• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FONDI I VATRES PER STUDENTET

June 8, 2013 by dgreca

Raport i Presidentit të “Vatra’s Educational Foundation” në Kuvendin e Vatrës

NGA MITHAT GASHI*/

Fondi i studentëve të Vatrës, i krijuem nga vatranët largpamës para 60 vjetëve në si Trust Fund, ka valuten $155,000 dhe manexhohet nga US Trust Bank of America.Ky fond nuk preket, përdoren interesta për bursat që akordon Vatra për studentët. Për vitin shkollor 2011-2012, nga ky fond kanë përfitue bursa 5 studentë shqiptaro-amerikanë nga $1100, dhe për vitin shkollor 2012-2013, 6 studentë kanë përfitue nga $950.  Për vitin e ardhshëm shuma totale e bursave do të jetë $5,857.

Këto ndihma janë diçka por nuk janë të majftueshme. Para 50 vjetëve, pagesa mesatare njivjetore e universiteteve publike në Amerikë ka qenë rreth 300 dollarë. Sot çmimet janë shumë ma të nalta, sa që nji bursë prej $1000 në vit, në shumë raste, nuk përmbushë as koston pagesës së librave.

Për këtë arsye, kur kam pranue detyrën si drejtues i Vatra’s Educational Foundation, kam shpreh se qëllimi i im asht që fondi ekzistues të rritetet në nji milion dollarë. Komuniteti shqiptar asht nji ndër të vetmit me nji pupullatë të madhe në SHBA që nuk ka nji fond të shëndoshë për bursa. Nevoja për t’u ardhë në ndihmë studentëve shqiptarë asht e madhe.  Numri i studentëve me origjinë shqiptare nëpër universistetet e Amerikës nuk dihet saktësisht, por padyshim asht ma shum se 10 mijë. Ka fonde qeveritare për të cilat mund të aplikojmë, por këto kanë kufizime. Nuk mund të kërkohen fonde vetëm për shqiptarë, sepse bahen dallime raciale dhe etnike. Edhe fondacionet private kanë kritere të tilla. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kërkojmë.

Që të rritet fondi ekzistues në 1 million dollarë duhet nji strategji për nji fushatë të vazhdueshme. Unë parashikoj që kjo fushatë të fillojë në shtator të këtij viti. Kërkoj ndihmën dhe përkrahjen e të gjithëve.  Do të jem në kontakt me shumë nga ju, sidomos me kryetarët e degëve. Dhe kam shpresë se do të jemi të suksesshëm për t’u ardhë në ndihmë shtresës së re intelektuale shqiptaro-amerikane.

Unë kam shpreh mendime se Vatra për këtë viti duhet te perqendrohet ne kater pika:

1-Ristrukturimi Organizativ

2-Rritja e Anëtarësisë

3-Financat për Arritjen e Aktiviteteve Vjetore

4-Rritja e Fondit të Vatra’s Educational Foundation

Reorganizimi i strukturës organizative asht i nevojshëm. Për të mbërri këtë qëllim duhet ripërpunue kanunorja. Duhen konsultime me avokatë.  Duhet caktue nji grup të merret me studimin e organizatave të tjera të ngjashme me Vatrën, financat e të cilave mbështeten tek pagesa vjetore e anëtarëve.

Duhet të caktojmë nji objektiv se sa mund ta rritim anëtarësinë e Vatrës brenda nji viti. Arritja e këtij qëllimi kërkon strategji dhe punë të vazhdueshme. Duhet përpilue edhe nji tekst i thjeshtë (jo ma shumë se nji faqe) ku artikulohen arsyet për anëtarësim. Në këte tekst duhen përfshi misioni dhe vizioni i Vatrës për Shekullin 21.  Duhet mendue motivi që shtyn shqiptaro-amerikanin me u anëtarësue në Vatër.

Financimi i aktiviteteve vjetore të Vatrës asht objektiv në veti megjithse lidhet me dy të parat.  Por po të punohet drejt rritjes së anëtarësisë, dhe po të parashikojmë që mbas nji viti Vatra do të ketë 2000 anëtarë, kjo do të thotë se buxheti i Vatrës nga anëtarësitë mund të mbërrijë në $200,000.

Rritja e fondit Vatra’s Educational Foundation për të cilin fola paradite ndihmon në formimin e nji shtrese të re intelektuale në SHBA. Fondi ekzistues jep interes prej 5 mijë deri në 6 mijë dollarë në vit. Kjo sasi nuk asht e mjaftueshme as edhe për nji bursë të plotë me pague “tuition” në nji shkollë shtetnore.Përveç organizimeve festive dhe takimeve me politikanë shqiptarë dhe amerikanë, nga Maj 2013 – Maj 2014, Vatra ka punë të madhe po u përqëndrue në arritjen e sukseshme të këtyne qëllimeve.

  • Raport i Presidentit të Vatra’s Educational Foundation, z. Mithat Gashi në Kuvendin e Vatrës

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Fondi i vatres, Mithat Gashi, raport

NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT TE VATRES

June 8, 2013 by dgreca

Te shtunen, me 15 qershor 2012, n’oren 11 para dreke, do te mbahet mbledhja per Keshillin Drejtues (Bord of Directors) te Vatres.

Kjo asht nji mbledhje me antaret e Keshillit te vjeter, bashke me antare te rij. Lista e re e Keshillit Drejtues do finalizohet ne kete mbledhje, ne harmoni dhe ne pajtim te perbashket. Shumica do te perbahet nga antaret e maparshem te Keshillit dhe do te jete nji numer i konsiderueshem te rijsh.

Do te formohet nji “Advisory Board”, qe tradicionalisht quhet shqip “Keshilli i Pleqsise”, ku do te marrin pjese disa qe ne Keshillin Drejrtues do te zavendesohet me te rij.

Keshilli Drejtues (Board of Directors), do te kete rolin vendimmarres dhe do te mblidhet periodikisht, 3 ose 4 here ne vjete. Do te ndigjoje dhe do te diskutoje raportet e Kryesise, te cilat do t’i aprovoje ose disaprovoje. Ne Keshillin Drjetues bajne pjese edhe kryetaret e degeve, te cilet jane perfshi ne kete e-mail. Per antaret tjere te rij kontakti direkt me ta asht ne vazhdim e siper, per te marre pelqimin e tyne qe te vijne ne kete mbledhje dhe, eventualisht, te bahen antare ne Keshillin Drejtues. Nuk jane perfshi ne kete e-mail disa antare qe kane pase dhane doreheqje nga Keshilli Drejtues ne te kaluemen, te cilet kane qene njoftue se nuk do t’u hiqeshin emnat deri ne Kuvend. Atyne u shkon mirenjohja per kontributin qe kane dhane gjate kohes qe kane qene antare te Keshillt Drejtues, por per aresye largesije ose per mungese kohe, kane pase shfaqe deshiren te largoheshin dashamiresisht, tue mbete gjithenji antare besnike te Vatres.

Keshilli i Pleqsise (Advisory Board) do te qendroje afer Vatres dhe do te interesohet per punet e saj, do t’a ndimoje me keshilla dhe vrejtje simbas nevojes.

Uroj te shifemi ne mbledhje. Ju deshiroj shendet e te mira,

Gjon Buçaj.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 15 qershor 2013, Njoftim i kryetarit te Vatres, per mbledhjen e keshillit

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në SHBA

June 8, 2013 by dgreca

Në Washington Kryeministri i Kosovës do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, burime nga kryeqyteti amerikan thonë se do të zhvillohet edhe një takim me zëvendëspresidentin Joseph Biden/

WASHINGTON-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nga e hëna, pritet të vijë në një vizitë zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ku sipas disa mediave shqiptare këtu në SHBA, Kryeministri Thaçi do të ndalet fillimisht në Washington, mëpastaj vizita e tij dhe delegacionit që e shoqëron ka si epiqender New York-un, Kombet e Bashkuara dhe në shtetin federal Iowa Gardën Amerikane Kombëtare, me ç’rast pritet të takojë zyrtarë nga më të lartë të Administratës amerikane dhe të Kombeve të Bashkuara.
Njoftimet bëjnë të ditur se në kryeqytetin e SHBA, Washington D.C. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, ku burime nga ky kryeqytet thonë se ai do të zhvilloi edhe një takim të rëndësishëm me Zëvendës/Presidentin Joseph Biden . Një tjetër takim tjetër po i rëndësishëm në Washington pritet ai qëdo të zhvillohet në Departamentin e Shtetit, me njeriun e dytë në politikën e jashtme amerikane, zëvendëssekretarin e Shtetit, William Burns.
Ndonëse, njoftimet e medies shqiptare njoftuan më parë se pritej edhe një takim me Sekretarin e Shtetit John Kerry, burime të tjera kan saktësuar se shefi i diplomacisë amerikane nuk do të jetë këtyre ditëve në Washington. Në axhendën e Kryeministrit të Kosovës zotit Thaçi, i rëndësi u jepet edhe takimeve që ai do të zhvillojë edhe me zyrtarët e lartë në Pentagon, pra në Departamentin e Mbrojtjes dhe personalitete të jetës politike dhe diplomatike në kryeqytetin amerikan.
Kryeministri i Kosovës do të bëj edhe një vizitë njëditëshe në shtetin Iowa, shtetin partner të Kosovës, ku do të takojë guvernatorin e shtetit, pastaj do të vizitojë Gardën Kombëtare dhe biznese të suksesshme, atje të interesuar për investime në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaçi, njoftoin mediumet shqiptare e përfundon vizitën njëjavëshe në SHBA me pjesëmarrjen të premten e ardhshme në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në New York, ku priten takime me udhëheqës të organizatës si dhe përfaqësues të vendeve anëtare në Kombet e Bashkuara. Në këtë vizitë zoti Thaçi shoqërohet edhe nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku./B.Sina/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryeministri hashim Thaci, vizite en SHBA

Guvernatori David Paterson mbështet Ken Biberajn për në Këshillin Bashkiak – Qarkut 6-të në New York

June 6, 2013 by dgreca

Ish Guvernatori i New Yorkut David : Paterson: “Jam duke mbështetur mikun tim të ngushtë Ken Biberaj, sepse mendojë se Ken Biberaj beson në një rrugë më të mirë për qytetarët, miqtë e tij, anëtarët e familjes dhe fqinjët, mbasi ai përfaqëson një zë të freskët, të ri, e të etur për të u angazhuar në proceset qytetare.”/

Nga BEQIR SINA, New York/

New York City – Zyra e shtypit e fushatës në një dekleratë për shtypin njujorkez, sot njoftoi se Ish-Guvernatori i New Yorkut, David Paterson, natën e fundit ka deklaruar se ai do të mbështes kandidatin demokrat Ken Biberaj për në Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, Zona elektorale numër 6 -të. Sipas dekleratës për shtyp të shpërndar nga zëdhënsia e shtypit të fushatës KenBiberaj 2013, znj. Mediha Kosovrast, thuhet se Guvernatori Paterson njoftoi miratimin e mbështetjes së tij për Ken Biberajn në një darkë fondembledhëse e organizuar nga partia Demokratike në New York, Kristie Stiles dhe aktivistia demokrate Susan Horsfall.
Ish Guvernatori i New Yorkut David Paterson, citohet të ketë thënë në dekleratë se : “Unë jam i kënaqur të shoh se ka një numër të kandidatëve të shkëlqyer në këtë garë për në Këshillin e Bashkisë të Qytetit të New Yorkut, për Distriktin e 6-të, e cila do të garantojë një shërbim më të mirë në zonën që ata kan për të përfaqësuar.”

Andaj thotë Paterson “Jam duke mbështetur mikun tim të ngushtë Ken Biberaj, sepse mendojë se Ken Biberaj beson në një rrugë më të mirë për qytetarët, miqtë e tij, anëtarët e familjes dhe fqinjët, mbasi ai përfaqëson një zë të freskët, të ri, e të etur për të u angazhuar me të gjitha kapacitetet në proceset qytetare.” .

Paterson tregon se në diskutimet e tij të shumta rreth çështjeve që ndikojnë në këtë pjesë të qytetit, Ken i ka ka shfaqur një pikëpamje pragmatike, realiste të ekonomisë së qytetit, në koherecën që ne jetojmë, e cila thotë ai është unike dhe e rrallë, mbasi Ken sipas tij ka provuar të jetë një njeri me një vizion të madh për të ardhmen e komunitetit të tij dhe cilësinë e tyre të jetës. “Unë jam i ngazëllyer për të mbështes Ken Biberaj për të zënë një vend në Këshillin Bashkiak dhe do të shikojë në vijim për të bërë fushatë me të në javët e ardhshme dhe muajve. ” shprehet Ish Guvernatori i New Yorkut David Paterson,

Kurse, kandidati demokrat për në Këshillin e Bashkisë së qytetit të New Yorkut, Ken Biberaj, thotë në dekleratën e tij për shtyp shpërndar nga stafi i fushatës, se :”Gjatë kësaj fushate, kam kërkuar rregullisht këshilla dhe do të këshillohem me Guvernatorin Paterson në lidhje me çështjet që përballet Zona elektorale në pjesën e qeytetit të New Yorkut – Upper West Side, si pjesë e rëndësishme e qytetit tonë. Është, një nder që të kemë mbështetjen e Ish Guvernatorit të New Yorkut David Paterson në garën time për Këshillin Bashkiak, të qytetit të New Yorkut ” pohon Ken Biberaj teksa shtonë se fushata ime është e përqendruar në sjelljen e një energjie të re dhe një perspektivë të freskët për sfidat me të cilat përballemi dhe do të vazhdojë të punojë shumë për të bërë çdo gjë për banorët e mi që jetojnë në anën perëndimore të Nju Jorkut,Upper West Side. ”
Ken Biberaj – është një kandidat nga partia Demokratike për Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut,Zona Elektorale numër 6-të në Upper West Side, në një garë që është hapur për të zënë një vend për herë të parë mbas 12 vjetëve, ku si anëtare aktuale e Këshillit të Bashkisë, është Gale Brewer, e cila ka arritur kufirin e afatit limit- dhe dorzon mandatin e saj.

Ken aktualisht punon si Vice President i lokalit më të njohur në New York Russian Tea Room dhe ka një Master në Politikat Publike nga Shkolla Kennedy në Harvard, si dhe një JD nga Shkolla Juridike në New York. Para se t’i bashkohej firmës të pasurive të patundshme që zotëron Russian Tea Room, ai shërbeu si Drejtor i Kërkimeve në Florida për fushatën presidenciale të John Kerry.

Filed Under: Kronike Tagged With: ken biberaj, merr mbeshtetje, nga ish Guverantori Paterson

LAMTUMIRË MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA!

June 6, 2013 by dgreca

KOMUNITETI SHQIPTAR NË NEW YORK I DHA LAMTUMIRËN MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA!/

Komuniteti shqiptar në New York ka përcjellë të mërkurën, me 5 ershor 2013, për në banesën e  fundit 44 vjecaren Manjola Mirakaj Libohova, bijën e Lekë dhe Doloreza Mirakaj, bashkëshorten e Agjah Libohoves, nënën e dashur të Anës dhe Emës,Manjola Miraka Libohova. Cdo vdekje është e dhimbshme, por ikja e Manjolës ishte tepër e rëndë, përballja me sëmundjen e  rëndë, ishte një betejë e vështirë, që Manjola nuk mundi ta fitojë me gjithë kurajon e madhe, me gjithë dëshirën për jetën. Manjola u lind në kampin e internimit të Gradishtës  më 24 janar 1969 dhe ndërroi jetë me 31 maj 2013. Fëmijëria e saj u përballë me absurdin e diktaturës, ku në vend të lodrave i afruan apelin e detyruar. Në bisedat e moshatarëve të saj Hakik Mena, Sokol Kupi e të tjerë, të cilët janë rritur bashkë,kanë shkuar bashkë në shkollë, e kupton se cfarë vajze e rrallë ishte Manjola.

Esseja që përcolli Eugen Mërlika përmes gazetës Dielli ishte një homazh shpirtëror i përkryer, ishte një homazh që përcillte Manjolën, por që përgjithësonte të gjithë rininë nacionaliste të lindur dhe të vuajtur në kampet e internimit, ishte mesazh për të gjitha vajzat si Manjola.

Leka dhe Dolorezi gjejnë forca që ta përmbajnë veten dhe të presin ngushëllimet edhe të mërkurën në mëngjes në Shtëpinë Mortore Moloney’s Hauppauge Funeral Home në Long Island. Është momenti ndarjes më bijën e tyre të dashur, që e deshën aq shumë, që i dhanë gjithcka për t’ia lehtësuar sëmundjen, por që ja në ato caste u duhet të ndahen prej saj dhe i thonë nja dy fjalë përmes dhimbjes duke u përkulur mbi arkivol.

Më pas kortezhi i gjatë me shumë pjesmarrës i drejtohet Kishës St. Thomas, ku mbahet Mesha e Dritës, ku do të përcillen lutjet për shpirtin e Manjolës. Meshën e drejtoi Dom Nikolin Përgjini, i cili edhe vetë e ka përjetuar internimin dhe fjalët e tij depërtojnë në cdo shpirt që është ulur aty në ndenjëset e sallës së lutjeve. Ai kujton se si para katër vitesh Manjola përcillte mesazhe shprese tek përcillte njeriun e dashur të familjes,por ja, sot lutjet bëhen për shpirtin e  asaj vete, Manjolës. Predikohet shpresa dhe besimi për të kapërcyer dhimbjen.

Pas meshës një orëshe kortezhi merr rrugën drejt Varrezave Saint Charles Cemetery at 2015 Wellwood Ave Farmingdale.

Dom Nikolin Përgjini aty mbi varrin e hapur, ku është vendosë arkivoli me trupin e pajetë të Manjolës mban lutjen e  fundit. Dënesa dhe lot, pshertima dhimbjeje dëgjohen në turmë. Të gjithë vendosin lule mbi arkivol. Sa shumë lule! Lule ishte dhe vetë vajza e bukur e kampeve të internimit. Nëna Dolorez, i ka ulur sytë e përlotur mbi arkivol dhe përcjell dhimbjen. Leka, i ati vajzës, që ka përballuar situata të vështira në hetusinë  dhe burgjet e diktaturës, në kampet e internimit, dhe ka treguar karate te forte, arrin ta mbajë veten dhe përcjell tek pjesmarrësit e shumtë në varrim mesazhe falenderimi e mirësie. Pas varrimit familja shtroi drekën e fundit për Mnajolën!

Lamtumirë Manjola, vajza me karakter të fortë e kampeve të internimit! Shpirti në Paqë!

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, Lamtumire Manjola Mirakaj, libohova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 525
  • 526
  • 527
  • 528
  • 529
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT