• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HANA DINE-BAJRAKTARI, BRENGA E NJË MOTRE

January 26, 2013 by dgreca

Që nga viti 1946 “shëtiti, familiarisht të gjitha kampet e internimit nga ai i Beratit, fabrikes tullave (Tiranë), Valiasit, Turanit, Tepelenës dhe së fundi Savrës, Gjazës edhe Grabianit. Në këto kampe provoi punën e rëndë e poshtëruese që në moshë të njomë./

 NGA DINE DINE-/

 Me 15 Janar u largua nga kio jetë një prej atyre grave qe, per ata qe e njohën nga afër e jetuan me të, la nje brengë e nje trishtim qe vetem koha mund ta shlyej sadopak. Lindur ne Maqellareë të Dibrës ne nje familje te njohur patriotike që tërë jetën ia kushtuan kombit, ajo do të vuante pasojat duke i paguar një harac të rëndë. Gjyshi i saj Dine bej Maqellara luftoj heroikisht kundër Sërbëve, Bullgarëve, Malazezëve, Maqedonasve me një përkushtim atdhetar që e përjetësoi në histori. Edhe populli që është dëshmitari më i pagabueshëm, i këndoi këngë nga më të ndryshmet për mos ta lënë që emrin e tij ta mbulonte pluhuri i harresës.

Po citoj vetëm dy vargje, që për mungesë njohurish nuk janë përmendur në librat për familjen Dine.

Dine beg Maqellara

Kush i del përpara

Bakllava me arra……..

Babai i saj Fiqri Dine, vazhdoi bashkë me të vëllezërit Dilaver, Hasan, Esat e Fuat Dine, denjësisht rrugën e të atit. Kjo ishte edhe arsyeja që shtëpia e Dineve në Maqellarë u bë shkrumb e hi tre herë rradhazi nga Sërbët, Bullgarët dhe së fundi Italianët ( gjenerali Diaz) të cilët i propozuan t’ia paguanin shtëpinë tre fish me flori, vetëm e vetëm që të bënte një farë kompromisi, gjë që u rrefuzua kategorikisht.

Shkurtimisht, bija e ish Kryeministit që iu kundërvu edhe regimit komunist, me të gjitha fuqitë, sigurisht që do të vuante pasojat. Pasoja që do të shkaktonin plagë që as melhemi kohë s’do t’i shëronte plotësisht. Në Vlashuk, në lulen e rinisë ,në moshën 24 vjec , një sasi e madhe dheu bie mbi trupin e djaloshit Skënder Dine, vellait të Hanes,duke e lënë pa jetë. Pas kësaj fatkeqësie një atak ne zemër i merr  jetën të ëmës, Rukies që s’mundi ta durojë dhimbjen e “lofkës së nanës”. Më pas i ati në emigracion. Pas tij vëllai tjetër Mithati po në emigracion. Para dy muajsh, gjithashtu mbylli sytë vëllai tjetër Xhelali, gjë kjo që e dërrmoi plotësisht edhe u bë shkak edhe për vdekjen e saj të parakohëshme .

Që nga viti 1946 “shëtiti, familiarisht të gjitha kampet e internimit nga ai i Beratit, fabrikes tullave (Tiranë), Valiasit, Turanit, Tepelenës dhe së fundi Savrës, Gjazës edhe Grabianit. Në këto kampe provoi punën e rëndë e poshtëruese që në moshë të njomë.

Në internim martohet me të birin e patriotit e nacionalistit të njohur Muharem Bajraktari, Gencin, me të cilin pati dy djem e një vajze. Edhe Genci familjarisht përjetoj si rrallëkush në Shqipëri, kampet e punës dhe burgjet nën regjimin komunist.

Ashtu si pak njerës, Genci e Hana të dy burrë e grua qëndruan me dinjitet e stoicizëm deri në këto momente që shkruajmë këto pak rreshta në kujtim të tyre.

Nuk qenë të pakët burrat e gratë që u sakrifikuan nën sundimin shovinist Sërbo-Sllav të Enver Hoxhës, por gratë, vecanërisht paguan një harac të jashtëzakonshëm.

Të detyruara me punë cnjerëzore, e në këto kushte të përkushtuara të rrisin e të edukojnë fëmijë me dinjitet në rrethana anormale, ato janë heroina të vërteta.

Nga vetë natyra, Hana ishte një altruiste e rrallë. Ata që jetuan pranë saj e në të njejtat kushte e që e njohën nga afër në derte e halle, në vështirësi e në ato gëzimet e pakta, s’mund të harrojnë lehtë devotshmërinë e saj ndaj të afërmit, shokëve e miqve kudo që ndodheshin e kudo që e kerkonte nevoja.

Dëshira e saj për t’u sakrifikuar e për të bëre vetëm të mira ishte një ndjenjë e lindur. Një shëmbull vetëm sa për ilustrim: disa muaj pasi hyra në burg më vdiq nëna. Duke e ndjerë thellë humbjen e nënës, ajo m’u bë një nënë e dytë. Si rrallëkush më ndoqi hap pas hapi në burgjet e Spacit, Torovicës, Qafë Barit e së fundi në atë të Tiranës. Tani që ajo s’gjëndet midis nesh, ndjej një dhimbje e kam një plagë në shpirt që s’më le të qetë edhe për një cast, që asnjëhere s’munda që mirësinë e saj t’ia shpërbleja me një farë përkushtimi që e meritonte si askush tjetër.

Kjo pra ishte Hana, vajza e xhaxhait, ose me mirë të them motra ime ,që tërë jetën u sakrifikua pa u ankuar një herë. Në heshtje ajo tërë kohën gëlltiste fatkëqesitë, mungesat, varfërinë, privimet që jeta ia kish sjellë me bollëk. Pa ekzagjerim, jeta e saj mund të krahasohet me një simfoni plot ngjyra e nuanca të trishta që zgjati jo pak, por plot 45 vjet. Jeta e saj dhe e të tjerëve që pershkuan të njejtin kalvar, qe një dramë makabre, që ua kalon edhe tragjedive të famëshme të antikitetit. Një jetë e mbushur me trishtim e dhimbje. Një jetë që  e detyroi të përballontë me dinjitet e krenari verfërinë e tejskajëshme padrejtësinë më elementare, përbuzjen e thellë, dhimbjet e padurueshme, humbjet e njëpasnjëshme, por që gjithsesi, qëndruan në këmbë pa u lëkundur.

Gjithmonë në heshtje e me burrëri ajo sfidoi të keqen e privimet. Ajo do të jetë shëmbull i nënave, motrave, shoqeve që jetuan një jetë që u dhuroi vetëm fatkeqsi e dhimbje, por që e sfiduan krenarisht. Kështu e dhimsur e njëkohësisht burrërore, me një sens humori që shpesh shfaqej e ndriconte edhe në errësirën e plotë, tepër e ndjeshme, nganjëherë si fëmi, e dashur, e ndershme, e papërtuar, e dhënë pas të gjithve: kështu do të kujtohet edhe nga vëllezërit Tomor e Sazan e kështu do të mbahet mend ajo edhe nga bashkëshorti e famijët e saj, dhimbjen e të cilëve nuk jam në gjëndje ta shpreh në këtë shkrim.

Ndonëse me shumë vonesë, me këtë rast dua të falenderoj me shpirt zonjën Fatbardha Mulleti ( Saraci) për dedikimin që u ka bërë këtyre martireve me librat e suksesshëm që ajo i titullon “DHIMBJE”.

Hana Dine u nda nga kio botë per të gjetur qetësinë e amshuar në paqe. E rrethuar nga miq, shokë, e dashamirës që ishin të panumërt , e respektuar dhe e nderuar nga të gjithë. Lutemi me gjthë zemër   që shpirti i saj  të gjejë paqen, që aq shumë iu nevoit në ketë jetë.

Filed Under: Kronike, Opinion Tagged With: brenga e nje motre, Dine Dine, Hana Dine

LAMTUMIRE KOMISAR SKURA!

January 24, 2013 by dgreca

Përcillet për në banesën e fundit, komisari Musa Skura. Kryeministri Berisha: Luftë të ashpër kundër krimit

“Lamtumirë i shtrenjti dhe i paharruari ynë”, me këto fjalë është përcjellë në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve” komisari i Burrelit, Musa Skura. Pas ceremonisë së homazheve në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë ku morën pjesë personalitetet më të larta të vendit, kryeministri Berisha, krerë të partive politike, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit trupi i tij i mbuluar nga flamuri kuq e zi u varros në Varrezat e Dëshmorëve. Vëllai i Musa Skurës pas falenderimeve të rastit, u shpreh se ai tani nuk do njihet më vetëm vëllai i tij, por si djali i të gjithë Matit. “Na la krenarinë, kujtimi i Musait do jetë me ne përjetë”, tha ai. Banda frymore përcolli nota funebre për të krijuar solemnitetin e nevojshëm, të shoqëruara në fund me të shtëna topi për të krijuar nderimin e duhur për një dëshmor.

 

Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj: Musa Skura, simbol i vlerave morale dhe njerëzore

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, tha në ceremoninë mortore të Shefit të Krimeve të Burrelit, Musa Skura, në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, se “Komisar Skura është simbol i vlerave morale dhe njerëzore”. Duke vlerësuar figurën e Musa Skurës, Burgaj theksoi se “ky hero nuk rreshti 28 vjet duke punuar për të mbrojtur qytetarët e vendit të tij”. “Të gjithë jemi krenarë për jetën dhe veprën e Dëshmorit të Atdheut, Musa Skura, i cili nga sot do të prehet aty ku prehen edhe heronjtë e tjerë të demokracisë”- tha Burgaj.

 

Kryeministri Berisha: Ndëshkim maksimal autorëve

 

Kryeministri Berisha pas homazheve, vlerësoi lart figurën e komisarit Musa Skura. Ai, tha kryeministri dha jetën në krye të detyrës, duke u bërë shembulli i sakrificës për të vendosur rend e siguri. “Erdha të shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin e qeverisë famljes së komisarit Musa Skura që ra në krye të detyrës, në përballje me falangat e krimit, të shpreh ngushëllimet për efektivat e policisë së shtetit për këtë humbje të madhe. Ishte një nga komisarët më të shkëlqyer, më trima, më të vendosur, qytetar shembullor e prind i shkëlqyer. Shembull do të mbetet sakrifica sublime e komisar Skurës, burrëria e tij do jenë frymëzim për të garantuar sigurinë e jetës”, tha ai. Kreu i qeverisë nënvizoi më tej se drejtësia do veprojë forcërisht për çdo rast kur krimi godet uniformat blu. “Do merret çdo lloj hapi ligjor brenda kuadrit demokratik kushtetues, qeveria e gatshme ta marrë, por nga ana tjetër në të dyja rastet drejtësia po vepron dhe do veprojë forcërisht”, shtoi Berisha duke iu referuar edhe rastit të komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, i cili ashtu si Skura humbi jetën në krye të detyrës.

 

Ilir Meta: Burg përjetë kujtdo që ngre dorën mbi policët

 

Kryetari i LSI-së Ilir Meta nënvizoi edhe njëherë se LSI do kërkojë forcimin e ligjit për të ndëshkuar këdo që ngre dorë mbi policët. Pas homazhe në nderim të ish shefit të krimeve të Burrelit Musa Skura, Meta deklaroi se goditja e krimit bëhet përmes forcimit të masave ligjore. “Natyrisht që sot është një ditë e trishtë për të gjithë, jo vetëm për familjarët e kolegët. Krimi ka goditur përsëri shtetin, ka marrë jetën e një punonjësi shembullor. Ne duhet të marrim masa të forta dhe konkrete për forcimin e ligjit, për goditjen e krimit. Ne do propozojmë ashpërsim të Kodit Penal, do propozojmë që kushdo ngre dorë mbi policët, të dënohet vetëm me burgim të përjetshëm”, tha ai.

 

Homazhet

 

Ceremonia e homazheve nisi më vonë se sa orari i parashikuar rreth orës 11:45, për shkak të vonesave që pati mbërritja e trupit në portin e Durrësit. Në ceremoni përveç familjarëve e të afërmve, ndodheshin për të nderuar figurën e Musa Skurës edhe autoritete shtetërore e ushtarake. Në ceremoni mbërriti kryeministri i vendit Sali Berisha rreth orës 12:30. Pas tij komisari u nderua nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Po ashtu homazhe zhvilluan dhe kryesocialisti Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi dhe deputetë të qarkut të Dibrës e Shkodrës homazhe për nder të Musa Skurës. Gjithashtu, në homazhe mori pjesë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, e pak pas tij kryebashkiaku Lulzim Basha.

 

Kush ishte Musa Skura

 

“Dëshmori i Atdheut” Musa Skura, u lind më 17 Korrik të vitit 1963, në fshatin Suç të Komunës me të njëjtin emër. Pasi kreu arsimin e mesëm, ai u fut në radhët e Policisë së Shtetit në vitin 1982, ku sapo nisi karrierën në këtë profesion. Familjarët e tij tregojnë dashurinë që kishte Komisari për detyrën në policinë e shtetit. Gjatë karrierës së tij me uniformën blu, Komisar Musa Skura, mori disa grada me arritjet në punën e tij. Në vitet 1997 – 2001, komisar Musai do të mbaronte Arsimin e Lartë, të cilin e ndërpreu për shkak të veshjes së uniformës me mbarimin e shkollës së mesme. Ai studioi për Specialist i Lartë Policie, gjë e cila i shërbeu edhe më shumë në profesionalizmin e tij në luftë me shkelësit e ligjit. Mat Televizion ruan në arkivin e tij dhe një ndër aksionet e policisë së shtetit për mbledhjen e armëve, ku bie në sy profesionalizmi i komisar Musa Skurës, në kryerjen e detyrës së ngarkuar. Nga viti 2003 e deri në vitin 2006, Musa Skura do të merrte titullin ASISTENT, K/ASISTENT dhe N/INSPEKTOR. Më 18 Qershor 2006, ai do të merrte gradën e nën komisarit, gradë të cilën ai e mbajti deri më 07 Prill 2010, ku mori gradën e Komisarit. Puna e Komisar Musa Skurës, nuk ishte e përqendruar vetëm në komisariatin e Matit, por ai shërbeu edhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër, në Postën e Policisë Klos, si dhe inspektor i disa zonave në rrethin e Matit. Komisar Musa Skura do të plagosej më 13 Janar 2013 gjatë një operacioni policor për kapjen në flagrancë të një bande kriminale e cila transportonte dhe trafikonte municione luftarake, në fshatin Suç pranë rrugës nacionale Burrel – Klos.

…

Filed Under: Kronike Tagged With: komisar i Burrelit, Kryeministri Berisha, Musa Skura

POLICIA INFORMON PER KRIMINALITETIN NE NEW YORK

January 24, 2013 by dgreca

New York : Raporti i policisë: krimi në qytet ka pësuar rënje rekord gjatë vitit 2012/

 Komisioneri i policisë së New Yorkut, Ray Kelly, në raportin vjetor kësaj rradhe sipas shtypit njujorkez, thuhet se pati një përmbledhje në 9 pika kyçe…./

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Numëri 1-një, i policisë së qytetit të New Yorkut Ray Kelly, Komisioneri i policisë  më popullor që ky qytet thuhet se nuk ka parë ndonjëherë një rënje të këtilll. Ai i bëri këto komete gjatë një fjalim dje për shtypin njujorkez , në lidhje me gjendjen e New York Police Department gjatë vitit 2012. Kelly foli në hotelin prestigjoz Waldorf-Astoria, në New York, në lidhje me normën e ulët të krimeve në qytet, të cilat sipas tij kan thyer rekorde historike, gjatë periudhës së vitit Janar – Dhjetor 2012 . Ai më shumë u përqëndrua në fjalën e tij në rënjen e numërit të vrasjeve, një përgjigje e koordinuar e NYPD për superstuhinë Sandy dhe nevojën e ngutshme për kontrollin e armëve sipas legjislacionit federalë. Komisioneri i policisë Ray Kelly, tha në adresimin vjetor se: ” Agjencia e tij këtë vit pati një rënie rekord në krimin, tek njujorkezët, ndërsa NYPD dha mbështetjen e saj për 2.000 anëtarë të cilët vuajtën pasojat e shkatërrimit nga Uragani Sandy.”Megjithatë, theksoi ai në të njëjtën kohë, NYPD përballet me sfida nga ndonjë vendim gjyqësor të pafavorshme dhe një “kulturë” qytetare, për armët që është përgjegjëse për vdekjen e shumë njujorkezve të pafajshëm, tha ai.

Adresimi i tij vjetor kësaj rradhe sipas shtypit njujorkez, thuhet se pati një përmbledhje në 9 pika kyçe….

• “Mbajtaj dhe përdorimi ilegalë i armëve të zjarrit pistoletave” do të vazhdojë të jetë një problem i madh për në New Yorkun, tha Kelly. Ata që mbajnë armë ilegale janë duke i përdorur në rreth dy të tretat e vrasjeve, tha ai, dhe pranon se legjislacioni federal është “diçka që nuk do të mbyllë” këtë problem. Ai mbështeti ligjin për armë-kontrollin,  iniciativa e vënë kohët e fundit nga Presidenti Obama dhe miratuar nga Kryetari i Bashkisë së New Yorkut Michael Bloomberg.

     • Një “pengesë në gjyqësor” mund të “pengojë” një program të suksesshëm të qytetit të quajtur “Salla Operative e Pastër”, të destinuara për të hequr “qafe” të ardhurat e ulëta, nga ndërtesat private tha Kelly . “Duke i lejuar pronarëve të regjistrohen në programin e qyteti vullnetarisht. Kelly, tha se qyteti ishte në gjendje të ofrojë siguri për disa të ardhura të ulëta për banorët që kanë nevojë për atë., duke pranuar se qyteti është lejuar të vazhdojë me programin e saj.

 • Bandat e “gangësterëve”- shpesh duken se janë vetëm të lidhura me “grupet” e të rinjëve – dhe sipas të dhënave kan kryer rreth 30 për qind të shtënave në qytet. “Lidhëshmërinë e tyre, sipas tij ata e kan me shokët e tyre që jetojnë në zonat relativisht të vogëla dhe të “varfëra’ . Krimet më së shumti tha ai janë nga që ka një rivalitetet edhe mes tyre, dhe që janë janë të bazuara në trafikimin e narkotikëve apo ndonjë interes tjetër sipërmarrës, por edhe thjesht për të fituar “terren vendor,” tha Kelly. Për këtë qëllim, tha ai NYPD e ka dyfishuar madhësinë e Divizionit të saj  që quhet “Gang Division to 300”.
.     • Dëshira e qytetarëve për pajisjet Apple ka çuar në një rritje prej të adoleshentëve “teen-on-teen” të krimit. Në total prej 16.000 pajisjeve Apple janë raportuar vitin e kaluar se janë vjedhur . “Rritja në vjedhjen e pajisjeve të Apple në vitin 2012 e tejkaloi rritjen për krimin e përgjithshme në New York City,” tha Kelly.

 • Shkalla e qytetit në numërin e vrasjeve vazhdon të bjerë: Qyetti i New Yorkut për numërin e vrasjeve për 100,000 banorë, ka rënëjen deri në 19 për qind në krahasim me vitin 2011, duke e bërë qytetin e New Yorkut, qytetin më sigurtë dhe me siguri më të madhe në SHBA. Krahasuar me vitin 2001, plaçkitjet e shtëpive, banesave dhe pronave private, janë ulur me 28 për qind, ato të vjedhjeve me armë 42 për qind dhe vjedhjes se makinave me 73 për qind.

 • Reagimi i NYPD ndaj  uraganit Sandy, vitin e kaluar ka qenë heroikë, tha ai përfshirë sigurimin që dha ploicia për 2.000 e vet të cilët ishin të prekur nga super stuhia Sandy. Kelly, tha se përveç mbajtjes nën kujdesin e ploicisë së mijëra qytetarëve gjatë stuhisë, oficerë NYPD, jo vetëm shpëtuan jetën e qytetarëve por kan ruajtur ligjin dhe rendin në një qytet, ku kaosi mund të kishte bërë dëme të “paimagjinueshme”, tek banorët, sepse egzistonte në disa zona mungesa e pushtetit dhe furnizmit me gaz dhe shumë çështje sociale tek lagjet e prekuara.

 • Kelly, tha se Policia ka qenë proaktive – duke përfshirë edhe taktika që janë kritikuar si “spiunazhi i paligjshm” –  NYPD ka ndihmuar në 16 raste për të penguar komplotet terroriste në qytet që nga 11 shtator 2001. “Është e domosdoshme që përpjekjet e departamentit të policisë për të u mbrojtur kundër terrorizmit të jenë proaktiv, dhe se kemi gjetur mbështetjen e qytetarëve që janë zbuluar tedhe ndonjë nga planifikimet për aktet e dhunshme.” tha ai.

  • Gati 3.500 kamera survejimi janë vendosur vetëm në Lower Manhattan dhe Midtown dhe do të lejojnë  NYPD të “shosh përmes sasisë masive të të dhënave të marrim informacione të interesit”. Ndërkohë, që edhe rrjeti i qytetit i mbikqyrjes me kamera, tash po shtrihet edhe në projektet e strehimit, dhe monitorohet 24 orë në ditë nga 200 oficerë, dhe është duke ndihmuar për të kapur kriminelët,  dhe parandalimin e krimeve të ardhshme.

    • NYPD ka punësuar një sistem të ri të marrjes në pyetje të hetuesve duke i regjistruar me video ‘të dyshuarve në rastet e sulmeve në krimet, krimet seksuale dhe vrasjet. “Asnjë prej 300 rasteve në të kontorlluara deri tani nuk rezultoi të ketë shkelje ligjore” theksojë  numëri 1-një, i policisë së qytetit të New Yorkut Ray Kelly, Komisioneri i policisë më popullor që ky qytet.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, Krimi ne New York, Ray Kelly

SHQIPTARËT E AMERIKËS DO TË PROTESTOJNË PARA OKB ME 28 JANAR

January 23, 2013 by dgreca

Të nderuar bashkatdhetarë;

Komisioni organizator njofton se protesta për të drejtat e mohuara të bashkatdhetarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, do të organizohet ditën e Hënë, 28 Janar 2013 para Kombeve të Bashkuara.

Protesta do te fillojë në orën 11 AM e deri në ora 2 PM para selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhattan, NY, që ndodhet në adresen : DAG-HAMMARSKJOLD-PLAZA 47str dhe 1st ave.
Kjo protestë udhëhiqet nga Komisioni organizator, që u ngrit në takimin e bashkatdhetarëve nga Lugina e Preshevës me shoqatat e Komunitetit shqiptar  organizuar me 20 Janar në Shtëpinë e Vatrës.

Bashkadhetarë, kjo protestë merr një rëndësi të vecantë, jo vetëm për situatën e tensionuar të krijuar në Luginën e Preshevës pas ndërhyrjes brutale të makinës ushtarake policore serbe, që na kujton kohën e Milloshevicit, por edhe për mbarë cështjen tonë Kombëtare. Serbët po tentojnë të marrin inisiativën dhe nga xhelatë po hiqen si viktima!Nuk njohin shtetin e Kosovës për minoritetin serb në Kosovë, nga ana tjetër u mohojnë të drejtat shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës.

Bashkadhetarë, lëreni pak orë punën dhe merrni pjesë në këtë protestë mbarëkombtare. Jemi të gjithë  shqiptarë të Preshevës në këto caste tensioni. Le të protestojmë me kulturë dhe rregull!

Të gjithë para OKB-së me 28 janar!
Për informata më të hollsishme kontaktoni me pjestarët e komisionit:

Shaban Mehmeti tel. 570-357-5974; Vehbi Bajrami tel. 917-703-9797,  917-703-9797, Agim Rexha tel. 917-848-3999 ,Adnan mehmeti tel. 203-280-2211
Ilmi Berisha tel.845-590-4807  Mustaf Ahmetaj tel. 917-548-6273.

Leja e protestës është marrë që të mërkurën me 23 Janar.

Filed Under: Kronike Tagged With: me 28 janar, para OKB, per shqiptaret e Lugines se Presheves, protestojne, Shqiptaret e Amerikes

Albanians protest after Serbia takes down memorial

January 23, 2013 by dgreca

(Reuters) – The monument in the town of Presevo was removed on Sunday by 200 masked Serbian police officers backed by armored personnel carriers. It bore the names of 27 ethnic Albanian guerrillas killed during a 2000 insurgency in the Presevo Valley, a spillover from the 1999 war in Kosovo, Serbia’s former province.

Thousands of ethnic Albanians protested in Serbia on Monday against the removal of a memorial to fallen guerrilla fighters and dozens of Serb graves in neighboring Kosovo were damaged in apparent retaliation.

Albania and Kosovo, which has an ethnic-Albanian majority, condemned the decision to remove the memorial, erected by the ethnic Albanian-dominated local council. Serbia, a candidate to join the European Union, said it would not be “humiliated”.

In Presevo, one of Serbia’s poorest regions bordering Kosovo and Macedonia, protesters waving Albanian flags and banners reading: “Stop discrimination” and “Europe, open your eyes”.

“The government says these men were terrorists, but people see them as heroes who defended their homes,” said Riza Halimi, a ethnic-Albanian parliamentary deputy.

The Presevo Valley conflict followed a Serbian counter-insurgency war in Kosovo, which ended in 78 days of NATO air strikes in 1999 to wrest control of the province from Belgrade.

Albanians in the Presevo Valley fought to unite with Kosovo, but laid down their arms under a NATO-brokered peace deal. Serbia pledged greater rights and economic opportunity for the impoverished south, but progress has been patchy.

Kosovo declared independence in 2008, but is not recognized by Serbia.

Kosovo warned removal of the memorial could undermine EU-mediated talks between it and Serbia aimed at normalizing relations. The talks are key to Serbia’s bid to join the EU.

On Monday, authorities in Kosovo said about 60 gravestones had been demolished at Serb cemeteries in the western town of Prizren and eastern village of Klokot.

Police said shots were fired at a memorial to Serbs killed during the 1998-99 war in the western enclave of Gorazdevac and that a monument to World War Two communist fighters had been destroyed in the eastern town of Vitina.

Police stepped up security around Serb Orthodox cemeteries.

The Organisation for Security and Cooperation in Europe (OSCE), which had been mediating to find a compromise on the memorial, said the decision to remove it had “undercut” the negotiations and appealed for calm.

Albania issued a statement saying the memorial was erected to honor “heroes of the Albanian nation” who had fought against late Serb strongman Slobodan Milosevic, ousted in October 2000.

“The racist, anti-Albanian legacy of Slobodan Milosevic is alive and dominates the official policy of Belgrade,” it said.

Serbia’s Prime Minister Ivica Dacic told reporters: “We are determined not to violate anybody’s human, national and civic rights, but no one has the right to humiliate Serbia.”       ***

200 Serbian police remove Albanian rebel memorial UCPMB in south Serbia

 

(Reuters) – More than 200 heavily armed and masked Serbian police took down a memorial to ethnic Albanian guerrillas in Serbia’s south overnight, trying to end a row that has highlighted still-simmering tension in the region.

Security forces deployed armoured personnel carriers to cordon off the main square in the southern, mainly Albanian, town of Presevo, and hauled away the memorial bearing the names of 27 guerrillas who died during an insurgency in the region in 2001, a Reuters reporter at the scene said on Sunday.

The scale of the operation, which followed weeks of threats and counter-threats between Serbian government officials and local ethnic Albanians, highlighted how fragile the situation remains in the south, which borders Serbia’s former Kosovo province.

The government of Kosovo condemned the removal of the memorial, saying it “undermines the dialogue process to normalise relations between Kosovo and Serbia.”

Majority Albanian Kosovo declared independence in 2008 almost a decade after NATO air strikes wrested control of the territory from Belgrade to end a brutal Serbian counter-insurgency war.

The 2000-2001 insurgency in the southern Serbian regions of Presevo, Medvedja and Bujanovac was widely seen as a spillover of the Kosovo conflict, as ethnic Albanians in Serbia’s south pressed to join newly free Kosovo.

NATO brokered a peace deal, and Serbia pledged greater rights and economic opportunity for the south. But progress has been patchy, and southern Serbia remains the poorest region of a country now aiming to join the European Union.

Ethnic Albanians regard the guerrillas as heroes. Serbia says they are terrorists.

“Serbia has shown enough patience, but it has also sent a clear and strong message that the law must be respected and that no one is stronger than the state,” Serbian Prime Minister Ivica Dacic said in comments carried by the state news agency Tanjug.

There were no incidents during the police operation.

There are other monuments to the guerrillas in the area, but the one removed overnight held pride of place on Presevo’s central square, in front of the local council building. Dacic had described it as a provocation.

Tensions in the region, known as the Presevo Valley, have the potential to complicate EU-mediated talks between Serbia and Kosovo aimed at normalising their relations five years after Kosovo declared independence.

In a statement, the government of Kosovo said it called on Albanians in the area to stay calm.

“This action by the government of Serbia is another proof that the hate against Albanians that live in the Presevo Valley is still alive,” the Kosovo government said in a statement.

Serbia does not recognise Kosovo as sovereign, but is under pressure to cooperate with the new country before the EU moves ahead with Belgrade’s bid to join the bloc.( REUTERS)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: after serbia, albanian Protest, memorial, Reuters, takes down

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 573
  • 574
  • 575
  • 576
  • 577
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT