• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Lojërat Tradicionale Rugova 2017

August 5, 2017 by dgreca

6 Gusht PejePEJË, 5 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Lojërat Tradicionale Rugova 2017 do mbahen më datën 6 gusht 2017 në fshatin Llutovë te Lugina, 2 km nga rruga kryesore. Mirë se vini… Kështu shprehet Këshilli Organizativ.1 Rugova Peje“Trashigimi e lashtë kulturore e Rugovës. Përmes diciplinave garuese, ndër më të vjetrat, matet forca dhe qëndresa e garuesit. Ngjitja në Shilor, Hedhja e Llastarit, Hedhja e Gurapeshit e shumë disciplina të tjera e bëjnë këtë ngjarje atraktive dhe tërheqese për shikues, vizitorë, njerëz të ardhur nga gjithë regjioni. Për 25 vite, aq sa mbahen këto Lojëra, aty çdo vit garojnë mbi 150 pjesëmarrës, ndërsa publiku arrin deri 5000 veta. Gjithë kjo përciellet më këngë, valle dhe muzikë autoktone. Mirë se vini Rugova ju pret”, ka shkruar Këshilli Organizativ i Lojërave.

Edhe në faqen zyrtare të komunës së Pejës në ‘facebook’ shkruan: Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në Lojrat Tradicionale të Rugovës. Të përkushtuar që ta ruajmë dhe ta trashegojmë traditen tonë autoktone. Një mundësi e mirë që të ndajmë çaste të këndëshme dhe argëtimi me bashkatdhetarët nga diaspora./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Lojërat, Rugova 2017, tradicionale

PRIZREN-NIS DOKUFEST, 102 FILMA NË GARË

August 5, 2017 by dgreca

-Në Prizren u hap mbrëmë për të vijuar deri në 12 gusht Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në edicionin e 16-të, me temën “E ardhmja”/1 Doku FestPRIZREN, 5 Gusht 2017-B.Jashari/ Në qytetin e Prizrenit, më të madhin në jug të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë, u hap mbrëmë për të vijuar deri në 12 gusht Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në edicionin e 16-të, me temën “E ardhmja”, ku përfaqësohen 50 shtete e do shfaqen 102 filma në gjashtë kategoritë garuese e edhe më shumë të tjerë.

“Nga një numër rreth 2000 filmave, kemi përzgjedhur 102  për kategori garuese dhe rreth 150 filma për mbi pesëmbëdhjetë programe të veçanta të festivalit, shumë prej të cilave i përkojnë edhe temës së këtij edicioni”, theksuan organizatorët.

Ata janë shprehur shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e filmave të regjisorëve nga Shqipëria dhe Kosova si dhe  me cilësinë e përgjithshme të filmave për këtë vit, të festivaleve kryesore si Cannes, Tribeca, Berlinale, Sundance si dhe nga festivale tjera, europiane dhe rajonale.

Programi kombëtar do t’i ketë gjithësej 9 premiera që shfaqen për herë të parë në DokuFest nga 7 deri në 10 gusht.

DokuFest në këtë edicion ka një bashkëpunim të veçantë me Marubin-Muzeun Ndërkombëtar të Fotografisë në Shkodër. “Do të sjellim një ekspozintë, dy punëtori dhe një video-mapping nga koleksioni i Marubit”, bën të ditur drejtuesit e festivalit.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit edhe në një kryeqytet filmi çdo verë. Korrupsioni ishte tema qendrore e DokuFest 2016.

Filed Under: Kulture Tagged With: 102 FILMA NË GARË, Behlul Jashari, PRIZREN-NIS DOKUFEST

NË LONDËR PREZANTOHET PROJEKTI I KONSERVIMIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS

August 4, 2017 by dgreca

IMG_5194
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Fondacioni i Arkitekturës në Kosovë morën pjesë në seminarin ‘Keeping it modern’ të organizuar nga Getty Foundation në bashkepunim me 20th Century Society, i cili u mbajt në ambientet e Kolegjit Mbretëror në Londër . Seminari kishte për qëllim takimin e përfaqësuesve të projekteve përfituese me ekspertë të fushës së konservimit për të shkëmbyer ide lidhur me projektet dhe rëndësinë e konservimit të objekteve moderne.
Ne mesin e nëntë përfituesve të tjerë të këtij granti, Biblioteka Kombetare dhe Fondacioni i Arkitekturës prezantuan projektin e hartuar gjatë këtij viti- analizën që i është bërë objektit dhe nevojës për ndërhyrje me qëllim rikthimin në gjendjen fillestare të objektit dhe inventarit.
Gjate këtij seminari, përfaqësuesit e Bibliotekës dhe të Fondacionit te Arkitekturës u njohën me politikat kryesore të implementimit të projektit, me prioritetet që duhen përmbushur si dhe institucionet e individët kyçë që duhen përfshirë dhe konsultuar për vendimmarrje gjatë përgatitjes së projektit.
Në prezantimin e projektit të Bibliotekës Kombëtare, përveç të tjerash, u paraqit një histori e shkurtër e ndërtimit te Bibliotekës dhe veprimtarisë së saj dhe u fol për punëtorinë që zhvilloi Fondacioni i Arkitekturës në Kosovë për analizën dhe vlerësimin e objektit dhe inventarit në Bibliotekë.
Prezantimi i Planit të projektit për Bibliotekën la një përshtypje të jashtëzakonshme tek organizatorët, përfituesit e tjerë të granteve dhe ekspertët e fushës së konservimit. Këta të fundit e cilësuan objektin e Bibliotekës si të rrallë dhe me rëndësi të veçantë. Ata më tutje shpalosën ide dhe propozime për implementimin e projektit pas dorëzimit të planit nga ana e Fondacionit të Arkitektëve dhe për nevojën për përkrahje të kësaj iniciative.
Te pranishëm ne këtë seminar ishin edhe perfaqësues të shteteve të ndryshme të botës si Brazili, Uruguai, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India etj., të cilët prezantuan projektet e tyre për konservimin e objekteve përfituese të grantit “Keeping it Modern”
Fondacioni Kosovar i Arkitekturës është njëri nga përfituesit e grantit prestigjioz të Getty Foundation, “Keeping it Modern”, për projektin e konservimit të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Filed Under: Kulture Tagged With: biblioteka, Kosove, LONDËR PREZANTOHET, projekti

Kosova dhe Shqipëria, arsimin prioritet kombëtar

August 2, 2017 by dgreca

1 arsimi shqip Kos

-Vlerësohet si mision i lartë patriotik puna e mësuesve me fëmijët shqiptarë në diasporë për të ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare/

PRISHTINË, 2 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami, ka pritur sot në takim ministren e re të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Mirela Karabina, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në arsim të të dyja vendeve.Ministri Bajrami, me këtë rast, tha se me ministren Karabini janë dakorduar që arsimi dhe edukimi duhet të jetë një fushë ku duhet të realizohet integrimi i sistemit arsimor, të ofrohet një arsim sa më unik dhe kombëtar, i bazuar në vlerat tradicionale kombëtare, por edhe në trendet bashkëkohore dhe evropiane.

“Shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë apel Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të vendosin edukimin dhe arsimin si prioritet kryesor kombëtar, sepse ne vlerësojmë që të ofrosh një arsim cilësor është gjëja më e rëndësishme për të rinjtë e të dyja vendeve, duke pasë parasysh që Shqipëria dhe Kosova kanë një popullsi të re dhe inteligjente”, tha ministri Bajrami.

Ndër të tjera, ministri Bajrami theksoi se sistemi arsimor ende nuk është në nivelin që e dëshirojmë, por tha se gjatë këtyre tri viteve është vënë një bazë e mirë e bashkëpunimit dhe është rrëzuar muri ndarës i sistemit të edukimit.Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Mirela Karabina tha se shpreson që vitet e ardhshme të kemi edhe më shumë të materializuar bashkëpunimin ndërmjet dy qeverive.Ministrja Karabina theksoi faktin se dje bashkë me ministrin Bajrami kanë marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 13-të mbarëkombëtar të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë. Ajo e vlerësoi si mision të lartë patriotik punën e mësuesve që punojnë me fëmijët shqiptarë në diasporë për të ruajtur kështu gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare.

Filed Under: Kulture Tagged With: arsimi prioritet, Behlul Jashari, kosova, shqiperia

“Mallkimi i priftërshave të Ilirisë” i Mira Meksit botohet në italisht

July 24, 2017 by dgreca

Shtepia botuse “Toena” ne Tirane përmes një njoftimi derguar në E-mailin e Gazetës Dielli njofton se sapo ka dalë në qarkullim në libraritë italiane, mes të cilave La Feltrinelli, romani i Mira Meksit Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë me titullin La maledizione delle sacerdotesse d’Illiria përkthyer nga shqipja në italisht nga përkthyesit Shpëtim Doda dhe Valentina Notaro. Romani është botuar nga Salento Books, në kolanën Nadir-Besa, dhe shoqërohet nga pasthënia e autores.

1 Mira Meksi PriftereshatNë kopertinën e romanit shkruhet: “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë është një roman i parezistueshëm historik, në të cilin historia, legjenda dhe miti bashkohen për t’i dhënë zë njërës prej periudhave më pak të dokumentuara historikisht…”.Ndërsa për autoren shkruhet: “Mira Meksi, shkrimtare dhe përkthyese shqiptare, përfaqëson një nga zërat më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm në panoramën letrare të periudhës pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës”.

Romani Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë u botua për herë të parë në shqip nga Botimet Toena në vitin 2014, ku në edicionin e 17-të të Panairit të Librit në Tiranë, njohu rekord shitjesh. Lexuesi i këtij romani të rrallë historik u rrit edhe më shumë pas ribotimit të tij të ripunuar nga autorja në vitin 2015 sërish nga Botimet Toena. Në vitin 2015 romani u nderua me çmimin Rexhai Surroi të Kosovës për letërsinë, si romani më i mirë i shkruar në gjuhën shqipe, botuar në vitin 2014. Në ceremoninë e marrjes së këtij çmimi në Prishtinë, Mira Meksi u shpreh ndër të tjera:

“… Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, roman mbi Ilirinë dhe mbretëreshën e saj Teutën, simbol dhe shenjë identitare për ne shqiptarët, është ndërtuar dhe shkruar në çdo kaptinë, në çdo syth dhe në çdo fjalë të tij nën udhëheqjen e dy parimeve: së pari, nën udhëheqjen e nevojës për një rizgjim dhe përforcim të kujtesës dhe ndërgjegjes historike kombëtare, aq i domosdoshëm në kohët e globalizmit, që sa vjen dhe po njeh një shtrirje me ritme galopante; së dyti, nga parimi se historia nuk përfshin në vetvete vetëm një repertor ngjarjesh dhe jetimesh, por edhe një repertor përjetimesh – përjetimet gjatë ngjarjeve dhe përjetimet pas ngjarjeve, me bindjen e palëkundur se pikërisht këto përjetime janë tërë ajo çka formëson ajthin e kujtesës dhe ndërgjegjes historike të një populli”.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: "Mallkimi i priftërshave të Ilirisë", botohet Italisht, Mira Meksi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 201
  • 202
  • 203
  • 204
  • 205
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT