• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJIROKASTRA KA NDERUAR PRESIDENTIN E NDERIT TË VATRËS

July 21, 2013 by dgreca

–Kryetarit të degës së Vatrës të Jacksonvill, z. Adriatik Spahiu, i dorëzohet nga kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, z. Flamur Bime,  çertifikata “ Agim Karagjozi-Qytetar Nderi i Gjirokastrës”./

Nga Lek Gjokaj/ Florida/

Megjithese jetojme një oqean larg Shqipërisë mendja e zemra udheton çdo çast drejt Atdheut.Malli i përzier me kujtimet udheton në të njejtat shina.Sigurisht qe edhe Shqiperia nuk i harron  bijtë e vet, nuk harron punën e palodhur te tyre në shërbim të Mëmedheut.Ndaj Bashkia e qytetit të gurtë të Gjirokastres para pak ditesh organizoi një pritje zyrtare për kryetarin e deges se Vatres në Jacksonville Florida zotin Adriatik Spahiu.Në kete pritje merrte pjese stafi i bashkise si dhe mediat lokale.Pas një bisede te ngrohte kryetari i bashkise se Gjirokastres zoti Flamur Bime i dorezoi zotit Spahia çertifikaten ” Qytetar Nderi”  për zotin Agim Karagjozi me motivacionin “Për kontribut të çmuar në organizimin i diaspores në sherbim të Shqiperise.”
Sigurisht që jo vetem zoti Karagjozi që ka një jete të tëre në sherbim të shoqates Pan Shqiptare Vatra por e gjithe shoqata dhe diaspora shqiptare e Amerikes ndihet shpirtërisht e gezuar për vleresimin e madh qe bashkia e Gjirokastres i beri zotit Karagjozi dhe tere diaspores.
Zoti Flamur Bime duke i dhene titullin tha se do të kishte pasur shumë dëshirë qe t’ia dorezonte direkt zotit Karagjozi por largesia oqeanike e bën të pamundur një gjë të tillë ndaj zoti Spahiu si qytetar i qarkut të Gjirokastres dhe si pjesmarres aktiv në shoqaten Vatra do të kete nderin që në emrin e bashkise dhe në emrin personal të tij t’ia direzoje zotit Agim Karagjozi kete çertifikatë nderi dhe vleresimi.
Zoti Adriatik Spahiu duke e marre çertifikatën në emer të Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”,  falenderoi bashkine e qytit për kete vleresim të madh për zotin Karagjozi dhe tere diasporen shqipare të Amerikes.Gjithashtu ai u zotua se perseri Vatra dhe diaspora do punoje me plot përkushtim më të tëra forcat në sherbim të kombit shqiptar që Shqipëria të perparoj dhe të jete një zë i fuqishem në botë në sherbim të komuniteteve shqiptare dhe më gjere..

 

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Adriatik Spahiu, agim karagjozi, Lek Gjoka, Nderi i Gjirokastres

Hapet Bar- akulli në New York

July 20, 2013 by dgreca

*Temperatura brenda në Bar, është 23 gradë Fahrenheit, kjo përkthehet në minus 5 gradë Celsius – Çdo ftohje-emitting bëhet me pajisje automatike që mund të shkrijë dhe ngrijë njëlloj si në Arktik/

SHKRUAN: BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY :  – Bar akulli, pasi mund t’i gjesh vetëm në Arktik, të përdorura më parë nga turistët dhe eksploruesit, ndonjë lokalë të till në, Finlandë, Daninimarkë,  Norvegji apo Suedi, ka zbarkuar në javën e parë të korrikut edhe në Manhattan Midtown, ose, më saktësisht, në hollin e e Hotelit në Midtown “New York Hilton Hotel”.

Gjithëçka ka filluar me nxehtësinë e verës së “çmendur”, dhe që tani njujorkezët janë të gatshëm për të ndier edhe të ” dridhurat e mëdha” të dimriti të akullt – në mes të verës, dhe, në mes të qytetit Manhattan – New York.
Në New Jork, javën e parë të këtij muaji është hapur Bar akulli i parë, i cili gjendet në mes të qytetit në  Midtown New York Hilton në Avenuen e gjashtë. Hyrja kushton 20 dollare dhe përfshin veshje të stilit eskimez me doreza dhe nje gezof me kapuc me push deri tek qafa dhe veshët. “Rezistentët” mund të qendrojnë në se i “preferojnë” të ftohtit, sipas veshjes që dëshiron. Për çdo klient ka një kokteje me pije të ndryshme nën një temperaturë minus 5 gradë Celsius.
Bari është i tërë i bërë prej akulli. Dy “Guvat e akullta”, muret, kollanat ,tavolinat, ulëset, dyshemeja , tavani, të gjitha janë bërë prej akulli – përveç se pjesa e lartme(mbulesa e tavolinave dhe banakut), është prej xhami të trashë, druri dhe mermeri, lëkurë dreri në disa vende, të Barit.
“Muret, dhe gjithçka”, tha menaxheri Chris Eldridge, duke shtuar se “Karriget ku ju keni për t’u ulur në, madje edhe drita mbi kokën tuaj janë bërë prej akulli.”
“Artitektët” dhe krijuesit e këtij Bari, thonë se kjo është gdhendur e gjithë nga pllaka të trasha akulli “100 për qind të sjellura ka Poli i Veriut .”  E vërteta është, që ky Bar, është diçka e veçantë, ekstra- e qartë “carvers” akull sidomos në mes të New Yorkut dhe në mes të verës, – të gjeni një ambjet kaq të përshtatur natyrorë sikur jeni duke kaluar pushimet në Polin e Veriut, i deklaroi njëri prej tyre NY1 . Ai shpjegojë se “Rreth 350 blloqet e akullit, ku secili prej tyre peshon deri në 100 paund, u përdorën për të krijuar një mjedis të ftohtë, që janë menduar për të krijuar imazhin e shpellave në akull të eskimezve, dhe janë bër me qëllim që frekuentuesit të ndjehen mirë në një pasdite Manhattan, kur temperaturat u rritën mbi 40 gradë Celsius.”
Temperatura brenda në Bar, është 23 gradë Fahrenheit, kjo përkthehet në minus 5 gradë Celsius – Çdo ftohje-emitting bëhet me pajisje automatike që mund të shkrijë dhe ngrijë njëlloj si në Arktik –
“Kjo, është një përvojë, që do t’ju qetësojë trupin dhe klientët të relaksohen në mes të kësaj vape të madhe!” thotë në faqen e internetit pronari i kompanisë, i cili këtë koncept e ka krijua më parë në Zelandën e Re nga krijuesi Craig Ling, pastaj ai ka testuar të bëjë të njëjtën gjë, kur ngriti një banesë eskimeze në Olimpiadën 2010 në Vankuver. Ling është tani një partner në biznesin e Nju Jorkut” tha ai.

Për dekorin e saj tha ai është përdorur një gdhendës akulli, i cili ndryshojë pikturat në skulptura në të gjitha anët e Barit. Çdo skulpturë ka të pasqyruara disa muaj, me krijimet, që pasqyrojnë të katë sezonet, vendet e akullta për rreth rruzullit, kafshë të egra, ose madje edhe logot e korporatave dhe produkteve të akullta.
Koncesionet e vetëme në rehati të ngrohtë janë disa kolltukë të mbuluara në faux – lëkurë dreri. Pijet pasqyrojnë qartësin e akullt: më së shumti në vitrinë reklamohet vodka me bazë të koktejeve në porosin e çdo klienti, por ai rekomandohet të mbajë syzet e bëra nga uji artezian. Bartenderi Paulin Stavros, është veshur me të brendshme termike dhe çizme bore, “ashtu si dimër në Nju Jork”, tha 27-vjeçari Stavros. Gjatë frekuntimit dhe në fund bëhet një fotografi në Bar akullin, për çdo frekuentues, e përfshirë në listën e menus, së paguar, në hyrje, duke prodhuar imazhe që të ftuarit mund të marrim më vonë për t’i treguar ato tek familjarët dhe miqtë.
Bar akulli ka një orar mjaft të pranueshem – hapet prej orës 2 pasdite, dhe mbyllet në orën 10 të darkës, fëmijët dhe familjet janë të mirëseardhura, thonë pronarët e lokalit.

Shtypi njujorkez shkruan se kjo është një përpjekje multimillion dollar, ajo kushtojë mbi  5 million dollar për të ndërtuar atë bar në Manhattan –  tha Noel Bowman,.
Klienti i parë Kevin Parker, 36 vjeç, një pronar të pasurive të patundshme, pagoi një shtesë të vogël për të veshur një pallto të bardhë faux-lesh si ai clutched, i eskimezve dhe u ul në Bar “Big Apple” të lokalit me një gotë liker me  limoni. Ai mbeti shumë i impresiunuar dhe tha se “Ky është  Nju Jorku !: I Ëmbël dhe i thekshëm”

Bari është i gjithë i ngrirë dhe të gjitha pijet janë nën akull – jo të ngrira.
Kilentët duhet të paguajnë një tarifë 20 dollar për të hyrë në lokal. Ata janë të pajisur me doreza e të disponueshme dhe një gëzof me kapuç ose xhaketa me lesh faux për  45 dollar . Lokali ka dy dyer metalike të mëdha në atë që është në thelb një shëtitje si “në një frigorifer industrial” dhe mbahet në një temperaturë 23 gradë Fahrenheit – minus 5 gradë Cesius.

Vendi

Bari në New Jork është i treti në zinxhirin e lokaleve të aktullta që puojnë në minus 5 gradë, me dy “shpella” akulli , për herë të parë është ndërtuar brenda një hoteli në Las Vegas. Bar akulli në New York është versioni më shumë një akullit “laraman-à-Terre”, me një studio kryesore kryesor dhe një  dhomë të madhe me një bar të gdhendur në akull dhe skulptura kitschy imituar si një Lady Liberty e ngrirë, si dhe dy kthina të vogla të mobiluar me stola akull. Hapësira e tërë është natyrë e qetë që përshtatet për rreth 30 persona, të cilët janë lehtësisht më miqësore që ju do të takoni si rëndom në një klub nate në Manhatan

Filed Under: Kronike Tagged With: bar-akulli, Beqir Sina, ne Nju Jork

Dr. Berisha prapë me rekord

July 20, 2013 by dgreca

Deklarata e Kryeministrit: Arrita një rekord të ri, 145 minuta not në Dhërmi! Gati për beteja të reja…!/

TIRANË- Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka arritur një rekord të ri personal në not. Lajmi bëhet i ditur nga vetë ai përmes faqes së Facebook, ku nuk ka ngurur të postojë edhe foto gjatë notit.
Teksa shprehet se është gati për beteja të reja, Berisha shton se ka notuar sot në Dhërmi për plot 145 minuta, 5 minuta më shumë se një vit më parë.
Një vit më parë kryeministri notoi për 140 minuta, rekord ky i thyer këtë vit. Edhe pse vitet e tjera rekordet në not i ka parë si një ogur të mirë edhe për karrierën politike, edhe këtë vit, pavarësisht se ka humbur zgjedhjet, Berisha shprehet optimist, kur thotë “Gati për beteja të reja”.
“Sot në Dhërmi bëra një check up në natyrë! Një rekord i ri u arrit. 145 minuta not të të gjitha stileve. Gati për beteja të reja, të fuqishme që na presin”, komenton Berisha.
Në një njoftim të zëdhënëses së tij Erla Mëhilli sqarohet se kryeministri së bashku me familjen, nipërit dhe mbesat ka zgjedhur edhe këtë vit të pushojë për disa ditë në Dhërmi.
“Ai vendosi një rekord të ri personal, duke notuar pandërprerë dhe duke përshkuar disa herë distancën deri tek Bovat, në plot 145 minuta. Pushimet në Dhërmi gjatë muajit gusht, për Kryeministrin Berisha, janë kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm”, theksohet më tej.(Kortezi:Balkanweb)

Filed Under: Kronike Tagged With: Berisha me rekord, notoi 145 minuta

PRESIDENTJA MORI NE DOREZIM PETICIONIN E SHOQERISE CIVILE

July 19, 2013 by dgreca

Përfaqësues të shoqërisë civile i dorëzuan të premten presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, peticionin e nënshkruar nga mbi 12 mijë qytetarë, me të cilin shprehet mospajtimi i tyre me versionin e tanishëm të Ligjit për Amnistinë.
Rrjedhimisht, përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan nga presidentja që të përdorë autoritetin dhe kompetencat ligjore dhe të mos e nënshkruajë këtë ligj, para se ai të pësojë ndryshime shtesë.
Bashkë me peticionin, përfaqësuesit e disa organizatave qeveritare i kanë dorëzuar presidentes edhe një letër ku shoqëria civile pajtohet me miratimin e një Ligji për amnistinë, por se ai duhet të vlejë për integrimin e qytetarëve serbë të veriut në institucionet e Kosovës.
Ilir Deda, drejtor ekzekutiv i Institutit KIPRED, tha para mediave se shoqëria civile nuk është kundër Ligjit për amnistinë, por kërkon që ky ligj, si një akt që derivon nga Marrëveshja me Beogradin, të vlejë vetëm për integrimin e serbëve të komunave veriore dhe të mos amnistojë edhe vepra të jashtëligjshme të kryera në pjesët tjera të vendit.

“Republika e Kroacisë ka sjell Ligj të amnistisë vetëm për serbët për integrimin e tyre, Republika e Serbisë për shqiptarët në Luginë të Preshevës, Republika e Maqedonisë ka nxjerr Ligj për amnisti për shqiptarët në Maqedoni dhe për integrim të pjesës veriore të Kosovës duhet të amnistohen ata që duan të integrohen. Nuk mund të ketë amnisti për njerëz që janë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të cilët e kanë shkelur ligjin apo të cilët janë afër partive politike”, tha Deda.
Ndërkohë, edhe Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike tha se në emër të nënshkruesve të peticionit, i kanë kërkuar presidentes që të kthejë ligjin në Kuvend për ndryshime të mëtutjeshme.
“Ne i kërkuam presidentes që të ushtrojë kompetencat e saj kushtetuese për ta kthyer ligjin në Kuvend dhe për t’i dhënë specifikisht ato zbrazësi juridike që ne mendojmë se ky ligj i ka. Ne jemi për një ligj mbi amnistinë, i cili i arrin dhe plotëson standardet bazike të një shteti të së drejtës dhe për një ligj mbi amnistinë që nuk amniston dikë, i cili nuk është objekt i marrëveshjes Kosovë – Serbi”, u shpreh Korenica.
Më pas, përmes një komunikate me shkrim, presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se do të marrë parasysh shqetësimet e paraqitura nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, përmes peticionit të nënshkruar nga qytetarët e vendit.
Ajo është zotuar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke shqyrtuar edhe respektimin e normave ndërkombëtare në interes të përgjithshëm të Kosovës dhe të proceseve që çojnë drejt realizimit të synimit për integrim në BE.
Po sot, Lëvizja Vetëvendosje procedoi për në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për amnisti, duke e cilësuar atë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kërkesa Gjykatës Kushtetuese iu procedua nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu.
“Ne e kontestuam këtë projektligj në dy aspekte; në atë përmbajtjesor, ngase me miratimin e tij u shkelën të drejtat e njeriut, pra u shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si dhe aspekti i dytë, me miratimin e tij u shkel edhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, theksoi deputetja Haxhiu.
Dallimi ndërmjet qëndrimeve të Vetëvendosjes dhe shoqërisë civile qëndron në faktin se ky subjekt politik e ka kundërshtuar në tërësi ligjin, pasi që ai buron nga Marrëveshja për normalizimin e  marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ky ligj ishte miratuar në Kuvend me dy të tretat e votave, Siç është prezantuar nga Qeveria, amnistia ka si qëllim integrimin e serbëve të veriut në kuadër të sistemit dhe institucioneve të Kosovës.(Kortezi Zijadin Gashi)

Filed Under: Kronike Tagged With: Jahjaga, Peticioni, Presidentja, shoqeria Civile

DEGA E VATRËS NË SOUTH FLORIDA INFORMON QENDRËN

July 19, 2013 by dgreca

Foto-arkiv- Dega e Vatrës në South Florida gjatë organizimit të veprimtarisë për Festën e Fëmijëve, qershor 2013/

Dega e Vatrës në South Florida e drejtuar nga z.Kolec Ndoja, e ka rritur aktivitetin e saj. Veprimtaria që organizoi ajo me rastin e 1 Qershorit, festës kushtuar fëmijëve, ishte një rast i mirë për të bashkuar vatranët e atjeshëm, ashtu sic edhe dega tjetër, ajo në Jacksonville, Florida, organizoi veprimtarinë kulturore kushtuar Naim Frashërit.

Këto ditë kryetari Ndoja dërgoi në qendër listën emërore të anëtarësisë, kuotat e anëtarësisë për vitin 2013 si dhe pesë anëtarësime të reja.

Në informacionin e kryetarit të degës binte në sy se ksihte të dhëna të hollësishme, adresat e plotë për secilin, numrat e telefonave, pagesat, lëvizjet e anëtarësisë etj.

Edhe dega e Michiganit shquhet për korrektesën e informacioneve dhe shlyerjen e detyrimeve të anëtarësisë. Për vitin 2013 dega i ka shlyer detyrimet dhe e ka informuar qendrën rregullisht për cdo anëtarësim të ri ose për cdo shqetësim që ka lindur për dërgimin e Gazetës Dielli tek anëtarësia.

Me këtë rast u bëjmë thirrje degëve që të përmes arkëtarëve të verifikojnë pagesat e detyrimeve të anëtarësisë dhe bëjën verifikimin e detajuar të anëtarësisë. Gjatë krijimit të degës së re të Westchestër janë krijuar disa probleme për anëtarësinë dhe pagesën e tyre. Nuk ka një pasqyrë të plotë të pagesave, ka anëtarë qv nuk kanë paguar, dhe për rrjedhojë ka vatranë të kësaj dege që nuk e marrin gazetën. Po ashtu ka anëtarë që e kanë emrin edhe në degën e re edhe në degën e krijuar një vit më parë në Hudson Valley në Nju Jork.Për degën e Hudson Valley ka ardhur koha që të shlyej detyrimet e antërësisë dhe pagesave të gazetës. Me 15 korrik ishte përvjetori i ngritjes së kësaj dege. U mbyll viti dhe tani kryesia e degës duhet të bëjë verifikimin e anëtarësisë dhe të mbledhë pagesat e t’i dërgojë ato në qendër.

Edhe për degët e tjera mbetet problem ndjekja e problemeve të tilla dhe zhvillimi i aktiviteteve për ta mbajtur degën të informuar.

Ka raste kur anëtarësia lëviz nga dega, shkon në rajon tjetër, qoftë edhe jashtë shtetit, ku e zhvillon aktivitetin dega ku është anëtarësua, por qendra nuk merr informacionin e lëvizjes së tij. Një shembull nga mund të mësohet është dega e South Florida, ku informacioni për lëvizje të anëtarësisë është përcjellë në qendër.Mirë është që cdo degë ta shohë problemin e anëtarësime të reja me përparësi.(Dielli)

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Dega e Vatres, South Florida

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 513
  • 514
  • 515
  • 516
  • 517
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT