• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FILM NGA KOSOVA NE KANADA

August 16, 2017 by dgreca

Rooftop Story 2Rooftop Story-Poster-‘Rooftop Story’ nga Gazmend Nela me premierë botërore në Montreal World Film Festival/

Rooftop Story1PRISHTINË, 16 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Filmi ‘Rooftop Story’ me skenar nga Gazmend Nela dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Gazmend Nela do të ketë premierën botërore në edicionin e 41-të të festivalit të kategorisë ‘A’ – Montreal World Film Festival në Kanada, njoftoi sot Qendra Kinematografike e Kosovës.Njoftimi i derguar thekson se, Festivali fillon me 24 gusht dhe zgjat deri me 4 shtator 2017 dhe filmi do të shfaqet në kategorinë ‘Focus on World Cinema’.

‘Rooftop Story’ është dramë e cila flet për humbje dhe pendim. Shpesh kur humbim diçka në jetë, megjithëse në shumicën e rasteve mbajmë përgjegjësi, kemi tendence të mos e pranojmë atë dhe përpiqemi ta hedhim fajin diku tjetër, mbi të tjerët dhe jo mbi veten tonë.

Në rolet kryesore janë: Xhevdet Doda, Mona Mustafa dhe Art Lokaj.Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike ‘Frame Production’ me producent Arben Shala, “Ikone Studio” me producent Valon Bajgora dhe Yll Uka si dhe bashkëproducent Vanco Mirakovski me kompaninë ‘Pigmento Visual Studio’.Vitin e kaluar filmi i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës- ‘Eho’ me skenar dhe regji nga Dren Zherka pati premierën po në këtë festival ku edhe fitoi çmimin ‘Silver Zenith for the First Fiction Feature Film’./b.j/

 

Filed Under: Kulture Tagged With: FILM NGA KOSOVA, ne Kanada

SOT-Kosova, traditë të gjatë në studimet albanologjike

August 14, 2017 by dgreca

-Në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit të XXXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare/

1 Min BajramiSeminari-sot-11 Seminari-sot

-Ceremoninë e mbylli drejtori i Seminarit, Rrahman Paçarizi, i cili ka thënë se sivjet kanë shënuar numër rekord të kërkesave për pjesëmarrje në kurset e mësimit të shqipes. Sipas tij, momenti i ri është interesimi i brezit të dytë e të tretë të mërgatës shqiptare me origjinë nga Kosova e Shqipëria për ta mësuar ose përmirësuar shqipen e tyre/

PRISHTINË, 14 Gusht  2017-Gazeta DIELLI/ Sot në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit të XXXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Në këtë solemnitet ishin të pranishëm: Arsim Bajrami, ministër në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Ismet Salihu, kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës; Hivzi Islami kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve; Lindita Rugova, dekane e Fakultetit të Filologjisë, ambasadorë, akademikë dhe seminaristë.
Ceremoninë e hapi dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, e cila tha se seminaristët janë dëshmia më e mirë se asgjë nuk e ndryshon formimin e vazhdueshëm shkencor tërëjetësor të studiuesve të rinj nëpërmjet këtij institucioni dhe standardet e larta që ky Seminar i ka vendosur tashmë.
“Një rrugëtim i vështirë, me shumë peripeci, por gjithnjë në kërkim të ngritjes dhe avancimit të dijes, në kërkim të forcimit të bashkëpunimit ndërakademik dhe në kërkim të promovimit të vlerave tona në botë, një tubim i lartë shkencor dhe kulturor që ka arritur të shndërrohet në një institucion të rëndësishëm ndërkombëtar dhe me impakt të lartë në avancimin e shkencës dhe të kulturës, në zbërthimin e gërshetimit të gjuhëve e të kulturave të ndryshme me shqipen dhe avancimin e studimeve gjuhësore, letrare dhe kulturore të shqipes në shumë qendra botërore universitare. Falë miqve tanë, seminaristëve, albanologjia vazhdon të studiohet dhe të mësohet gjithandej në botë.”, ka thënë dekanja. Ajo për më shumë i ka falënderuar seminaristët (profesorë e studentë në universitete të mirënjohura evropiane), që kanë kontribuar në themelimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të ndërsjellë me fakultetin tonë, me theks të veçantë në albanologji.
Në një fjalë rasti, ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në emër të Qeverisë së Kosovës e uroi fillimin e Seminarit duke thënë se ky tashmë është shndërruar në një nga institucionet më prestigjioze për studimin e albanologjisë. Më tutje, ai ka thënë se ata do të përpiqen, së bashku me Republikën e Shqipërisë, që ta krijojnë një linjë të veçantë buxhetore për Seminarin, duke e shndërruar kështu në ngjarje shtetërore.
“Ky Seminar ka shërbyer për internacionalizimin e studimeve të albanologjisë në universitetet e botës dhe për ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.”, ka thënë ministri Bajrami.
Po ashtu, kryetari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Ismet Salihu, i uroi punë të mbarë Seminarit duke e vlerësuar lart këtë instituticion.
Ndërkaq, në emër të Akademisë së Shkencave, Artit dhe Kulturës, akademik Hivzi Islami, duke i uruar punë të mbarë seminarit tha se ky Seminar tashmë e ka krijuar dimensionin e vet si pjesë e pandashme e traditës dhe kulturës shqiptare.
“Seminaristët janë ambasadorët më të fuqishëm të Kosovës. Përçuesit më besnikë të vlerave të Kosovës dhe shqiptarëve”, ka thënë akademik Islami.
Ceremoninë e mbylli drejtori i Seminarit, Rrahman Paçarizi, i cili ka thënë se sivjet kanë shënuar numër rekord të kërkesave për pjesëmarrje në kurset e mësimit të shqipes. Sipas tij, momenti i ri është interesimi i brezit të dytë e të tretë të mërgatës shqiptare me origjinë nga Kosova e Shqipëria për ta mësuar ose përmirësuar shqipen e tyre.
“Ne jemi institucioni më i madh dhe me traditën më të gjatë në studimet albanologjike. Synojmë të mbetemi të tillë. Këtë nuk mund ta bëjmë pa mbështetjen e seminaristëve dhe studiuesve joshqiptarë, të cilët na kanë mbështetë publikisht. Dhe, sivjet ka pasë një numër rekord të të paraqitur për ta mësu shqipen, më shumë se 170 – mbështetje më e madhe nuk na duhet.”, ka thënë Paçarizi.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare bën të ditur edhe se punimet e tij do të mbahen  nga 14 deri 25 gusht./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: arkeologji, Behlul Jashari, kosova, Tradite

“Si të jesh Nuse Kosovare” Promovohet në Prishtinë

August 11, 2017 by dgreca

Libri

-Libri i shkrimtares britaneze Naomi Hamill, kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës/

PRISHTINË, 11 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Libri “Si të jesh Nuse Kosovare” i shkrimtares britaneze Naomi Hamill promovohet sot në Prishtinë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.Romani shpalosë historinë, kulturën, rrëfime për luftën si dhe vështrim të jetës së femrave moderne kosovare. Ngjarja e romanit është e vendosur në Kosovë dhe trajton jetët e dy vajzave të reja në Kosovën e ditëve moderne.Naomi Hamill është kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: “Si të jesh Nuse Kosovare”, Naomi Hamill

Nata Amerikane në DokuFest në Prizren

August 8, 2017 by dgreca

-5 vjetori i Natës Amerikane në DokuFest/

1 Prizren-Dokufest3Nata-Amerikane-DokuFest-Delawie-22Nata-Amerikane-DokuFest-Delawie-11ok nata amerikane

-Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie në DokuFest – Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar  theksoi: Festojmë suksesin e ekipit të DokuFestit dhe suksesin e Kosovës në krijimin dhe mbajtjen e një festivali filmik të klasës botërore.  Sapo e dëgjova një ekspert duke e krahasuar DokuFestin për të mirë me Berlinalen – kjo është e mrekullueshme!/

-Pikërisht si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithë ajo punë e rëndësishme nuk do të kryhej pa ndihmën e vullnetarëve/

PRIZREN, 7 Gusht 2017- Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Gjatë vizitës në Prizren për të qenë pjesë e Mbrëmjes Amerikane në DokuFest – Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.“Më vjen shumë mirë që ju shoh të gjithë juve sonte këtu me rastin e 5-vjetorit të Natës Amerikane në DokuFest.  Kam kënaqësinë e vërtetë ta vazhdoj traditën e shkëmbimit të traditave kulturore midis dy vendeve tona, e këtë vit, vizionet tona për të ardhmen, përmes filmit”, ka theksua ai.Ambasadori i SHBA ka falënderuar tërë ekipin e DokuFestit për gjithë punën e zellshme për ta bërë këtë festival storie suksesi për Prizrenin dhe për Kosovën.

“Është edhe një grup që dua ta falënderoj.  Pikërisht si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithë ajo punë e rëndësishme nuk do të kryhej pa ndihmën e vullnetarëve”, u shpreh ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie.

Në qytetin e Prizrenit, më të madhin në jug të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë, u hap në mbrëmjen e  4 gusht 2017  për të vijuar deri në 12 gusht Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në edicionin e 16-të, me temën “E ardhmja”, ku përfaqësohen 50 shtete e do shfaqen 102 filma në gjashtë kategoritë garuese e edhe më shumë të tjerë.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

Fjala e ambasadorit të SHBA në Kosovë, Greg Delawie gjatë pritjes me rastin e Natës Amerikane në DokuFest – Prizren, 7 gusht 2017:

Mirëmbrëma të gjithëve.  Si po kaloni?  Çfarë nate e bukur në Prizren!  Fuqia e Shteteve të Bashkuara për të pasur mot të mirë!

Më vjen shumë mirë që ju shoh të gjithë juve sonte këtu me rastin e 5-vjetorit të Natës Amerikane në DokuFest.  Kam kënaqësinë e vërtetë ta vazhdoj traditën e shkëmbimit të traditave kulturore midis dy vendeve tona, e këtë vit, vizionet tona për të ardhmen, përmes filmit.

Jemi këtu për të festuar me kineastët, regjisorët, producentët dhe edukatorët amerikanë që marrin pjesë në festivalin e këtij viti.  Gjithashtu po e festojmë suksesin e ekipit të DokuFestit dhe suksesin e Kosovës në krijimin dhe mbajtjen e një festivali filmik të klasës botërore.  Sapo e dëgjova një ekspert duke e krahasuar DokuFestin për të mirë me Berlinalen – kjo është e mrekullueshme!

Prizreni, siç e dini të gjithë, është thesar kulturor i Kosovës.  Kjo është vizita ime e dytë në këtë qytet të bukur brenda këtyre dy javëve.  Bukuria e Prizrenit, vendet e trashëgimisë fetare e kulturore dhe festivalet verore joshin njerëz nga e mbarë bota.

Orëve të fundit jam takuar me kineastë të rinj, një biznes në lulëzim e sipër dhe me sipërmarrës të turizmit që punojnë për t’i lidhur njerëzit me vendet e shumta të bukura të Kosovës.

Në ambasadë krenohemi që e mbështesim DokuFestin dhe projekte të tjera në Prizren që kanë ndihmuar në tërheqjen e vëmendjes ndërkombëtare dhe në shndërrimin e qytetit në pikë krenarie dhe destinacionin kulturor që është sot.

Së voni, e kam vizituar Kalanë e Prizrenit dhe kam parë punën e mrekullueshme të restaurimit.  Jam i lumtur të shoh që kalaja po përdoret përsëri për festivalin e këtij viti.  Ky ishte një nga qëllimet tona kur e financuam restaurimin: ta shohim kalanë të hapur për përdorim publik dhe duke u përdorur vazhdimisht në mënyrë aktive nga publiku.  Nëse ende nuk jeni ngjitur deri atje, ju nxis të gjeni kohë për t’i eksploruar ndryshimet e fundit.  Edhe pse ndoshta, është mirë ta pritni ditën kur nuk është 40 gradë.  Por, ju lutem, shkoni së shpejti sepse është e jashtëzakonshme.

Kur flasim për restaurimin historik apo edhe për filmin dokumentar, shpesh e lidhim atë me të kaluarën. Por, të kuptuarit e historisë sonë është thelbësor për krijimin e një të ardhmeje më të mirë. Prandaj isha shumë i ngazëllyer të dëgjoja që tema e DokuFestit të këtij viti është “E ardhmja”.

Jemi më se të lumtur që sonte i kemi këtu disa kineastë dhe kuratorë amerikanë. Gjatë gjithë festivalit ata do t’i shkëmbejnë idetë e tyre se si të përdoret filmi për t’i nxjerrë në pah çështjet sociale dhe për të kapur tregime të patreguara që do të ndihmojnë në formësimin e të ardhmes sonë, të tërë të ardhmes sonë. Faleminderit, amerikanë, që erdhët në Kosovë dhe në Prizren. Shpresoj të kënaqeni në festival dhe shpresoj që lidhjet që i krijoni me kineastët e tjerë të talentuar dhe përfaqësues të industrisë do të zgjasin edhe në të ardhmen.  Shpresoj që kur të ktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’ju tregoni të gjithëve çfarë vendi i mrekullueshëm është Kosova dhe çfarë festivali i mrekullueshëm është DokuFesti.

Dua t’i falënderoj Nitën, Vetonin, Erollin dhe tërë ekipin e DokuFestit për gjithë punën tuaj të zellshme për ta bërë këtë festival storie suksesi për Prizrenin dhe për Kosovën. A dëshiron ndokush nga ju të thotë disa fjalë?

Është edhe një grup që dua ta falënderoj.  Pikërisht si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithë ajo punë e rëndësishme nuk do të kryhej pa ndihmën e vullnetarëve.  Ata që janë këtu, p.sh. që kanë të veshur bluzat me mbishkrimin “I am so future”.  Nuk jam shumë i sigurtë çka do të thotë kjo, se i takoj gjeneratës së gabuar, por janë gjithë ata njerëz nëpër qytet me bluzat “I am so future”.  Ata po bëjnë punë vullnetare, po ndihmojnë, po e bëjnë Prizrenin vend më të bukur, po e bëjnë Kosovën vend më të bukur.  Ju lus edhe juve të tjerët të angazhoheni në punë vullnetare në çkado që bëni.

Faleminderit shumë që keni ardhur sonte; faleminderit DokuFest.  Ishte kënaqësi që pata mundësinë për t’ju pritur të gjithëve këtë mbrëmjve.  Kalofshi sa më mirë sonte!

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Nata Amerikane, në DokuFest, ne Prizren

Shkodër: bursa studimi për nxënësit nevojtarë

August 7, 2017 by dgreca

1 shkoderLiceu i Jezuitëve në Shkodër do të japë bursa studimi për t’i ndihmuar ekonomikisht nxënësit më nevojtarë. Nisma, që u bë e njohur këto ditë, do të mbështetet prej një projekti ad hoc, nga Fondacioni Magis. Liceu Atë Pjetër Meshkalla është institucion edukativ i mirënjohur në veri të Shqipërisë. Vijon me sukses traditën e Kolegjës së famshme Saveriane, themeluar nga jezuitët, në Shkodër, në vitin 1877, që u bë menjëherë e njohur si një nga shkollat më serioze e më autoritare në rajon. Për dhjetra vjet, në klasat e kësaj Kolegje u formua elita e intelektualëve të Ballkanit. E mbyllur më 1945 nga autoritetet komuniste, i rihapi dyert më 1994. Për këtë Shkollë të ndritur, u zgjodh edhe një emër i ndritur: u pagëzua me emrin Atë Pjetër Meshkalla, jezuit, simbol i rezistencës së klerit katolik shqiptar, që guxoi t’i kundërvihej ballë për ballë diktaturës.Sot liceu u jep formim serioz.të rinjve e të rejave ardhur nga e gjithë Shqipëria, Falë tij, nxënësit mund t’i vijojnë më lart studimet, si në universitetet e Shqipërisë, ashtu edhe të ato të vendeve më  të përparuara të  botës. Por jo më pak, mund të merren edhe me punë të ndryshme. Shumica e nxënësve, myslimanë e të krishterë, vijnë nga zonat fushore e malore.

Për t’i hapur portat një numri sa më të madh nxënësish, shkolla kërkon  pagesë shumë të ulët. Megjithatë, shpesh herë, familjet që jetojnë me bujqësi e blegtori, nuk janë në gjendje t’i bëjnë ballë. Pagat mujore të zyrtarëve arrijnë në rreth 400 euro në muaj, ndërsa në sektorin privat nuk e kalojnë shumën 160 euro në muaj. Në një vend me çmime evropiane! Shteti jep disa bursa studimi, por vetëm për nxënësit e shkollave publike. Kështu drejtoria e Liceut Atë Pjetër Meshkalla vendosi të ketë edhe ajo bursat e veta të studimit: 125 familje do të përfitojnë mbështetje të  plotë; 64,  një pjesë të kuotës shkollore vjetore.

Projekti parashikon edhe krjimin e një regjistri elektronik, në mënyrë që të mund të komunikojë drejtpërdrejt me prindërit për problemet e ndryshme të nxënësve. Regjistri do të ndihmojë pikërisht prindërit, që kanë vështirësi  të lidhen vazhdimisht me shkollën.

Filed Under: Kulture Tagged With: për nxënësit nevojtarë, Shkodër: bursa studimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 200
  • 201
  • 202
  • 203
  • 204
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT