-Libri i shkrimtares britaneze Naomi Hamill, kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës/
PRISHTINË, 11 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Libri “Si të jesh Nuse Kosovare” i shkrimtares britaneze Naomi Hamill promovohet sot në Prishtinë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.Romani shpalosë historinë, kulturën, rrëfime për luftën si dhe vështrim të jetës së femrave moderne kosovare. Ngjarja e romanit është e vendosur në Kosovë dhe trajton jetët e dy vajzave të reja në Kosovën e ditëve moderne.Naomi Hamill është kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës./b.j/