• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KISHA E PËRMETIT, FOLËN DHE PANEPIROTËT E AMERIKËS

August 28, 2013 by dgreca

Duket se panepirotët e Amerikës nuk mund të heshtnin për ngjarjet në Kishën e Përmetit pas mllefit të Janullatosit, “kalit të Trojës të helenëve” në Tiranë, pasi ata kane nje jete qe punojne dhe enderrojne per Shqiperine e Jugut.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, kjo organizatë e konsideron sulm brutal ndaj Kishës Ortodokse ndërhyrjen e përmbarimit më 16 Gusht për të nxjerrë prej ambienteve të Pallatit të Kulturës klerikët dhe objektet e shenjta të kishës.

Sipas  Federatës së minoriteteve greke në Amerikë, sulmi është kryer nga banditë mercenarë të punësuar nga qeveria e kryeminsitrit Sali Berisha, të cilët thyen ikonat e shenjta dhe kryqet, dhe kanë sulmuar besimtarët që u përpoqën për të mbrojtur Kishën e vetme Ortodokse në këtë qytet.

“Sulmi ndaj Kishës së Virgjëreshës, në mëngjes pas ditës së festës, ringjalli kujtimet e këqija të përpjekjeve të fundit nga qeveria në largim e kryeministrit Sali Berisha, duke ngacmuar dhe trembur minoritet ortodokse  greke të Shqipërisë”, tha Presidenti i RFO, Dhimitrios Koutoulas.

“Sjellja ekstreme e autoriteteve komunale në Përmet, është bërë me mbështetjen e qeverisë Berisha, ajo ishte e papërgjegjshme për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.”

Koutoulas i bëri thirrje administratës së presidentit Obama dhe Kongresit të SHBA të nxisi qeverinë shqiptare për t’u kthyer kishën e Përmetit të krishterëve ortodoksë, të cilën e nderojnë dhe që e kanë ndërtuar paraardhësit e tyre.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: kisha e permetit, Panepirotet e Amerikes

Berisha takon drejtoreshën e BB, shpreh shqetësimin për fatin e administratës

August 27, 2013 by dgreca

Kryeministri Berisha priti sot një grup të Bankës Botërore, të kryesuar nga znj. Ellen Goldstein, Drejtore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore.Znj. Goldshtein i tha Kryeminstrit që erdhi në këtë takim për të përcjellë vlerësimet më të larta dhe falenderimet më të përzemërta të drejtuesve të BB dhe të gjithë ekipeve që kanë punuar me qeveritë Berisha për 8 vitet e qeverisjes së fundit e më parë. Ka qenë një bashkëpunim i ngushtë dhe shumë i fryshëm, një partneritet konsekuent dhe i fuqishëm, në reformat e mëdha të ndërmarra dhe që ne shpresojmë, u shpreh ajo, që BB të ketë kontributin e saj nga bashkëpunimi, në arritjet tuaja.

“Ju keni luftuar dhe keni bërë që Shqipëria nën drejtimin tuaj të cilësohet si kryereformatore e ekonomisë. Falë lidershipit tuaj, nuk është aspak tepër të thuhet që Shqipëria ia doli mbanë të lundrojë mbi krizën globale, të mbajë një ekonomi të qëndrueshme e me rritje”, – tha znj. Goldstein.

Kryeministri Berisha e falenderoi znj. Goldstein për bashkëpunimin e gjatë e të mrekullueshëm të Bankës Botërore me qeverinë e tij, si partnere e rëndësishme në arritjet e vendit në këto 8 vjet. Institucioni që ju përfaqësoni dhe zyra e tij në Tiranë , u shpreh Kryeministri, ka qenë gjithmonë një partner eficent e frutdhënës, që i ka dhënë vendit një ndihmë të paçmuar.

Përfaqësuesja e BB i tha Kryeministrit që institucioni i saj do të vazhdojë mbështetjen e qeverisë së re për vazhdimësi e zhvillim të qëndrueshëm, siç ka bërë dhe deri më sot, duke i sugjeruar qeverisë së re si fusha përqendrimi të bashkëpunimit: energjinë, menaxhim financiar, forcimin e konkurueshmërisë dhe shtimin e vendeve të punës, mbrojtja sociale, mbrojtja e ambientit etj..”I kemi sugjeruar qeverisë së re, të krijojë vazhdimësi e të mos fshijë rezultatet pozitive të reformave dhe institucioneve të ndërtuara, por të vazhdohet e çohet më tej investimi në ato fusha e sektorë”.

Kryeministri Berisha u shpreh se socialistët kanë përcjellë mesazhe konfuze në lidhje me biznesin. Deklarata e tyre për të ashtuquajturën vendosje të kriterit të meritës në rekrutim është thjesht një maskim i përpjekjes për të çmontuar administratën shtetërore ekzistuese. Ata po përpiqen me të gjitha format për të larguar nga puna me mijëra e mijëra punonjës e për t’i zëvendësuar ata me militantët që duan të shpërblejnë. Qeveria e re po përpiqet të zhbëjë të gjitha praktikat dhe arritjet e deritanishme. Kështu, deklaratat e tyre për masterplane të reja në bregdet e gjetkë kanë synim mbrojtjen e bizneseve të tyre.

Znj. Goldstein e falenderoi dhe një herë Z. Berisha për gjithë kontributin dhe bashkëpunimin e dhënë në zhvillimet e vendit dhe i kërkoi bashkëpunim po aq të frytshëm edhe si opozitar.

Kryeministri Berisha i ktheu falenderimet edhe njëherë dhe i premtoi se do të qe një opozitar shumë aktiv, në të gjitha momentet e zhvillimit të vendit, si zëdhënës e mbrojtës i interesave të të gjithë shqiptarëve.

Filed Under: Kronike Tagged With: Berisha, drejtorja e Bankes Boterore

Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan në Kosovë

August 26, 2013 by dgreca

Partneriteti rajonal i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve Amerikan/

“Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan është çdo ditë e më tepër i përkushtuar në promovimin e Kosovës përball investoreve amerikan duke i inkurajuar ata për të investuar. Është e vërtet se duhet të bëhet më tepër në eliminimin e barrierave të ndryshme në mes shteteve të rajonit me qëllim të promovimit të partneritetit dhe dialogut të mirëfilltë dhe nga e tera kjo do të reflektojënjëfryme e re pozitive e cila do të inkurajoje këtainvestorëpër të investuar në një treg gjeografikisht më të zgjeruar dhe me popullatenumerikishtë më të madhe”, theksoi z. AvniMustafaj – Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan gjatë vizitës që i beri sot Odes Ekonomike tëKosovës me ç’rast u prit nga Kryetari i OEK-ut z. Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtorë.

Jemi tëvetëdijshëmpërrëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëveçanti falë kontributit që SHBA-të kanë dhënepërKosovën qoftënë të kaluarën por edhe tani në shumë aspekte si politik , ekonomik, social , kulturor , edukativ etj. Prandaj e tëra kjo na obligon tëavancomi sa mëtepër qëështë e mundur në bashkëpunimin ekonomik në mes të dy shteteve mike.

Nëveçanti duhet vlerësuar lartë kontributin e KëshillitKombëtar Shqiptaro – Amerikan për angazhimin unik përçështjenshqiptare e në veçantipërçështjen e Kosovës. Biznesmen nga ky Këshillëkanë qenë dhe janë ndër shtyllat kryesore të procesit të privatizimit në Kosovëku kapitalin e tyre te fituar në SHBA e investuan në Kosovë. Ky Këshillëështënjë dritare promovuesee realitetit kosovare dhe mbi të gjitha promotor i vlerave shqipëtare në SHBA ku përmes aktiviteteve permanente përmirëson imazhin e Kosovës kudo.

Është koha kur përinvestorët e huaj të krijohen kushte më të favorshme e në veçanti përmërgatënshqipëtare kudo qëështë të kemi një pako të veçantë stimuluese për investime. Duhet tëeliminohendukuritë negative me të cilat ata ballafaqohen në Kosovë dhe vërtet ekonomia të ju prezantohet si prioritet nacional, theksoi Kryetari i OEK-ut z. Safet Gërxhaliu me këtë rast.

Në fund të dyja palët u pajtuan që të konkretizojnë bashkëpunimin me aktivitete të përbashkëta konkrete në sferën ndërkombëtare.(Bota Sot)

Filed Under: Kronike Tagged With: en Kosove, Keshilli Kombetar, Shqiptaro-Amerikan

Albania’s New Leaders Slam Port Privatisation Deal

August 26, 2013 by dgreca

The Socialist Party, which won June’s parliamentary elections, promised to reverse a decision by the outgoing centre-right government to privatise the ferry terminal in the port of Durres.

“The privatisation of the port of Durres, announced on August 19, is another attempt to plunder public assets based on a process that lacks transparency,” Socialist MP Ermonela Felaj told a press conference on Sunday evening.

Felaj promised that the decision will be reversed by the new Socialist government at its first cabinet meeting next month.

“We call on the prosecutor’s office to launch an investigation over the plundering of public assets,” she added.

The port of Durres is Albania’s main trade and transportation centre, with nearly 850,000 passengers and 3.2 million tons of cargo passing through its docks every year.

The tender for awarding a concession for the port’s ferry terminal was held on June 20, but it was only recently revealed by the public procurement agency that it was awarded to a joint venture from Betailigunsgezelshaft MBH and Global Albania Networking, working together under the name Albanian Ferry Terminal Operator.

The company will pay 3.2 million euro to state coffers, with proposed investments of 4.15 million euro.

The ferry terminal was built with a 15 million euro loan from the European Bank for Reconstruction and Development. It includes 5,000 square metres of service and duty-free space, and a parking lot for 2,000 cars.(Besar Likmeta)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: albania's New leaders, Besar Likmeta, privatision Deal, slam port

“Shqipëria e Gjeneratës Tjetër ”: Do hapim një epokë të re për territorin

August 26, 2013 by dgreca

Shqipëria gjendet në kushtet e një emergjence sa i përket zhvillimit urbanistik të vendit. Me këtë këmbanë alarmi e ka nisur ditën e parë të konferencës me temë “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, kreu i PS dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Sipas Ramës, nevojitet hapja e një epoke të re për një zhvillim të integruar, dhe për këtë shtoi ai, duhet ndryshuar modeli i qeverisjes së territorit, duke ndjekur modelet më të mira dhe më suksesshme të vendeve të BE.

“Ne sot jemi në kushtet e një emergjence kombëtare. Gjendjen jashtë kontrollit duhet ta trajtojmë si një gjendje të jashtëzakonshme dhe masat që do marrim do jenë të tilla. Kemi dhe sfidën e një transformimi të madh social. Për ne territori është ekonomi. Duhet të mbyllet epoka kur paratë e shqiptarëve u investuan kuturu, planet kuturu, zhvillimet në qytete kuturu. Të hapet një epokë e re e një zhvillimi të integruar. Do ndryshojmë modelin e qeverisjes së territorit, duke ndjekur modelet më të mira dhe më sukseshme të atyre vendeve që janë sot pjesë e BE” tha ai.Rama tha se socialistët nga sot hynë në rrugën e alternativës për të cilën u votuan pasivisht teksa e krahasoi ndryshimin me atë që ndodhi në vitin 1992.

“Nga sot ne hyjmë në një rrugë tjetër, në rrugën e asaj alternative që ne kemi propozuar dhe jemi votuar masivisht nga shqiptarët. Për një ndryshim, që për nga nevoja e brendshme, është e krahasuar vetëm me ndryshimin e vitit 1992″

Prej kohësh, theksoi Kryesocialisti, kemi konstatuar që modeli i ndjekur në të gjithë këto vite ka shterruar, duke hapur plagë të mëdha në territorin e vendit, në jetën sociale dhe ekonominë e vendit.

“Sot mblidhemi me një grup të gjerë protagonistësh, planifikues urbanë, arkitektë, ekonomistë, të ardhur nga e gjithë bota, për përpjekjen e madhe të një modeli të zhvillimit të vendit që sot ka nevojë urgjente për të adresuar problemet e veta në një qasje krejt të re. Modeli i zhvillimit i ndjekur gjithë këto vite ka shteruar duke hapur plagë të mëdha në zhvillimin e vendit dhe ekonominë e vendit. Sfidat janë të mëdha, në fokus do të jetë territori dhe ekonomia. Ne besojmë që deri sot vendi ka rënë viktimë e një zhvillimi kautik. Pika më e dobët e konstatuar edhe nga KE, aletatët dhe partnerët tanë është hendeku në rritje mes asaj që ligjërojmë në letër dhe asaj që zbatojmë në realitet. Këtu jemi për të vendosur piketet për drejtimin e vendit” deklaroi Rama.

Për përballimin e kësaj sfide Kryeministri i ardhshëm theksoi se vendit tonë më shumë se kurre i nevojitet ndihma, kontributorët dhe partneriteti nga jashtë.

 

“Për të ndryshuar krejtësisht Shqipërinë na duhen kapacitete planifikuese, implementuese, dhe kapacitete njerëzore, të cilat i kemi të pamjaftueshme për të përballuar sfidën. Ndaj na duhet partneritet në këtë përpjekje. Kemi fatin të punojmë në kushtet kur Shqipëria ka miq dhe partnerë shumë të mirë, institucione ndërkombëtare të gatshme për të ndihmuar. Të gjithë këta kontributorë ne duam që të shtohen dhe të mbeten të lidhur me një proçes sa qeverisës aq dhe emancipues si për pushtetin vendor ashtu dhe atë qëndror”  shtoi ai.

Lidhur me zhvillimin urban, Rama nënvizoi se nevojitet kalimi në plane rajonale, përmes të cilave shteti duhet të  jetë ai që të drejtojë zhvillimin e territorit, jo individi.

“Para se të vija këtu, fola me një ekspert nga Hollanda e do doja që ai të shpjegonte zhvillimin urban atje ai ku nuk shihet si proces i izoluar nga zhvillimi social. Një nga arsyet e falimentimit të planeve të territorit është se ato janë zhvilluar në kundërshtim me tendencën e zhvillimit social në Shqipëri, nisur që nga ndryshimet demografike të mëdha. Asnjëhërë nuk u mor përsipër përballimi i qasjes me këtë sfidë të kohës. Të ashtuquajturat plane rregulluese kanë rezultuar tërësisht të padobishme për këta që janë stabilizuar rreth e qark qyteteve.Komunat kufitare janë kthyer nga territore të zhvillimit rural në sheshe ndërtimi për banesa e vetëm banese. Pra, ne duhet të kalojmë në plane rajonale. Një nga gjërat që duam të bëjmë është që ta vëmë nga një ndjekës impotent të zhvillimeve në drejtues. Kjo është e mundur në rast se që nga ministrat e pastaj drejtuesit e niveleve të ndryshme do të kuptojnë atë që u tha këtu se duhet të shkrijmë kufijtë e vendosur mes sektorëve, mes administrative dhe të ndërtojmë një qasje të integruar. S’mund të bëjmë më plane si piktura në letër që s’kanë lidhje me realitetin për të marrë nga donatorët fonde për të ndërtuar strategjira pas strategjirash, sepse kemi krijuar një bibliotekë të madhe me letër të pavlefshme, “-tha Rama.

Ndërkaq Zv.Kryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi, tha se nuk jemi në zhvillim, por në nisjen historike të proçesit.

“Kjo e sotmja nuk është një zhvillim, por një rinisje historike nga fillimi dhe që përkon me fundin e tranzicionit shqiptar. Me këtë takim ne duam të marrim ide, që mund të jenë edhe të kundërta dhe do na duhet neve që jemi këtu për të ndërtuar ato qëndra që po diskutohen, ato qëndra kreative dhe ku pjesëmarrja e profesionistëve shqiptarë të fushës do jetë e pashmangshme.”

Eglantina Gjermeni, e cila do të mbulojë fushën e turizmit në qeverinë Rama tha se “ne synojmë të marrim modelet më të mira të rajonit dhe do të mbështetemi në atë që është bërë më mirë deri tani.”

Arkitektët dhe urbanistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë, më datat 26-27 gusht, në konferencën “Shqipëria e Gjeneratës tjetër”, që është organizuar nga Partia Socialiste. Ndersa sot diskutimet ekesperteve te huaj do te perqendrohen mbi territorin, neser debati do jete i fokusuar ne ekonomi.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: epoke e re me territorin, Shqiperia e Gjenerates tjeter

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 497
  • 498
  • 499
  • 500
  • 501
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT