• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeqyteti përjetësoi veprimtarinë e jashtëzakonshme të zotit Jim Xhema

February 15, 2023 by s p

Përparim Rama/

Kryeqyteti përjetësoi veprimtarinë e jashtëzakonshme të zotit Jim Xhema, duke ia vënë rrugës “A” emrin e tij.

Vepra e tij jetësore dhe shërbimi vetëmohues ndaj popullit tonë, është mesazh për t’ua përcjellë brezave – një model aq të jashtëzakontë të veprimtarisë, që njeriut tonë ia siguron përjetësinë në historinë kombëtare.

Bashkë me z. Jim Xhema zbuluam pllakatën si shenjë dhe dokument falënderimi nga kryeqytetasit për këtë veprimtar të madh.

Filed Under: Kronike Tagged With: Jim Xhema

SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE, “SKENDERBEJ” NË NJU JORK FESTON 15-VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

February 13, 2023 by s p

“15-VJET SHTET – PËR JETË”

Nga Frank Shkreli

Të dashur vëllëzër e motra të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”, të nderuar miq, pjesëmarrës në këtë festim të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Para se të filloj, deshiroj që të përshëndes mikun tonë të madh, të Përndershmin Ambasador William Walker, që gjëndet sot me ne. Zoti Ambasador është vërtetë kënaqësi që je me ne sot këtu. Ju, i nderuar mik, me praninë tuaj, na restauron, na ringjall besimin tonë në këtë vend të bekuar, në Amerikën tonë, në popullin amerikan dhe mbi të gjitha na ringjall besimin në

Njerëzimin. Shumë faleminderit.

Fjalët e para të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës janë: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë…”, thuhet në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, (17 Shkurt, 2008 në Prishtinë).

Në këtë ditë të shenjtë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe të 25-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Për Jetë – të pasqyrimit të vullnetit të lirë të popullit shqiptar — na kujtohen fjalët e At Gjergj Fishtës:

“Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë.”

Por në veshët tonë sot tingëllojnë edhe fjalët e Naim Frashërit: “Bota që kur është zënë — Shqipëria gjallë ka qenë.”

Të nderuar miq — Në këtë ditë të shënuar për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar — në 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës — le të kujtojmë dhe të përulemi me nderim e respekt para RILINDASVE TË VËRTETË TË KOMBIT, duke filluar me Gjergj Kastriotin-Skenderbe në Lezhë, Abdyl Frashërin në Prizren, bashkë me zbritjen në Vlorë të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Isa Boletinit, e të tjerëve. Në veshët e çdo shqiptari të vërtetë kudo, sot, veçanërisht, jehon edhe kushtrimi i Adem Jasharit, e i Ibrahim Rugovës, por edhe i Bajram Currit, Ded Gjon Lulit, Mihal Gramenos dhe i Çerçiz Topullit dhe i heronjëve më të ri të Kombit që kanë dhenë jetën në luftën për liri e pavarësi të Kosovës.

Shqiptarët janë ndër të parët e njerëzimit, me një histori të gjatë e cila është e shkruar me penë, por edhe më shumë – ajo histori është shkruar me gjak.

Por, ndërsa festojmë këtë përvjetor sot – duhet të jemi të vetdijtur se çdo gjë, “Bacë nuk është Kry”. Shqiptarët duhet të ndigjojnë edhe ushtimën e kushtrimit të At Gjergj Fishtës për realizimin e shpresave të pa realizuara, kushtrimin për përjetësimin e ëndërrës shekullore të shqiptarëve:

SHQIPNIA E LIRË

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,

Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë

Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,

Prej Tivari në Manastir,

Edhe Flamuri Shqipnisë

Si flakë mnijet e Perëndisë

Do t’valvitet në Kaçanik.

Të nderuar miq, duhet të jemi të vetdijshëm se kjo ditë e Pavarësisë së Kosovës i ka rrënjët thellë në historinë dhe vuajtjet shekullore të Dardanisë dhe të Kombit shqiptar. 500-vjet Kosova priti!

Por megjithë problemet me të cilat përballet sot Kombi shqiptar – qofshin ato me njëri tjetrin, për fat të keq tonin, qofshin ato me të tjerët, që nuk ia duan të mirën shqiptarëve — Pavarësia e Kosovës na kujton dhe na jep shpresë sot se Shqiptaria, jo vetëm është gjallë, por është e gjallë dhe e fortë! Prandaj, festoni e gëzoni, por mos harroni!

Se kjo ditë na kujton se shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten shqiptarë me identitetin e tyre historik në trojet e veta autoktone. Aty ku i ka vendosur Perendia në fillimin e historisë!

Kurrë nuk i kemi mbetur kujt në qafë. Kombi shqiptar nuk do asgjë tjetër veçse të jetojë i lirë e i pavarur në trojet e veta, në shtëpitë e veta pa asnjë lakmi ndaj tokave të tjerëve — në harmoni me njëri tjetrin dhe në paqë me të huajt, për rreth.

Zonja dhe Zotëri — Sot urojmë, lutemi dhe shpresojmë për ditë më të mira për Kombin e vuajtur shqiptar dhe për Kosovën. 15-Vjetë Shtet – Për Jetë! Shqiptari nuk mund dhe nuk guxon të jetë indiferent ndaj fatit të shqiptarëve kudo! Tirana zyrtare……

Të nderuar miq, le të brohorisim të gjithë — që sot e përgjithmonë: Rroftë Flamuri, Rroftë Kosova e Pavarur, Rroftë Shqipëria. Zoti bekoftë Kombin Shqiptar dhe Kombin Amerikan, në miqësi të përherëshme me njëri tjetrin!

Përzemërsisht, falënderoj Shoqatën Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”, për ftesën! Qofshi gjithmonë faqebardhë!

Frank Shkreli

Filed Under: Kronike

International Women’s and Teachers’ Day

February 8, 2023 by s p

Please join us, on Sunday, March 5th, at Vista Skylounge in Long Island City, New York to celebrate Professor Anila Duro, Teacher of the Year, and Etrita Ibroci, Woman of the Year. Hosted by AAWO Motrat Qiriazi, the evening will feature music by DJ Alban and is the ideal opportunity to express gratitude to the women and teachers that have had a positive impact in our lives. From 6pm-10:30pm, we will honor their strength and empowerment. For $150, we invite you to be part of this remarkable gathering, to recognize the women and teachers that enrich our community and demonstrate our solidarity for International Women’s and Teachers’ Day.

Please pay by Zelle at 212-244-8440 or via Eventbrite.

Filed Under: Kronike

Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”

February 7, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”, e cila përmban faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm dhe portrete, me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, i cili ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese arbërore.

Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, ndër të tjera tha: Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte nga mbretërit dhe princat europianë të kohës. Ndryshe nga veprimtaria e tyre ushtarake, që bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi. Figura e Skënderbeut mbeti e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i luftës me fitore legjendare dhe u bë simbol krenarie. Po ashtu, ai ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrave të shtetit, të cilët kanë nxjerrë mësime nga përvoja e tij luftarake, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër pushtuesve të huaj.

Në vijim e mori fjalën Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili theksoi se bashkimi shpirtëror i të gjithë popullit shqiptar dhe forcimi i vetëdijes kombëtare të tij shënuan fitoren më të madhe të epopesë së lavdishme të shekullit XV dhe të tërë veprës së Skënderbeut.

Përshkrimi i Arbërisë para pushtimit osman pasqyrohet në këtë ekspozitë nëpërmjet hartës me principatat shqiptare të kohës, bashkë me emblemat e tyre, si dhe fisnikët që morën pjesë në Besëlidhjen e Lezhës, çka përbënte bashkimin politik dhe ushtarak më të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve.

Në vijim të pranishmit vizituan ekspozitën dhe u ndalën veçanërisht te stendat që pasqyronin veprimtarinë dhe betejat e Gjergj Kastriotit.

Filed Under: Kronike

SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË

February 4, 2023 by s p

Lefteri Metkaj/

Në Aspropirgo,aty ku banojnë një numër i konsiderueshëm i familjeve shqiptare, tani femijët e tyre do të kenë dhe pikën shkollore të gjuhës shqipe, ku do te mësojnë shqip, gjuhën e kombit të tyre.

Çelja e pikës shkollore në Aspropirgo u zhvillua më 08.01.2023 me një ceremoni festive dhe të gjithë ndihemi tepër të gezuar ku arritëm këtë sukses.

Sfidat dhe sukseset për të ruajtur gjuhën shqipe në vend të huaj duhen festuar, duhen inkurajuar arritjet ku femijët tanë me dinjitet do të mësojnë edhe gjuhen e tyre kombëtare, gjuhën shqipe ,në ambjente shtetërore shkollore të standartit grek.

Dhe në këtë festë të Gjuhës Shqipe femijët ishin stolia më e bukur.

Gëzimi i fëmijëve dhe yni mbizotëronte kudo e në çdo fytyrë. Hareja e fëmijëve nuk ndalej, ndriçonte qiellin dhe tokën.

Gjithçka festive, diellore,edhe natyra ishte dekoracioni ynë,sa bukuri e ngrohtësi. Gjithçka dukej në roz! Përreth, në oborrin e shkollës rendin të qeshur

fëmijë, aty ka prindër, gjyshër, miq , të ftuar,personalitete, aty janë dhe bashkëpunëtorët tanë të mirë, grekë dhe shqiptarë.

Kuptimin e kësaj ndjenje gëzimi e sillte arsyeja kush na mblodhi bashkë në këtë festë, dhe kjo padyshim ishte GJUHA SHQIPE!!! GJUHA JONË AMTARE !!!

Fëmijët dhe Gjuha Shqipe ishin gëzimi i festës , lumturia jone.

Lumturia jonë është e kuptueshme sepse për këta fëmijë japim vetën tonë, kohën e jetës sonë, punën tonë, dashurinë tonë, energjinë tonë.

Kjo festë në cdo detaj ishte krejt aromë shqiptare. Edhe fëmijët kishin përgatitur të përshëndetnin në festë.

Gëzimi i fëmijëve se do të këndonin ,

recitonin e vallezonin ishte futur në zemrat e tyre fëminore.

Entusiazmi i tyre na fali optimizëm që kishim arritur të bënim më të mirën për këta fëmije.

I gëzoheshim lumturisë së tyre.

Gëzoheshim se fëmijët tanë do të mësojne shqip të siguruar në kushte shkollore. Në bankat shkollore dhe në duart e tyre të vogla do të kenë tekstin me shkronja shqipe që lexohet me të njëjtën dashuri nga të gjithë fëmijët që mësojnë shqip në Greqi, në Itali, Zvicër, Gjermani, Austri, Finland, Kanada ,

Amerike…

Pra edhe kjo pikë shkollore në Aspropirgo është unike, këta fëmijë ashtu si gjithë fëmijët kudo në diasporën shqiptare , do të mesojnë shqip me të njejtin tekst mësimor të gjuhës shqipe dhe iu uroj gjithë fëmijevë t’ju sjelli gëzim, argëtim, dashuri për gjuhën shqipe, dije dhe suksese në të ardhmen.

Kjo ditë, ishte një dite ku u ndjejmë pranë fëmijëve të dobishëm.

Besoj se iniciativa për çeljen e pikës shkollore në Aspropirgo është një nga punët më të mira që kemi bërë për këta bashkatdhetarë që janë larg nga komuniteti shqiptar i Athinës, në Aspropirgo.

Gjithçka u arrit si rezultat i vazhdimësisë së nismës për hapjen e pikave të reja shkollore mbështetur nga bashkëpunimi i mirë i institucioneve shqiptare – greke në Athinë. Dhe për këtë sukses falënderoj përzemërsisht gjithë kontribuesit që u bashkuar në rrugën e perpjekjeve dhe bashkëpunime tona që te çelej kjo pikë shkollore, ku nuk ishte aspak e lehte.

Falenderojmë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadoren znj. Luela Hajdaraga, ku më kanë qëndruar afër me një përkushtimin të vazhdueshëm së bashku me znj.Joneda Dodaj,Oficeren Koordinatore për Diasporën, të cilat kanë plotësuar çdo kërkesë dhe ndërhyrje bashkëpunimi që më është dashur në të gjitha institucionet shtetërore – arsimore dhe lokale greke.

U jemi mirenjohës Drejtorisë së Ministrisë së Arsimit në Athinë.

Drejtorisë së Arsimit në Elefsina dhe Bashkisë së Aspropirgos.

Por, fal përkrahjes dhe mirësise të Drejtorit të Shkollës Nr 4 Aspropirgo, Z.Perikli Kostandopulos i cili pranoi kërkesën tonë dhe u krijoi mundësinë fëmijeve të zhvillohet mësimi shqip në këtë shkollë.Së bashku më prindërit e falenderojmë veçanërisht shume përzemërsisht për gatishmërinë e tij.

Falenderoj bashkëpunimet me drejtorinë e Këshillit Pedagogjik dhe të Këshillit të Prindërve të kësaj shkolle.

Gjithashtu falenderojmë përfaqësuesit e Bashkisë së Aspropirgos, z.N. Meletiu Kryetar, Nen Kryetaren znj.S.Mavridhi, z.TH.Çokas Kryetar i Keshillit Bashkiak , mirenjohje për mbështetjen juaj, sepse ruajtja e dygjuhësisë për fëmijët tanë nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare,paralelisht me mësimet baze në shkollat greke , bashkon më mirë fëmijët në shoqerinë greke dhe evropiane.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre kolegët z.Jovan Mëhilli, themeluesi, ligjëruesi dhe Kryetari i Nderit i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, znj.Aleksandra Nikollo dhe Luiza Muho, mësuese vullnetare të gjuhës shqipe të cilat kanë kontribuar gjithë jetën e tyre në Atdhe dhe Diasporë për edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.

Këta mësues atdhetarë sot veteranë,

fjalët e tyre i dëgjoj me respekt dhe veprat tyre i nderoj. Keta mesues dhanë shëmbullin kryesorë në ruajtjen e gjuhës shqipe në Greqi.

-Mësuese Lefteri !-më tha z.Shezo Bushi…për këtë gëzim suksesi do të vij në feste me Grupin Polifonik “Lot Kurbeti ” dhe do të kendojmë për gjuhën tonë të dashur, për gjuhën shqipe. Dhe nga Athina në Aspropirgo këngëtari i mirënjohur Shezo Bushi erdhi shumë festiv me familjen , me miqtë dhe me anëtaret e grupit, zotërinjtë Fatmir Denaj, Adriatik Nora, Artimon Sinaj, Armand Demaj, Fatjon Grabova, Sulo Balilaj.

Këta artistë të këngës polifonike me zërin dhe interpretimin e mrekullueshëm i dhanë një tjetër dimension artistik folklorik festës së gjuhës shqipe .

Nuk munguan dashamirësit e gjuhës shqipe dhe patriotë nga komuniteti i Athines dhe Aspropirgos, si Robert Kapllani , Jani Thoma e shumë të tjerë…

Pjesë e festës sonë u bë dhe Shoqata Humane “ME JU DHE PER JU”,ku falenderoj përzemërsisht znj. Maro Anna, Arlinda Isarai , Silvana Nuri Mucaj , Juna Bica .

Optimizëm me pershendetjen e saj na dha dhe znj. Niki Caushi ku përgëzoi prindërit dhe mesuesen për sukseset e nismës “GJUHA SHQIPE NA THERRËT”, ku kanë ndërmarrë për hapjen e pikave shkollore të gjuhës shqipe në Athine, e cila është edhe vetë pjesë e kësaj nisme.

Falenderojmë të gjithë së bashku bashkëpunimin me Agjensinë Top-Lines.al Athinë që mundësoi udhëtimin falas dhe shumë komod për të sjellë bashkatdhetarët tanë nga Athina- Aspropirgo – Athinë. Dhe nuk ka qënë hera e parë ku z.Artur Bibe ka qënë pranë nxënësve dhe mësuesëve të gjuhës shqipe.

Kjo feste i ngjante një dasme të vërtetë shqiptare ,ku dixhej Klodi shoqëroi festën me ngjyrime muzikë nga të gjitha trojet shqiptare, me valle popullore krahinore dhe kenge per femije .

Te bashkëpunosh për të çelur pika shkollore të gjuhës shqipe me pushtetin institucional grek dhe t’i mbash ato kerkon vullnet të fortë, këmbëngulje , përgatitje profesionale, dashuri për gjuhën shqipe, energji për të përballuar sfidat, dhe për këtë duhet të pyesësh mirë veten nëse i ke mundësite të punosh për te ardhmen e misionit te shenjtë vullnetar të gjuhës shqipe.

Kjo është pika e tretë shkollore që kemi hapur në Athinë me nismën “GJUHA SHQIPE NA THËRRET.”

Kjo arritje ka ardhur si rezultat nga strategjitë që kam ndjekur :

1.Bashkëpunimi me komunitetin shqiptar në Athinë .

2. Bashkëpunimi me pushtetin institucional shteteror grek.

3. Bashkëpunimi i ngushtë me Ambasadën Shqiptare në Athinë.

U jemi mirënjohës tri bashkive në Athinë që kanë mbështetur mësimin e gjuhës shqipe si: Bashkia e Rendi-Nikia, Bashkia e Athinës dhe Bashkia e Aspropirgos.

Kjo për ne është një arritje, por dhe na nxit të bëjmë më shumë per Shqipërinë, për gjeneratën shqiptare që lind dhe rritet jashte Atdheut,në Greqi.

Të dashur nxënës, prindër, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë, megjithë veshtirësite që na është dashur të përballojë në këtë mision atdhetar, kemi arsye për t’u ndjerë krenarë. Kemi arsye për të parë me optimizëm , me bindje se përpara na presin ditë më të mira në vizionin tonë kombëtar për gjuhën shqipe.

Nga përvoja ime si mesuese vullnetare e gjuhës shqipe e sigurt them : NUK KA SAKRIFICË QË TË MOS KETË SUKSES KUR PUNON PER GJUHËN SHQIPE.

Një faleminderit zemre për të gjithë ju që gjetët kohën dhe festuam së bashku në këtë dite të bekuar çeljen e pikës shkollore në Aspropirgo dhe qofshim të pandare për Gjuhën Shqipe.

Ju uroj të gjithëve një vit sa më të begatë dhe sa më të gëzuar! MISIONI U KRYE….

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT