Federata Pan Shqiptare e Amerikes “VATRA” dhe Gazeta Dielli i shprehin ngushellime Familjes Mjeku dhe gjithe te dashureve per vdekjen e te ndjerit Naser Mjeku.Kliko mbi foto…
NJË DARKË E PAHARRUAR NË SHTËPINË E RRUSTEM GECAJ NE NEW YORK ME KRYEMINSTRIN THAÇI DHE HARADINAJ
Mbrëmjen e 26 shtatorit biznesmeni dhe aktivisti i njohur Rrusetm Gecaj kishte ftuar në shtëpinë e vet në Mt Kisco, NY, kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish Kryeminsitrin Ramush Haradinaj me zonjën. Kryeministri arriti më shpejt së bashku me ekipin e tij, Minsitrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ambasadori në Washington Akan Ismaili, Konsulli i përgjithshëm në Nju Jork Bekim Sejdiu, këshilltarë dhe miq. Familja e madhe Gecaj është e gjitha në këmbë për t’iu urua mirëseardhjen mysafirëve të rrallë. Në krye të dhomës së miqëve ka qëndruar atdhetari i palodhur Musli Mulosmanaj, ndërs përballë tij kryeministri Thaçi. Sipas traditës miqtë dhe mikpritësit përshëndeten. I zoti i shtëpisë i ka uruar mirëseardhjen dhe thotë se shtëpia e tij është e miqëve, e tyre.
Pak pas kryeministrit arrinë edhe musafiri tjetër i nderuar në këtë shtëpi, ish kryeminstri Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga Harry Bajraktari dhe Jeff Gecaj. Vonesa është e justifikuar pasi ata kthehen nga një vizitë e suksesshme në Washington, ku janë takuar me ndihmës sekretarin Reeker, me senatorë e kongresistë, me përfaqësues të Departamentit të shtetit etj.
Biseda ndizet dhe më pas ngrihen gotata: Gëzuar për Kosoven! Gëzuar për mysafirët e nderuar! Gëzuar për bujarinë e të zotëve të shtëpisë. Me gotë në dorë Kryeministri Thaçi falenderon të zotët e shtëpisë për bujarinë dhe kontributin e madh që kanë dhënë për Kosvën në tërësi dhe për çështjen shqiptare. Z. Thaçi falenderoi për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë shqiptarët e Amerikës për Kosovën. Ai tha se në 25 vitet e fundit ka arritur shumë duke realizuar aspiratat e brezave për më shumë se një shekull. Në fitoren tonë, tha ai, ka vendin e parë mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pa ju, tha kryeministri, ne do ta kishimt ë vështirë. Urën e shpëtimit të Kosovës e ngritët ju, duk sjellë këtu së pari president Rugovën që më 1989. Ne na shpëtuan miqtë që na i siguruan shqiptarët e Amerikës, që nga senatori Bob Dole, e deri tek kongresisti Engel. Ne ishim me aft q ëpresidentët amerikanë, që nga Ëilsoni I madh e deri tek President bush, Klinton, e kuptuan në kohë s ene ishim viktima të genocidit seb në tokat tona dhe na dhanë dorën e ndihmës për të sjellë lirinë, ku ëshët dhe gajaku i dëshmorëve tanë, por dhe kontributi i miqëve euro-amerikanë. Askush, tha ai, nuk e mendonte se do të ishim në Amerikë si në shtëpiën tonë. Ja sonte këtu ju keni kryeministrin e popullit tuaj, z. Thaçi, ish kryeministrin Haradinaj, Minsitrin e Jashtëm Hoxhaj, po ashtu jemi të përfaqësuar me dy ambasadorë, ja ku i keni edhe në këtë shtëpi buajre të z. Zotit Rrustem Gecaj.
Kryeministri tha fjalë përgëzuese për kontributin e jashtzakosnhëm të Ramush Haradinaj, i cili i ka dhënë mbështetje institucioanle shtetit të Kosovës, duke ditur ta bëjë me shumë zotësi rolin e opozitës. Ne bashkohemi në intersat kombëtare dhe ndahemi tek Partite.
Edhe z. Haradinaj ka thënë fjalë zemre për këtë odë miqësh, që i ka hapur dyert dhe zemrat për ne mysafirët e ardhur nga vendlindja, Kosova jonë e dashur. Qofshit të nderuar vëllezër me zemër bujare!- do te uronte ai.
Veprimtari i njohur i Kombit shqiptar z. Harry Bajraktari tha se ndjehej i gëzuar për këtë bashkim në shtëpinë e Rrustem Gecajt. Ne që luftuam për më shumë se një çerek shekulli për Kosovën tonë, ndjehemi të gëzuar se miqtë tanë amerikanë na mbështetën dhe konkretizuan ëndrrën shekullore të popullit martir të Kosovës. Ja ku jemi pas 25 vitesh në këtë dhomë me qeverinë dhe opozitën, me përfaqësuesit diplomatik, jemi bashkë, si vëllezër dhe mbi të gjitha kemi shtetin tonë të pavarur të njohur prej më shumë 100 shtetesh. Kështu duhet të jemi edhe në të ardhmen. Të bashkuar do të arrijmë atje ku e ka vendin Kosova. Kemi qenë me fat se që më 1918, kur morëm mbështetjen e parë nga Presidenti Amerikan Wilson, e deri me presidentin Klinton, Bush, Kosova dhe Shqipëria, janë në vëmendje të Amerikës. Le ta shfrytëzojmë pozitivisht këtë mbështetje duke i siguruar popullit tonë mbështetje dhe Kosovës tonë, të ardhme europiane.
Një dolli e ngriti edhe kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve z. Rasim Hasanaj, i cili tha fjalë mirësie për të zotin e shtëpisë, për udhëheqësit e Kosovës dhe për mbështetjen amerikane.
Darkës i dhanë tharm dy vëllezërit rapsodë Haxhi dhe Isuf Neza, që sollën eposin e trimërisë folklorike të kombit.
Ishte një darkë e jashtzakonshme, ku vëllazërimi dhe buajria u shpalosën doradorës. Pas mesnate mysafirët u larguan.(d Greca)
VIZITË E SUKSESSHME E RAMUSH HARADINAJ NË SHBA
Kryetari Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës , përveç takimeve me komunitetin shqiptar, ka takuar Ndihmës/sekretarin e Shtetit z. Philip Reeker, senatorët John McCain,Senator. John Barrasso, me kongresistët David Kohls, Eliot Engel, Robert Aderholt, Joe Rowley, Rohrabacher dhe Ileana Ros- Lehtinen./
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi takime të shumtë në New York dhe në Washington. Ditën e dielë me 22 shtator, ai ka qenë mysafir fillimisht në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, ku u prit me ngrohtësi nga kryetari dr. Gjon Buçaj dhe kryesia, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të Këshillit të Vatrës. Z. Haradinaj, tha gjatë takimit me vatranët se e kishte pritur prej kohësh këtë vizitë në shtëpinë e Vatrës historike, e cila ka bërë aq shumë për Kombin tonë. Haradinaj vlerësoi rolin e madh që ka luajtur diaspora shqiptare në Amerikë për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe evidentoi kontributin finacar që shqiptarët e Amerikës dhe ata të Kosovës, kanë dhënë gjatë dhe pas luftës. Haradinaj, në shenjë nderimi, i dhuroi Vatrës një Hartë të Kosovës me gurë të çmuar. Z. Haradinaj vizitoi Ekspozitën “100 vitet e Vatrës në shërbim të Kombit” si dhe bibliotekën e Nolit e Konicës. Një bisedë e ngrohtë u zhvillua në sallën e mbledhejve, ku morën pjesë edhe zotërinjët Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj.Një pritje e ngrohtë iu rezervua z. Haridanaj në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.
Z. Haradinaj mori pjesë ne Meshë. Ai me zonjën Anita u nderuan duke u vendosur në radhën e parë dhe aty ndoqën meshën. Prezantimi që i bëri famullitari i Kishës, dom Pjetër Popaj heroit të Kosovës, u prit me duartrokitje të qindra besimtarëve që kishin mbushur plot sallën e lutjeve. Mysafiri i nderuar i dhuroi Kishës një dhuratë simbolike të Kosvës. Më pas z. Haradinaj u zhvendos në Qendrën Kulturore “ Nëna Terezë” , ku radha për ta takuar dhe për t’u fotografuar me të, ishte shumë e gjatë. Ai u prit tamam si hero. Dom Pjetwr Popaj e prezantoi ish komandantin e Luftws pwr liri para elterit. Z. Haradinaj i dorwzoi Kishws Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrws” njw dhuratw simbolike si mirwnjohje pwr punwn e shkwlqyer qw zhvillon ky institucion fetar pwr ruajtjen e traditave kombwtare, gjuhws dhe kulturws shqipe.
Po ditën e dielë z. Haradinaj është takuar me kryetarin e qytetit të Mannhatan-it, z. Stringer. Kryetari i Aleancës Haradinaj ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe përgatitjet që po bëhen në prag të zgjedhjeve lokale që do të organizohen në vjeshtën e këtij viti. Ai ka bashkëbiseduar më kryetarin Stringer për modalitetet e qeverisjes lokale si dhe ka folur për vizionin që ka AAK për qeverisjen lokale në Kosovë.
Kryetari i Manhatenit z. Stringer dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje, i kanë ndarë kryetarit Haradinaj një mirënjohje me dedikim Heroit të Kombit – njeriut të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari Stringer i ka shpejguar kryetarit Haradinaj për raportet e mira që ka me komunitetin shqiptar, për rolin dhe rëndësinë e këtij komuniteti në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në Manhaten dhe më gjerë në SHBA.
Të dielën e 22 shtatorit, i shoqëruar nga z. Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj , zoti Haradinaj dhe zonja Anita, ishin në një takim me ambasador Wizner.
Një takim i përzemërt ishte edhe ai i mbrëmjes të së dielës, ku dega e Vatrës Hudson Valley, shtroi një darkë në Restorantin Fiorino, pronë e bashkatdhetarit Sabit Bytyçi, një nga vatranët e hershëm dhe anëtar i Këshillit të Vatrës.Në këtë darkë ishin të pranishëm edhe kongresmen Eliot Engel dhe ambasador Menzes, Konsulli i përgjitshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, anëtari i Asamblesë të shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj e të tjerë.
Të Hënën e 23 shtatorit, ish kryeministri i Kosovës, z. Haradinaj, ishte i ftuar në Columbia University për të zhvilluar një ligjëratë për Kosovën. Ai ligjëroi në Shkollën Për marrdhënie Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Kolombias në New York, e njohur si auditor i hapur i fjalës së lirë nga shumë personalitete botërore. David Philips ka prezantuar ligjëruesin duke vlerësuar figurën e tij si një luftëtar popullor me përmasat e heroit dhe një lider me vizion bashkekohor. Më pas z. Philips foli për Kosovën, qëndresën dhe luftën e saj, dhe përpjekjet për ndërtimin e shtetit, për diplomacinë, për ndërhyrjen dhe mbështetjen amerikane etj. David Philips është i njohur mes shqiptarëve edhe me librin e tij” Liberating Kosvo- Coercive Diplomacy and U.S Intervention.”
Në ligjëratën e tij, me një anglishte elokuente, në një auditor ku kishte studentë e pedagogë, studiues të interesuar, Ramush Haradinaj, fitoi admirim dhe u duartrokit nxehtësisht. Pa letra përpara ai foli për Kosovën martire, qëndresën e saj stoike ndaj dhunës së regjimit të Millosheviçit, lufën për liri, mbështetjen amerikane dhe europiane, foli për Kosovën shtet i pavarur, njohjet ndërkombëtare, përballjen sot me problematikat e reja dhe të vjetra,foli për veriun, për marrdhëniet ndëretnike dhe ato fetare, për marrdhëniet e Kosovës me shtetet fqinjë, për burokracinë dhe korrupsionin dhe shpalosi vizionin e vetë për ndryshimin e gjendjes, foli për popullin e mrekullueshëm, për moshën e re të pupullsisë, për resurset natyrore të Kosovës etj.
Pas ligëjratës u bënë shumë pyetje që Haradinaj u përgjigj me qetësi dhe argumente.
Në takim ishin edhe veprimtarë të Komunitetit shqiptarë si Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Lumi Hadri, Elmi Berisha, Anton Raja, Mimoza Ferra, Grid Roji, Uk Lushi,e të tjerë.
Një vizitë shumë të suksesshme zhvilloi z. Haradinaj në Washington DC. Ai është takuar me personalitete të larta, me senatorë dhe kongresistë si dhe në Departamentin e Shtetit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është pritur nga drejtues të Firmës së njohur Ligjore Ndërkombëtare si presidenti i saj Dr. Paul Williams, nga Mort Abramowtz dhe Jim Hooper, drejtor menaxhues i PILPG, ka vizituar Senator Dole dhe Asistentin e tij Marshall Harris. Një pritje të veçantë i ka rezervuar edhe ndihmës sekretari Philip Reeker. Z. Haradinaj dhe zonja e tij u takuan në Departamentin e Shtetit me z. Jonathan Moore, drejtor për Europën Jugore dhe Qendrore. Një takim i veçantë ishte dhe ai i organizuar me kongresistët e Komitetit për çështjet Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve;
David Kohls,Cong. Eliot Engel,Co-Chair Robert Aderholt, Cong. Joe Rowley(NY), Cong. Rohrabacher(CA), Senator. John McCain(AZ),Senator. John Barrasso(WY) dhe Cong. Ileana Ros- Lehtinen(Fl).
Me plot emocione ishte takimi që u zhvillua në zyrën e senatorit të Arizonës John McCain, i cili duke vlerësuar rolin e z. Haradinaj në luftën për liri, tregoi vështirësitë me të cilat ai qe përballur gjatë luftës së Vietnamit. Senator McCain i tregoi Haradinaj, një fotografi që e mbante të zmadhuar dhe të futur në korrnizë në zyrën e tij, të cilën ia kishin sjellë kohët e fundit nga Vietnami. Ishte një foto që dëshmonte një ngjarje të tërë kur vietnamezët e torturojnë. Biseda ishte tepër miqësore.
Në të gjitha takimet u fol për situatën në Kosovë, marrdhëniet me Serbinë, problemet e Veriut,marrdhëniet me shtetet fqinjë, shtimin e njohjeve të reja, zgjedhjet e afërta lokale etj.(D. greca. Botoi Dielli, shtator 2013)
DITA E MBRAME E RAMIZ ALISE
Nga ILIR SECI/ Kur ra zilja e telefonit ,Sali Berisha u zgjua menjehere dhe neper terr hapi celularin…zeri i Guro Zenelit sekretarit te Ramiz Alise e zgjoi menjehere…-“Shoku Ramiz eshte ne momentet e fundit te jetes se tij!”-mezi degjoi zerin e Gurit mbytur nga ngasherimi…”Eja se te ka kerkuar!”… Berisha pa oren,ishte 4:04 minuta,data 7 tetor 2011…Ora dallohej qarte ne ekranin e iPad 4 ate qe e kishte fiksim dhe qe e mbante gjithmone te koka e shtratit…Fillimisht Berisha u perpoq te merrte mend se cfare po ndodhte?!Ishte ora kater e mengjesit dhe zeri i Guri Zenelit,sekretarit te shokut Ramiz menjehere i kujtoi nje mengjes Dhjetori 1990 kur po ashtu kaq heret ne mengjes e pati thirre qe te shkonte ne Qytetin Studenti.Sikur te mos ishte celulari dhe ndrizimi fosforeshent I ores ne ipad 4 Sali Berisha do kishte kujtuar se kishte pare nje enderr .Por timbri I zerit ne telefon ishte real,bile Guri ende po fliste,se cpo thoshte!?…Berisha u kthye menjehere ne realitet,u shkund nga perhumbja…
“Erdha menjehere!”-I tha Gurit…u ngrit dhe u vesh me nxitim…
“Per ne spital!’-u tha Sali Berisha shoferit dhe rojave qe nxituan me vrap ta ndiqnin…
Duke ngjitur shkallet nga dy e tre njeheresh Berisha hyri me vrap ne dhomen ku dergjej Ramiz Alia…Shkoi menjehere te shtrati edhe ja shterngoi doren.Ne te djathte te shtratit pa Sabit Brokajn I cili e shikoi venger…ne fakt kurre nuk e kishin honepsu rnjeri-tjetrin!Pastaj u kthye dhe shikoi rreth e rrotul…ne dhome gjendeshin te gjithe…Gramoz Ruci ne te majte te shtratit po I vinte nje komprese ne balle shokut Ramiz,Fatos Nano kish hequr syzet dhe po fshinte lotet,Nexhmije Hoxha rrinte te kembet e shtratit shume e pikelluar…me tutje s’kishte si te mos binte ne sy Edi Rama me i gjati aty,Paskal Milo,Ilir Meta,Aleksander Meksi,Prec Zogaj…Ne qoshe te dhomes Namik Dokle po perpiqej te qetesonte Pandeli Majkon qe me sa shihej ishte zalisur…
“Ku eshte Skender Gjinushi?!”-pyetiSali Berisha…
“Ne banjo!” i thane,”ska dy minuta qe shkoi”…
“Interesant me kete njeri!”-tha Berisha,”sa here vij te Ramiz Alia ne banjo do e gjej!”
“Lere me,Sali!”,I thane te gjithe njezeri,”sa shume ja ke permende edhe ti o burre!”
Pas kesaj u pane nder sy te gjithe me nga nje shikim kuptimplote edhe asnje nuk foli.Ne korridor u degjua zhurme hapash te nxituar…
“Po ju mar pse s’me kini thane!”-u tha sa hyri ne dere Jozefina Topalli,”gjithnji me mbani te mshefta mu!Edhe une jam pjese e ketij grupimi!I pelqen apo nuk I pelqen disave”…me siguri nje aludim I qarte per Nexhmije Hoxhen e cila kishte kthyer shpinen…
“A ka shprese me e cu jashte shtetit?!”-pyeti Berisha …
“Ka qene France dhe ska me shprese!”-tha Guri Zeneli,”Ishte kerkese e tij qe ne momentet e fundit t’u shihte edhe njehere te gjitheve bashke” …Si atehere ne Dhjetor 1990 para se te merrnit detyrat perkatese!”…
“Me duket se po permendet!”-thirri Gramoz Ruci…
Pasi hodhi nje shikim te perhumbur Ramizi u tha:
“Ejani bijte e mi!Afrohuni edhe njehere rreth meje!Jam I kenaqur qe jeni te gjithe ketu sot!Une me sa shihet nuk e kam te gjate edhe thashe t’u shoh edhe njehere bashke tu jap amanetet e fundit!U bene 20 vjet qe kur ju pata lene detyrat e PPSH-se e me keni bere qejfin shume se I kini zbatuar pike per pike!20 vjet qe shqiptaret gelltisin kete corben tone te quajtur demokraci e as po di t’I leshoje barku!”-me nje sforcim Ramiz Alia u mundua te qeshte por me shume leshoi nje krakerrime si korb…
“Ne te patem thane atehere shoku Ramiz”-nderhyri Fatos Nano,”Ti kishte dyshim se a do mund te luanim pjesen si duhet!E sheh sa bukur e kemi sjelle gjithshka deri sot 7 tetor 201?!”…
“Avash,avash Fatooos!”-kerceu Sali Berisha,” ne kete mision nuk ke qene vetem ti!Une kam meriten e madhe sepse mue me ra misioni ma i veshtire…me rrejte e me terhjeke mbrapa pjesen e pakenaqun,pjesen e te perndjekurve,rinine,studentet,ata te cilet ishin kercenim i vertete per pushtetin tone!Ti e kishe kollaj Fatos se mbas teje kishe krejt komunistet!”…
“Permbahu Sali!”-peshperiti Ramizi,”ke luajte rol te jashtezakonshem e pa ty kurre nuk do ishte permbushe ky mison me kaq sukses!Keni bere pune te jashtezakonshme te gjithe!Gjithe keto vite vetem kontigjenti yne u pasuruan edhe perlane gjithe pasurite e vendit!Pronareve te ligjshem nuk ju kthyem asnje prone…Te perndjekurit mbeten mbrapa e asnje leke nuk kane marre!Lere me vendosjen e drejtesise!Pra si pata thene une ne fillim ashtu edhe e realizuat:”Fitimtaret fitimtare,te humburit te humbur!”…Kurse per ty,Fatos Nano kam vetem nje verejte!Pse ja le partine Edi Rames?!Gjithmone kemi pase probleme me kete djalin e Kristaqit!Sa here na eshte ankuar edhe vete shoku Kristaq se s’dinte c’te bente me te!”
Edi Rama u afrua e me duart e mbledhura para si kalama i zene ne faj tha:”Shoku Ramiz ashtu eshte por kam ndryshuar!Jam mbushur mend,jam bere me I matur!Kam Rilindur,bile edhe moton e fushates se ardhshme ashtu do e ve “Riliindje”…
“Kam vetem hallin se mos na del duarsh!”-peshperiti Ramizi,”nuk e kam hallin se na del duarsh nga ana ideologjike se e di qe eshte yni, por I trembem stabilitetit mendor te tij!”…Se jane ca gazetare mistrece qe gati jane te publikojne gjithshka!Harruat Mero Bazen kur pati nxjerre fotot nudo te gazeta “Tema”!?”…
“I pademshem eshte Merua!Mos u beni merak!”-foli Gramoz Ruci…pastaj pasi u zgerdhi pak vazhdoi ”po e teproi kam nipin tim Gjoleke Malaj qe I jep honorarin sipas qejfit!”…
“Mos u bej merak per Edi Ramen shoku Ramiz!”-nderhyri Skender Gjinushi qe sapo kishte ardhe nga banjoja,”Kemi Gramoz Rucin aty qe nuk I shqitet e ka nen vezhgim!”…”Ne e zgjodhem Edi Ramen sepse e bente gjithshka me bindese!Shkrihesh gazit kur e sheh si ben polemika me Doktorin!Athua se e ka me tere mend!Nganjehere edhe une vete qe I di mire si jane punet e kam zor ta besoj se shtiret!”…
“Po por mos ta benim 21 janarin per pak desh u dekonspiruam!”-foli Edi Rama me ate tonin e tij,”njerezit kishin filluar ta kuptojne ngapak lojen tone e s’patem rruge tjeter vec te sillnim ca militante nga rrethet e te benim ate qe beme!Ajo mjaftoi per te mjegulluar mendjet e shqiptareve edhe per disa kohe!”…
Biseda u ngjall,filluan te hedhin romuze dhe te rrahin shpatullat e njeri-tjetrit…Sic duket ngazellimi I madh ishte I paperballueshem per Ramiz Aline sepse aparaturat nisen te sinjalizojne,doktoret dhe infermieret erdhen me vrap…Ate moment shoku Ramiz mbylli syte pergjithmone!Pandeli Majko u alivanos perseri,Ilir Meta nis te qante me gulce…te gjithe u prene e nisen kujen!Nexhmije Hoxha cirrte faqet…
“Dale dale!”-mblodhi veten I pari Sali Berisha, “Shoku Ramiz na la por duhet te permbahemi dhe te vazhdojme misionin!Cfare duhet bere tani?!Te therrasim nje klerik,cfare duhet thirre,prift,pop,hoxhe dervish?…Cfare?!…
“Therritni nje prift ortodoks!Meqe eshte edhe Censusi,regjistrimi i popullsise 2011 le te varroset si ortodoks ose minoritar edhe me mire!”-t ha Spiro Ksera prania e cilit as ishte verejtur deri atehere,”ne ja njohim meritat per ne minoritaret!Ja shkoj une tashi e sjell Hiresine e tij Janullatosin!?”
“A ta thrrasim ndonje prift?”-tha Jozefina,”ne mos ardhte e kapim per zhelesh!”…
“Jo jo!”-tha Fatos Nano,”ndoshta duhet te therrasim Hoxhe sepse Ramiz eshte emer mysliman!Po edhe per te thirre Hoxhen duhet ta dime se a ka qene i bere synet shoku Ramiz?!”…
“Po po ka qene i bere synet!”-i shpetoi Nexhmije Hoxhes…
”Ah korba une…me te degjuar e kam!”- u shfajesua kur pa se te gjithe e shikun me habi…
“Tashti ju e dini vete secili jush se cfare duhet te bejme ne te ardhmen”-u thane njezeri Fatos Nano e Sali Berisha,”sipas mesimeve te shokut Ramiz qe u pati bere nje zberthim direktivave te Katovices do mbajme te njeten linje!Do shtiremi sikur jemi kundershtare se vetem ashtu mashtrohet populli dhe mbahet nen kontroll!Antikomunistet e vertete ose shtresat e pervuajtuara nuk duhen sjelle ne krye!Kjo te jete e qarte!”
“Une tashi po iki me prêt helikopteri per te vajte ne Korce ku kam nje takim me perkrahesit e djathte”-tha Sali Berisha,” nuk duhet te me shohe njeri ketu!…Ndersa ju mbani ceremonite dhe nderimet e duhura per kete burre qe na solli te gjitheve ne pushtet!Po deshet thirrni edhe Dritero Agollin t’ia thure nje elegji shokut Ramiz ashtu si ate Elegjine qe ja pati qare shokut Enver!”…(Marre nga www.radiandradi.com)
NAAC,udhëheqësit shqiptarë në darkë festive
Nga Ilir IKONOMI/
Një numër udhëheqësish shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia morën pjesë mbrëmë në darkën e përvitshme të shtruar në Nju Jork nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një organizatë që nxit paqen dhe zhvillimin ekonomik në Ballkan. Organizata nderoi me çmime Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker dhe nobelistin e paqes, Muhammad Yunus. Të ndjekim materialin e përgatitur nga kolegu Ilir Ikonomi.
Çdo vjeshtë, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan mbledh në një sallë udhëheqës dhe personalitete të ndryshme shqiptare nga Ballkani, të cilët vijnë në Nju York për të përfituar nga fakti që këtu mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ky është viti i 17 që Këshilli nderon njerëz të cilët kanë kontribuar në favor të shqiptarëve kudo që ndodhen. Mes atyre që janë nderuar në të kaluarën kanë qenë ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-kryeministri Tony Blair.
Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, e cila kishte njoftuar se do të merrte pjesë, tha se një konflikt në programin e saj e kishte detyruar të ndryshonte planet.
Në darkë ishin Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, kryebashkiakja e Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i Bashkisë së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Jashtë sallës, një grup shqiptarësh të ardhur nga Miçigani, që përfaqësonin Malësinë, thanë se protestonin kundër pjesëmarrjes në darkë të Kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç. Një përfaqësues i Këshillit Shqiptaro-Amerikan i tha Zërit të Amerikës se nuk ishte e vërtetë që zoti Gjukanoviç ishte ftuar.
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, u nderua me çmimin “Duart e Shpresës”. Ai tha në fjalimin e tij se brenda këtij viti, u pa qartë se një e ardhme euroatlantike është e mundur për të gjithë.
“Kroacia hyri në Bashkimin Evropian më 1 korrik, Mali i Zi ka bërë përparime në këtë rrugë dhe më 19 prill të këtij viti, Kosova dhe Serbia arritën një sukses historik dhe tani po zbatojnë marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Në Shqipëri, zgjedhjet e fundit u zhvilluan mirë dhe ne, qeveria amerikane jemi veçanërisht të kënaqur që parlamenti i ri, si qeveria e kryesuar nga Zoti Rama, ashtu edhe opozita, janë mjaft të angazhuar për ta çuar përpara Shqipërinë si një aleate e shquar e NATO-s në rrugën evropiane. Dhe, siç e kam zakon t’u kujtoj miqve të mij, më shumë Evropë nuk do të thotë më pak Shtete të Bashkuara,” tha ambasadori Reeker.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, tha se arritjet e shqiptarëve do të kishin qenë të vështira pa ndihmën e miqve dhe aleatëve:
“Pa dyshim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe aleati ynë më i madh. Ato kanë qenë të pranishme në momentet më kritike të fatit tone dhe gjatë arritjeve historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve,” tha zoti Nishani.
Kryeministri Edi Rama tha se sukseset e shqiptarëve të Amerikës janë një shembull i qartë se sa e suksesshme mund të jetë Shqipëria në rrugën e saj për t’u bërë një demokraci e zhvilluar. Ai tha se përulet me admirim përpara komunitetit shqiptaro-amerikan që është një thesar kombëtar:
“Do të doja të ritheksoja gatishmërinë dhe dëshirën time të plotë për t’ju angazhuar juve që të ecim së bashku me një frymë të re bashkëpunimi në këtë fillim të ri të qindvjeçarit të dytë të Shqipërisë së pavarur,” tha Kryeministri Rama.
Ai u bëri thirrje shqiptaro-amerikanëve për të kontribuar, sipas fjalëve të tij, “për shpëtimin e ekonomisë së Shqipërisë, që është në një gjendje shumë të vështirë.”
Kryeministri Hashim Thaçi falenderoi zyrtarët amerikanë për njohjet e reja që ka marrë Kosova dhe që e kanë çuar numrin e përgjithshëm në 104.
“Unë vij nga një vend ku pothuajse 100 përqind e popullatës mbështet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam krenar për këtë. E kam për detyrim dhe për nder që t’ju falenderoj të gjithë juve për suksesin e përbashkët në Republikën e Kosovës,” tha Kryeministri Thaçi.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova ka nevojë sidomos për njohjen edhe nga 5 vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur dhe mënyra më e efektshme është duke e bërë Kosovën një vend më të mirë.
“Kjo do të thotë në radhë të parë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe duke e bërë Kosovën një vend të sigurtë për investime private,” tha zoti Haradinaj.
Profesor Mohammed Yunus, laureat i çmimit Nobel të Paqes për vitin 2006, foli me shembuj konkretë se si funksionon programi i tij për t’u dhënë kredi të vogla të varfërve.
Në komentet për Zërin e Amerikës, Profesor Yunus tha se programi në Shqipëri sapo ka filluar dhe ai është optimist:
“Nuk shikojmë ndonjë vështirësi. Kemi disa kufizime në financim, por një interesim të jashtëzakonshëm për këtë lloj biznesi social.”
Njerëzit, sidomos të rinjtë janë të interesuar për biznesin social. Shikojmë një entusiazëm shumë të madh, tha profesor Yunus.
- « Previous Page
- 1
- …
- 494
- 495
- 496
- 497
- 498
- …
- 599
- Next Page »