• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkrijnë akujt mes Berishës dhe ambasadorit amerikan Arvizu

January 15, 2014 by dgreca

Ish kryeministri denoncon Qeverinë Rama-Meta për sulm ndaj institucioneve të pavarura/

Për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, të cilat sollën rrotacionin politik në vend, ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim në zyrën e deputetit kreun e prezencës së SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Berisha në këtë takim shprehu shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e lidhura me proçesin e integrimit të Shqipërisë, që është edhe projekti kryesor i vendit.

Ish-kryeministri theksoi se proçesi i integrimit të Shqipërisë në BE është kryekëput një proces i bazuar në standarte dhe progresi i vendit drejt anëtarësimit varet nga përmbushja e këtyre standarteve nga qeveria.

Në këtë kontekst, Berisha theksoi se opozita është e pozicionuar me vendosmëri në favor të cdo mase që shërben për përmbushjen e standarteve.

Në këtë kuadër Berisha shprehu shqetësimin se me veprimet e këtyre muajve të parë të qeverisjes zoti Rama, nën moton “nuk zbatojmë ligjet e Berishës”, po shkon në drejtim të kundërt me përmbushjen e standarteve duke dhunuar dhe rrëzuar sistematikisht me vendime qeverie Kushtetutën, ligjet e vendit dhe vendimet e gjykatave . Të gjitha këto veprime, theksoi zoti Berisha, rrënojnë parimet e shtetit të së drejtës.

Ish-kryeministri i vendit theksoi gjithashtu se zoti Rama, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe standartet evropiane po shkatërron administratën shtetërore dhe institucione të tjera kyç të shtetit duke shkarkuar drejtuesit dhe punonjësit e trajnuar e specializuar te tyre, për kualifikimin e të cilëve janë shpenzuar qindra milion euro.

“Qeveria po i zëvëndëson këta nëpunës civilë me militantë politik. Kështu ai ka vendosur në krye të Policisë së Shtetit një komisioner të Partisë Socialiste, në krye të Agjensisë së Pastrimit të Parave ka vendosur kryefinancierin e PS, në krye të Institutit të Statistikave anëtarë dhe drejtues të strukturave të PS dhe G-99, ndërsa në krye të Komisionit të Prokurimit Publik ka vendosur një nga personat më të politizuar të vendit, i cili përcakton fituesit e tenderave sipas porosive nga lart”, theksoi zoti Berisha.

Berisha gjithashtu theksoi se qeveria Rama-Meta po sulmon institucionet e pavarura të vendit me procedura antikushtetuese dhe antiligjore. Një shembull i qartë në këtë aspekt është përpjekja për shkarkimin e kryetares të ILDKP-se me qëllim që të sigurojnë fshehjen e pasurisë së tyre si dhe të ushtrojnë presion mbi sistemin gjyqësor dhe hallka të tjëra të shtetit.

Zoti Berisha theksoi se për shkak të këtij presioni gjykatësit sot po refuzojnë cështje në të cilat paditet qeveria. Në këtë kuadër zoti Berisha theksoi se sot në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtuese, ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit ose edhe nga nga vet Rama.

Ish-kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se qeveria Rama-Meta kërkon të anullojë njësitë e përbashkëta hetimore të luftës kundër korrupsionit në një kohë kur korrupsioni po rritet në mënyrë galopante. Ai theksoi se ato duhet të forcohen por jo të asgjesohen siç do të bejë qeveria me ligjin e ri.

“Të gjitha këto veprime dhe deklaratat e bëra nga kryeministri Rama tregojnë një trend të qartë që qeveria po shkon në një drejtim që jo vetëm po dëmton integrimin europian të vendit por po minon dhe vë në pikpyetje themelet e shtetit demokratik”, u shpreh zoti Berisha. Mësohet se diskutimi ishte i hapur dhe miqësor.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: akujt kane shkrire, Arvizu, Berisha

Kongresmeni i New York-ut, Maloney martohet me partnerin e vet Florke

January 15, 2014 by dgreca

NEW YORK CITY : Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut,  Sean Patrick Maloney, do të bëhet anëtari i dytë i ulur në karrigen e Kongresit Amerikan, që martohet me partnerin e tij, të të njëjtit seks , njoftoi zyra e tij .

Kurse, kjo sipas shtypit është e para për shtetin e Nju Jorkut, që një kongresmen do të martohet me të dashurin e tij, që e kishte për një kohë të gjatë , ai është Randy Florke , sipas një deklarate të dhënë nga zyra e kongresmenit Maloney, për  Times Herald – Record dhe CNN .
Maloney 47 vjeçar, nga radhet e partisë demokrate, i cili përfaqëson qarkun verior të New York-ut, ka qenë i fejuar me partnerin e tij, Randy Florke, në ditën e Krishtlindjeve, njoftoi zëdhënësja e tij Stephanie Formas, duke shtuar se çifti, ka tre fëmijë, të miratuar shtoi ajo.
Ata kanë lëshuar një komunikatë ku thonë se janë të ngallëzyer se do të ndërmarrin hapin e radhës në marrëdhënien e tyre, krijimin e familjes bashkëshortore – martesën e të njëjtit sex.

” Pas 21 vjet së bashku , ne jemi të ngazëllyer për hapin e ardhshëm në udhëtimin tonë si një familje bashkëshortore “, tha çifti në deklaratën e tyre zyrtare . ” Për dekada me radhë , ne kemi luftuar për të siguruar që të gjitha familjet mund të përjetojnë gëzimet e angazhimit e të dashurit me të njëjtin sex dhe ne jemi krenar të kemi miqtë tanë dhe të tregojmë se cila është pesha e familjes në këtë moment të veçantë me ne, dhe në të ardhmen e afërt do të bëjmë dasmën. ”
Shtypi amerikan shkruan se Florke, i kishte propozuar për martesë kongresmenit Maloney në Krishtlindje , një ditë pasi një nga tre fëmijët e tyre të miratuar, u tha se shkroi një letër për ta, tek Santa, duke shprehur një dëshirë që etërit e tyre( Florke dhe Maloney) do të martoheshin zyrtarisht.
Kongresmeni demokrat Barney Frank ( D-Mass. ) u bë i pari anëtar që mban karriken e Kongresit të martohet me partnerin e tij të njëjtit seks në vitin 2012 , pak para daljes në pension të tij .

Ndërsa, kongresmeni demokrat Mark Pocan ( D-Wis. ) , i cili u zgjodh në vitin 2012 , është i martuar tashmë , pasi ai u martua parterin e tij në Kanada në vitin 2006 . Martesa e kongresmenit Pocan -nuk është njohur nga shteti i tij , por është e njohur në nivel federal në Kanada.
Shteti i New Yorkut , ka legalizuar martesat mes homoseksualëve në 2011 . Deri tani shkruan shtypi njujorkez nuk ka pasur detaje në lidhje kur Maloney dhe Florke po planifikojnë të martohen dhe ku do të bëhet dasma ./Beqir SINA/

 

Filed Under: Kronike, Sociale Tagged With: Kongresmeni Maloney, martohet, me partnerin Florke

Bill de Blasio dhe Kardinali Dolan dëshirojn që Papa Francis të vizitojë qytetin e Nju Jorkut

January 14, 2014 by dgreca

Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio u zotua se do të punojë me Kardinalin Timothy Dolan në çështjet si ato të strehimit të përballueshëm gjatë një takimi me dyer të mbyllyra në mes tyre më 13 janar 2014/

NGA BEQIR SINA, New York City/

MIDTOWN NYC – Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio dhe Kardinali Timothy Dolan , Kryepeshkopi i New York-ut , u takua me dyer të mbyllura të hënën për të diskutuar mbi vizionin e tyre të përbashkët për mënyrën se si të punojnë së bashku për çështjet më të ngutshme të qytetit .
De Blasio , i cili u pagëzua katolikë dhe simpatizon teologjinë e majtë me prirje revolucionare( ka pasur lidhje në rininë e tij, me grupet revolucionare në Kubë, Salvador dhe Nikaragua), u zotua për të punuar me Kardinalin Dolan në përpjekje për të sjellë Papën Francis në New York City , në atë që ai e quajti një ” gjë e jashtëzakonshme ” për banorët e metropolit të botës – qytetit të Nju Jorkut.
” Ne kemi peshë të madhe të përbashkët për çështjet e strehimit të përballueshëm , duke ndihmuar ata që janë në nevojë nëpërmjet organizatave bamirëse katolike dhe shumë vepra të tjera të mira që janë bërë nga ana e kishës katolike, në qytetin e Nju Jorkut ” tha de Blasio pas takimit 45 -minuta në banesën private të Kardinalit Dolan -së e cila ndodhet shumë afër me Katedralen St Patrick -së në mes të qytetit – Midtown . ”

Më tej De Blasio shtoi se për këtë qëllim : “Natyrisht që ne kemi një bazë të përbashkët për çështjen themelore të luftuar pabarazinë dhe duke u përpjekur për të ndihmuar ata në nevojë në qytet . ”
Dolan me anë të dekelratës së tij pas takimit me dyer të mbyllyra sipas shtypi njujorkez i bëri jehonë të madhe mesazhit të bashkëpunimit, që solli takimi i tij me kryetarin e Bashkisë zotin de Blasio  i cili siç dihet është pagëzuar katolikë dhe simpatizon teologjinë e majtë me prirje revolucionare(shtypi thekson se ai ka pasur lidhje në rininë e tij, me grupet revolucionare në Kubë, Salvador dhe Nikaragua), .
” Unë vij në këtë konferencë shtypi me ju gazetarët e Nju Jorkut, i frymëzuar nga angazhimi i tij( de Blasios) për shumë nga çështjet që ne jemi të pasionuar për të bërë dhe unë vijë i ngazëllyer për ato që dëgjova për të punuar ngushtë me të , kryetarin e sapo zgjedhur të Bashkisë së New Yorkut, zotin de Blasio ” tha Kardinali Tomothy Dolan .
Mirëpo Kardinali Dolan tha se të dy nuk kan diskutuar diçka mbi fenë e de Blasios dhe bindjet e tij majtiste gjatë takimit , por tregoi se ai do të jetë i lumtur për të mirëpritur de Blasion, përsëri në “Shtëpinë e Zotit” në se ai do të jetë i interesuar.
“Edhe nëse ai nuk dëshiron , përsëri dyert e Kishës sonë janë të hapura” tha Kardinali Timothy Dolan , Kryepeshkopi i New York-ut , pas takimit me dyer të mbyllura me  Kryetarin e ri të Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Bill del Blasio, Kardinal Dolan, Papa Francis

GJYKATA E APELIT LIRON XHELAL MZIUN

January 13, 2014 by dgreca

Lulzim Basha: Jemi për shtet ligjor, jo dënime me urdhëra mafiozo-politike/

Nuk u ka shkuar dëm udhëtimi nga Kamza në Tiranë qindra qytetarëve të Kamzës,të cilët ishin mbledhur përpara gjykatës së Apelit Tiranë për të mbështetur kryetarin e Bashkisë së tyre.

Kjo gjykatë rishqyrtoi masën e sigurisë për Xhelal Mziun, duke e ndryshuar atë nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje. Ndërkohë që vendimi i apelit u prit me ovacione jashtë gjykatës.

Kryetari i bashkisë Kamëz akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkeljen e barazisë në tendera.

Trupa e drejtuar nga Zeqine Sollaku ka argumentuar se tenderat nuk janë kompetence e Kryetarit të institucionit, pasi shqyrtohen nga komisioni i verifikimit të ofertave.

Pas kësaj simpatizantët e Mziut janë zhvendosur në ambjentet e jashtme të burgut 302,aty ku ai qëndronte prej datës 23 dhjetor.

Në momentin e lirimit ovocionet kanë qenë të medha,ndërsa vetëm Mziu kishte pak për të kometuar, sepse e bëri drejtësia sipas tij.

Ndërkohë që gjykata shyrtoi edhe masën e sigurisë për drejtorin juridik të Bashkisë së Kamzës Alti Hoti,i cili është ende në kërkim nga policia. Në mungesë gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për Hotin.

Vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës së apelit për lirimin nga burgu të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, kreu i PD dhe deputetë të kësaj partie e kanë vizituar atë në ambjentet e Bashkisë, institucion të cilit i mungoi për 24 ditë me radhë.

Vetë zoti.Basha në një prononcim për mediat, teksa e cilësoi arrestimin e Mziut të paligjshëm, rikonfirmoi edhe njëherë gadishmërinë e kësaj partie për çfarëdo hetimi që ka të bëjë me llogaridhënien 8-vjeçare të qeverisjes së Partisë Demokratike.

“Si kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, si kryetar i shoqatës së bashkive të Shqipërisë, si kryetar i PD dhe opozitës shqiptare gjendem sot këtu sëbashku me kolegë të tjerë për të takuar kryebashkiakun e Kamzës dhe një nga figurat kryesore të PD në Kamëz, zotin Xhelal Mziu, pas marrjes së masës nga gjykata e apelit për ti dhënë fund arrestit të paligjshëm që zgjati plot 24 ditë.Me këtë rast dua të theksoj në mënyrë të prerë se PD siç ka faktuar gjatë 8 viteve të qeverisjes së saj, siç kam deklaruar në ditët e para të opozitës sonë ka qenë dhe mbetet e angazhuar fuqimisht për shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, demokracinë dhe në këtë kuadër ka qenë dhe mbetet e hapur për çdo hetim dhe çdo proçes sipas ligjit ndaj kujdo.Faktet tregojnë se mënyra sesi Xhelal Mziu u ndalua, u shoqëruar, u vu në masën e arrestit dhe paralelisht me këtë u ndërmorën masa dhe veprime antiligjore ndaj familjes së tij, bashkëshortes së tij. Fakti se paralisht me këto u ngrit një fushatë e tërë shpifjesh dhe denigrimesh në adresë të tij dhe familjarëve të tij që u faktua terësisht e pabazuar, por e dirigjuar politikisht tregon se kemi të bëjmë jo thjesht me një shkelje të ligjit, garancive kushtetuese që ligji u jep jo vetëm kryebashkiakëve por çdo qytetari shqiptar në çdo cep të këtij vendi” tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, rasti në fjalë fakton se mazhoranca e re po konsolidon një steriotip të rrezikshëm, “sundimi i urdhërave politike dhe vënia e gjithçkaje nën kontroll politik”.

“Rasti në fjalë fakton atë që kemi thënë prapavijën e qartë denigruese politike dhe aksionin e përbashkët mafiozopolitik për të denigruar një figurë të zgjedhur për herë të dytë me votën e qytetarëve të Kamzës. Në thelb të këtyre veprimeve qëndron për fat të keq një steriotip i rrezikshëm që po konsolidohet falë mazhorancës së re dhe sjelljes së krerëve të kësaj mazhorance . Ky është steritipi jo i shtetit ligjor, jo i bindjes së verbër ndaj ligjit, jo i sundimit të ligjit, por i sundimit të urdhërave politik dhe përpjekjes për të vënë gjithçka në kontroll politik” u shpreh Basha.

Shefi i demokratëve ka përfocuar edhe njëherë faktin se Partia Demokratike disponon të dhëna të plota për thellësi të zeza të implikimeve mafiozopolitike në rastin e Xhelal Mziut. Duke ua lënë në dorë vijimësinë e proçesit avokatëve të zotit Mziu, Basha tha se PD do të monitorojë proçesin për të garantuar triumfin e drejtësisë mbi çdo makinacion politik. Këtë garanci ai e ka ofruar edhe për qytetarët shqiptarë, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

“Në këtë kuadër nuk mund të mos shtoj se këtij steriotipi i shtohet edhe një steriotip tjetër paragjykues që në thelb ka frikën dhe pasigurinë tek këta njerëz që sot janë përgjegjës për shtetin, entuziazmi i njerëzve liridashës, i banorëve liridashës demokratë në shpirt pavarësisht nëse kanë apo jo teserat e Partisë Demokratike këtu në bashkinë e Kamzës. Dua të theksoj se PD nuk ka ushtruar dhe nuk ushtron asnjë lloj presioni politik, as në rastin e Xhelal Mziut dhe në asnjë rast tjetër. Por PD nuk mund të mos denoncojë dhe do të dënojë me forcë sa herë që të jetë rasti presionet politike për të nënshtruar këdo qytetar në Shqipëri ndaj proçeseve antiligjore në kundërshtim të plotë me ligjet e vendit dhe me garancitë kushtetuese per te drejtat e njeriut. PD disponon të dhëna të plota dhe të pakundërshtueshme për thellësi të zeza të implikimeve mafiozopolitike në rastin e Xhelal Mziut, ndërkohë që avokatët e tij do të bëjnë punën para drejtësisë ne do të monitorojmë proçesin me një dhe vetëm një qëllim, garantim të trumfit të drejtësisë mbi çdo makinacion politik, garantim të shtetit ligjor. Kjo është ajo për çfarë PD është zotuar dhe nuk do të lërë në baltë asnjë qytetar shqiptar kudo që ndodhet pavarësisht bindjeve politike. Për këtë PD mbetet një garante e fuqishme” deklaroi kreu i PD, Basha.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu la të hënën në mesditë dhomat e paraburgimit në burgun 326 në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje.

Treshja gjyqesore e perbere nga gjyqtaret Zina Sollaku, Agim Bendo dhe Zamir Poda shpallen me dyer te mbyllura masen me te lehte, ate te detyrimit me paraqitje një ditë të javës perpara oficerit te policise gjyqesore per Xhelal Mziun, i cili eshte nen hetim per akuzat e shperdorimit te detyres dhe shkeljes se barazise ne tendera.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Basha, Lirohet Xhelal mziu

Nju Jorku e festoi me fishekzjarre lirimin nga burgu të Lillo Brancatos,aktorit të “Sopranos”

January 8, 2014 by dgreca

Shpërthimi nga fishekzjarret ishte aq i madh sa që tronditi dy lagje Bronxin dhe Westchester, duke shqetësuar banorët dhe madje edhe duke thyer xhmat e dritareve aty pranë për të festuar lirimin e Lillo Brancato i cili sapo doli nga burgu, thonë burimet e policisë./

NGA BEQIR SINA, New York/

BRONX NEW YORK : Javën e kaluar , banorët në Bronx dhe pjesë të Westchester në qytetin e Nju Jorkut, u tronditën nga një shpërthim i fuqishëm që erdhi nga ” fishekzjarre të klasës së lartë profesionale , fishekzjarre shumë të forta” që nisën në një kovë plehrash dhe “morën” rrugën përballë disa dyqaneve dhe shtëpive. Shpërthimi tronditi shtëpitë dhe dyqanet për rreth deri sa dhe u thyen dritaret në Pelham Bay rreth orës 23:00 më 30 dhjetor, vetëm disa orë para se Brancato të dilte nga burgu . Ai kaloi në burg tetë vjet për një vjedhje të dështuar në vitin 2005, e cila  përfundoi në vrasjen e Detectivit Daniel Enchautegui nga NYPD.

Shtypi njujorkez shkruan se natyrisht ky nuk është lajm i mirë, por është lajm që tronditi dy lagje të mëdha të një qyteti, dhe si për ironi shkruan shtypi  : “Ky shpërthim rezulton se ato fishekzjarre mund të mos jenë raketa sekrete të Ushtrisë së Kuqe dhe të na ringjallin Luftën e Ftohtë në kohën e duhur me regjimin Comandante de Blasio -së , por ishin vetëm  një vepër e disa njerëzve – fansave të një gangesteri të madh të një ish aktori të filmit të famshëm ” Sopranos ” në lirimin e tij nga burgu , pra të aktorit Lillo Brancato -s. Ky akt thuhet se është nga ato, që kërkojnë aq shumë vëmendje nga policia njujorkeze dhe FBI, për të vështruar se çfarë [po ndodh në këtë lagje .
” Burime të policisë së New Yorkut, i thanë gazetës New York Post, se shpërthimi ka qenë i fuqishëm deri sa ka thyer xhamat e dritareve, dhe hapi një vrimë në një mur dyqani diamantesh, përball rrugës ku ishte vendosur mjeti pirroteknik – fishkezjarri . Shpërthimi sipas policisë mund të dëgjohej më larg vend-shpërthimit, deri në New Jersey – dhe është vendosur aty nga një bandë e tifozëve të panjohur  të ish aktorit të ” Sopranos ” Lillo Brancatos .

“Ne jemi duke kërkuar një grup të djemëve të rinj në lagjen Bronx dhe të Westchester në qytetin e Nju Jorkut, të cilët kan kryer një akt për tu dukur si të llojit “Mafia” i tha një burim i zbatimit të ligjit New York Postit, duke shtuar se : ” Ne jemi të sigurtë nga të dhënat në rrugë operetaive, se ata ishin duke shënuar me mënyrën më të mundshme lirimin nga burgu të Lillo Brancatos . ”
Brancato , i cili kishte një pjesë pak si gangster në rolin e  Matt Bevilaquas në serialin e famshëm të HBO – “Sopranos” përveç roleve të tij në filmat si “A Bronx Tale – I gjati i Bronxit ” dhe “Enemy of the State –  Armik i Shtetit ” , u dënua me dhjetë vjet burg në vitin 2009 për një vjedhje të dështuar që la të vdekur një oficer police në detyrë në vitin 2005, Detectivin Daniel Enchautegui nga NYPD.

Filed Under: Kronike Tagged With: aktori i Sopranos, Beqir Sina, Lillo Bracato

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 485
  • 486
  • 487
  • 488
  • 489
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT