e Presidentes së Kosovës, Zonjës Atifete Jahjaga dhe të Kryeministrit, zotit Hashim Thaqi. Shqipëria, veç ipeshkvijve, përfaqësohej nga shumë grupe të vogla emigrantësh e shtegtarësh, ardhur nga i gjithë vendi, për t’u shprehur dy papëve Shenjtorë mirënjohjen e thellë, për ndihmesën që dhanë, ndërmjet tjerash, në shembjen e perdes së hekurt.
Gjatë homelisë, në të Dielën titulluar nga Papa Vojtila e “Mëshirës Hyjnore”, ipeshkvi i Romës pohoi se dy shenjtorët nuk patën frikë të përkuleshin mbi plagët e Jezusit. Mbi ato plagë që janë shenja e përhershme e dashurisë së Zotit për ne.

Shenjtorë! Gjoni XXIII e Gjon Pali II janë shenjtorë. Dëshira e zjarrtë e disa breznive besimtarësh, që e prisnin këtë shpallje, u bë kumt koral gëzimi për Kishën e botën mbarë.
Kremtimi filloi pikërisht me Litanitë e Shenjtorëve, kënduar nga Kori i Kapelës Sikstine e menjëherë u ndje fort fryma e përqendrimit të thellë në lutje dhe ndjekja me heshtjen, që pushton katedralet katolike në kremtimet e mëdha. Qetësi surreale, në një turmë qindra mijëra vetësh. Për të ndjekur ritin sugjestiv, në latinisht, gjatë të cilit kardinali prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, Angelo Amato, i drejtoi tri herë rresht Papës peticionin për të shkruar në Albumin e Shenjtorëve Gjonin XXIII e Gjon Palin II. Pastaj, çasti i pritur me një emocion të papërshkrueshëm: formula e Kanonizimit:
“… Beatos Ioannem XXIII et Ioannem Paulum II Sanctos esse decernimus et definimus, ac Sanctorum Catalogo adscribimus…”.
“Deklarojmë dhe përkufizojmë Shenjtër të Lumët Gjoni XXIII dhe Gjon Pali II, i shkruajmë në Albumin e Shenjtërve dhe caktojmë që të nderohen me devocion ndër shenjtorë, në të gjithë Kishën. Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë”. Janë fjalët që, një ças pasi dolën nga goja e Papës Françesku, hynë në librin e historisë së njerëzimit. Pasuar nga një Amen shpërthimtar e edhe nga duartrokitjet e stuhishme të mijëra njerëzve, sytë e të cilëve nguleshin në fasadën e Bazilikës, mbi portretet e dy Papëve Shenjtorë, që duket sikur rinisën dialogun e tyre të gjallë e të gjatë, me botën.
Riti i kanonizimit pati edhe një çast tjetër prekës, atë të vendosjes së relikeve të shenjtorëve në elter. Relikuarin e Shën Gjon Palit II e mbarti Floribeth Mora Diaz, që u shërua mrekullisht nga Shenjti. Ndërsa atë të Gjonit XXIII, katër nipat, kryetari i bashkisë së Nënmalit dhe kryetari i Fondacionit kushtuar Papës Ronkali.
Pastaj u lexua Ungjilli, në latinisht e greqisht, për të pohuar se asnjë gjuhë nuk është e huaj për zemrën e Anxhelo Ronkalit dhe të Karol Vojtilës. Ungjilli, që përmbyll Tetëditshin e Pashkëve, tha Papa në krye të homelisë, përqendrohet te plagët e lumnueshme të Krishtit të Ngjallur. Janë ato plagë, që Toma deshi t’i shihte me sy, e deshi edhe t’i prekte, për të besuar.
Plagët e Jezusit, komentoi Françesku, janë shkandull për fenë, por edhe vërtetim i fesë. Prandaj, vijoi, në korpin e Krishtit të ngjallur, plagët nuk zhduken, mbeten, sepse janë shenjë e përhershme e dashurisë së Zotit për ne. Këto plagë, vijoi, janë të domosdoshme për të besuar në Zotin. Jo për të besuar se Zoti ekziston, por për të besuar se Zoti është dashuri, mëshirë, besnikëri:
“Shën Gjoni XXIII e Shën Gjon Pali II patën guximin t’i shikojnë plagët e Jezusit, t’i prekin duart e Tij të plagosura e kraharorin e Tij të shporuar. Nuk patën turp nga korpi i Krishtit, nuk u shkandulluan nga Ai, nga Kryqi i Tij; nuk patën frikë nga korpi i vëllait (cfr Is 58,7), sepse në çdo njeri të vuajtur panë Jezusin. Qenë dy burra të fortë, përplot me parresinë e Shpirtit Shenjt, që i dhanë botës dëshminë e mirësisë së Zotit e të mëshirës së Tij”.
Ishin meshtarë, ipeshkvij e papë të shekullit XX. I njohën nga afër tragjeditë, madje edhe i jetuan, tha Papa Françesku, por nuk u mposhtën, sepse:
“Më i fortë se ato, ishte Zoti; ishte më e fortë, feja në Jezu Krishtin Shpërblyes i njeriut e Zot i historisë; më e fortë se tragjeditë, ishte mëshira e Zotit, që duket në këto pesë plagë; më e fortë, afërsia amtare e Marisë”.
Në këta dy burra kundrues të plagëve të Krishtit e dëshmitarë të mëshirës së Tij, shtoi, banonte shpresa e gjallë, njëherësh me gëzimin e patregueshëm e të lum:
“Shpresa dhe gëzimi, të cilin Krishti i ngjallur ua jep dishepujve të tij, gëzim që askush nuk mund t’ua marrë. Shpresë e gëzim Pashkësh, përshkuar nëpër furrën e zhveshjes, të zbrazjes, të afërsisë me mëkatarët deri në fund, deri në neverinë e hidhërinë e atij kelku. Këto janë shpresa e gëzimi, që dy shenjtorët Papë morën si dhuratë nga Zoti i ngjallur e ia dhuruan, pastaj, me duar plot, Popullit të Zotit, duke fituar mirënjohjen e tij të përjetshme”.
Pikërisht kjo shpresë e ky gëzim, reflektoi Ati i Shenjtë, ndjehej fort në bashkësinë e parë të Jeruzalemit. Është bashkësi, ku jetohet thelbi i Ungjillit, domethënë, dashuria, mëshira, në thjeshtësi e vëllazëri. E kjo, pohoi, është edhe figura e Kishës që pati parasysh Koncili II i Vatikanit. Shën Gjoni XXIII e Shën Gjon Pali II, tha në vijim, bashkëpunuan me Shpirtin Shenjt për ta ripërtrirë e për ta rinuar Kishën, sipas fizionomisë së saj të zanafillës, fizionomi, që ia dhanë shenjtorët në shekuj:
“Nuk duhet të harrojmë se janë pikërisht shenjtorët, që e çojnë përpara Kishën dhe e bëjnë të rritet. Në thirrjen e Koncilit II të Vatikanit, Gjoni XXIII dëshmoi bindjen e ëmbël ndaj Shpirti Shenjt, e la të printe e qe për Kishën, bari e udhëheqës- i udhëhequr’. Ky ishte shërbimi i madh, që i bëri Kishës: ishte Papa i bindjes ndaj Shpirtit Shenjt”.
Në këtë shërbim ndaj popullit të Zotit, vijoi, Gjon Pali II ishte Papa i familjes:
“Kështu pati thënë ai vetë, një herë, se dëshironte të kujtohej si Papë i familjes. Më pëlqen ta nënvizoj, ndërsa po ecim në udhën drejt Sinodit mbi familjen e me familjen, një udhë që, sigurisht Ai, nga qielli, e shoqëron dhe e mbështet”.
Uroj, tha në përfundim Papa Françesku, që të dy këta Shenjtorë, Barinj të Popullit të Zotit, të ndërmjetësojnë për Kishën që, gjatë këtyre dy vjetëve të udhës sinodale, t’i bindet Shpirtit Shenjt në shërbimin baritor ndaj familjes e uroj edhe që:
“Të dy të na mësojnë të mos shkandullohemi nga plagët e Krishtit e të hyjmë në misterin e mëshirës hyjnore, që shpreson gjithnjë, fal gjithnjë, do gjithnjë”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Dy pape shenjtore

Basha priti Imzot Donato Oliverio

April 25, 2014 by dgreca

Kryetari i Bshkisë së Tiranës dhe njëherësh kryetar i PD, Lulzim Basha, priti në një takim Peshkopin e arbëreshëve të Italisë, Imzot Donato Oliverio, Peshkop i Eparkisë së Ungrës, i arbëreshëve të Italisë.
Basha gjatë takimit vlerësoj kontributin e jashtëzakonshëm të klerikëve arbëreshë të cilët përveç veprimtarisë së tyre fetar, japin ndihmesë të ndjeshme edhe në ruajtjen e gjuhës shqipe (arbëreshe), të trashëgimisë kulturore dhe të gjitha traditave arbërore.
Po ashtu, Basha ka shprehur gadishmërinë për të dhënë kontributin në këtë mision fisnik dhe shumë të çmuar, për ruajtjen dhe trashëgiminë e vlerave të kulturës dhe traditës së arbëreshëve të Italisë.
Imzot Donato Oliverio, duke falënderuar Bashen për pritjen e veçantë, ka vlerësuar tolerancën fetare të shqiptarëve, si model për të gjithë botën dhe që do të ndikonte për paqen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërfetar. Peshkopi i arbëreshëve të Italisë u angazhua personalisht dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, për të përhapur sa më shumë dhe në çdo vend të botës vlerat që mbartin shqiptarët, tolerancën fetare, fjalën e dhënë, besën, mikpritje, vëllazërinë.
Imzot Donato Oliverio, ftoi zotin Basha për një vizitë zyrtare, e cila u prit me kënaqësi.

Filed Under: Kronike Tagged With: Basha prriti Imzot, Donato Oliverio

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 462
  • 463
  • 464
  • 465
  • 466
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT