• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diplomati amerikan Pope: Në Kosovë është bërë punë e shkëlqyeshme

May 30, 2017 by dgreca

-UBT e ka nderuar me çmimin “Excellence Leadership Award” diplomatin e njohur amerikan, William Pope, për kontributin e tij të madh dhënë për çështjen e Kosovës në aspektin e sigurimit të njohjeve të reja dhe për anëtarësimin e vendit në organizata të mëdha ndërkombëtare/

1 ok amerik2 amerikani1 amerikani Pope3 ok amerik4 amerik

PRISHTINË, 30 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Në një ceremoni të veçantë, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, e ka nderuar me çmimin “Excellence Leadership Award” diplomatin e njohur amerikan, William Pope, për kontributin e tij të madh dhënë për çështjen e Kosovës në aspektin e sigurimit të njohjeve të reja dhe për anëtarësimin e vendit në organizata të mëdha ndërkombëtare.Me rastin e nderimit të diplomatit Pope, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se UBT është institucion që di të vlerësojë vlerën e personaliteteve të mëdha, e që sipas tij, në radhën e figurave të tilla renditet edhe diplomati Pope, si kontribuues dhe njohës i mirë i rrethanave të Kosovës deri në ditët e sotme.“Vlerat e tij njerëzore dhe diplomatike e bëjnë diplomatin Pope një personalitet me dije dhe aktivitete të çmuara, si në SHBA, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, kurse sot ai erdhi në shtetin që po zhvillohet dhe po integrohet falë kontributit të vendit të tij, që është shtyllë ku shteti i Kosovës mbështetet në rrugëtimin e saj të gjatë drejt zhvillimit dhe integrimit”, theksoi Hajrizi.

Ai tha se kontributi dhe puna e pareshtur e Pope, e bënë atë anëtar të familjes sonë të madhe dhe mik të përhershëm të UBT-së.Duke u zotuar se vendi i tij do të jetë përherë mbështetës besnik i Kosovës dhe qytetarëve të saj, fituesi i çmimit “Excellence Leadership Award”, William Pope tha se në tërë karrierën e tij diplomatike, nuk ka bërë asnjëherë asgjë më të drejtë, sesa kur mori vendimin për ta mbështetur rrugëtimin e Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe integrimit.“Ka shume shtete të reja që po krijohen nëpër botë dhe ato që janë, nuk po tregohen shumë të suksesshme, por një përjashtim të madh në këtë aspekt e bën Kosova, sepse ajo çfarë kam parë është e mrekullueshme dhe e gjitha është puna juaj, kurse ne vetëm ju kemi mbështetur”, potencoi Pope, teksa u shpreh se ndihet i impresionuar dhe i nderuar me vlerësimin që iu bë atij, përmes dhurimit të këtij Çmimi.Në këtë ceremoni, i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se rruga e popullit kosovar drejt lirisë, pavarësisë dhe krijimit të një shoqërie demokratike ka qenë e vështirë, por vullneti i pathyeshëm politik i qytetarëve të Kosovës, vetëdija e sakrificës, shpresa dhe mosdorëzimi dhe mbështetja e miqve ndërkombëtarë, veçanërisht e Amerikës, ka bërë që të gjitha proceset të tejkalohen e realizohen me sukses.

“Mbështetja e shteteve karshi Kosovës është e madhe, por kjo mbështetje ka emra dhe mbiemra konkretë, të cilët kanë kontribuuar në procesin e arritjes së njohjeve ndërkombëtare dhe integrimin e vendit tonë”, theksoi Hoxhaj, duke aluduar në ndihmën e ofruar nga diplomati William Pope, për institucionet e Kosovës.Zv.ambasadori i Kosovës në New York, Ylber Kryeziu konstatoi se, ndonëse e ardhmja e Kosovës është në Evropë, SHBA duhet të ketë përgjegjësi të posaçme për fatin e Kosovës, të cilën do ta mbajë përmes njerëzve të saj.

“Është një listë e gjatë e heronjve të panjohur që punojnë për ta çuar përpara procesin e ruajtjes së paqes në botë, andaj ndonëse emri i diplomatit Pope nuk është shumë i njohur në opinionin publik, por emri i tij e ka simbolikën e angazhimit amerikan për zhvillimin dhe njohjen e Kosovës”, vlerësoi ai.“Excellence Leadership Award” është Çmimi më i lartë që e dhuron UBT për personalitete të shquara vendore e ndërkombëtare, që kanë dhënë kontribut dhe kanë shënuar arritje në fusha të ndryshme.UBT ka nderuar deri tash një varg personalitetesh, si humanisten austriake, Marianne Graf, zëvendëskancelari austriak dhe diplomati i shquar evropian, Erhard Busek dhe selektori i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Filed Under: Kulture Tagged With: Diplomati amerikan Pope, Kosove, pune e shkelqyshme

Kosova përsëri në festivalin e madh të Karlovy Vary

May 30, 2017 by dgreca

-Filmi “T’padashtun” është në konkurrencën ‘East of the West’ të cilët konkurrojnë për çmimin e parë në këtë kategori si dhe për çmimin special të jurisë/

1 FilmiPRISHTINË, 30 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ “T’padashtun” me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli do të ketë premierën botërore në edicionin e 52-të të festivalit të madh të filmit Karlovy Vary, i cili është një ndër festivalet më të rëndësishme në industrinë e filmit artistik të metrazhit të gjatë në botë.Ky film është në konkurrencën ‘East of the West’ të cilët konkurrojnë për çmimin e parë në këtë kategori si dhe për çmimin special të jurisë.“T’padashtun” shtjellon ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

‘Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe ndihem i nderuar që filmi im i parë artistik i metrazhit të gjatë “T’padashtun” do ta përjetoj premierën e vet dhe me këtë premierë filmi po e arsyeton qëllimin e ekzistencës së vet; fillimin e komunikimit me publikun. Shpresoj që ky rrugëtim të zgjatë sa më shumë, si dhe që në një të afërme jo të largët filmi të ketë mundësi të shfaqet edhe në Kosove si dhe në gjithë hapësirën shqiptare’, shprehet mbi filmin e tij Edon Rizvanolli.“T’padashtun” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Fondi i Filmit Holandez, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Prishtinës./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: kosova, në festivalin e madh, të Karlovy Vary

Festivali Folklorik i Valles Popullore në Lushnje, fituese Korça

May 22, 2017 by dgreca

1 Lushnja

TIRANE, 22 Maj / – Në Lushnjë, prej dy ditësh është zhvilluar Festivali Tipologjik Folklorik i Valles Popullore.Në edicionin e 9 të tij morën pjesë 8 grupe garuese nga qarqe të ndryshme të vendit dhe 5 grupe përshëndetëse.

Kostumet shumëngjyrëshe dhe harmonia e valleve popullore nxorën në shesh me qindra qytetarë të Lushnjës për të ndjekur festivalin.

Disa ansamble popullore vinin për herë të parë në këtë qytet, ndërsa të tjerë kanë qenë fitues të edicioneve të mëparshme.

Ata shprehen se vallja popullore pëlqehet shumë edhe nga brezi i ri, fakt ky që tregon se në përbërjen e tyre grupet kishin mjaft valltarë të moshave të reja.

Në këtë edicion garuan edhe grupe nga Janina dhe Kosova.

Gjatë dy netëve të Festivalit të Valles Popullore, grupet pjesëmarrëse parakaluan me kostumet e tyre popullore në sheshin qendror të qytetit.

Atmosfera e ngjyrave ka gjallëruar pasditet, duke sjellë edhe jehonën e muzikës popullore.

Fitues i Edicionit të nëntë të Festivalit Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore u shpall grupi i Korçës.(Kortezi:ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: Festivali i valles, lushnje, popullore

Lagunat dhe fenomenet në mbrojtjen e tyre

May 20, 2017 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/1 Laguna

 1.Një udhëtim në gjirin e Nartës, përbënë një atraksion. Afrohem, drejt flladit përkëdhelës tè kësaj ngrohtësie,në çdo pulitje sysh gjej një fushëpamje tè cilën e zbuloj me ëndje,zhytur thellësive me rrymë të nëndheshme ,që vjen duke shpërthyer. Gjiri i Vlorës ,rrethuar nga brigjet e sheshtë, me thellësi të vogla, mbyllur nga shpatet e  malit Lungara dhe gadishullit,shkojnë deri mbi lartësit 840 m.Në këtë gji deti është i çuditshëm motivi peshkatar.Sa e sa përpjekje tè lëna pas, anije tè braktisura nga pamundësia e lundrimit,përplasen me dallgët duke u përballur me guximin e tyre tè pamposhtur,çdo rikthim në pikën e nisjes bèhet lajtmotivi i orëve tè pafund tè pritjes. Ankoruar nè brigjet e shpirtit peshkatar ,qè kurrë nuk u përkul nga tè gjitha vështirësitë, serish një nerv jete mbijeton duke sjellè shpresën, që kurrë nuk mbytet,kaltërsitë e premtuara mbeten tè dlira në nostalgjinë e cila nuk mund tè shlyhet me asgjë.Sipas të dhënave të siguruara nga :Gef/UNDP – ruajtja e ligatinave dhe ekosistemeve bregdetare ne rajonin e Mesdheut, Fondi shqiptar i zhvillimit, Albanian Development,Instituti i kërkimeve Urbane :Territori administrativ,sot nënë veresi të njësisë administrative  përfshinë një sipërfaqe prej 12,000 ha nga të cilat  42 km katror janë të përbëre nga pasqyra ujore e Lagunës së Nartës. Një vijë bregdetare prej rreth 10.5 km në detin Adriatik. Pjesa tjetër e territorit shtrihet në lartësitë e kodrave, që rrethojnë qytetin e Vlorës në pjesën verilindore dhe lindore. Disa kufij imagjinarë janë përkufizuesit e saj në jugperëndim nga Orikumi ,në veri verilindje nga Novoselë.Ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës. Laguna e Nartës është e njohur në nivel ndërkombëtar për shkak se përmbush kërkesat e Ramsarit. Laguna mbyllet me kepin e Triportit.

2.Sa njihet :Gjiri i Vlorës dhe kepi i Treportit? Fjalët e pathëna si muzgje tè heshtura që vijnë radhe-radhe,një shi i imët u mbulon ndjeshmërinë duke i mbajtur afër dhe përkëdhelur,është një mallëngjim qè pushton anè e kënd gjithësinë e këtij eklipsi.Pemë të larta kapin qiellin e mundësive duke iu rikthyer gjithmonë thellësive hapet nè pambarim. Hapet një dritare nè këtë fushëpamje .Atje tej një jehonè,që fshihet i hap sytë agimeve tè përndritura,përgjumje e kudondodhur mè vjen si fjalè e ligè duke mërmëritur. Gjiri i Vlorës   i përcaktuar me këto përmasa:19 km i gjate dhe 16 km i gjere. Fillon  me Kepin e Triportit,përfundon me Kepin e Gjuhëzës. Kepi i  Treportit ndodhet në lagunën e Nartës. 3. Treporti në listën e qyteteve antike. Vlora ka 5 qytete antike: Amantia, Olympia, Cerja, Orikum, Treporti .Triporti: është një rrip toke, në forme istmi shtrihet 8 km në veriperëndim të Vlorës, shkruhet  në planin e zhvillimit të saj,midis lagunës së Nartës në lindje dhe detit në perëndim. Relievi i këtij rripi toke krijohet nga kodrina të ulëta, që shkojnë deri në 80 m. Në zona të tjera rripi i tokës është shumë i ulët dhe përbëhet nga një rërë e hollë edhe e bardhë (zona e Kavalonës në lindje të Nartës). Në të kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin realizohej nga tre hyrje nga të cilat sot funksionon vetëm dy. Në pjesën me të gjerë e më të lartë të Triportit gjendet fshati i Zvërnecit, në pjesën jugore të së cilës që zgjatet drejt detit janë zbuluar mbetje të një porti antik.

3.Ku gjendet Narta? Nè burimet e të gjitha ujërave të kristalta,aty ku humb kuptimi i kësaj kohe dhe hapësirave të qenësishme. Nèse mundesh bèje tè çele fushëpamjen qè lundron nè një det të pafund,thellësitë le të mbeten mirazhe tè largëta. Udhëtar,merre me vete të gjithë magjinë që sjell gjiri parajsës mrekullore të Nartës. Mes petale lulesh shkrihesh e bëhesh njësh kësaj hijeshie,bari i njomè lëshon aromën dehëse dhe kudo përhap frymè ripërtëritjeje,natyrë moj e ëmbla që sjell ngazëllimin depërtues. I mbyll sytë, duke tè imagjinuar tè tjera ardhmëri dhe ngjitje lartësive,j çasti i mbetur ndërmjetësisë mes kulmeve dhe skajeve,lërmë tè prehem e qetè nè këto lugina të mrekullisë  parajsore.Në veri të  qytetit aktualisht gjendet, fshati i Nartës, ngritur buzë ujërave të lagunës,  rrethuar nga kodra të buta të mbuluara me vreshta nga të cilat prodhohet një prej verëra në mënyrë artizanale,por tepër cilësore. Banesat tipike të ulta rrugicat  dhe në jug stadiumi,fusha e braktisur,kur dikur skuadra “Adriatikua” gjendej në kategorin e dytë. Dikur, njihej për prodhimin e Vloshit. Në jug të fshatit ku zë fill pylli mesdhetar ndan lagunën nga deti,vetëm tre vjet më parë Qendër komune , sot një njësi administrative me det dhe plazhin e madh,  ka në territorin e saj një ndër dy lagunat e Gjiut të Vlorës, laguna e Nartës për nga madhësia  mund të shkruhet si: laguna e dytë, me sipërfaqe  4.180 hektarë. Laguna e Nartës është përcaktuar në një plan zhvillimi administrativ  ajo përbën një ekosistem të rëndësishëm natyror. Laguna e Nartës është e njohur në nivel ndërkombëtar me një numër shpendësh ujor me më tepër se 48.700 lloje. Për tre lloje, zona pret 1% të numrit të përgjithshëm. Në dimër, me tepër se 23% e shpendëve ujor të Shqipërisë strehohen në këtë zonë. Në të gjenden 195 lloje shpendësh, ndërsa kordoni që ndan lagunën nga deti është i mbuluar me pyje mesdhetare. Kjo është një pikë mjaft e mirë për observimin e shpendëve ujore si dhe për peshkimin. Ujërat e lagunës janë të pasura me peshk, sidomos ngjala dhe levrek. Laguna mbyllet me kepin e Triportit, i cili së bashku me kodrën e pyllëzuar përbën një kompleks natyror mjaft të bukur turistik. Disa të dhëna:Laguna e Nartës është sipërfaqja ujore kryesore e zonës. Pjesa veriore e e saj transformua në kripore sot mbulon një sipërfaqe prej afro 1 500 ha. Laguna e Nartës është vendosur ne zonën Vlore-Myzeqe, ne pjesën jugore të deltës së Lumit të Vjosës. Ajo, përfshin zonën nga Grykëderdhja e Vjosës deri ne Kepin Triport. E gjithë zona prej Grykëderdhjes se Vjosës, përfshire fshatrat Bishan, Novosela, Cerkovina, Panaja, Narta, karakterizohet nga dominimi i fushës bregdetare aluviale që shtrihet gjatë bregdetit të ulet ranor. Kriporja dhe lagunat ndahen nga një digë prej 13.8 km2 . Laguna e Nartës (2 900 ha) ndahet nga deti prej një brezi ranor, i mbuluar në pjesën më të madhe të tij prej pyllit të pishave. Laguna komunikon me detin nëpërmjet dy kanaleve artificiale. Kanali jugor është 200 m i gjatë, 6-48 m i gjerë dhe 0.2 -1.8 m i thellë. Kanali verior është 800 m i gjatë, 11-60 m i gjerë dhe 0.3-0.5 m i thellë. Kanali ka një debit prej 2.2 – 4.3 m 3 /s. Të dy kanalet bllokohen shpesh për shkak të mbushjes nga sedimentet. Laguna ka një thellësi mesatare prej 1.2 m. Thellësia maksimale arrin 2.08 m ndërsa thellësia minimale është 1.08 m. Si çdo lagunë tjetër e këtu regjimi ujor është ne varësi të  baticë-zbaticës. Një ndikim të madh kanë erërat. Era jugore ul nivelin e lagunës me 20-25 cm, ndërsa era e veriut ngre nivelin me 15-20 cm. Uji i lagunës është tepër i kripur me shifra në pikun e verës kapin vlerën 78.0 0 /00. Kur sasia e ujit të ëmbël është mjaft e ulët dhe kur kanalet e komunikimit janë të bllokuara nga mbushjet, një sipërfaqe prej afro 1 000 ha thahet ndërsa një pjese tjetër prej afro 800 ha kap një thellësi prej 10 cm.

4.Gjiri i Nartës shquhet për shpezët me një habitat të pasur. Gjiri i Vlorës dhe zona e Nartës,kryesisht  janë studiuar nga mjaftë organizata  si dhe ente  shtetërore .Gjiri i Nartës shquhet për bollëkun  e shpesëve dhe peshkut të gjolit. Mirëpo sasia e peshkut e ardhur nga laguna ,vetëm rënie ka pasur. Disponojmë disa të dhëna të përfshirë nën një hark kohor, 30 vjeçar në sundim të dy regjimeve. Gjate periudhës 1975-1990 kapjet vjetore te peshkut ishin afro 55 kg/ha (d.m.th. 1 590 kv/vit) me një maksimum prej 70 kg/ha (2 023 kv/vit) në vitet 1980-87. Afro 30% e prodhimit vjetor përbehej nga gaforret (Carcinus aestuarii). Sipas të dhënave, numri i peshkatarëve dhe kapjet kanë shënuar rënie në 50 vet, ndërsa zëniet e peshkut në tërësi  në vitin 2003 ishin 46 kg/ha ose 1 340 kv/vit. Llojet kryesore të peshkut janë qefulli (katër lloje të ndryshme), ngjala, levreku, kocja dhe aterina. Struktura e peshkut dominohet nga qefulli. Llojet me vlera të larta si: levreku,kocja përbejnë vetëm 25 % te zënieve. Këto sasi janë 2-4 here më të ulëta se në lagunat e tjera bregdetare të Shqipërisë. Llojet të pasura te makro-zoobentos (gjallesa të thellësisë në nivel të përgjithshëm) janë bivalvoret Cardium edule dhe krustacet si Gaforrja. Iktiofauna është e ngjashme me atë te Lagunes se Karavastase, por paraqet dominim te Ngjalave, Aterines, Celikut dhe llojeve te ndryshme të Qefullit. Laguna strehon një avifauna interesante veçanërisht gjatë periudhës së dimrit. Zogjtë që ndeshen me shpesh, në lagunë janë: Pula e ujit, Cafka e përhime, Karabullaku i detit, Karabullaku i vogël, Kredharaku i vogël, Kuqla qafëgjelbër, Rosa kërre, Kryekuqe e madhe, Marsakja, Bajza, Çafka e madhe e bardhe, Çafka e kuqërremtë, Laraska e detit, Qyrylyku këmbëqirizë, Pulëbardha kokëzezë, Pulëbardha e argjendtë.

Sot peshkimi punëson diku te  50 peshkatar, dhe të kutjosh se në fillim viteve ’90, ishin 200. Zonat e peshkimi përfshijnë lagunën e Nartës, Limopuan, Derdhjen e vjetër të lumit Vjose, lagunën e Kallënges, lumin Vjosa dhe brezin litora.

5.Laguna e Nartës ka në vetvete problemet e saj.Citojmë disa:Janar, 2017. Pas 60 vitesh një fenomen i rrallë natyror ngjau në lagunën e Nartës, sipërfaqja ujore e lagunës ngriu nga moti i ftohtë , ndërsa banorët dhe peshkatarët nuk janë munduar shumë për të kapur peshkun. Produkti kryesor i lagunës ngjala sipas ankimit të peshkatarëve për kapjen e ngjalës dhe mbledhjen e rasatit të peshkut përdoren mjete shumë të imëta që dëmtojnë produktin, që bie në rrjetat e tyre. Por nuk është ky i  vetmi shqetësim për këta peshkatarë, që bashkërisht kanë marrë nën administrim një pjesë të lagunës. Gjuetia , e paligjshme e peshkut. Fenomeni drejt zhdukjes   të pelikanit dhe shpendëve  të tjera që dikur kishin për disa muaj vendqëndrimin e tyre në këtë vend është frenuar me ligjin e moratoriumit.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Lagunat dhe fenomenet, në mbrojtjen e tyre

Festivali i Cannes, Kosova bashkë me Shqipërinë

May 18, 2017 by dgreca

-Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë pavijonin e përbashkët/1 Cane shqip KosCANNES, 18 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon prezencën me pavijon në tregun e filmit Marche Du Film në Cannes, i cili është një prej tregjeve më të mëdha në botë.

1shqip Cane KosDje ka filluar edicioni i 70-të i festivalit të Cannes dhe këtë vit Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë i cili do të jetë i hapur deri me 26 maj 2017.Qendra Kinematografike e Kosovës në treg do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit. Këto ditë do të mbahen shumë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.Gjatë kësaj kohe përveç përfaqësuesve nga QKK do të ketë përfaqësues edhe nga Ministria e Kulturës, nga Kosova Film dhe artistë të tjerë që do të kenë takime me fonde tjera të filmit, festivale, producent etj.Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë do të organizojnë një koktej rasti për të gjithë bashkëpunëtorët e fondeve të filmit, producent, distributor e përfaqësues të festivaleve./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: bashkë me Shqipërinë, Festivali i Cannes, kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 204
  • 205
  • 206
  • 207
  • 208
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT